Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    "Çelës i Artë" për vallen shqiptare në Rusi.

    Moskë, ansambli Elba-Folk merr pjesë në festival.

    Në kohën e një dimri të madh rus për shkak të qëndrimit ndaj çështjes së Kosovës, arti duket se mbetet i vetmi që mund të shkrijë akujt. Pas ekspozitës së hapur në Tiranë pas afro 50 vjetësh nga artistja ruse Tatjana Vavrzhina, takimi i kulturave ruse e shqiptare u përsërit në Moskë.
    Ansambli elbasanas Elba-Folk shkeli tokën ruse dhe pas afro 50 vjetësh ndërprerje. I drejtuar nga etnologu Thanas Meksi u prezantua mes 115 kanditaturave të paraqitura nga të gjithë kontinentet. Elba-Folk u paraqit me një larmi vallesh popullore, nga veriu, jugu dhe Shqipëria e mesme të përgatitura nga koreografi i Ansamblit të Shtetit, Rexhep Çeliku.

    Top-Channel
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 20-10-2007 më 09:19
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    "Çelës i Artë" për vallen shqiptare në Rusi

    Një trofe jo pak i lakmuar nga pjesëmarrësit e këtij eventi, që merrnin pjesë nga vende të ndryshme të botës. Por fati i ra Shqipërisë, e pikërisht ansambli nga Elbasani "Elba Folk" që bëri të kërcejnë me vallen shqiptare mijëra spektatorë. "Kureshtja ishte e madhe. Ashtu si rinia, por edhe 40-vjeçarët na quanin "kosovarë", ndërsa më të rriturit kishin dashuri dhe respekt për vendin e shqiponjave dhe shqiptarët, duke na thënë "se kemi kohë që iu presim", tregon kështu presidenti i "Elba Folk", Thanas Meksi. Artisti tregon se nostalgjia për këngën shqipe, për vallen dhe ritmin e muzikës kombëtare ndihej në çdo vend, në çdo gjest e çdo rus që e njihte sadopak Shqipërinë. Nga Moska, në Vladimir, në Suzdal ku edhe u nderuan me çmimin e parë të festivalit, "Elba Folk" është pritur ngrohtë.
    Festivali Botëror i Folkut në Suzdal të Moskës u zhvillua nga datat 17- 24 shtator në një skenë të madhe, të ngritur mbi një livadh. Në këtë festival merrnin pjesë 13 ansamble nga vende të ndryshme të Evropës, por edhe nga kontinenti i Azisë dhe Afrikës, e konkretisht si India, Turqia, Nigeria, Spanja, Sllovenia, Sllovakia, Kroacia, Moldavia, Polonia, Shqipëria, Ansambli shtetëror i Rusisë së Veriut dhe ansamblet republikave autonome të Moldovës, Asfatisë etj. "Konkurrimi ishte dinjitoz nga të gjitha grupet, me kostume të mirëfillta popullore. Që në fillim grupi ynë u rreshtua te më të përgatiturit së bashku me Spanjën, Ansamblin shtetëror rus, Moldavinë etj. E veçanta ishte se grupi ynë paraqiste në koncerte programe të ndryshme në valle, kostume e melodi dhe dy ditë para finales u rreshtua me Spanjën në krye të listës. Po gjatë këtyre ditëve koncertet tona u shoqëruan edhe me librat tanë "Kostume popullore të Elbasanit", "Isuf Myzyri" "Elba-Folku në vite" etj. Mendoj se edhe çmimin e merituam plotësisht", shprehet më tej etnologu Thanas Meksi. Ansambli popullor "Elba Folk" i Elbasanit i krijuar dhjetë vjet më parë ka grumbulluar një përvojë pozitive në grumbullimin e folkut shqiptar nëpër botë. "Fitoi bukuria shqiptare, në vallet e bukura, kostumet e bukura popullore, muzikën e bukur dhe çdo gjë ishte e bukur", u shpreh pas festivalit dirigjentja Larisa Atimova. Për pjesëmarrjen në Festivalin Botëror të Moskës juria përzgjedhëse në caktimin e ansambleve u bazua në CV e tyre të dokumentuar edhe në disqet muzikore dhe koreografike. Si e tillë CV e "Elba Folkut" u rendit në vendin e nëntë nga 115 CV të ansambleve të tjerë. Jashtë festivalit mbetën ansamble të tjera Bullgaria, Rumania, Greqia, etj. Ndaj presidenti i festivalit, Genadiy Danishevski e vlerësoi ansamblin shqiptar "Elba Folk" si përfaqësuesen e denjë të folkut në botë.


    Gazeta Panorama
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #3
    Kam kenaqesi kur lexoj per nderimin e folklorit tone edhe sidomos nepermjet valles shqipe. Folklorit tone duhet ti kushtohet shume vemendje se nepermjet tij tregojme kulturen e bukur shqipetare. A ka ndonje video te ketij festivali?

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •