Close
Faqja 180 prej 255 FillimFillim ... 80130170178179180181182190230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,791 deri 1,800 prej 2545
  1. #1791
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga alfeko sukaraku Lexo Postimin
    baptist

    unë u ktheva edhe jam këtu....me më shum oreks ...ndaj mos u mërzit se do ta gjejm gjuhën bashk edhe përse nuk ja vlen.

    pordhët ruaj për veten tënde edhe përdor fjalor llogjik kur debaton personalisht me mua..herën tjetër që do më fyesh personalisht do marrësh përgjigjie që kupton më mirë.

    Janë dhjetra dijetar që e përdorin Tetin si fjalën deti pasi "D" nuk është përdorur nga disa alfabete pellazge.Kam postuar mbishkrim në këtë temë i cili në shqip tregon "ENË" ndërsa në greqisht përkthehet si"LITO" .Afërdita ësht bija e Hënës (Litos),ndaj edhe lidhet me hënën.Po kështu të kam dhën edhe mbishkrim i cili tregon se emëri pellazg i "Parmenit" përkthehet në greqisht si emëri "Parmenondas"-ose sotë në gjuhën e krishter "Epaminondas" etje etje.Ashtu sikurse quhej edhe i ati i Krisit "Aliati" edhe jo "Aliattia" sikurse doni ta deformoni ju me metodat grekofile.
    Me vjen mire qe u ktheve, shpresoj te kesh kaluar mire. por nuk besoj se te kam permendur gje pordhesh qe po mi servire rend keshtu. Pordhet i kam me Hyun une dhe kam respekt per personalitetin e zdervjelltesine e tij, madje e konsideroj edhe si mik, megjithese ai nuk e di. (Perndryshe nuk do ti ipja kritika nga dora e pare).

    Se per qe me pergjitgjesh ti mua me mire se c'ke bere deri tani nuk e besoj me, i kam humbur shpresat fare. Dhe mos u cudit nese une te kuptoj ty ne cilend do gjuhe qe te me flasesh, une i kuptoj gjerat mire dhe ti e di kete me mire se une. Andaj qendro si je se mire je per aq kohe sa ke ende pak kredi te une - jo per rezultatet po per mundin e kote qe ben.

    Me vjen shume mire qe dhjetera dietare e konsiderokan Thetin DET
    por milionat e dijne se nuk eshte.

    Si nuk qenka perdorur D? - po dardanet, tartare quheshin derisa u shpik D?

    Aferdita zoteri i nderuar sipas Homerit eshte bija e Zeusit dhe Diones. (ciftit te dodones).

    Ne realitet Aferdita eshte perendeshe shume me e vjeter se edhe vet Zeusi, sepse eshte motsanike e Hermesit ndersa Hermesi eshte me i vjeter se dhe Apolloni vet. Eshte tjeter plejade titajsh ajo.

    Ndersa une per vete nuk mbaj mend ta kete quajtur ndokush Bije te Ledes apo Letosë (e qe Leda e Leto eshte i njejti emer). Marre parasysh kete ajo, nuk lidhet me Henen.

    Ne e gjej te lutem nje gjurme te vetme e cila Aferditen e ben bije te henes apo cilesdo prej 1001 paraqitjeve te saj.

    Citim Postuar më parë nga alfeko sukaraku Lexo Postimin
    MË E MIRA EDHE ME E NDERSHMJA DO ISHTE NË SE NUK DO FUTESHIM NË TEMAT QË NUK I NJOHIM ME SAKTESI-KJO PËR VAFTISTIN.

    Në dygjuhëshit Liko-Grekë Hëna përkthehet si Lito edhe Lito njihet si nëna e Afërditës,ndaj shpesh edhe Aferdita mer emërimin e së emës-pjella e hënës.ndaj mendimet e prera edhe me ajrin e gjithnjohsit na dërgojn të fluturojm me kallam.
    Nuk ka asnjë mundësi askush nga ne në forum që ta njohin çështjen më mirë se Hahn...mos u bëni qesharakër të kritikoni legjendën në një kohë që nuk njihni abetaren akoma-kjo vlen edhe për lëkurën time por mbi të gjitha për ata që marrin guximin të kritikojn Hahn.

    Lër të mos harrojm se Afërdita është Afërdita edhe jo Afro-dite ashtu sikurse e paraqet i nderuari baptist ,pasi afro-dhite ësht etimologji greko-serbe.Fatmirsisht ylli imëgjezit tregon se dita është afër.Afron ditën ...po,por jo Afro dite.
    O ti quni, mos merr flake kur sdi gje. Nuk ekziston Lito por Leto. Madje as Hahn nuk e thote se Leto eshte nena e Afrodites askund po pse cprrallohesh?

    Nder tjera
    Me sa di une Afër (zoteri koktetul) thuhet per dicka qe gjindet afer. Ndersa AFRO~; eshte trajte e pakryer dhe ne proces te afrimit, sic afron Dita, dhe eshte SHQIP KOKTUL, e jo serbogreqisht sic ke mesuar.

    Si Afro~, si Afer, eshte SHQIP gjithe diten koketul dhe kur lind ky yll i mjesit nuk gjindet dita ne qiell per eshte ne rruge duke u afrurar, prandaj dhe quhet afro'dite.
    Dhe mos fol me per gjera qe nuk u merr ere, merru me ENET tua.

    Tani (pas kesaj replike te dyte qe me bere) besoj kemi filluar te gjejme gjuhen e perbashket. Mos bej si vellau yt sharlatan qe kish lexuar Homerin ne origjinal, kur qe i mbaruan argumentet, filloi te deshmonte talente plotesuese te shkolles se rruges ne te sharit me yrrnek, por me duket ia qendisen fjalorin.
    Mos shpenzo energjite kot, eshte me mire te lexosh dicka ne vend se te shash, pra: Mos shaj koketul pa te share me!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #1792
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    - Lexova diçka per Aphrodite Urania. Ju lutem, nuk po nevoitet fare te jesh gjeni qe ta kuptosh qe permes ketije emri po flitet per nje Aferdite te keqe/te lige, mirpo, pyetja eshte se a po flitet ketu per atributet negative te nje Aferdite (te te njejtes Aferdite), apo po flitet per nje Aferdite te dyte, nje Aferdite te keqe/te lige vis–à–vis Aferdites se mire ?
    Jo jo mos u ngut - nuk ka aferdite te keqe, apo te lige, ndonese ajo di te hakmerret kohe pas-kohe nese ndihet e fyer nga dikush.


    Aferdita eshte Venera. Tjeter nuk ka ne regjionin tone evropian; - ne azi mund te kete edhe hibride te saj...
    (Shpresoj se do te kem kohe te hap nje teme ne lidhje me Virgjilin ku do te arrij te spjegoj mbase edhe emrin paralel te njohur si Venera, edhe nje qytet qe ka themeluar Enea)

    - Nje problem te vogel e kemi edhe te Hera, nuk po dihet se a eshte Hera = Era apo Hera = Hena/Hana.
    Po dihet fare mire, pse? Hona - Hana - Héna - Héra (n/r) rotaciazem i gjuhes shqipe poashtu. Pra eshte edhe dialekti Hera. (Spo ngacmojme ketu zhvillimin e dialektiteve te mevonshme qe japin Hela, Zejna etj)
    (Per Eren qe fryen, kemi problem qe tjekalon diskutimin...)

    - Anna Perenna, une pa bere sallto hiq po them qe Ana Perena eshte 'der göttliche Mutterleib' ose 'die göttliche Mutter' (po m'vjen ma leht gjermanisht me ia lane emnin shqip, t'me falni). E kemi edhe emrin Annamaria qe na udhezon pak.
    Nuk e di a e lexove cfare kam thene ne fillim, ne lidhje me 'anna perenna', qe transmetimi (derivativ) i saj me vone dhuron kuptimin 'nena e perendive'.

    Por mua me pelqen zberthimi i drejtperdrejte permes gjuhes shqipe qe ia kam bere ne vazhdim...(aty nen titullin anna perenna)

    - Duhet te mirret para syshe qe studimet e Hahnit jan fillimi i "luftes" kunder vjedhjeve qyqare te historise dhe mitologjise tone nga "greket" e sotem fallso me simpatizant, dhe logjikisht qe kan gabime, te cilat gabime natyrisht qe do te duhej te ishin korrigjuar nga vet studiuesi (nese do ti verente gabimet e veta dhe po te kishte kohe per ti korrigjuar), mirpo kjo nuk do te thot qe te gjitha pohimet e tije jan gabim. Hahn-i ka bere nje pune te madhe per popullin Shqiptar dhe ne duhet ti falenderohemi per ate pune, pa mare parasysh se a ka bere ai ndonje llogari te gabuar gjat hulumtimeve/studimeve/analizimeve te tije per historine dhe gjuhen e popullit tone.
    Gjithesesi, Hahnit nuk ka kush ia ze vendin qe meriton, Hahn thjeshte po eksperimentonte mundesine e mundesine e ndonje hibridizimi eventual te aferdites me heren.

    Ne duhet ta vazhdojme me mend dhe me kujdese punen e tije (te tyre) te pakryer.
    (N'vesh t'atina)
    Ps.: Baptist, ajo puna e Zeusit na ka met diqysh si n'hulaçk.
    Mua jo, se une kam qendrim te qarte rreth emrit te tij, s'me shqtson me homofonia e homonimia eventuale me kuptime tjera mjegulluese.

    Zojs eshte Zojs.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #1793
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Po dihet fare mire, pse? Hona - Hana - Héna - Héra (n/r) rotaciazem i gjuhes shqipe poashtu. Pra eshte edhe dialekti Hera.

    Nuk ishte rotacioni n/r produkt i influences se fuqishme latine mbi shqipen apo ndryshove mendje ?
    Hera per Hana eshte nje forme dialektore sot per sot e panjohur plotesisht, nderkaq po ben 'gabimin' qe po njeh si kthimin e n ne r ashtu edhe te a ne e (dmth 2 ndryshimet themelore qe e ndajne gegerishten nga toskerishtja) si 3 mijevjecare, per te cilen gati sa nuk u bere te me vije flaken.
    Nga ana tjeter eshte kurioze se Zana jep Zera ndersa Hana nuk jep Hera po Hena, mirepo apriori nuk mund te kundershtohet si e pamundshme kthimi i Hana ne Hera,pasi eshte brenda logjikes aktuale dialektore.

    Ka 2 aferdita, nje antike ajo Titane dhe nje Olimpike e besoj se vetem faktet qe dallojne njeren nga tjetra mund te ndricojne hipotezen e nje lidhjeje te mundshme me Henen.
    Personalisht kam kohe qe dyshoj se Apolloni ,Aferdita dhe Artemida jane ato hyjni qe na servirin biles pervec Dhemetres nga perendite e tjera te njohura asnje nuk me jep siguri te plote se ne origjine ka qene cka na serviret.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #1794
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    ka dhe nje astarte,ashtoreth apo.........



    ps.o alfeko aferdita nuk eshte hene mer plak................ka bo dhe ca orgji ajo,e di ti!!!!
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #1795
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    VENERA eshte ylli mengjezit qe paraqet lindjen e diellit paraqitet e veshur me vellon e nuses si do qe te quani si afer-im dite si ylli qe e afronditen pamvaresisht se ku shifet mbi det apo mbi male ajo kryesisht eshte emer pellazgo-yllir te nderuar me tregoni mos eshte ky emer edhe i atenes e qe ska tjeter si te jet eshte emer i duplifikuar edhe phaeton ishtar astarte hator etj etj.

  6. #1796
    Pak muaj me pare ju bashkova ketij forumi, per te njejtat arsye qe i bashkohen ata njerez qe e ndiejne vehten shqiptare dhe ndihen mire mes races se tyre.
    Pak kohe me pare vendosa te qendroja larg batakut te arrogances, injorances, banalitetit dhe hipokrizise. Kete e bera vetem per benefit te vetvehtes.
    Tani po i rikthehem prape ketij forumi, sepse mendoj se mund te kontriboj ne kthimin e debatit ne rrymen e duhur, larg banaliteteve, sharjeve dhe pozimit prej te forti e te dituri. Kaq per rikthimin tim.
    ****************************
    ****************************
    Dua ta nis me pohimin qe Thetis nuk ka lidhje me detin.
    Per te sqaruar sa e vertete eshte kjo dua me pare te sqaroj nja dy gjera te vogla.
    Kur flasim per objekte te mitologjise duhet te kemi parasysh se gjithe objektet e saj jane 'gdhendur' prej Hesiodit ne Teogonine e famshme.
    Hesiodi eshte virtualisht autori me i vjeter i antikitetit pas Homerit , por praktikisht kopja me e vjeter qe disponojme sot ne dore prej tiji perket shekullit 9-10 pas Krishtit. Para saj kemi vetem kesij gjerash:



    Pervec kesaj ai eshte ndoshta autori me i nderhyre dhe variantet e rrefeses se tij jane nga me te shumellojshmet. Besushmeria e vepres se tij eshte minimiale jo vetem per arsyet e mesiperme por dhe per arsye qe kane te bejne me fene.
    Megjithate po te marrim te mireqene vepren e tij(dhe perkthimin e saj) shume thjeshte mund te themi se panteoni 'helenik' i lashtesise per teologjine, themelet e se ciles i hodhi Hesiodi, eshte nga me te rinjte me te paplotet dhe shume kontradiktor.
    ************************
    ************************
    Pra u tha qe Thetis nuk ka lidhje etimologjikisht me detin. Ndoshta po. Thetis nuk ishte perendi, ishte vetem nje nymfe deti por rendesia e saj u rrit sepse ajo ishte e jema e Akilit. Nga ana fonetike Theti dhe deti jane shume te ngjashem por figura mitologjike e Thetis eshte shume e vogel per te perfaqsuar Detin.
    *************************
    ***************************
    Por mesa duket vemndjes se disa anetareve ketu i ka shpetuar nje figure shume e rendesishme e Teogonise e ashtequajtura PERENDESHA E DETEVE DHE LUMEJVE TETHIS . Kjo Tethi ishte njekohosisht motra dhe gruaja e Oqeanit.
    Ajo ishte e jema e lumejve kryesore te botes se njohur si dhe e 3000 vajzave te saj Oqeanide. Ajo ishte homologja e THALATTES atikase ose thalases helenike.
    Pra ajo ishte PERENDESHA TITANIKE E DETEVE.
    Gjithmone sipas Teogonise ajo 'terhiqte', 'thithte' gjithe lumejte ne gjirin e saj. Gjithashtu prej gjirit te saj qielli 'thithte' ujin e reve. Ajo ishte e bija e URANIT(qiellit) dhe GJAIAS(tokes).
    Gjithashtu ajo ishte dhe gjyshja e Thetis
    *****************
    *****************
    nga ana fizike komentet jane te teperta ajo perputhet 100% me shpjegimet shkencore gjeo-atmosferike dhe kushdo qe ka dijeni per to e kupton psene e metafores fizike.
    *************************
    **************************
    nga ana etimologjike une do te thoshja se kemi gati gati nje perputhje te plote midis Tetʰy(Τηθύ) dhe deti.
    Nuk duhet te harojme se t-ja eshte homologja e pazeshme e d-së.
    Gjithashtu θ-ja ne periudhen Hesoidiane ka qene shqiptuar tʰ dhe jo th, duke qene thelbesisht e ndryshme dhe shume prane tingullit origjinal t. Pra kemi t>tʰ>th.
    Pra tetʰy i Hesiodit ka shume gjasa qe te jete deti e shqipes.
    *****************
    *****************
    kjo fjale ka shume gjasa te jete te rrjedh prej foljes shqipe thith Gjithashtu ajo gjendet dhe ne """"greqishten"""" e lashte ne fjalen 'jap gji' ose 'thith gjirin'.

    Pra une mendoj qe etimologjia e fjales Det eshte e lidhur me foljen thith.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dias10 : 23-08-2008 më 18:45
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  7. #1797
    Dua te vazhdoj me pohimin tjeter qe Zeusi sna paska lidje me Diellin. Do te thoshja qe kjo eshte e gabuar. Eshte e vertete qe ne panteonin olimpas Zeusi nuk identifikohet me (h)eliosin por mos te harojme se helenet e vertete dmth DORIANET adhuronin akoma Diellin , tempulli i Delfit i kushtohej Diellit, gjigandi i kolonise dorike te Rodit ishte Dielli. Dielli ishte ne qender te universit te antikitetit sa per racen e madhe barbare ashtu dhe ate te vogel helenike.

    Ndryshuar për herë të fundit nga dias10 : 23-08-2008 më 18:56
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  8. #1798
    Pastaj dua te vazhdoj me pohimin e dikujt ketu qe eshte pothuajse i sigurte kur thote : kopje pas kopje per 18 shekuj me rradhe Iliada erdhi e paprekur deri ne shek. e 10-te pas Krishtit, dhe ai mund ta na vika doren ne zjarr qe kjo eshte Iliada origjinale.
    Sa e vertete eshte kjo?
    Mund te them me plot gojen eshte nje genjeshter ose nje driteshkurtesi e madhe.
    Sipas Qendres per studime Helenike ne universitetin e Harvardit qe eshte institucioni me prestigjioz ne Bote ne kete fushe jepen komentet e meposhtme per Venetus A qe eshte kopja me e vjeter e Iliades ne bote dhe i perket vetem shek. te 10 pas Krishtit:



    Pra kur thuhet burimi i kesaj kopjeje eshte i panjojtur dhe i dyshimte automatikisht besushmeria e kopjeve paraardhesve te cilat nuk disponohen eshte minimale per te mos thene qe nuk ka besueshmeri fare.
    Cfare kemi para saj?
    Kemi vetem copa te vogla te palexueshme qe me zor mund te thuash qe i perkasin Iliades:



    Per me teper te gjitha fragmentet e papirusit te supozuara qe i perkasin Iliades jane zbuluar totalisht ne Egjypt aq sa me plot te drejte egjyptianet mund te pretendojne autorsine e saj prej stergjyshve te tyre te lashte , qe jo detyrimisht mund te kene lidhje me Ptolemeun dhe boten """"greke""" ne Egjyptin e lashte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dias10 : 23-08-2008 më 19:19
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  9. #1799
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Dias10 , i gjykove shume ashper pjesemarresit ne kete teme. Ka shume kohe qe debati ketu merr flake allashqiptarce,po ama qetesohet serisht e futet ne binaret e duhur. Gjithsesi rikthimi yt eshte nje pike me shume per ty si dhe per kete pjese te forumit.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #1800
    Persa i perket Aferdites une i bashkohem zerave qe ajo ska absolutisht lidhje me Henen.
    Aferdita eshte ylli i mengjesit i atij ylli qe paraprin zbardhimin. Ndryshe nga cjemi mesuar ne Aferdita nuk ishte thjesht perendesha e dashurise. Ajo ishte perendesha e maredhenies seksuale e pare ne kendveshtrimin e pjellorise. Ajo ishte ne homologji te plote me perendeshen semitike Inana qe ishte perendesha Sumerine kanarite e pjellorise.
    Maredheniet seksuale te Aferdites jane te panumerta por ato te gjitha jane te lidhura me pjellorine/lindjen. Ne menyre simbolike ashtu sic 'lind' ylli i mengjesit cdo dite ne menyre te perjetshme ashtu dhe Aferdita(junona) ju jipte jete krijesave te reja me dashurite e saj te pafundme. Prandaj dhe planeti Aferdite eshte i kuq , ajo simbolizon nje zjarr dashurie qe nuk shuhet kurre tregon nje marredhenie seksuale te perhershme.
    Ne opozite me te eshte Hena, ajo eshte 'planeti' i virgjerise dhe bardherise ashtu si Perendesha korresponduese Artemise/Selene.
    Nuk ka asnje paralel midis Aferdites dhe Henes, pervec bukurise por dhe kjo ne menyra te ndryshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dias10 : 23-08-2008 më 19:57
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

Tema të Ngjashme

  1. Në gjurmë të gërmave dhe shkrimit Pellazgo-Yllir #2
    Nga alfeko sukaraku në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 477
    Postimi i Fundit: 14-07-2010, 03:58
  2. Sola Scriptura
    Nga berat96 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-08-2009, 11:48
  3. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Makina e shkrimit
    Nga elvisi80 në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2002, 03:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •