Situata po bėhet ēdo ditė mė e tensionuar, me afrimin e 10 dhjetorit
Serbėt, gati "valixhet" nga Kosova e Pavarur
Tė gjithė serbėt qė jetojnė nė vend janė tė trembur dhe nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr, po mendojnė tė largohen
Teksa vėren instrumentet muzikore tė vendosura pa rregull nėpėr zyrėn e tij tė vogėl, Milosh Drazheviē pi njė gllėnjkė kafe dhe pyet veten nėse do tė ketė rast t‘i luajė ndokush: "Organizata jonė ėshtė pėrpjekur prej thuajse gjashtė vitesh tė bashkojė fėmijėt serbė dhe kosovarė pėr tė mėsuar muzikė nė njė klasė, por deri tani nuk ka pasur asnjė rezultat. Tani, kush e di nėse do tė jetė mė e mundur"?
Drazheviē jeton mes serbėve nė veri tė Mitrovicės dhe i duhet tė shkojė ēdo ditė nė gjysmėn jugore tė qytetit tė banuar nga shqiptarėt. Ėshtė ndėr tė paktėt qė guxon tė vėrė kėmbė jashtė "fortesės" serbe tė Mitrovicės, e cila mendohet si vendi qė mund tė shkaktojė shkėndijėn e dhunės pas deklaratės pėr shpalljen e pavarėsisė nga ana e popullsisė kosovare, gjė qė Serbia deklaron se nuk do tė ndodhė kurrė. "Nė rast se do tė ketė trazira, ato nisin kėtu, pėrreth kėsaj ure qė duhet tė jetė simboli i bashkimit mes shqiptarėve dhe serbėve, por qė tani luan rolin e kundėrt", thotė muzikanti 26-vjeēar. "Rebelimet, vrasjet, nisin gjithnjė nė Mitrovicė".
Me dėshtimin e takimit tė fundit mes liderėve kosovarė dhe serbė, pritet rritje e tensionit pas 10 dhjetorit, kur pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Rusisė do tė raportojnė pėrpara Kombeve tė Bashkuara mbi gjithė ata muaj bisedimesh qė nuk gjetėn asnjė zgjidhje. Ėshtė gjithashtu edhe data nė tė cilėn Kosova ka deklaruar se do tė shpallė pavarėsinė, pavarėsisht mohimit serb dhe protestave nga Rusia, e cila kėrcėnon tė pėrdorė veton pėr ēdo rezolutė tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara qė e njeh Kosovėn si krahinėn e fundit tė ish-Jugosllavisė qė shkėputet nga Beogradi.
"Tė kalosh urėn e Mitrovicės ėshtė gjithnjė e vėshtirė, gjithnjė ke ndjesinė se mund tė ndodhė diēka, por po bėhet edhe mė e tensionuar me afrimin e 10 dhjetorit", tha Biljana Todoroviē, njė tjetėr serbe qė jeton nė veri tė qytetit dhe qė punon nė jug. Ajo dhe shumica e serbėve qė punojnė nė pjesėn jugore tė qytetit kanė vendosur tė mos dalin nga shtėpitė atė ditė, nga frika e pėrsėritjes sė acarimeve etnike tė vitit 2004, ku u vranė 19 njerėz, nė atė qė konsiderohet shkėndija mė e fortė e dhunės nė Kosovė qė nga lufta e viteve 1998-99.
"Te serbėt dominon frika, paqartėsia dhe mungesa e plotė e besimit karshi shqiptarėve", thotė Todoroviē. "Tė gjithė presin dhunė, pasi kėtu ajo ėshtė e kudondodhur". Historia e Kosovės ėshtė e pėrshkuar e tėra nga pėrplasjet mes dy etnive, nga mposhtja e princėrve serbė prej otomanėve nė betejėn e vitit 1389, deri te spastrimi etnik i ndėrmarrė nga Slobodan Millosheviē, gjatė tė cilit u vranė 10 mijė shqiptarė, u dėbuan nga trojet 800 mijė tė tjerė, dhe qė mori fund me bombardimet e NATO-s kundėr Serbisė nė vitin 1999, qė sollėn edhe rėnien e regjimit tė Millosheviēit. Ajo qė mund tė thuhet pas kėsaj periudhe ėshtė qė forcat e NATO-s nuk arritėn ta shmangnin largimin nga krahina tė 200 mijė serbėve.
Aktualisht, vetėm 120 mijė serbė banojnė nė njė rajon tė cilėt serbėt e konsiderojnė djepin e historisė dhe pritet qė shumė tė tjerė tė largohen me shpalljen e pavarėsisė nga ana e Kosovės. Janė tė shumtė ata qė mendojnė se nė ēastin qė Presidenti apo Kryeministri do tė mbajė fjalimin historik - pėrpara fundit tė janarit thonė zyrtarėt e lartė - liderėt serbė nė veri tė Kosovės do tė ashpėrsojnė lidhjet me shtetin e ri dhe do tė deklarojnė pavarėsinė apo unifikimin me Serbinė.
"Pėr kėtė mund tė jeni tė sigurt. Do tė ndodhė po atė ditė, ose tė nesėrmen", tha Oliver Ivanoviē, njė politikan serb i moderuar nga veriu i Kosovės. "Beogradi nuk do ta mbėshtesė hapur, por do ta bėjė kėtė nė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė. Ndėrsa tė paktėn 10 mijė serbė tė pashpresė, tė shpėrndarė nėpėr zona tė tjera tė Kosovės, do tė braktisin fshatrat. Nuk u besojnė shqiptarėve qė na vrasin, apo Perėndimit qė na bombardon. Tė gjithė serbėt e Kosovės janė tė shqetėsuar dhe nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr janė pėrgatitur tė largohen".
Nė zyrėn e tij tė vogėl, shumė pranė urės qė ndan Mitrovicėn, Drazheviē pranon qė largimi i serbėve nga shtėpitė ėshtė thuajse i pashmangshėm. "Nė Mitrovicėn e Veriut, do tė thosha se 99% e serbėve kanė bėrė ēantat gati, ose, sė paku, kanė pėrgatitur dokumentet gati nė rast se do t‘u duhet tė largohen. Prej kėtu e kemi tė lehtė tė mbėrrijmė nė Serbi, por gjėrat janė shumė mė tė vėshtira nė enklavat serbe, ku mund tė ndalen falė bllokimit tė njė rruge tė vetme".
"Serbia do tė nxisė njė eksod masiv nga enklavat. Duan tė bėjnė pėrshtypje nė opinionin botėror, dhe e dinė mirė sa shije tė keqe do tė lėnė pėr Kosovėn pamjet e BBC-sė apo CNN-it ku do tė shfaqen vargje familjesh serbe qė lėnė Kosovėn tė hipur mbi traktorė", tha Dukagjin Gorani, njė ndėr njerėzit mė tė afėrt tė Kryeministrit tė sapo zgjedhur tė Kosovės, Hashim Thaēi. "Gjithashtu Serbia do tė na bėjė bllokadė. Do tė kemi mungesa edhe mė tė rėnda energjie elektrike, pasi do tė na shkėpusin nga rrejti i pėrgjithshėm i furnizimit, ndėrkohė qė nė Veri tė Kosovės do tė ketė pėrpjekje pėr ta shkėputur zonėn nga pjesa tjetėr e vendit".
Muajt e parė tė pavarėsisė do tė jenė njė sfidė e jashtėzakonshme pėr Thaēin. "Gjysma e parė e vitit 2008 do tė jetė plot bllokada, pengesa, kėrcėnime tė vėrteta apo tė imagjinuara, dhe kemi ndėr mend t‘u mbijetojmė me ndihmėn e komunitetit ndėrkombėtar, duke e kuptuar mirė situatėn dhe duke reflektuar mbi zgjidhjet mė tė mira", shtoi Gorani. 16 trupat paqeruajtėse tė NATO-s do tė mbeten, por administrata e Kombeve tė Bashkuara do tė zėvendėsohet pas tre-katėr muajsh nga njė mision i Bashkimit Evropian, i drejtuar nga njė diplomat i plotfuqishėm, i cili do tė mbikėqyrė qeverisjen e Kosovės, policinė dhe sistemin gjyqėsor.
Pavarėsisht frikės sė Spanjės, Greqisė, Qipros, Rumanisė dhe Sllovakisė se pavarėsia e Kosovės mund tė ndezė orekset e minoriteve tė kėtyre vendeve, zyrtarėt e lartė thonė se anėtarėt e Bashkimit Evropian do tė bien dakord tė dėrgojnė 1800 trupa tė posaēme - pėrfshi kėtu edhe 1400 policė - edhe nė rast se tė gjitha shtetet nuk e njohin unanimisht Kosovėn e pavarur. "Rusia dhe Serbia do tė bėjnė gjithēka tė kenė nė dorė pėr tė na prishur imazhin", paralajmėron Gorani. "Por kemi nevojė qė Perėndimi tė na japė shpresėn, tė investojė pėr tė ngritur njė ekonomi qė tani nuk ekziston, tė na garantojė se do tė mund ta kalojmė kėtė fazė ndryshimesh dhe trysnie tė jashtėzakonshme politike me sa mė pak dhimbje".
Beogradi dhe Moska po parashikojnė prishje tė stabilitetit nė gjithė Ballkanin si dhe deklarata pavarėsie nga rajone separatiste si Abkhazia nė Gjeorgji dhe Transdniestria nė Moldavi - qė tė gjitha tė mbėshtetura fort nga Kremlini. Shkėputja e Kosovės mendohet se gjithashtu do tė forcojė pozitat e sė djathtės ekstreme nė Serbi, ku Partia Ultranacionaliste fitoi zgjedhjet e kėtij viti, por u mbajt larg nga pushteti, falė njė koalicioni tė dobėt tė krijuar nga grupe mė liberale, i cili mund tė thėrrmohet nėn trysni edhe mė tė forta.
Pavarėsia e Kosovės, njė rajon i gjunjėzuar nga treguesi i papunėsisė prej 50%, nga mungesa e energjisė dhe e ujit, nga infrastruktura shumė e dobėt dhe plagė ende tė freskėta tė luftės, mund tė thotė edhe shkėputjen e plotė tė dy popujve qė kanė jetuar pėr shekuj pranė njėri-tjetrit. Nė Mitrovicė Drazheviē shpreson t‘u mėsojė veēmas muzikė fėmijėve serbė dhe kosovarė, dhe t‘i bashkojė nė njė klasė tė vetme nėse pavarėsia arrihet paqėsisht. Por gjithashtu, po merr parasysh edhe mundėsinė pėr tė shkuar nė Serbi e tė nisė njė jetė tė re. Todoroviē do tė vazhdojė pėrpjekjet pėr tė krijuar lidhje mes komuniteteve tė Kosovės, por ka shumė frikė tė flasė serbisht nė krahinėn e pėrbėrė nė 90% nga popullsia shqiptare nė rritje tė shpejtė, qė kėrcėnon tė mbizotėrojė mbi komunitetin e moshuar serb.
Pėr shqiptarėt, pėrpjekjet e tė cilėve pėr mė shumė tė drejta u shuan me ngjitjen nė pushtet tė Millosheviēit nė vitin 1989, duket se pritjes i ka ardhur fundi. Gorani tha: "Pres qė mes 15 dhjetorit dhe 15 janarit tė mbahet njė fjalim ku do tė shqiptohen fjalėt, ‘Ne, populli i Kosovės‘. Fjalimi do tė pėrmbajė edhe fjalėn pavarėsi, dhe mesazhi i tij do tė jetė shumė i qartė pėr kėdo dėshiron ta dėgjojė. Kjo paqartėsi nuk mund tė zgjasė mė - askush nuk do tė dėshironte qė Kosova tė kthehej nė njė Palestinė tė re".
Krijoni Kontakt