Close
Faqja 103 prej 255 FillimFillim ... 35393101102103104105113153203 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,021 deri 1,030 prej 2545
  1. #1021
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    O Dalan rri urte se kerkush nuk u kap per indo-evropianishten por fjala ishte per termin Zeus-Dia (origjina-zanafilla), kur diskuton per fjale primitive duhesh me bo krahasime me gjuhet te tjera te lashta qe me marr nje konkluzion sa me te qarte dhe bile te ndihmon me shume.

  2. #1022
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga GL_Branch Lexo Postimin
    ka mundesi qe 2 fjalet e kane formuar termin Diell.., Di (zoti) elli (ylli) ===Ylli i Zotit?..se fjala diell dhe yll/ill jane shume me te vjeter prej atyre jane formur emrat Illiret (illiria) dhe Helenet (Helena-Ellena)

    Ellena = Ell (yll), Ena (Hena...H eshte futur vone ne fjalorin shqiptar)
    Illiria = Toka/Vendi e yjeve...prej nga ka rrjedh edhe emri mbretetir te pare ilir...Ylli (hylli) dhe i mbretit te dyte Bardhylli.
    dakord,perveç kesaj une shtoj qe DI=DITE

  3. #1023
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Styx Lexo Postimin
    Per mendimin tim, te cilin e kam dhene tek Baal dhe ne nja dy tema te tjera. Zeus eshte nje titull. Kjo vertetohet nga fakti qe Zeusi ishte vdekatar (varri ne Krete ) si edhe nga tregimet e Shtjefen Gjecovit.

    Cfare dua the them eshte se Zeusi (as below)eshte pjesa tokesore njerezore e Zanes hyjnore. Ku e kemi degjuar kete teori?

    Diskutimi ketu (per mua se paku) eshte se nga rrjedh ky titull? Cfare perfaqeson? Kush e mbajti dhe ku eshte mbajtur ky titull?
    Nese Zeus lidhet filologjikisht me djegjen,diten,driten,zerin etj e identifikohet me Diellin si ka mundesi qe te jete tokesor ?

    Qe te lidhet me token duhet te kete nje element tokesor qe te mos jete ushqimi dhe vdekja ,pasi ushqimi dhe vdekja i takojne cdo hyjnie,te pakten me cfare percillet e ne fund te fundit eshte logjike antike pasi cka nje lindje ka domosdoshmerisht edhe vdekje .
    Dmth Zana si mund te jete hyjnore e Zeusi tokesor. Zanen e lidhe me Maat po a nuk eshte Maat sipas teje aseksuale?

    Dia dhe Zeus kane lidhje vetem nepermjet Diellit e vetem ne gjuhen shqipe,dia si Dije e Zeus si Zeri,Zani, dmth si 2 koncepte te ndara por qe bashkohen kur i vishen Hyjit/Hyllit.

    Lidhja e supozuar dias dhe zeus eshte nga pikepamja e shqipes e gabuar, nuk vjen asnjera direkt prej tjetres.

    Me shume sesa Zeus une do kerkoja fjalen Hyll per ta caktuar si titull.

    Nga djali i Dardanit Hylli do lindte Troja.
    Nga djali(nje prej te shumteve) i Herakliut Hylli do lindte Sparta.
    Nga djali i Eneas Hylli do lindte Roma.

    Patriarku ,mbreti, prijsi, eshte Hylli. Pastaj Bardhyl mendoj se eshte ne te njejten logjike ,duke qene se nga mijera emra ilire qe na percillen nga guret e varrit emri Bardhyl mungon plotesisht.
    Hylli eshte gjaku mbreteror , nuk me duket Zeusi. Hylli me duket Titulli, ndersa emri i vertete i djalit te dardanit,djalit te herakliut ka humbur,ndersa i atij te Eneas ka mbijetuar Askanius.

    Mytili eshte mbret tjeter ilir ndersa -ili e gjejme edhe tek disa mbreter hitite.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyj-Njeriu : 24-06-2008 më 13:53
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #1024
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    TANI I KENI HYRE DISKUTIMIT ATY KU DUHET TE DISKUTOHET ,
    DIELLI- ESHTE DZEWZ
    Nese me lejoni per emrindite, diell e vetmja eshte gjuha shqipe qe e ruan bazen dhe kuptimin e emrit dite diell die pra gjuha shqipe eshte gjuha proto e lashte indiane nese marrim perbaz emrin dite te kesaj gjuhe .
    RZE -RR-ZE
    LEXO r dhe d lexo z dhe i edhe dze-die diepatros
    I thon anglisht rezes reiz ju qe e dini anglishten mos vjen ky emer nga kjo baz?!...
    Nese engatrrojm emrin tini me zeus do ti koklavitim gjerat edhe me tutje .

  5. #1025
    Citim Postuar më parë nga alfeko sukaraku Lexo Postimin
    Madhëri(Dias)

    nuk je aspak jashtë teme---as unë nuk jam vlerësuesi i punës së mbrekullueshme që bëni në këtë forum.

    Problemi qendron këtu:

    Ekziston një greqishte e dorëshkruajtur e cila ka shumë fjalë shqipe në përbërjen e saj.Të ngrej dikush peshën e njohjes së këtyre fjalëve ,është një peshë shumë e rëndë ...gjigande=katastrofi e ç ka na bordelloset për greqishten e lashtë deri më sotë.Isiqio përbën bazën e kësaj teme.Unë mund të ndihmoj në këtë drejtim....por duhet shumë punë,ndaj më mirë lër ta ruajmë paralelishtë në këtë temë.Ekzistenca e fjalve shqipe në greqishten e lashte vërteton AUTOKTONIN PELLAZGE TË ARVANITËVE EDHE ÇAMËVE......çamët......A e dini se vallja kombëtare e greqis është " vallja çamiko" .A e dini se greqin e banojnë 4 milion arvanitas?.Sllavët edhe turqit e shpallën veten e tyre jogreke.Cilët janë grekët ???? i ellines ine i metekondes tis elliniqis pedhias=grekët janë pjesmarrsit e shkollimit grekë,ka thënë Isokrati dikur,por edhe sotë po këta janë grekët,pasi gjuha mëmë e këtij kombi edhe në ditët tona -është arvanitja shqipe-sllavja edhe turqishtja e mëvonshme.....ndaj ti gëzojmë shkollat greke që na hapën zogu-hoxha-nano-berisha

    me pak fjalë : sjellja e fjalëve shqipe, të shkruajtura në greqishten e lashtë ,është një rrevolucion që e përmbanë kjo temë.
    Alfeko nuk ka gje qe te me bej me te lumtur sesa vleresimi qe marre per kontributin tim modest.
    Tani, une jam njeri i thjeshte, jam fare normal . Nese do ta vleresoja me termin 'madheri' dicka ne vehten time do te ishte dashuria qe ndjej per racen dhe token time. Ajo eshte 'madhore' dhe eshte burimi dhe frymezimi im.
    Boll per vehten time.
    Une dua te te FALENDEROJ ty, Darius, Barat, Hyj-Njeriu, Dalan, Baptist, Land, Styx, Gl Branch, Kreks, Xh.Gashi dhe ndonje tjeter(te me falni qe sju permend dot te gjitheve) per PUNEN E VYER QE BENI NE ZBULIMIN E TE VERTETES.
    Ne pamje te pare duket se eshte thjesht nje diskutim i pavlere forumi.
    JO, jo .
    Puna juaj eshte ajo qe ndez shpirtrat e njerezve, ajo na ben te duam njeri-tjetrin racen dhe token tone. Ky forum sado i pavlere ti duket ndokujt eshte vendi ku njerezit bashkohen. Dhe raca jone ka me shume nevoje se kurre te bashkohet.
    Te gjithe ata qe kontribojne me mendimet e tyre , punen e tyre, dashurine e tyre jane ata qe une pa frike do ti quaja te ngjashem me Rilindasit.
    Falemnderit cuna.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  6. #1026
    Citim Postuar më parë nga alfeko sukaraku Lexo Postimin

    Po kështu edhe fjala e sotme greke "niqi"=fitore,përbën thjeshtë një fjalë pa kuptim në gjuhën greke,pasi "niqi-niqi-ndiqi,ndiqi armiqët,ndjekja e armikut=fitore....kështu thuhet edhe sotë në gjuhën shqipe.
    Alfeko jo fare rastesisht une kam te njejtin mendim.
    Folja n-djek ose n-doqa (ne anglisht pursue shume e ngjashme me përzë) ne """"""greqishten"""""""" e vjeter eshte gati-gati e njejte me shqipen.



    ashtu sic eshte e njejte fjala e neq=e ndjek per fitoj ose fitoren, ku me nje fjale fitorja sigurohet kur armiku eshte ndjekur, eshte perzene, eshte debuar e shpartalluar.

    Maratonomaku

    Rent, or rent, rent e u thuaj
    Se u çthur ordi e huaj,
    Se betejën e fituam
    Dhe qytetin e shpëtuam!
    Rent, or rent,
    Rent, or Marathonomak!

    Kap një degë prej dafine
    Dhe vërtitesh ndaj Athine,
    Nëpër fush’ e brek mi brek
    Këmba tokën as t’a prek,
    Hip’ e zbrit,
    Petrit, Marathonomak!

    Ke një plagë, po s’e the,
    Djers’ e gjak pikon për-dhe;
    Do që ti të jesh i pari,
    Për triumfin lajmëtari
    Flamur-gjak,
    Kuqo, Marathonomak!

    T’u tha gryka, po s’të pihet,
    T’u mpi këmba, po s’të rrihet,
    Se mileti po të pret,
    Ankthi zëmrat ua vret,
    Vrer e tmerr,
    Shpejt, or Marathonomak!

    Kurrë kaqë s’dogji djelli
    Dhe si plumb s’rëndovi qjelli,
    Kurr’ aq ëmbël’ e bukur s’ftoj
    Hij’ e lisit edhe kroj;
    Turru tej,
    Tutje, or Marathonomak!

    Vapa mbyt e pluhri nxin
    Ferra çjerr e guri grin
    Afsha gjoksin përvëlon
    Syrin avulli verbon;
    Ur’ e prush,
    Furr’, or Marathonomak!

    Gryka si gjyryk të çfryn
    Prej Vullkani flag’ e tym
    Se ç’vëngon e se ç’gulçon,
    Zëmra brinjët t’i çkallmon
    Me tokmak,
    Mbahu, or Marathonomak!

    Nëna, motra, nusja dalin,
    Ngrehin krahët të të ndalin,
    Mos, se s’janë veç Najada
    Magjistrica dhe Driada;
    Lark, or lark,
    Lark, or Marathonomak!

    Hajde, ja Akropolia,
    Ja qyteti e njerëzia
    Që të pan’ e që të çquan
    Dhe fuqinë t’a rishtuan
    Ha dhe pak,
    Hajde, or Marathonomak!

    Ja, arrive, ua the:
    Ç’gas e ç’helm qe kjo myzhde!
    “E fituam!”, brohorite
    Dhe për tok’ u-përpëlite;
    Vdiq, or vdiq!
    Vdiqe, or Marathonomak!

    Rent kudo, dyke bërtitur,
    Nëpër shekuj faqe-ndritur,
    Se i vogli shtrin viganin
    Dhe i shtypuri tiranin,
    Veç e tok,
    Tok, or Marathonomak!
    Ndryshuar për herë të fundit nga dias10 : 24-06-2008 më 19:31
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  7. #1027
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    jo,jo, alfeko ka te drejte,kontributi jot nuk eshte modest,eshte i jashtezakonshem,ke mbushur perfekt boshllekun qe le baptist(le te shpresojme qe te kthehet dhe ai).

    nuk eshte per te bere qefin,le te themi te verteten.

    njerez si styx,baptist,dias 10 jane te paperseritshem.

    veçoj dhe te tjeret,darius,alfeko,dalan,barat,hyj dhe te tjere


    ps.une kam lexuar me kohe,shkrime te tuat ne anglisht ne sajte te tjera,por nuk e dija qe zeus eshte dias 10
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 24-06-2008 më 19:42

  8. #1028
    Pheidippides, mbajtesi i mesazhit """"Greek""", i famshmi Maratonomak para se te leshonte frymen e fundit tha . "Νενικήκαμεν" (Nenikékamen, 'We have won').

    NENIQEKAMEN= NE+NIQE+KAMEN=NE+NDOQEM+ KAMI(kemi)=ne i kemi ndjekur(armiqte)=ne fituam

    Citim Postuar më parë nga clint Lexo Postimin
    jo,jo alfeko ka te drejte,kontributi jot nuk eshte modest,eshte i jashtezakonshem,ke mbushur perfekt boshllekun qe le baptist.

    nuk eshte per te bere qefin,le te themi te verteten.

    njerez si styx,baptist,dias 10 jane te paperseritshem.

    veçoj dhe te tjeret,darius,alfeko,dalan,barat,hyj dhe te tjere


    ps.une kam lexuar me kohe,shkrime te tuat ne anglisht ne sajte te tjera,por nuk e dija qe zeus eshte dias 10
    falemnderit, kurse ti je fisnik.

    Po vete Marathona cfare eshte?

    Μαραθῶνος (Machê tou Marathônos),

    Marathônos=Marr+thôn+os(prapashtesa e shemtuar greke)=Marr + THONE
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 26-06-2008 më 17:48
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  9. #1029
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga clint Lexo Postimin
    dakord,perveç kesaj une shtoj qe DI=DITE
    ndoshta , por une nuk besoj se ta thote vet emri i mbretit ilir Bardhylli...mu kon e kishin perdor parashtesen Bardhe + elli nese kishte me qene fjala per yllin qe shendrit (kete rast diellin).

    Me termin Zeus-Zot se pse eshte shqipe me se miri ta tregon ky shpjegim se shume terma jane krijuar nga fjalet e yjeve sepse Yjet/Qielli/Dielli per shume kohe kane qene te pashpjegueshme per qenjen njerzore dhe prej tyre kane dal shume perendi dhe fjale tjera, jo me ket si Cavalli-Sforza e shume linguista e tjere kane thene qe shqipja eshte me e vjetra e njerezve qe kane jetuar ne kontinentin tone.


    English------Greek------------Albanian ----Slavic------Latin

    Star----------Asteri----------------Ylli/Illi-----Zveda---------Stella/Astrum/Sidus
    Moon--------Fegkari/Chazevo----Hëna-----Mesecev------Luna
    Sun----------Illios------------------Dielli------Sunce---------Solis
    Sky-----------Ouranos-------------Qielli------Nebo-------- Athra/Axis/Caelum


    Vetem shqipja ka nderlidhshmeri Yllit-Diellit-Henes-Qiellit kurse gjuhet e tjera kane marr nje prej tjetres (Persishtja, Baltidshja etj dhe anasjelltas) dhe skane asnje lidhshmeri mes veti.

    nga keto fjale kane lind Illiret dhe Ellenet (greket)...kjo vet tregon vjetersine e fjaleve te shqipes sepse keta popuj kane qene shume te lidhur me perendite (qiellin...besonin ne qiell)...

    Gjithashtu greket e adabtuan fjalen Illios (os - mbaresa) nga shqipja/ilirishtja si dhe latinet Stella (a - mbarese).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 26-06-2008 më 17:48

  10. #1030
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar më parë nga dias10 Lexo Postimin
    Pheidippides, mbajtesi i mesazhit """"Greek""", i famshmi Maratonomak para se te leshonte frymen e fundit tha . "Νενικήκαμεν" (Nenikékamen, 'We have won').

    NENIQEKAMEN= NE+NIQE+KAMEN=NE+NDOQEM+ KAMI(kemi)=ne i kemi ndjekur(armiqte)=ne fituam
    shumë e saktë.

    influenca greke në ato kohë ka qënë shumë e dobët,pasi grekët nuk ja arritën kurrë të qeverrisnin një kombë grekë.Sepse që nga lindja e tyre ata ishin "grupi fetare i falltores së apollonit në Dilo..nën mburojën e aleancës së Athinës.

    Aleanca e Athinës në rënie të saj u pasua nga Aleksandri i madhë,edhe këtu qendruan si folësit e gjuhës së fesë".Ardhja e romës edhe i bordellos bizantine kishi po të njëjtin drejtim latinishtja=gjuha e shtetit.greqishtja =gjuha e fesë edhe e ligjeve të murgimit.Grekët i bënë shtetë për herë të parë ortodoksët shqipfolës=Arvanitët

    vrej pisat -dijetarët e sotëm -kur flasin për gjuhën e popullit=gjuha e pështirë e popullit..kjo ishte shqipja jonë,ndërsa gjuha "papështirë" ishte greko-latinja teknike.

    ndaj shumë fjalë shqipe janë përvetsuar nga gjuha greke ,pasi populli fliste shqipë,ndërsa kisha fliste greqishten,por kisha =shkollë,edhe shkollimi =grekët janë ata që marrin pjesë në shkollimin grekë=isokrati

Tema të Ngjashme

  1. Në gjurmë të gërmave dhe shkrimit Pellazgo-Yllir #2
    Nga alfeko sukaraku në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 477
    Postimi i Fundit: 14-07-2010, 03:58
  2. Sola Scriptura
    Nga berat96 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-08-2009, 11:48
  3. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Makina e shkrimit
    Nga elvisi80 në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2002, 03:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •