Pak më tepër informacione rreth këtyre objekteve do të ishte shumë mirë dhe do ta zbukuronte këte temë.
Pak më tepër informacione rreth këtyre objekteve do të ishte shumë mirë dhe do ta zbukuronte këte temë.
Akvaduti i Shkupit është ndërtuar në shekullin VI ne kohën e mbretit Justinian. Ky Akvadukt shërbente për furnizim me ujë banorët e qytetit të ri, të ashtuquajtur Justinian Prima. Disa thonë që Akvaduti u ndërtua në shekullin XV gjatë sundimit të Isa Begut dhe Musafa Pashës.
Xhamia e larme është ndërtuar më 1495 kurse e rindërtuar nga themeli dhe e zgjeruar më 1833 nga ana e Abdurrahman pashës, biri i Rexhep pashës, që janë mbrojtësit e Tetovës, të cilët kanë qenë edhe dashamirë të mëdhenj të artit. Të gjitha këto të dhëna i kuptojmë nga mbishkrimi i ruajtur mbi hyrjen në xhami si dhe nga nishani i varrit i cili ruhet në turben e ndërtuar në oborin e xhamisë.
Muzeu arkeologjik i Ohrit, dikur ishte shtëpi private e familjes Robevci, u ndërtua në vitin 1825. Llogaritet si objekt që përfaqëson arkitekturën qytetare të Maqedonisë.
Kapa-An Shkup gjendet në çarshinë e vjetër te Shkupit. Është një ndër objektet më të bukura që përfaqëson kulturën e qytetit. U ndërtua në shekullin XVI gjatë luftës Turko-Ruse dhe shërbente si qendër tregëtare. Nga disa burime thuhet se ishte meritë e Musledin Hoxhës, i biri i Abdul Gani-t i cili në vitin 1550 ishte shkencëtar i sulltanit Selimi i II-të.
Ura e Gurrit Shkup është një ndër monumentet më presitigjioze që lidh pjesën e majtë dhe të djathtë te qytetit. Supozohet se u ndërtua në shekullin e VI gjatë perandorisë të mbretit Justinian ndërsa të tjerë supozojnë se është ndërtuar në kohën e sulltan Suljemanit dhe Dushanit.
Sarai i Nijazi Begut Resnjë u ndërtua në vitin 1905 deri më 1909 nga pasaniku i kohës Nijazi Begu. Fatkeqesisht ky objekt sot shërben si Pallat i Kulturës në Resnjë!
Shën Naumi, Manastiri Shën Naumit gjendet në breg të liqenit të Ohrit dhe pranë burimit të lumit Drini i Zi. Shëjtori Naum në periudhën prej 900 deri 905 e ndërtoi kishën “St. Arhangjel” duke ia përkushtuar Gavrilit dhe Mihailit. Në të njëjtën ai edhe u varros pas vdekjes se tij në vitin 910.
Ndryshuar për herë të fundit nga Zombi : 08-10-2007 më 15:30
- The rest is silence.
Xhenet.M.S. (29-09-2013)
Flm. Zombi për këto informacione.
Them se pervec kishave, xhamiave dhe Haneve, maqedonia ka edhe 2 nobeliste:
1. Nena tereze
2. Ferid Murati
Kaq.
Krijoni Kontakt