Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 59
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22
    Forcat e KFOR-it turk në Kosovë në rolin e misionareve fetar !

    Nga Asllan Dibrani

    Kfori turk tashmë e bëri si tradicionale synetinë e fëmijëve shqiptarë që disa vite . Ky lloj veprimi siç duket i jap një imazh të keq misionarë, qe kanë ardhur të mbrojnë "qetësinë dhe paqen" në Kosove. Kësaj i thonë propagandë dhe thyrje e rregullave sipas konventës ndërkombëtare për misionaret në vendet e dala pas luftës. Kjo është një thyerje e etikës dhe e misionit ushtarak të turqve në kuadrin e KFOR-it . Pa u hamendur vetvetiu konfrontohet njeriu me te kaluarën historike dhe apetitet e Turqisë së vjetër ndaj Kosovë.

    Këtë popull është duke e keqpërdorë, edhe në ketë mënyrë gjeja përmes organizimit te synetisë.Këto ditë po vazhdon në Kosovë aksioni i synetisë, siç po ndodhë që disa vite bile, bile me përcjellje edhe të medieve qe shkruajnë në gjuhën shqipe, a me mend dhe zemër janë pjellë turke,arabe,sllave etj ! Kjo politikë e ushtarëve turq të KFOR-it nxitet, përmes njerëzve tanë, në lajthitje me kodin shqiptar. Ky aksion synetie po vazhdon ne disa qytete te Kosovës me elitën e disa bashkëpunëtoreve të vet hoxhallarë të pa vetëdije,të pa shkollë ose të shitur duke devijuar nga parimet kombëtare shqiptare!?...

    Me veshjet e rrobave te synetisë fëmijët dhe me një shëtitje nëpër holet spitalore apo shpesh duke defiluar nëpër qendra të qyteteve! Synim për ti tërhequr vëmendjen, tek publiku gjeja se po e ndihmojmë këtë popull me prerjen e "penisave " fëmijëve të vegjël kosovar . “Përzgjedhja e fëmijëve për syneti, që tashmë është bërë traditë me KFOR-in turk, është bërë në bashkëpunim me njerëzit e vet hoxhallarë ,besimtare,administrator zyrtarë etj.

    Për propagandën e KFOR-it turk në Kosovë nga misionar paqësor po kalojnë në misionar fetar, duke propaganduar fenë dhe duke u përpjekur qe përmes këtij "Aktivitet humanitar të synetisë " po përhapin informata se gjeja janë njerëz te humanitetit , ku edhe ne emër te humanitetit po përfitojnë poena të karakterit klasik fetar në Kosovë, poligon eksperimental pa mbikëqyrje,pa kontrolle, duke e keqpërdorur misionin e tyre se për çka kanë ardhur. A thua se Kosova pakë ka të sëmure fëmijë qe lëngojnë nga zemra qe presin me i ndihmua?. A thua pak fëmije ka pa prindër qe mbeten si pasoje e terrorit serb ne luftën e fundit që presin përkrahje dhe ndihmë?. A pak fëmije ka në Kosovë qe janë mbetur pa gjymtyrët te trupit qe ju preu shkau dhe qe presin shërim akoma ?. A pak fëmije ka qe nuk kane kushte as minimale të jetës pa çerdhe , e pa shkolla mësimi?!... Këta humanitar nuk u kujtuan ne këtë rang të fëmijëve që ta ndihmojnë !

    Pasojat evidente nga propaganda e riteve fetare islame nga qarqe, te caktuara dhe të argatëve melez e gjysmë-shqiptarë që edhe gjatë historisë i kanë sjellë dëme popullit shqiptarë. Po ju sjellim fakte nga një takim i ngjashëm në Kosovë me një demagogji qorre dhe antikombëtare !

    KBI MERR PJESË NË CEREMONINË TRADICIONALE TË SYNETISË NË VUSHTRRI

    Organizuar nga Shoqata “Cesme” dhe përkrahur nga KFOR-i turk, ne Vushtrri edhe këtë vit, më 3/8/2010, u mbajt ceremonia e Synetisë ne qytetin e bukur të Vushtrrisë. Pjesëmarrës te këtij takimi qenë Komandanti i Forcave Turke ne Kosove, zt. Bahadiri, i shoqëruar me bashkëpunëtorë dhe ekipin mjekësor ushtarak. Në fillim, fjalën përshëndetëse e bënë organizatorët, më pas Komandanti i Forcave Turke, e më pas përfaqësuesi i KBI- Vushtrri, Sedat ef. Islami.

    Ja teksti i fjalimit:

    BISMIL-LAHI’RR RRAHMANI’RR RRAHIM

    Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

    I nderuari Komandant I Forcave Turke,

    I nderuari përfaqësues i Shoqatës “Cesme”,

    Vëllezër dhe motra!

    Më lejoni që fillimisht t’iu përshëndes me përshëndetjen qiellore es Selamu alejkum, dhe njëherit t’iu përcjell edhe përshëndetjet e Institucionit qe përfaqësoj dhe Kryetarit të saj. Islami nuk është ashtu siç shkruajnë të tjerët për të dhe as ashtu siç paraqitet nga ata që vetëm formalisht kanë përkatësi të tij. Islami është krejtësisht tjetër. Nëse sot, me rastin e kësaj ceremonie, shprehet një aspekt shëndetësor i Islamit, shprehet motoja dhe esenca e tij, atëherë dijeni se Islami i tëri është i tillë. Kredoja dhe ritet islame, që të gjitha, pa përjashtim, promovojnë vetëm vlera, humanitet, mirëqenie, rend dhe siguri. Mos harroni se këtë rit, urtësitë e të cilit bota moderne i ka zbuluar vetëm tash së voni, Islami e ka aprovuar para më shumë se njëmijë vjet. E po kështu, mos harroni se para vetes keni muajin madhështor, një muaj që nga gjuhët e mjekëve mban epitetin e operuesit pa brisk.

    Për të mos e zgjatur më shumë, më lejoni që në emrin tim dhe tuaj të falënderoj Komandantin e Forcave Turke dhe këto shoqata turke që janë duke kontribuar sa në ngritjen e vetëdijes fetare, kombëtare dhe shkencore po aq edhe në ruajtjen e rendit dhe sigurisë si pjesë e forcave të NATO-s në Kosovë.

    Ja çka i servojnë Forcat turke me shërbëtorët e vet gjysmë-shqiptarë dhe te pa shkollë ose të shitur , popullit shqiptare , një popull me qytetërim evropian , mëkat të mbyllen këto të reja nen ritet fetare të imponuara nga një pushtues 500 vjeçar, të largohen nga bankat e shkollës, universitetit, nga çerdhja e vetëdijes për kulturë, arsim,art dhe muzikë. Duke e diskriminuar dhe ndaluar hovin ta shijoj rininë e sajë, për një edukim emancipues sikurse femrat e botës së zhvilluar.

    I nderuari Komandant,

    Fjalët janë të pakta për të përshkruar falënderimet që duhet tua bëjmë por më lejoni që ta lus Allahun bashkërisht me gjuhët dhe zemrat e këtyre muslimanëve këtu qe juve, familjen, ushtrinë dhe shtetin tuaj t’i ruaj, t’iu begatojë me përparim dhe zhvillim, dhe përfundimisht, në botën e amshueshme, t’iu shpërblej me Xhennetet e Tij!

    Ju faleminderit!

    Wes selamu alejkum!

    Tani këta njerëz tradhtarë dhe të përkëdhelur i harrojnë sakrificat e vëllezërve Frashri, e harrojnë "Lidhjen Shqiptare të Prizrenit" besën e burrave të mëdhenj , e harrojnë periudhën e "Rilindësve tanë"

    Ja shiheni lexues të nderuar se me çka mashtrohen shqiptarët nga jo shqiptarë ose gjysme shqiptarë! Lavdëron një ushti të huaj , një shtet të huaj që të pushtoj 500 vjet, nuk përmendet as kund se jemi shqiptarë te besimit islam duke e nuancuar më ngjyra të një komb asnjanës ose në një komb mysliman pa shqiptarë me gjuhë arabo-turke. Gjithë ai tubim pa asnjë element shqiptarë , asnjë fjalë kombëtare,asnjë fjalë historike,asnjë fjale, në kulturë , asnjë fjalë me terme medicionale!? Ky njeri Sedat Islami kush e dinë se kush e paguan ,kush e urdhëron, dyshohet të jetë shqiptarë si e verbon popullin mbas një lecke të dhuruar nga pushtuesi 500 vjeçar në Kosovë? Tani këta njerëz tradhtarë dhe të përkëdhelur i harrojnë sakrificat e vëllezërve Frashri, e harrojnë "Lidhjen Shqiptare të Prizrenit" besën e burrave të mëdhenj , e harrojnë periudhën e "Rilindësve tanë" dhe heroizmin e shqiptarëve qe dhanë në beteja të ndryshme për ta luftuar turkun si pushtues shekullor. Këtyre "humanitarëve " është e rrugës tu tregohet nga ndonjë institucion i Kosovës apo ndërkombëtar t'u thuhet se nuk jeni ardhë me pre "penisa të fëmijëve shqiptarë dhe propagandë fetare islame " sipas (artikullit të lartshënuar) po le ta ruajnë atë për çka i ka përcaktuar bota. Ne kemi edhe doktorë dhe kuadro të mjaftueshme , bile edhe të pa punë qe i kryejnë këto ceremoni edhe ma mirë se këta ish pushtues. Shqiptarët duhet të jenë ma te pranishëm në këto situata, duke ju treguar vendin se cilit ku e ka nëse themi se jemi te pavarur . Pavarësia e Kosovës nuk e ka secili që qohet ma herët, dhe t'i teket ta bënë lamë thiu shtëpinë tënde!

    Nga Asllan Dibrani
    Qershor 2011

  2. #12
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Ore po nuk e prefe lapsin nuk shkruan letra dashurie
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #13
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    ....ok, si zakonisht nuk me interesojn tema te tilla, por konfuzioni ne terresi eshte aq "humoristik" saqe nuk mund te qendroj pa mos "vjelle" nja dy a tri fjali mbi kete.

    Gazetari i nderuar Asllan Dibrani na meson ne njeren ane se "kfori turk ndihmon ne synetimin e femijeve musliman kosovare", njekohesisht (ndoshta nga shkathtesia dhe shkollimi i madh qe e ka krahas "muslimaneve lokal te pashkollum dhe gjysemshqiptare") perfundon se vurshtria ka "kuadro" te veta per te bere synetimin e femijeve te tyre.

    Nese i numerojm tash nje dhe nje, na del se, aktiviteti i kforit eshte "me te vertet" me karakter humanitare....po te ish ai me karakter "missionar", duhej qe se paku rrethi, ose ata femije apo familje, mos te ishin musliman, ose musliman me tradita te lenura pas dore, pra, ku synetimi nuk eshte si rrend shoqerore i njohur....

    Eshte mbush nje faqe e terre e gazetes, duke mos thene asgje, perpos perbuzjes se nje ndihme te ofruar........synetimi eshte faktor ekonomik qe e rrendon kuleten familjare, nese ofrohet ketu nje "lehtesim", ai duhet se pari nga mediumet te mirepritet.....qe ndoshta te inkurajohen edhe organizata tjera per te ofruar sherbime te ndryshme, qofshin ato edhe fetare.....cfare "missionarizmi" i nevojitet nje popullate muslimane ???...........ose me fjalet e gazetarit do te thoja "500 vjet missionarizem me siguri se kane mjaftuar, nuk ka nevoje nen umbrellen e natos turqia te vije te na mesoj islamin....".....po, do te kish nevoje te vije te na mesoj te themi "faleminderit".....

    Lum kosova per kesoj lloj gazetari.....

    flm
    albanish by nature

  4. #14
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    ahahahh e ca prisni ju ??????? gjuha e dyt ne kosov o turke )
    Partizoni

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    [QUOTE=mario_kingu;3174642]ahahahh e ca prisni ju ??????? gjuha e dyt ne kosov o turke )[/Q

    Po edyta,por e par cila ,e mafis grqishtja ,apo shkinishtja ...cila
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    kur lexon kete lajm instiktivisht te shkon dora tek rrushi.Ndjeva dridhje, por me pas vendosa.A ka mundesi te me thone orarin , pasi keto dite jane dhe me ramazon.Or e ben mjeku ushtarak, apo te gjithe ushtaret kete operacion?ketu e bejne berberet dhe prandaj kam pase frike.Pashe cmimin 12 euro per femijet, po per burrat sa eshte?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 04-08-2011 më 10:17
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  7. #17
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Librazhd/Për herë të parë kremtohet riti fetar, me ceremoni festive që do të zgjasë 10 ditë

    Synetllëku, 500 fëmijë në festë

    Fatos Salliu

    LIBRAZHD - Qyteti i Li- brazhdi ka organizuar një festë gjatë ditës së djeshme për nder të 500 fëmijëve, të cilët do të bëhen synet në ditët në vazh- dim. Një ditë më parë në pall- atin e kulturës të këtij qytetit është organizuar dhe ceremo- nia, në të cilën ka marrë pjesë dhe një këshilltar i kryeministrit të Turqisë. Zeki Çaliskan, në fjalën e rastit, të mbajtur para të pranishmëve, ka premtuar ndi- hmë ndaj kësaj zone. Syn- etllëku i 500 fëmijëve nga 5 deri në 15 vjeç nga Librazhdi dhe Përrenjasi është organizuar dhe me ndihmën e fondacionit “Ukida”, me qendër në Turqi, por me aktivitet të shtrirë në disa shtete, kryesisht në vendet e ish-Federatës Jugosllave.

    Koha Jone
    6000 euro investim i bie te kene bere per 500 vete.
    Jo keq..........me leverdi duhet te jete per turqit.

  8. #18
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    O Zot c'i mundon njerezit. T'kisha me dite ca ju hyn ne pune juve se kush ke e syneton?
    I feel Kosovereign!

  9. #19
    Pse me lek beheshe synet?Se dija ata gomeret tani i shpinin ne xhami edhe i benin falas ,,,,
    po si kan besim njeher mos i presin
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  10. #20
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Sa ineteresante dhe e cuditshem per ne shqipetaret !!! Ne evropen perendimore te gjithe muslimanet,dhe cdo kushe qe don munde te behen synet edhe ne spiatale evropiane ,dhe a'skushi nuk ankohet ,dhe ase qe i inereson dikujte se cka bene ti me organet tuaja.

    Pse shqipetaret nuk ankohen qe per nje synet te harxhohet me mijera euro si zakonishte ahengjet e shqipetareve ,pore behet fjale per nje fenomen aspak i rendesishem se kushe po i bejka synet ,turqit apo arabet.

    Ruani veten mos beni harxhime te medha per nje synet ,se bota po ndryshon ekonomikishte .

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  3. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  5. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •