Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Irani dhe shprehja e lire e mendimit

    Profesori iranian Hashem Aghajari u denua me 5 vjet burg per shkak se shprehu publikisht pikpamjet e tij. Zoti Aghajari ishte profesor historie ne Universitetin Modarres te Teheranit.

    Ne qershor 2002, ai u arrestua sepse mbajti nje fjalim ku bente thirrje per nje "rilindje fetare" midis myslimaneve shiite. Ne nentor 2002, ne nje gjyq te mbyllur pa juri, zoti Aghajari u shpall fajtor per fyerje te Islamit dhe u denua me vdekje.

    Por protestat nderkombetare si dhe demonstrimet e studenteve iraniane e detyruan sistemin gjyqesor radikal te vendit ta rishikoje ceshtjen e tij ne fillim te ketij muaji. Gjate rigjykimit te tij, zoti Aghajari tha se ai thjesht u kishte drejtuar pyetje klerikeve dhe nuk kishte fyer Islamin. "Ajo qe thashe une, deklaroi ai, eshte se Islami modern rrezikohet nga fondamentalizmi qe ne shikojme te Talebani dhe Osama bin Ladeni."

    Ne vendet ku respektohen te drejtat e njeriut, komente te tilla do te ishin dicka fare normale, nje shprehje e lirise se fjales. Por ne Iran, thote zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Richard Boucher, te drejtat e njeriut nuk respektohen.

    "Kjo eshte ne vazhden e provokimeve dhe veshtiresive qe krijohen per njerezit qe perpiqen te flasin hapur, eshte ne vazhden e mungeses se shprehjes publike ne Iran, te pamundesise qe kane njerezit per te folur hapur mbi ceshtje qe u intersojne atyre."

    Kudo ne Lindjen e Mesme, thote Presidenti Bush, njerezit kerkojne qe sundimi autoritar t'i leshoje vendin demokracise dhe respektit per te drejtat e njeriut. Aktivisti iranian i te drejtave te njeriut, Ladan Boroumand thote se thenia e gjerave hapur mund te sjelle ndryshime ne Iran.

    "Sa me shume qe e ben me turp regjimin totalitar, sa me shume lufton kunder makines qe krijon iluzione, iluzionin e popullaritetit, iluzionin e reformes, aq me teper e kufizon perdorimin e dhunes nga ana e tyre."

    Nese kleriket radikale te pazgjedhur te Iranit ”nuk perfillin kerkesat demokratike te popullit iranian, thote Presidenti Bush, regjimi do te humbase pretendimin e tij per legjitimitet."

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    “Korrieri” i Tiranės i ndjell keq Teheranit

    Ardian Ndreca

    Tė dielen 7 tetor 2007 gazeta «Korrieri» botonte nji interviste shumė tė bukur tė ambasadorit iranian nė Tiranė, ku pėrfaqsuesi i Teheranit i thurte lavde dhe numronte sukseset e qeverisė sė tij.

    Tė nesėrmen nė mėngjes nė kampusin universitar tė Teheranit disa qindra studenta e pritėn zotin Mahmut Ahmadinexhat me fishkullima dhe me thirrje: Vdekje diktatorit. Ahmadinexhati asht si Pinochet-i etj.

    Ēka me thanė: «Korrieri» ndjell keq!
    Sigurisht ne i kemi ende tė freskta nė kujtesė deklaratat e ambasadorave tė Shqipnisė komuniste qė cicėronin nėpėr botė tue tregue sukseset e E. Hoxhės dhe tė klikės sė tij, e bota qeshte pse e dinte se ēfarė zuzarėsh ishin ata dhe regjimi i Tiranės.

    Sot bota vijon me qeshė, edhe me ata qė i hapin mikrofonin dhe shtyllat e nji gazete zanit tė regjimi diktatorial dhe obskurantist tė Ahmadinexhatit.
    Nuk asht hera e parė qė Ahmadinexhatit i ndodh nji gja e kėtillė. Pėr mungesėn e familjaritetit qė ai dhe regjimi i tij ka me lirinė dėshmojnė shtypi dhe organizatat ndėrkombtare, por gazetarit tė shkretė tė «Korrierit» kėto gjana nuk i kishin mbėrrit nė veshė, mbasi asnji pyetje e tij s’kapte atė qė asht thelbsore pėr pozitėn e Iranit nė botė.

    Kah ana e tij ambasador-shkreta ishte zanė me tul buket edhe pse kurtha ishte krejt prej fillestarėsh. Aq fort kishte fluturue ambasadori sa qė kishte mbėrrit me pohue se pėr Iranin s’ka problem qė Shqipnia po integrohet nė Bashkimin Europian, por nė fund ishte zgjue kur e kishin pyet: a e mbėshtetė Berisha politikėn bėrthamore tė Teheranit dhe a ka problem qė Bushi ka ardhė nė Shqipni?

    Prej cilit vilajet vinte ai gazetari, ketė s’e morėm vesht.
    Sigurisht asht komike pėr nji diplomat persian me u zanė shah mat prej nji korrieristi tė randomtė, por “mala tempora currunt”!

    E vėrteta asht paksa ndryshe.
    Irani torturon dhe vret tė mitun e tė rritun pėr “krime” si veshja e papėrshtatshme, lyemja pa kriter (jo e shtėpisė, e grave), kundėrshtimi i politikės sė pasdaranėve, Irani vret e pret kurdė e pakica tė tjera pėr motive etnike dhe politike, sistemi legjislativ i Teheranit ka ngjyrė dhe formė mesjetare, nė Iran nuk ekziston liria e shtypit dhe e fjalės, atje pėrdoret tortura publike dhe e mshehtė si edhe gjymtimet si dėnime normale; gratė s’kanė tė drejta: dėshmia e tyne vlen sa gjysma e asaj tė burrave, ato mund tė trashėgojnė veē gjysmėn e pasunisė qė u takon.
    Siē dėshmonte para pak kohėsh Hossein Ali Montazeri, ish mbasardhės i Khomeinit, nė vitin 1988 gratė iraniane u masakruen nė masė prej fanatikėve kriminela, tė cilėt para se me i var dhe me i torturue i kishin dhunue.

    Sot, siē vėrente para pak kohėsh Amir Taheri nė «Wall Street Journal», kemi tė bajmė me valėn ma tė fortė tė persekutimin qysh prej vitit 1988, nė burgje ka rreth 150 mijė vetė, vetė Ahmadinexhati ka dhanė urdhėn me ndėrtue 33 burgje tė reja.

    Po pėr kėto gjana «Korrieri» hesht, ndoshta edhe s’i din me tė vėrtetė, por sė paku prej intervistės ka mėsue se persishtja ishte gjuhė e dytė nė Elbasan deri para 200 vjetėsh.

    Gazetarit mjeran do t’i ishte dashtė me e pyet Ambasadorin se ēfarė dėnimit do t’i kishin dhanė sot Omar Khajamit po tė kishte qenė gjallė, mbasi ky i kėndon venės dhe grave: pushkatim, litar apo thjesht 50 kamxhikė nė shpinė!
    Ose mund ta kishte pyet si qe puna qė persishtja na paska qenė gjuhė e dytė nė Elbasan... dhe si doli nga pėrdorimi. Ēudi e madhe, pse deri nė vitet ’20-’30 analfabetizmi nė Shqipni ishte gati 90% - ku belanė e paskan mėsue persishten 200 vjet ma parė.

    Ne i kuptojmė krejt mirė qėllimet dashakeqėse tė intervistuesit dhe tė atyne qė e grazhdojnė. Por edhe pse kemi qenė ndėr tė paktėt qė i kemi kėrkue zotit Berisha me braktis Konferencėn islamike pėrgjithmonė, na duket e neveritshme hipokrizia e asaj pjese politike qė pėrfaqson «Korrieri».

    «Shokėt» ndenjtėn nė pushtet prej 1997 deri nė 2005, u pasunuen sa s’ka, por s’e morėn mundimin me ba asnji hap pėr daljen nga Konferenca islamike.
    Qeveria e Tiranės nė ato vite ishte gati si nji filiale e asaj tė Athinės por s’u fol asnji fjalė pėr Iranin. Ne tė gjithė e dijmė se kush janė ata tė cilėve u intereson qė vendi ynė tė duket i lidhun me Iranin e me tė tjerė si ai.

    Fqinjėt tanė tė paemancipuem prej ndjenjave tė tyne primitive duen qė ne tė dukemi sa ma barbarė dhe tė rrezikshėm dhe pėr kėtė gja paguejnė, e tregu shqiptar asht plot me tė shitshėm, edhe pse vlejnė krejt pak.

    Nuk janė veē majtas, padyshim qė ka plot edhe djathtas. Sigurisht qė anija me armė qė nji shtet sovran si Shqipnia i kishte shitė Armenisė nuk u kap rastėsisht prej turqve. Vetėm budallai i zakonshėm mund ta quejė Azerbajxhanin Shqipni dhe si tė tillė tė papranueshme shitjen e armėve Armenisė.

    Gjithsesi «Korrieri» i ndolli keq regjimit tė Iranit, nji ambasador tjetėr para se t’i japin intervistė duhet t’i mbushin xhepat me hudra tė thata, nemos tjetėr me mbulue erėn e randė tė hipokrizisė.

    Por po vazhduen kėshtu tė rinjtė demokratė tė popullit fisnik dhe indo-europian tė Iranit, kam frikė se ambasadori i regjimit diktatorial s’do tė na japė ma kėnaqėsinė me lexue intervistat e tija me dije dhe me krypė.

Tema tė Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2006, 05:56
  5. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •