Për ato tjerat grahi ntanen, se spo jetojshe në tokë po në qiell.
Se kur thu që Zana nuk asht Thana, i bje qi ske lexu kurgjo sa i përket Zanës as Thanës. Se kryeorja te ato që din prej këtyne asht se janë e njajta.
Për ato tjerat grahi ntanen, se spo jetojshe në tokë po në qiell.
Se kur thu që Zana nuk asht Thana, i bje qi ske lexu kurgjo sa i përket Zanës as Thanës. Se kryeorja te ato që din prej këtyne asht se janë e njajta.
Apolloni nuk asht margjinal - perkundrazi apolloni asht margjionalizue shume vone. Kemi me qindra qytete qe i jane kushtu Apolloni po bash asnji qe iu ka kushtu Zeusit.
Zeusi me Dragoin nuk kan as nji gja t'perbashket. Nese i ke perzi Daguojte me Titajte, eshte qeshtje tjeter, po prap esht "dallash koordinat".
Drangot jane krejtesisht tjeter kategori.
Se c'lidhje ka Skenderbeu me nordiket e Thorit nashta e di ti, po ky zeusi rrufehedhes nxjerr koxha problem. Mos te permendim tash, se ti vet udhehiqesh pak si teper me keto teorite gjenetike e te racave, iliret sipas stipceviqit na dalin krejt tjeter race prej asaj qi ti po e quen dinarike...
Une nuk kam menu, as ashtu - as keshtu, une q'aq kam ndi prej tradites qi jeton ne popullin tone , e ata nuk thone ashtu. Tash na mujm me i ba plotesime cfare te duash. Po populli thote "po lufton dragoi me kulcedren" vec ne dite te kthjellet vere, e me cka luftojne e si luftojne nuk thone gja.
Shen Gjergji asht tjeter gja, ai asht rafinue e kanonizue e ba pak ma bashkohor n'kristianizem, u ka dhane shtiza e hekurit me mburoje e parzmore bile edhe e kane hyp ne kal.
Po jo bre shoq se zanat jane me qidra
e Thana asht vec nja, fillikat.
Ti bjerna pra dicka t'hame e te shohim edhe na cfare shije ka per ni me. Se keshtu kurgja smerret vesh.
E Silvani kush te ko'ka pra?
Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 18-08-2008 më 04:16
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Ne radhe te pare po shpreh habine dhe indinjaten per sa i perket sharjeve ne menyre kaq banale nga disa antare ne kete teme.Shpreh habi sepse sharjet ne forum censurohen ,por pikerisht ne temen me interesante dhe me me shume postime keto sharje lejohen ashtu te thena troc.
Ketu po postoj nje pamje nga shkembi i famshem i gjetur ka heret ne New Mexico .Ne artikullin shoqerues lexova qe ky shkemb eshte rreth 4000 vjecar dhe shkronjat jane nje perzierie te hebrahishtes ,fenikase dhe ''greke''????Keni ndonje koment per kete gje?
Dija eshte injorance e mesuar.....
mund te jete fake.
Ndryshuar për herë të fundit nga land : 18-08-2008 më 07:20
Edhe Thanat nuk dihet se sa ishin. Në kohën e romakëve dikund mbajti emrin e vjetër, e dikun u ndrua me Diana. Ndërkohë që përmendet një dianë e veçantë: Diana e Kandavëve. Sikur me thanë Zana e Vizitorit.Po jo bre shoq se zanat jane me qidra
e Thana asht vec nja, fillikat.
Ti bjerna pra dicka t'hame e te shohim edhe na cfare shije ka per ni me. Se keshtu kurgja smerret vesh.
E Silvani kush te ko'ka pra?
Pse kjo Dianë a kanë veç e Kandavëve? Sepse secili mal e fis kishte Thanën apo Dianën e vet. Edhe vet Dianë rrjedh nga Dhia simbol i Zanës, "Dhiana"
Qe tash të sjelli citime të reduktume prej librit "Mitologjia ndër shqiptarë - Mark Tirta":
Titulli: Kulti i Zanës dhe Bariut të shenjtë
Në kllapa i ke fjalët e mia:
1. Zakonisht gjenden tri zana bashkë,
Në disa raste na paraqiten tri Diana bashkë, një më e madhe e dy më të vogla ashtu si na paraqiten dhe tri zanat në mitologjinë shqiptare.
2. Zana prish e djeg prodhimet e bujkut kur ky ka hap tokë të re në pyll. Zanat mbrojnë kështu virgjërinë e natyrës.
(të njëjtën gjë e ke tek Thana, që është hyjneshë mbrojtëse e gjelbërimit.)
3. Zanat qëndrojnë në male të larta: Festat e Majës së malit në Tomorr, Kendrevicë, Gjallicë, Pashtrik e male tjera, mbaheshin më 15 gusht në ditën e festës së Dianës romake.
Diana identifikohet me Thanën në monumentet ilire.
4. Krahas kësaj kemi edhe një hyjni të maleve, të botës mashkullore. Ky është Njeriu i Mirë, a Njeriu i Shenjtë, ose, Shën Mërtiri, Shën Martini, Hazreti, Hazri, Hizri, Njeriu Jeshil.
Ky i ushqen ujqit me ca kokrra të gjelbëra që të mos hanë bagëtinë, por edhe i dënon ujqit, e ndonjëherë u cakton se cilat bagëti do t'i hajë.
(Vidasi është adhuruar kryesisht prej fiseve blegtore, dhe mos e përfytyro gjithnjë me brirë, se ndonjëherë shfaqet edhe si njeri, në relievet ilire)
5. Gustav Meyer: "Fjalori etimologjik" shkruan se emri i hyjneshës Thana, mund të jetë emri i lashtë i hyjneshës Zana të Shqiptarëve.
6. Në Dalmaci janë zbuluar shumë përmendore kushtuar Dianës, disa herë e shoqëruar me Dhitë e egra ose Drenushën.
Në festat e maleve flijimet ishin pikërisht atribute të Zanës: Sorkadhja apo Dhia e egër.
Ndryshuar për herë të fundit nga alibaba : 18-08-2008 më 07:29
Mos harro edhe ni sen, se Thanën e Vidasin i njohim vetëm prej asaj se si i kemi parë të vizatum nëpër relievet ilire. Të shumtën, mund të bëjmë një identifikim me hyjnitë romake, Silvan e Diana, për të nxjerrë diçka.
Stipçeviqi bazohet në vrojtimet që u janë bërë kafkave të Gllasinacit. Aty janë 20,000 vorre, e këta i kanë kqyr veç 1000 vorre, dmth 5% të kafkave i kanë pa, a 95% të kafkave hala jan nër dhe.Se c'lidhje ka Skenderbeu me nordiket e Thorit nashta e di ti, po ky zeusi rrufehedhes nxjerr koxha problem. Mos te permendim tash, se ti vet udhehiqesh pak si teper me keto teorite gjenetike e te racave, iliret sipas stipceviqit na dalin krejt tjeter race prej asaj qi ti po e quen dinarike...
Edhe çfarë lidhje ka Skenderbeu me Nordikët e din ti, qi po munohesh me e ba kulturën tonë nordike e semite.
Nga "Mitologjia ndër shqiptarë- Mark Tirta"
...Edhe dragoi, një nga mjetet e fuqishme të luftës kundër Kuçedrës ka rrufenë që vjen nga lart, pra rrjedhimisht na del dhe si hyjni e qiellit, madje e vetë furtunave, të cilat janë bashkëshoqëruese të domosdoshme të rrufeve.
Përdorimi i rrufesë si armë në duart të Dragoit tregon se këtu kemi të bëjmë me hyjni të qiellit, pra me një kryehyjni, siç ndodhte në kohën e lashtë te Grekët, Thrakët, Sllavët, Persianët etj. Edhe Zeusi, Jupiteri dhe hyjni tjera, në ndeshjet e tyre përdorin rrufenë dhe parmendën.
Përdorimi i parmendës si armë nga Dragoi është tepër domethënës si atribut i hyjnisë së Bujqësisë. Kau ka një rol të madh si dragua....
Kush mundet te me gjeje librin e Spiro Kondes mbi pellazget?
Dija eshte injorance e mesuar.....
O Ali keto jane spekulime te thata e pershtatje t'papershtatshme. Diana me Thanen pak e hiq nuk kane, se per Thanen nuk dihet kurrgja.
Une e di vec nji send e ai del prej botanikes edhe emnit te trasheguem t'atij druni endemik qi rritet vec n'viset tona po get e qi quhet THANE.
Ky dry i shejt kalendarik duhet me kane personifikim i perendeshes Thane e nashta variant verior i AETHANEs dhemek Athenes. Pse asht kalendarik ky dru?
Se ky dry shenon 'veren e pare' kur lylon (i pari prej te gjitha bimeve) e n'tpjekun shenon 'dimnin e pare' se piqet bash kur tana tjerat te bijne per toke. Pra e mbramta! edhe ktyne herit, kurre s'kane shku mbi 2-3 jave e ia ka krise bora.
Pra, asht demarkues dy sezonal i vjetit. Ky far afati qi latint e kan quejt 'magna mora', ne civilizimin romak ka shenue pushimin vjetor i cili ka zgjate rrafsh 6 muej.
Tash qi thirre dikund punen e bolles e shen hillarionit qi e permend stipceviqi po ta tham edhe nji send, emni i tij asht forme e latinishtes vulgare fshatareske e emnit origjinal shen Hillyrionit. Matutje, per me ta shnoshe ate pune muj me te thane se tradicionalisht prej parahistorise ma te thelle e ma te erret e para dy pare kiametesh qai Hyllyrioni a Illyrianka, vazhdimisht e vret veten e vet ne trajte e tij te re. Pra qai qi e vret bollen ne primavere qai asht bolla vet po e vjetshit. ai qashtu e pertrine veten demek vjetin, s'asht tjeter gja vec metafore. Emni i sezones Dimen e Dimer vjen prej Di Mitres apo Di Mitrit e qi njifar dore shenon veriun. Pikerisht Veriun, qi u ba Shmiter, po qi pothuja krejt qytetet veriore te fiseve ilire ose te vet ilirise quhen mitrovica mu per ate arsye. Edhe qytetit ma verior i ilirikumit te bashkuem quhej mitorvice, per ndryshej mbi ate qytet sot saktesisht siper saj qendron mitrovica e sremit. Kurse emri gjergj do me thane gjelber, e ne te gjitha mitet evropiane se ku ka mrri e qysh ka mbrri e quejn gjergji i gjelber. Edhe pse vet emri gjergj e ka kuptimin vere ose gjelbrim.
Pra nuk e kan vra kristiant kultin e bolles po e kan kristianizu se me e vra e me e zduk nuk kan mujt sic po e sheh shen gjergji edhe sot e kesaj dite asht i gjalle si te muslimant si te kristiant ashtu edhe te familjet qi s'besojne. Vec fene ia kan nderru - se send s'kan mujt me i ba as kristiant as turqt.
t'kthehemi ku e lam //
Nji Diane e nji Thane asht, mujne me kane te ndryshme vec menyrat e adhurimit.
Edhe Zeusa jan kane me qindra zeusi ky zeusi ai zeusi i ktyne zeusi i atyne, zeusi shqiponje zeusi qyqe. Po na njifar menyre e njohim per nji te vetem.
Zanat jane gjithmone shumes sikur sibilat sikur muzat pllejadat etj.
ASnji lidhje direkte mes zanave e thanes nuk pash, lidhjet jane deri diku te pranueshme mes Dianes e Thanes po jo edhe me zanen. Zana asht rang i ulte sic thash i tipit te sibilave apo syzanave. zana ne realite asht shkurtim i syzanave.
Zanat poashtu nuk kan lidhje me zerin, po me te nxanunit. Ato kur te zajne ne mal s'te leshojne lehte. Ne fakt e vetmja lidhje qe mund tju behet zanave apo syzanave shituese me thanen apo me dianen asht ne rast se ato i konsiderojme sherbtore te shenjta te kultit te saj, dicka si priftnesha apo te kushtuarat e saj.
citati 4. eshte nji ngaterrim total lidhje me tru nuk ka, jo asht shej e mosdijes akute. me perzi atributet e martirit te fejesave me shen gjergjin mitrin e hazrin asht papergjegjsi e madhe.
1. zakonisht >nuk< gjinden tri zana bashk, po tri fatite edhe ky asht ngaterrim i kote sharlatanesk. E lidhja me dianen e dy percjelleset asht vec futja kot.
"5. Gustav Meyer: "Fjalori etimologjik" shkruan se emri i hyjneshës Thana, mund të jetë emri i lashtë i hyjneshës Zana të Shqiptarëve." --Qy, "mund te jete"! E qysh?
6. "...Në festat e maleve flijimet ishin pikërisht atribute të Zanës: [B]Sorkadhja apo Dhia e egër."
ket fjali s'di dreqi qysh me e komptue -cka tha more vlla?! .. "flijimet ishin pikerist atribute te zanes" qysh flijimet atribute te zanes? kush dreqi di me e marre vesh!
Cilat jane atribuetet e zanes? Cka asht kah flet ky debil?
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Krijoni Kontakt