Sllovenėt: Shqipėria, e dobėt pa Canėn
Sipas mediave vendase, kuqezinjtė do ta kenė tė vėshtirė marrjen e njė rezultati
Shqipėria ėshtė njė skuadėr mė e dobėt pa Lorik Canėn. Ky ėshtė mendimi i mediave sllovene, tė cilėt mendojnė se mesfushori i Olimpik Marsejės ėshtė ylli i padiskutuar i kuqezinjve. "Nogomania" pėrmend se edhe mungesat e lojtarėve si Dallku, Kapllani dhe Berisha e kanė shndėrruar skuadrėn e Oto Bariēit nė njė kundėrshtar mė tė lehtė. Ndėrkohė, tekniku slloven, Kek, flet me elozhe pėr drejtuesin e stolit kuqezi, duke pohuar se ai ėshtė njė trajner i madh.
Mungesat e shumta nė ndeshjen e 13 tetorit nė "Arena Petrol" padyshim qė e kanė bėrė trajnerin Bariē me dhembje koke. Nė momentin e parė qė ka mėsuar emrat e futbollistėve qė nuk do tė kishte dot nė dispozicion, pakėnaqėsia ėshtė dukur qartė nė fytyrėn e 75-vjeēarit. Edhe emrat e pėrzgjedhur prej tij pėr dy ndeshjet eliminatore tė tetorit, mė shumė sesa dėshirė pėr eksperimente kanė treguar mungesėn e alternativave. Lorik Cana ėshtė i pezulluar pėr tri ndeshjet e radhės, e nė pritje tė apelit nė UEFA ai ka qėndruar nė Francė, ku po vazhdon stėrvitjen me Marsejėn. Mungesa tė tjera janė edhe Dallku e Kapllani (tė pezulluar pėr njė ndeshje) dhe Berisha (qė ka humbur pjesėn mė tė madhe tė sezonit pas dėmtimit nė gju). "Kombėtarja shqiptare ėshtė njė skuadėr mė e dobėt pa Lorik Canėn, kapitenin e Marsejės", shkruanin mediat nė Slloveni. "Ylli i kundėrshtarėve tanė nuk do tė luajė pėr shkak tė pezullimit, ndėrkohė qė atyre do tu mungojnė edhe lojtarė tė rėndėsishėm si Dallku, Kapllani e Berisha". "Nogomania" ėshtė pėrqendruar te ftesa qė Bariē ka rezervuar pėr kapitenin e Kombėtares Shpresa, Andi Lila, ndėrkohė qė fjalėt pozitive nuk janė kursyer pėr Ervin Skelėn, i rikthyer pas pezullimit me Holandėn. "Shqipėria vjen nė Slloveni me synimin pėr tė marrė pikė, vazhdon mė tej komenti i mediave, tė cilat u referohen fjalėve tė kroatit 75-vjeēar se nė kėtė sfidė do kėrkojė tė paktėn njė barazim, megjithatė, do ta kenė shumė tė vėshtirė tia arrijnė qėllimit".
Pavarėsisht se Shqipėria shkon nė kėtė takim "e reduktuar", trajneri Matjazh Kek nuk dėshiron qė ta nėnvlerėsojė kundėrshtarin. Nė njė deklaratė, ai ka lavdėruar Bariēin, duke kėmbėngulur se ėshtė njė trajner i madh dhe me shumė eksperiencė. "Takimi me Shqipėrinė do tė jetė shumė i vėshtirė, por mbi tė gjitha tejet i rėndėsishėm, pasi nga ky rezultat mund tė vendosen pozitat e skuadrave nė Grupin G", tha ai. Ata janė kundėrshtarė tė fortė dhe e kanė vėrtetuar kėtė, kėshtu qė presim 90 minuta lojė tė fortė, ku duhet tė punojmė shumė pėr tė marrė pikėt e plota. Nė krye tė skuadrės ata kanė njė trajner tė shkėlqyer si Oto Bariē". Kuqezinjtė nuk do tė jenė tė vetmit qė kanė mungesa nė kėtė sfidė: tė shtunėn Sllovenisė do ti mungojnė Dalibor Stevanoviē dhe Dare Vrshiē, tė dy tė dėmtuar. Ndėrkohė, skuadra kuqezi ka zbarkuar dje nė tokėn sllovene dhe gjatė pasdites ka zhvilluar njė seancė stėrvitore me karakter mė tepėr relaksues. Mungesat e vetme janė ato tė sulmuesit Alban Bushi dhe portierit Arjan Beqaj, tė cilėt do ti bashkohen ekipit nė orėt nė vazhdim pėr shkak tė impenjimeve me skuadrat respektive.
Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt