Close
Faqja 59 prej 255 FillimFillim ... 949575859606169109159 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 581 deri 590 prej 2545
  1. #581
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga alfeko sukaraku Lexo Postimin
    DO I VIJË ORA SË SHPEJTI.SHTEPIA BOTUESE ME KERKOJ 1 MILION E 800 MIJE TA BOTOJA.NUK KAME FORCE EKONOMIKE PER MOMENTIN..NDAJ PO E VONOJ PAK.

    DUHET të ndergjegjezohen brezat ,edhe duhen shtyjtur ne kete drejtim.DUHET PERKTHYER THOMOPULO URGJENTISHTE NE SHQIP....QË TË ARRIHET KJO KERKOHET REFORME NE AKADEMIN E SHKENCES EDHE MINISTRIN E ARSIMIT...SEPSE DISA PERSONA ATY , E KANE PRIVATIZUAR TE DREJTEN E NJOHURIVE KOMBETARE.SHKRUANI NE KETE DREJTIM...KU TE MUNDENI.
    Pershendetje Alfeko

    E rendesishme eshte qe te besh punen, se per tu botuar gjendet mundesia. Rendesi ka qe te punohet ashtu si u punaua edhe nga Cabej (edhe pse ti nuk e ke shume qejf ), pavarsisht se jo ne drejtimin e shkrimeve lineare por te ilirishtes. Megjithate, mendoj se edhe kjo gje ka rendesine e vet, sepse ne menyre shkencore ke njeren hallke ne dore shqip-ilirisht. Persa i perket gjurmimeve te shkrimeve antike dhe deshifrimeve te tyre duhen bere patjeter germime te metejshme ne Shqiperi, me qellim qe te kesh pamje te plote te kultures ne rajon (mendimi im ky), si dhe te botohet e plote vepra e albanologeve te tille si e Hahn psh...
    Pjese nga puna e ketij te fundit une do te postoj ne kete teme, duke vijuar dhe duke dhene gjurme te tjera te cilat mund te jne te vlefshme si per ata qe lexojne per qejf, edhe per ata qe kane ide studimore.


    -----------------------


  2. #582
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565




    ---------------------------------------------------------



    -----------------------------------------------------



    -----------------------------------------------





    ---------------------------------------------------------------------------



    --------------------------------------



    ------------------------------------------------







    ------------------------------------------------






    ---------------
    vijon.....

















    ------

    vijon.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 20-05-2008 më 18:44

  3. #583
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    PERSHENDETJE BARAT.

    PO LODHE KOKEN DY ORE,POR NUK PO MUNDEM TI HAPE DOTE POSTIMET E TUA TE FUNDIT.

    SA PER ÇABEJN....UNE KRITIKOJ POLITIKEN E NDIEKUR NE DREJTIME TE MOS HAPJES SE SHKOLLES SHQIPE PER LASHTESIN ,pasi une nuk mundem ta beje kurre vezën e tije ne drejtime gjuhesore.
    Kjo rruge e gabuar ,na solli ne gjendjen e sotme,kur edhe serbi po e binde boten se eshte me i vjeter se ne.Nje kombe,mbahet ne kembe nga penat e tije,por penat e familjes Frasheri,u tradhetuan nga politika indoevropiane e bydalleqe te tilla.Çabejt i takonte te njihte mbishkrimet e botuara nga Thomopulo etje.I takonte te mbeshteste Camardan ne veprat e tija..PER PREJARDHJEN TONE.HISTORIA THOTE SE AI NUK E BERI NJE GJE TE TILLE.....KETU SULMOME SA TE DUASH...per te tjerat ke te drejte ..sepse edhe ai i dha kombit aq sa mundi...vetem se tani na duhet te kthehemi te Naimi edhe Samiu sepse ATY KA MBETUR E VERTETA E HISTORIS SONE.

    respektet e mija. RESPEKTE EDHE PER VEPREN E DOMOSDOSHME GJUHESORE TË ÇABEJT

  4. #584
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga alfeko sukaraku Lexo Postimin
    PERSHENDETJE BARAT.

    PO LODHE KOKEN DY ORE,POR NUK PO MUNDEM TI HAPE DOTE POSTIMET E TUA TE FUNDIT.

    SA PER ÇABEJN....UNE KRITIKOJ POLITIKEN E NDIEKUR NE DREJTIME TE MOS HAPJES SE SHKOLLES SHQIPE PER LASHTESIN ,pasi une nuk mundem ta beje kurre vezën e tije ne drejtime gjuhesore.
    Kjo rruge e gabuar ,na solli ne gjendjen e sotme,kur edhe serbi po e binde boten se eshte me i vjeter se ne.Nje kombe,mbahet ne kembe nga penat e tije,por penat e familjes Frasheri,u tradhetuan nga politika indoevropiane e bydalleqe te tilla.Çabejt i takonte te njihte mbishkrimet e botuara nga Thomopulo etje.I takonte te mbeshteste Camardan ne veprat e tija..PER PREJARDHJEN TONE.HISTORIA THOTE SE AI NUK E BERI NJE GJE TE TILLE.....KETU SULMOME SA TE DUASH...per te tjerat ke te drejte ..sepse edhe ai i dha kombit aq sa mundi...vetem se tani na duhet te kthehemi te Naimi edhe Samiu sepse ATY KA MBETUR E VERTETA E HISTORIS SONE.

    respektet e mija. RESPEKTE EDHE PER VEPREN E DOMOSDOSHME GJUHESORE TË ÇABEJT
    Qe te arrish ekstremitetin nuk ben dot kapercime por duhet te ecesh hap pas hapi. Ti permend serbet. Edhe ata te nxjerrin libra te tere ku fjalet e formuara (etrusket psh) jane me prejardhje serbe. Pse bie kjo gje poshte ?
    Per nje dy tre ..e keshtu me radhe arsye shkencore...Lidhja gjuhe shqipe ilirishte per te treguar se jemi NE pasardhes te ilireve ishte arritja e pare e rendesishme. Pse nuk u germua aq sa duhet ne drejtimin pellazgjik, por njerez si Pilika perfunduan ne internim? Per kete s'di c'te them. Ndoshta mund te hedh vetem hipoteza, por ama edhe Cabejin nje pjese e atyre kolltukofageve nuk e ka pasur me sy te mire fare.
    Te punoje ne ate kohe nuk ka qene edhe aq e lehte, se per hic gje, ne mos perfundoje ne ndonje mal per te mbledhur bime medicinale mund te perfundoje edhe ne ndonje buze perroi pa gur fare siper varrit.
    Tani qe punet jane ndryshe le te shohim sa te zote jemi per te nxjerre emra, vetem se po vazhdoi politika si e ka nisur, jo pellazge qe themni ne, nuk ka per t'u lidhur me shqiptaret, por brezat e ardhshem rrezik te thone qe plisi e qylafi ishin helmete e kohes se Enverit.

  5. #585
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Barat.

    Je I Mbrekullueshëm.shume Mire Bere Qe I Postove Keto Te Dhena...nuk Jemi Jetime,nuk Jemi Pakica ...zeri I Ketyre Dijetareve Duhet Te Perhapet Kudo.vetem Dija Na Shpeton Nga Kthetrat Greko-serbe.

  6. #586
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga alfeko sukaraku Lexo Postimin
    Barat.

    Je I Mbrekullueshëm.shume Mire Bere Qe I Postove Keto Te Dhena...nuk Jemi Jetime,nuk Jemi Pakica ...zeri I Ketyre Dijetareve Duhet Te Perhapet Kudo.vetem Dija Na Shpeton Nga Kthetrat Greko-serbe.
    Ka akoma edhe ca te tjera Alfeko.
    Johann Georg von Hahn, ne mos gaboj do te botohet i plote se shpejti. Postimet qe une po bej jane vetem nje pjese e punes se ketij albanologu.


    ----------------
    Dicka me udhetimin e tij dhe nje kloeksion te rralle fotografish, qe eshte botuar tashme edhe ne Shqiperi

    Dritëshkronja
    Dritëshkronja, kjo fjalë e bukur shqipe u përdor për herë të parë në shekullin e
    nëntëmbëdhjetë. Me kalimin e kohës ajo u zëvendësua me fjalën ndërkombëtare fotografia.
    Këtu po e ringjallim një herë për të krijuar një lidhje midis fotografisë së hershme dhe
    Shqipërisë së shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe të fillimit të shekullit të njëzetë.
    Fotografitë e Jozef Sekelit, të bëra gjatë ekspeditës austrohungareze në Shqipërinë e
    veriut, Kosovë dhe Maqedoni në vitin 1863, udhëtim ky i kryesuar nga albanologu Johan
    Georg fon Han, duket se janë fotografitë e para të këtij rajoni te Ballkanit. Ishte një ekspeditë
    për një ndër cepat me të panjohura të Evropës.
    Johan Georg fon Han
    Shkencëtari gjerman Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869)
    konsiderohet si babai i albanologjisë. Ai ka lindur në Frankfurt am Main dhe studioi drejtësi
    në Gisen (Giessen) dhe në Hajdëlberg (Heidelberg). Nga viti 1834-1843 punoi për ministrinë
    e drejtësisë së Mbretërisë së re Greke. Nga 1843-1847 ishte konsull prusian në Athinë dhe pas
    kësaj periudhe u emërua zëvendëskonsull austriak në Janinë, ku ra në kontakt me shqiptarët
    dhe filloi të mësonte shqip. Në fund, më 1851, u emërua konsulli austriak në ishullin Siros.
    Gjatë viteve të qëndrimit në Janinë, Hani bëri tre udhëtime në Shqipëri dhe mblodhi të
    dhëna për historinë, filologjinë dhe folklorin shqiptar. Ky material u botua në veprën e tij
    themelore në tre vëllime “Albanesische Studien” (Studime shqiptare), Jena 1854, e cila i
    hodhi themelet e albanologjisë. Shquhet gjithashtu per vëllimin “Griechische und
    albanesische Märchen” (Përralla greke dhe shqiptare), Lajpcig 1864, dhe për rrëfimet e
    ekspeditave të tij në Ballkan: “Reise von Belgrad nach Salonik” (Udhëtim nga Beogradi në
    Selanik), Vjenë 1861, dhe “Reise durch die Gebiete des Drin und Vardar” (Udhëtim nëpër
    viset e Drinit e të Vardarit), Vjenë 1867, 1869.
    Në ekspeditën e fundit nga gushti në nëntor 1863 Hani dhe bashkëudhëtarët e tij
    udhëtuan nga Durrësi dhe Shkodra nëpër lumin Drin për në Prizren në Kosovë, në
    Maqedoninë perëndimore. Pastaj duke kaluar luginën e Vardarit erdhën në Selanik në detin
    Egje. Interesat e Hanit në Shqipëri dhe në Ballkanin jugperëndimor ishin të shumëllojshme
    dhe, gjatë këtij udhëtimi, përveç albanologjisë, i hodhi, mbase paditur, edhe themelet e
    historisë së fotografisë në Ballkanin jugperëndimor. Ekspedita e vitit 1863 rezultoi në një
    koleksion prej pesëdhjetë fotografish – nga më të hershmet në rajon.
    Hani kishte filluar ta përgatiste ekspeditën në lumin e Drinit në fillim të viteve 1860,
    kur tha: “…është më pak i njohur se të gjithë lumenjtë e Evropës megjithëse derdhet në
    Adriatik jo më shumë se dhjetë milje nga kufiri jugor i territorit perandorak (të Austro-
    Hungarisë). Askush para meje nuk ka kryer udhëtimin njëzetditësh midis bregdetit dhe pikës
    ku bashkohet degat e lumit.” Kryeduka Maksimilian (1832-1867), i cili më vonë do të bëhej
    Perandori i Meksikës (mbreteroi 1864-1867), u entuziazmua me projektin dhe premtoi t’ia
    siguronte mjete të thjeshta të lundrimit për atë. Më 23 qershor 1863, Hani i dërgoi një letër
    Akademisë së Shkencave në Vjenë, duke kërkuar një fotograf kompetent i cili do ta
    shoqëronte dhe do të bënte fotografi të qyteteve dhe të terrenit malor. Akademia propozoi
    njëzetepesëvjeçarin Jozef Sekeli (Josef Székely) dhe dha në dispozicion fondet e duhura për
    ekspeditën.
    Jozef Sekeli
    Fotografi vjenez, doktor Jozef Sekeli (1838-1901), ka lindur ne Shymeg (Sümeg) afër
    liqenit të Balatonit në Hungarinë perëndimore dhe ndoqi shkollën në Sombateli
    (Szombathely). Më vonë studioi në Universitetin e Vjenës të cilin e mbaroi në vitin 1860 me
    një diplomë magister në farmakologji dhe në vitin 1862 me një doktoraturë në kimi. Ai dha
    mësim në universitet për një kohë të caktuar dhe pastaj hapi një studio fotografike në
    Heinrichshof përballë ndërtesës së operës në Vjenë. U bë fotograf profesionist me famë. Në
    vitin 1867 ai fitoi çmimin e bronxtë në Panairin Botërore në Paris (ndoshta me fotografitë e
    Shqipërisë) dhe më 1878 fitoi në Paris çmimin e argjendtë.
    Ekspedita
    Johan fon Han u nis nga konsullata e tij në ishullin Siros dhe mbërriti në Durrës më 12
    gusht 1863. Aty shënoi: “Qyteti s’ka ndryshuar që prej vizitës sime të fundit para
    trembëdhjetë viteve, as pesëdhjetë banorë më shumë nuk ka.” Ai ngjiti luginën e Erzenit, duke
    kaluar Ndroqin, dhe vazhdoi nëpër fushën bregdetare për në Shkodër. Aty më 31 gusht 1863,
    e gjeti Sekelin dhe togerin e marinës Herman fon Shpaun (Hermann von Spaun, 1833-1919)
    të cilët kishin arritur nga Tivari. Gjithashtu në grup ishin miku i vjetër i Hanit, Doktor
    Auerbah (Auerbach), i cili prej vitit 1845 kishte qenë mjek familiar i beut të Vlorës, si dhe
    prifti françeskan, Ëngjell Bardhi.
    Në Shkodër, Sekeli bëri tetë fotografi të mahnitshme, pa dyshim fotografitë e para të
    qytetit dhe të kalasë së tij hijerëndë. Pas kësaj, ekspedita u nis në dy anije në lumin Drin, duke
    kaluar Dejën, Vjerdhën, Shurdhahun, Komanin (dy fotografi) dhe Dukagjinin. Lumi u bë
    gjithnjë e më i ngushtë dhe pranë Toplanës kalimi u bë i pamundur. Sekeli, i cili kishte sjellë
    pajisje të rënda fotografike me vete, u detyrua të kthehej në Shkodër me anije, kurse pjesa
    tjetër e ekspeditës vazhdoi rrugën me këmbë.
    Grupi u ribashkua në Prizren i cili në atë kohë ishte qyteti më i madh i Shqipërisë.
    Prizreni kishte rreth 46.000 banorë, prej të cilëve 36.000 myslimanë, 8.000 bullgarë dhe vlleh,
    dhe 2.000 katolikë. Kishte jo më pak se njëzetegjashtë xhami, si dhe dy kisha orthodokse dhe
    një kishë katolike. Në krahasim me të, Shkodra, Durrësi dhe Vlora ishin fshatra. Këtu, në
    fillim shtatori 1863, Sekeli bëri pesë fotografi. Pas Prizrenit, ekspedita u kthye në Drinin e Zi
    dhe vazhdoi në drejtim të jugut për në Dibër. Kjo krahinë ishte krejtësisht e panjohur dhe
    gëzonte një nam të dyshimtë. Hani shkroi: “Po kaq e panjohur se pjesa e poshtme e lumit Drin
    ishte edhe lugina e Drinit të Zi midis qytetit të Dibrës dhe pikës ku bashkohen të dy degët e
    lumit. Thuhet se është një çerdhe hajdutësh dhe prandaj shmanget nga fqinjët.” Megjithatë,
    Hani kaloi rajonin pa probleme, veç që nuk mundi të kuptonte shqipen e banorëve aty. Kur
    erdhën në Dibër më 21 shtator 1863, Sekeli bëri dy fotografi. Fotografimi ishte një punë e
    lodhshme. Për të përdorur “makinën fotografike” dhe vagonin e pllakave që kishte sjellë me
    vete, Sekelit i nevojitej dy orë e gjysëm thjesht për një fotografi të një shkëmbi të madh
    romantik. Gjithë kjo i tregoi Hanit se “fotografia s’është gjë që mund të kryhet shpejteshpejt.
    Ose mund të udhëtosh, ose mund të fotografosh.” Nga Dibra, ata vazhduan për në Strugë në
    liqenin e Ohrit.
    Hani ishte i magjepsur nga liqeni dhe shënoi praninë e trembëdhjetë llojërave
    peshqish. Ata vizituan manastirin e Kalishtës, qytetin e Ohrit me shumë kisha të bukura
    orthodokse, dhe natyrisht manastrin e njohur të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Shën Naum, në
    jug të liqenit. Hani dhe bashkëudhëtarët e tij kaluan dhjetë ditë në Ohër keshtu që Sekeli
    kishte kohë për të fotografuar. Në Ohër dhe rajon u bënë gjithsej njëmbëdhejtë fotografi.
    Fotografia e Shën Naumit duket se është e vetmja foto e manastirit para se të digjej në masë të
    madhe në vitin 1875.
    Prej Ohrit, grupi udhëtoi për në liqenin e Prespës dhe vazhdoi me shi të dendur për në
    Manastir. Tashmë ishte tetor. Manastiri ishte qytet i madh dhe selia kryesore e ushtrisë
    osmane për rajonin. Aty Hani u mirëprit prej Gjeneralit Faik Pasha, i cili kishte studiuar në
    Vjenë. Sekeli bëri disa fotografi të një formacioni ushtarak para kazermës së madhe, ndërtuar
    në vitin 1839. Nga Prilepi udhëtuan për në Veles mbi lumin Vardar ku, pasi gjetën anije të
    reja, u nisën nëpërmjet ngushticës së Demir Kapit (Porta e Hekurtë) për në Selanik në detin
    Egje. Aty u bënë pesë fotografi. Prej Selanikut Hani dhe Sekeli vazhduan për në Turqi për të
    parë Trojën.
    Koleksioni i Sekelit
    Johan Georg fon Han vlerësoi ndihmesën e madhe të Sekelit në ekspeditën e tij.
    Theksoi se fotografitë “mund të krahasohen lirisht me fotografitë më të mira të bëra
    ndonjëherë në këtë fushë.”
    Për fat të keq, botimi i fotografive doli tepër i shtrenjtë për Akademinë vjeneze dhe ato
    nuk u përfshinë në raportin e Hanit, botuar në vitet 1876 dhe 1869. Rezultati i kësaj ishte që
    koleksioni i Sekelit, ndër fotografitë më të hershme të Ballkanit, u la në harresë. Në vitin
    1889, trembëdhjetë foto të Sekelit u botuan në vëllimin “Makedonien und Alt-Serbien”
    (Maqedoni dhe Serbia e Vjetër) prej Spiridion Gopçeviqit (1855-1936), por pa datë dhe pa
    emrin e fotografit, mirëpo, pas kësaj, koleksioni u zhduk për më shumë se një shekull. U
    rizbulua në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë prej Mark Kohenit (Mark Cohen) në vitin
    2000.
    Fotografitë e Jozef Sekelit të bëra në jugun a gadishullit ballkanik në vitin 1863 kanë
    një rëndësi të madhe historike dhe artistike. Janë fotografitë më të hershme të Shqipërisë, me
    përjashtim të një portretit të vetëm të kryengritësit Hamzë Kazazi, të kryer prej fotografit
    shkodran Pjetër Marubi (Pietro Marubbi, 1834-1903) në Shkodër në vitin 1858. Mund të jenë
    edhe fotografi më të hershme të Kosovës dhe llogariten ndër fotot më të vjetra të Maqedonisë.

    [Published in / Botuar në: Albanica Ekskluzive: revistë mujore për dije e kulturë, Prishtina,
    72, September 2007, p. 10-14.]
    Ndryshuar për herë të fundit nga BARAT : 19-04-2008 më 10:49

  7. #587
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565








    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 20-05-2008 më 18:46

  8. #588
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Citim Postuar më parë nga alfeko sukaraku Lexo Postimin
    DO I VIJË ORA SË SHPEJTI.SHTEPIA BOTUESE ME KERKOJ 1 MILION E 800 MIJE TA BOTOJA.NUK KAME FORCE EKONOMIKE PER MOMENTIN..NDAJ PO E VONOJ PAK.

    DUHET të ndergjegjezohen brezat ,edhe duhen shtyjtur ne kete drejtim.DUHET PERKTHYER THOMOPULO URGJENTISHTE NE SHQIP....QË TË ARRIHET KJO KERKOHET REFORME NE AKADEMIN E SHKENCES EDHE MINISTRIN E ARSIMIT...SEPSE DISA PERSONA ATY , E KANE PRIVATIZUAR TE DREJTEN E NJOHURIVE KOMBETARE.SHKRUANI NE KETE DREJTIM...KU TE MUNDENI.

    Libri i ribotuar i Thomopoulos mund të gjendet lehtë por jo lirë në Athinë. Gjithmonë e has në panairin e librit në Akropol por është pak i strenjtë dreqi.

    E kam gjetur edhe në librarinë ''Eleftheri Skepsis'' por në qoftë se nuk dini mirë greqisht ju këshiloj të mos e vizitoni...lol.
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  9. #589
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    BARAT
    jeten e kemi perpara edhe besoj se do ja arrijme qe te degjojme me shume per ate rruge qe kemi nisur.Dua te theme se : pershtatja e shqipes me alfabetin latin nuk e ka ndryshuar shume shqipen nga shqipja e lashte (me sa njohe une),por alfabeti i Hahn do vije shume shpejt ne qender te vemendjes sone,pasi qe nga lashtesia deri me sote ,shqipja ka perdorur dhjetra alfabete te ndryeshme...me rrokorin e linear b ...gati 90 shembellime.Ajo qe mundem te vrej me aq njohuri sa kame,eshte "MOSPLOTESIMI I SE FOLURES SHQIPE NGA GERMAT EKZISTUESE".TE LUTEM ME KORIGJO NE SE JAME GABIME p sh fjala "ngjitem" ka tre gërma NGJ per per te thene nje tingull,ne se do ta drejtshkruanim ashtu sikurse e degjojme duhet te shtohet edhe ..NJGJ=4 GERMA PER NJE TINGULL...etje. Ketu duhej te na ndihmonte Çabej me njohurit e tijë,pasi neser do gjendemi perpara shume tingujve te tillë.NDAJ NA DUHET SHKOLLA SHQIPE NE KETE DREJTIM.

  10. #590
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar më parë nga Bizantin Lexo Postimin
    Libri i ribotuar i Thomopoulos mund të gjendet lehtë por jo lirë në Athinë. Gjithmonë e has në panairin e librit në Akropol por është pak i strenjtë dreqi.

    E kam gjetur edhe në librarinë ''Eleftheri Skepsis'' por në qoftë se nuk dini mirë greqisht ju këshiloj të mos e vizitoni...lol.
    bENI MIRE QE E REKLAMONI.

    Ç DO KUJT I DUHET NJE LIBER I TILLE,AQ ME SHUME STUDIUSVE SHQIPTARE.NUK ESHTE NEVOJA QE TE DINI RRJEDHSHEM GREQISHTEN,MJAFTON TE VRENI MBISHKRIMET EDHE TE NJIHNI ALFABETET----PASI SHQIP NJOHIM TE GJITHE.

Tema të Ngjashme

  1. Në gjurmë të gërmave dhe shkrimit Pellazgo-Yllir #2
    Nga alfeko sukaraku në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 477
    Postimi i Fundit: 14-07-2010, 03:58
  2. Sola Scriptura
    Nga berat96 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-08-2009, 11:48
  3. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Makina e shkrimit
    Nga elvisi80 në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2002, 03:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •