Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Profili i Vetëvendosjes së Kosovës së Pavarur

    Profili i Vetëvendosjes së Kosovës së Pavarur




    KOSOVA E PAVARUR - KOMPOZIM I RREGULLATORËVE

    NË ZHVILLIM!


    ( me rastin e 10 dhjetorit 2007)



    Shkruan: Ferit RAMADANI

    Kërçovë, 08. XII. 2007



    Kosova kurekur, synoi, të dalë, nga primitivizmi i politikës kriminale,

    e përbindshave serbosllavë…




    Pas gjithë zgripeve e katandive, Kosova e Pavarur, u bë frekuenca që idenë për liri dhe pavarësi e shndërroi në çështje, se po atë çështje, e pagoi me gjak e jetë dëshmorësh, me vuajtje e vrer të burgosurish e të dhunuarish, me djersë e me përballje të skamjes së pakufishme, për ta vënë mbijetesën e saj në binarët e zgjidhjes !



    Nëpër kohën më paradoksale, të një Shekulli burg, që përfundoj, dhe për një Shekull të ri të nismës së arbitrazhit, Kosova kurekur, synoi, të dalë, nga primitivizmi i politikës kriminale, e përbindshave serbosllavë, me kokën në Beograd! Kjo sfingë, me gjymtyrët e oktopodit në Ballkan e në Evropë, në Amerikë e në Azi, me dredhi e me dhunë, deshi ta vulosë robërinë shekullore, e mbi të, të ushtrojë krimin, ashtu siç e krijoi me shpirtin e tyre vrastarë ! Përkundër politikës së tillë ekskluzive hegjemoniste të ortodoksizmit pravosllav, Kosova – Lulegjaku i lirisë, doli me kuptimin racional të domethënies, se në strukturën sistemore të zhvillimit, në Shekullin e Ri, duhet të bëhet udhërrëfim i humanizmit demokratik, ku liria dhe pavarësia ndërmjet njerëzve të mbesë kompozim i rregullatorëve në zhvillim! Ndërsa në dimensionin e lidhjeve me tërësinë mbarëkombëtare, të bëhet krijesa e harkut të një ngritjeje civilizuese e demokratike drejt unitetit i cili është i pakryer, apo i zhbërë mespërmes shqiptarëve !



    Kosova e pavarur, tejkaloj etapa të vështira të përballjeve që erdhën nga sinteza e ndërthurrjeve të ndryshme, veçmas nga sinteza e krijuar nga strategjia hegjemone sërbosllave! Ajo i duroj qëllimet e sundimit shekullor, që pati projektin e rrezatimit polarizues ndër shqiptarët ! Robëria shekullore, brenda tyre instalonte krijimin e dilemave, që t’i futnin në mister gjithë hapat e nismës së mbarë të zgjidhjes së problemeve në brendi, dhe çeshtjes në tërësi! Gjithë ajo rrugë e lakimeve të shqiptarëve, Kosovën, padashas e shpiente tek krijimi i klimës së konflikteve, për të cilën, u përkujdes krimsistemi Yufederalist, e veçmas, krimsistemi sërbosllavist! Energjia e tillë e dominimit është bazuar në supozime se tek shqiptarët do të dalë një linjë që mundet ta bëjë koordinimin drejtë qëllimit që i shpie në cak të Pavarësisë! Prandaj me dhunë ekskluzive të ndjenjës dominuese e dridjeshmja Jugosllavi dhe e sotmja Sërbosllavi, e udhëhequr nga përbindshat dhe kriminelët e tipit Tadiq me prejardhje nga Vukët, Llazarët e Dushanët, kanë bërë zhbërjen dhe ekzekutimin e shqiptarëve, për ta mundësuar largimin deri në etnocid, që, kurrë të mos arrihet caku i zgjidhjes së drejtë të shqiptarëve që, në vetëdie kishin kodin e përcaktimit! Ky ishte synimi parësor i tyre që ta mbërrinin rrënimin total të urave të bashkëveprimit të subjekteve të organizuara në mënyrë institucionale, për të sunduar në tokën shqiptare me administratën e kaurroshkinisë serbofile!



    Kjo domosdoshmëri e vetme e Kosovës martire, për t’u përballë e për të qëndruar në tokën e të parëve, i detyroi shqiptarët të vetorganizohen për të qenë më të sigurtë në ardhmëri! Kjo ndjenjë e riaktivizuar e pozicioneve në kohërat e krijimit të situatave të jashtëzakonshme ka qenë vazhdimësi e montimeve të sundimtarëve, për t’i realizuar qëllimet e ruajtjes së qenësisë dhe njëmendësisë autoqefale të ortodoksizmit, i cili, do t’i shpiente shqiptarët dhe Kosovën drejt ngecjeve, bile, do t’i penalizonte deri në shfarim nga autoktonia e Dardanisë Ilire!



    Logjika e krijimit të elitave të preferuara sipas skenarëve të

    kaurroshkinisë sërbosllave




    Në reliefin e konfliktësive sistemi kriminal sërbosllav, nga shqiptarët dhe Kosova e robëruar, kërkoi bashkëpunëtorë, për mbajtjen e gjendjes së kokëfortësisë dominuese! Sërbosllavia Millosheviqiste, si ajo e Karaxhorgjeviqëve dhe kaurrotiranëve të shumtë si ata, me procese politike, synoj ta realizojë strukturën e të përshtatshmive, në institucionet shtetërore, që mbaheshin të lidhura sipas logjikës së krijimit të elitave të preferuara sërbosllave! Këto përzierje variacionesh i krijonin tensionet dhe çthurrjet, i zhvillonin variantet e propabalitetit të asgjësimit, i ngritnin bazat e unitarizmit rigjid!



    Sipas skenarëve të kaurroshkinisë sërbosllave, sundimtarët e Beligradit, aktronin sipas aprovimit të kriterit “të të përshtatshmive shqiptarë”! Në realitet makineria e këtij zbatimit hipokrit, për zhvillimin e jetës shqiptare, gjithmonë mbeti pa stilin e mirëkuptimit, pa tolerancën, dhe pranimin e vlerave të atij identiteti hibrid, që deshi të dominojë mbi identitetin e vërtetë të shqiptarëve, që koordinuan kërkesën e zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Kosovën e robëruar!



    Kundër këtij drejtimi eskaluan martirët e Kosovës, për të krijuar një gjendje racionale, dhe me kërkesën për Pavarësi, ata japin garancë se, ka mundësi për zhvillim dhe zgjidhje të arsyeshme të ardhmërisë! Në këtë relacion, trajta e paralajmërimit të saj flet për shumçka! Për mundësitë e partnerit të barabartë në sistem, i cili, deri më 10 dhjetor 2007, në mendësinë e zhvillimit të hartimplaneve për dialog, kishte kultivuar ndjenjën e një birokratizimi të shprehur deri në ekstremin abnormal, ndërsa, në paraqitjen e efikasitetit kishte një absurd i cili shprehej si dekompozimin i rregullatorve për krijimin e linjave racionale të zhvillimit shqiptar në Kosovën e robëruar!



    Shpjegimi i logjikës së Kosovës së Pavarur, për shumëdimensionalitetin e principeve të barabarësisë i eliminoi gabimet e ngritura të pirgut unitarë serbosllavist, dhe kolaboracionistëve të saj! Ajo me universin e filozofisë politike goditi reaksionin zhvillimor i cili sëndërtonte kodet e gjenetikës hipokrite - servile, të shqiptarëve të lakuar, të cilët, u përpoqën të shmangin nga transmisioni i galaktikës shqiptare, vlerat e identitetit real, që të mbeste në skenë relievi i purpurëve të njëmendësisë durimtare, që i përthanë alternativat e pavarësisë!



    Kot dalin kaurroshkinia sërbe si djaj, të pengojnë kompozimet e rregullatorëve të Kosovës së Pavarur e cila, ndër shekuj do të jetojë…!



    Dimensioni i shtrirjes së Kosovës së Pavarur, u bazua në hapje ndaj elementit të ri qeverisës, i cili për shumëkuptimsinë dhe tolerancën ka mundësuar zbardhjen e galaktikës tjetër të relaksimit bashkëjetues, dhe pranimin e vlerave multinacionale e ka kuptuar si konkurrencë dhe ekuilibër të ngritjes së niveleve të ç’ekuilibruara në dimensionin e motiveve dhe të zhvillimit, e që në astronominë e ndërrimit të sistemit, të hynte si mekanizëm intenziv! Prandaj, Sërbosllavia kriminale, e ka filluar goditjen dhe mohimin kundër këtij modeli të zhvillimit! Veçmas aparatët teleskopikë të serbosllavizmit, e kanë goditur obcionin e Vetvendosjes së Kosovës, dhe përkrahësit e saj, gjojase kanë tejkaluar determinantat kohezive të integritetit serb mbi Kosovën, duke kërkuar nga Rusofilia përkrahje, dhe ajo e ka ngritur pozicionin e vetos, të krijojë shtyllat parandaluese të njohjes ndërkombëtare të Kosovës së Pavarur !



    Me këtë rast, pas 10 dhjetorit 2007, Kosova dhe shqiptarët në tërësi, kanë krijuar veçori unikate për lindjen dhe zhvillimin e një përmbajtjeje të re e cila, realisht e ka gjenezën shumë të vjetër dhe të vërtetë! Kjo lidhëshmëri e paraqitjes së Vetëvendosjes së Kosovës së Pavarur, ka bërë ridimensionimin e evolucionit të idesë për përkrahjen ndërkombëtare! Vetëvendosja për Shpallje të Kosovës së Pavarur, e ka riprodhuar energjinë e përherëshme të një nisme ku shpresa për rritë, për liri, dhe barabarësi, bëhet pikëqëndrim i synimeve për mirëqenie dhe demokraci...!



    Profili i kësaj ekzistence të Vetëvendosjes së Kosovës së Pavarur, i ka përfëshirë përmasat vepruese të të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës, që të pamundshmen e deridjeshme të krijimit të shtetësisë së saj, ta kthejnë në të mundshme. Në këtë meridian të këtij modeli politik, në kontekstin historik të Kosovës legjendare, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës patën rol pozitiv, sepse e mundësuan ndërtimin e një realiteti praktik të mekanizmit universal i cili ka tendencë për bashkëveprim!, Është i domosdoshëm ai bashkëveprim, dhe Bashkimi Evropian dhe Amerika duhet ta përshpejtojnë procesin, sepse ai nuk lëviz me një goditje! Atij i duhen pikëqëndrimet e paluhatshme për të mundësuar proceset në vijën e zhvillimit për fotosintezën reale të hapësirës, ku frymëmarrja e ozonit zhvillimor do të bëhet lirisht, sipas kërkesës së objektivit shoqëror të qytetarëve të Kosovës së Pavarur, të cilët, pas 10 dhjetorit 2007, të gjithë, anë e mbanë rruzullit tokësor, ku i ka shpie vuejtja e ku i ka takuar gëzimi, me aktin e Vetëvendosjes për Kosovën e Pavarur, shpirtërisht integrohen në Evropë dhe në Botën e përgjumur, t’ia shprehin njerëzimit sfidën heroike të qëllimeve humaniste të lirisë, barabarësisë dhe pavarësisë!



    Këtë rrugë të hapjes së sistemit ku zhvillohet trupi i ri i Kosovës së Pavarur, me shumëkuptimsinë e zhvillimit të lirë, nuk e mbajnë shtresimet tiranike dhe efektet e shtërngimit kriminal sërbosllav, që krijimi dhe rrita e qyterarëve të Kosovës, në tërësi, t’i ngjajë rritës në epruvetë! Baza e përballjes së Kosovës së Pavarur, krahas dominimit të shoqërive transnacionale, varfërisë, krizës dhe depresionit, dhe krahas absurdit të krijuar nga kthetrat e barbarisë sërbe, mund të tejkalohet, vetëm me Vetëvendosje e cila, ka tendecën e afrimit, të mirëkuptimit, të bashkëpunimit me ata që dijnë të zhvillojnë politikën ofanzive në zhvillim.



    Qasja e Vetëvendosjes së Kosovës së Pavarur, pas 10 dhjetorit 2007, kap kuptimin e dimensionit të evolucionit, që për zgjidhjen e mangësive të krijuara në hapësirën e Ballkanit dhe më gjërë, krijon klimën ku shtresohet instruksioni për zgjidhje! Kosova e tillë, bëhet edhe përkrahja racionale ekipore e institucionalizuar e Bashkimit Evropian! E Amerikës! Sepse, vetë akti i Pavarësisë është Platforma dhe preferimi strategjik i demokracisë, e cila, ka shmangur shprehitë dominuese, unitariste, degjeneruese edhe tek fuqitë e mëdha! Fatkeqësisht, ato kanë mbetur tek shpirti i kaurroshkinisë sllave dhe shprehen me tradicionalizëm stereotipik karpatian ! Por, sa më këmbëngulës të mbesin me synimet e robërisë, aq më e shëndetshme bëhet Kosova e Pavarur!



    Ndaj, kot dalin kaurroshkinia sërbe si djaj, të pengojnë kompozimet e rregullatorëve të Kosovës së Pavarur e cila, ndër shekuj do të jetojë…!

    FERIT RAMADANI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Jehona e kushtrimit të mërgatës sonë në Amerikë!

    ..............
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 08-12-2007 më 22:45
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  3. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  4. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  5. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •