Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Makth apokaliptik....

    I ftohur dhe lodhur nga urrejtja, Dielli
    Nga gjaku I pafajshem dhe shperfillja
    U ul ne sheshin e qytetit
    Ku rendom mblidhet gjindja…

    E rrethuan femijet te paret
    Pastaj pleqte, burrat dhe grate
    Te fortet benin sehir me tutje
    Sepse duket nuhasnin diēka

    Diēka do ndodhe sigurisht
    Larje hesapesh te vjetra
    Shtrengohen celularet si shpetim
    Dhe dora tjeter tek kuleta

    S’qenka ftohur krejt, - foli dikush me frike…
    Horizonti ngadale po nxihej
    Ajri humbi tejdukshmerine
    Dhe frika rritej

    U braktisen vilat
    Dhe apartamentet plot drite
    Luksi, makinat, florinjte
    Si dikur s’kane me kuptim

    Mbeten memece, te shkreta rruget
    Me koren e akullit mbi shpine
    Korbat bere njesh me naten ēirren
    Mallkim…mallkim…

    Fishkellima gjarperinjsh lart ne ajer
    Fluturojne zvarraniket, gjithfaresoj
    Vdes Drita nen helmin e tyre
    E shkelur ne asfaltin e ftohte

    Njerezit struken zgafellave, tuneleve
    Kush mbeti jashte, mbet jashte perjetesisht
    Nga pesha e mekateve shqyhen ndergjegjet
    Si qente per nje cope mish

    Ne reren e lagur, buze liqenit te ngrire
    Zogjte e tij po shqyen nositi
    Dhe ushqen trupin me pjellen e vet
    Si dikur kont Ugolini…

    Te fortet? Ku jane? Ē’u bene te fortet?
    Mbeten jashte, vdekja I preu??
    Ahhh,…jashte si gjithnje mbeten te dobetit
    Serish zemra e ndershme I genjeu…

    Ne skene dolen perseri rapsodet
    Me lahutat e dikurshme, antike
    Me lekundjen e dores qajne e kendojne
    Per Driten, vargje epike

    Njerezit degjojne dhe sjellin ne mend
    Ditet e ngrohta me diell
    Jashte gjarperinjte ne ajer fluturojne
    Ne ate qe s’mund te quhet me qiell…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dikeafajtore : 04-05-2002 mė 16:47

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    hmmm...

    Po kont ugolini kush eshte? Ai arkeologu italan?


    Shume e bukur kjo Poezia... suksese..

  3. #3
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Kont Ugolini? - E gjen ne "Ferrin" E D.Aligierit, i denuar nga armiqte e vet politike, i mbyllur ne nje keshtjelle bashke me djemte dhe niperit e tij, i torturuar nga uria, thuhet se hengri kufomat e niperve te tij.

  4. #4
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872

    me ty Dikea,

    dikea, nuk di a eshte rastesia, une shoh permiresim. E di qe Majakovski u be poet ngaqe nje miku i tij e prezantoj ne nje mbremje si te tille, pa qene. Vetem nga forca e vullnetit, deshira per te qene dikush, per te ngadhenjyer mbi boten.
    mosbesoj ngaqe je femer, pse jo, ndoshta femra e pare poete. Ēudia e pare, si nene Tereza ne religion.
    Diēka, sa me pak ere "profesionalizem" aq me mire, le vend per rastesine, jo ē'do gje e qellimshme, me efekte, per te habit te tjeret.
    Mos kerko miratim, as aprovim nga publiku, megjithese eshte jashte natyres njerezore, ne te gjithe kemi nevoje per mbeshtetje morale, ē'ti besh.
    E vetmja rruge drejt lavdise eshte, pikerisht ta kundershtosh " natyren njerezore", te ecesh ne sens te kundert me te.

    ps, a e di qe ke nickun me domethenes e te bukur te forumit. Bravo!

  5. #5
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Ahhh,…jashte si gjithnje mbeten te dobetit
    Serish zemra e ndershme I genjeu
    me pelqeu shume por keto dy pika kulminante jash mase
    Pershendetje!!!!

  6. #6
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Nga pesha e mekateve shqyhen ndergjegjet
    Si qente per nje cope mish

    Edhe kjo eshte teper e bukur!

  7. #7
    ANTIKRISHT I NDERUAR Maska e Satanisti
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    FERR
    Postime
    78
    poezia ishte e bukur,megjithate tema sikur nuk me pelqeu dhe aq.
    ndoshta ke marre persiper te vazhdosh rrugen e Nostradamusit.

    ndoshta po te ndryshosh temen do besh karriere.

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Dikea e dashur, kerkova nder shkrimet e tua ne forum e ne mungese po ringre ne faqe te pare ate, qe bashke me poezine "E thjeshte", eshte per mua poezia jote me e forte.
    Sa keq qe nuk e gjeta "E thjeshte".

    Ne rikthimin tend, sille ti moj fisnike........E aty ku je, cdo dite ktheje ne nje feste e cdo cast fiksoje, se si egoiste qe jemi (ne lexuesit e tu) te duam te na e risjellesh me vargun tend perfekt....Dita!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    DIKEAFAJTORES sė magjishme!

    e LEXOVA DISA HERĖ! Mbeta i shastisur. Kjo vdekje apokaliptike ka dimensione qė pa e tepruar aspak mund tė them - kozmike!....
    Mė lejo tė shtoj diēka, jo pėr tė konkuruar ty e mira dhe zonja fisnike e Mbretėrisė Poetike tė Forumit, por ja, kam nevojė, kam nevojė tė shkarkoj!!!!!:

    .....nė shtigjet e vjetra ku priste gjaksori
    u shfaqėn rapsodėt me lahuta nė duar.
    Tė heshtur tumosnin, frymė merrnin nga zori
    me veglat e lashta duke i akorduar!....

    sa vite a shekuj qė kishin ndaluar
    dhe mė nuk kėndonin ata lahutarė
    nė pritė kishin dalė, me "armėt" nė duar
    qė vdekjes sė Dritės ti thurnin balladė!

    Dikush lidhte telat, mė tej zėrin kruanin
    dhe prisnin viktimėn tė vinte nė pritė
    kėta vrasės modernė, sa shumė qė po vuanin
    mė parė do bėhej kėnga, pastaj do vdesėsh Dritė!...

    .......ja njerėz dėgjuat, kėshtu mund tė vritet
    mė parė bėhet kėnga,pastaj prita ngrihet!......

    Agimi

  10. #10
    me sa me kujtohet mua ... kont ugolini nuk i hengri niperit e tij ... ishin po mbyllur ne keshtjelle edhe ne nje moment kur nga deshperimi ky kafshon duart ... nje nga niperit e tij kujton se e ka nga uria edhe i thote nqs do me ha mua ...

    megjithate megjithate goce mqs e ke vene ne poezine tende shko shikoje librin edhe tregona se na ngeli si dyshim ....
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •