Njė 32-vjeēar korēar me aftėsi tė kufizuara prezanton veprat e tij nė pikturė
Ia ka dedikuar krijuesit talentin e tij prej piktori, ndonėse me fizik tė cunguar. "Dhuratė nga Zoti." Kėshtu ka vendosur ta titullojė ekspozitėn e tij njė 32-vjeēar qė ka impresionuar piktorėt dhe artistėt korēarė. Por ky artist nuk ėshtė si gjithė tė tjerėt. Ervin Theodhori ėshtė njė 32-vjeēar me aftėsi tė kufizuara. Tre vjet mė parė teksa ai kishte hyrė pėr rehabilitim nė njė qendėr ditore pėr personat me aftėsi tė kufizuara, ku qėndronte prej njė viti, Ervini do tė ēudiste tė gjithė kur ka filluar tė shfaqė edhe kėtė talent, duke hedhur nė letėr me lapsa me ngjyra skicimet e para. Me njė shpejtėsi tė ēuditshme ai mbush telajot me frymėzimin e tij. Me njė penel dhe si njė artist i vėrtetė ai ka mundur qė tė shprehet nėpėrmjet pikturės, duke realizuar 100 tablo tė ngjashme me abstraktet e shumė piktorėve tė mėdhenj. Pas njė pune tė vazhdueshme, Ervini ka mundur tė plotėsojė ėndrrėn e tij. Impresionet, tė cilat flasin pėr shpirtin e tė riut me probleme dhe pėr dhimbjen e veēimit nga shoqėria, do tė merrnin shkas kur ai u ndodh mes njerėzve qė shfaqnin tė njėjtat probleme me tė. Nė fillim agresiv dhe me shumė probleme, shumė shpejt Ervini do tė gjente qetėsinė nė talentin e tij, nė pikturė. Kėshtu, ai largonte vetminė dhe agresivitetin. "Pėr disa njerėz jeta ėshtė e lumtur, pėr disa tė tjerė ėshtė e vėshtirė. Por ēdo njeri ka ėndrra. Dua tė jetoj si gjithė tė tjerėt", thotė Ervini. Nė tablotė e tij me harmoninė e ngjyrave dhe figurat qė krijon ai, ėshtė renditur mes piktorėve korēarė. Artistė tė njohur e kanė pėrkrahur sapo kanė dėgjuar se njė nga personat me aftėsi tė kufizuara tė qendrės ditore tė zhvillimit ka shfaqur njė talent tė tillė. "Kėto janė piktura tė cilat zor se mund tė realizohen nga njė njeri i zakonshėm. Pikturat me pėrmbajtje impresioniste tė ngjashme me nota abstrakte e veēojnė kėtė piktor qė shpreh nėpėrmjet figurave tė ndryshme jo vetėm botėn e tij, por dhe mėnyrėn se si e shikon jetėn. Nė kėto tablo duket sikur kanė folur engjėjt nėpėrmjet Ervinit. U befasova nga ngjyrat qė ai ka pėrdorur dhe nga teknika e ngrohjes me hekur. Kėto krijime janė impresione ku derdhet fantazia e vetė Ervinit. Qė nė fillim mė tėrhoqi talenti i tij dhe si piktor vendosa ta pėrkrah", shprehet piktori i njohur korēar Sotiraq Xega, qė i ka qėndrua afėr. Vetė 32-vjeēari me aftėsi tė kufizuara, qė ka ēelur edhe ekspozitėn e tij tė parė, shpreh mosbesimin se dikush mund tė blejė tablotė e tij. Ai e ka zgjedhur kėtė mėnyrė qė tė japė kontributin e vet nga shitja e pikturave pėr prindėrit. Ervini do qė me paratė qė do tė grumbullojė nga pikturat tė gėzojė dy prindėrit qė i kanė qėndruar afėr nė ditė tė vėshtira pėr tė. Babai i Ervinit, Sokrati, e quan kėtė eveniment dhe hapjen e ekspozitės si dasmėn e 32-vjeēarit. Ka qenė Bashkia e Korēės qė i ka mundėsuar Ervinit hapjen e ekspozitės nė Pallatin e Kulturės sė qytetit. Tė gjitha kornizat janė blerė nga bashkia e qytetit me qėllim qė Ervini tė prezantohet nė mėnyrė dinjitoze. Ai ka sjellė nė Pallatin e Kulturės 60 prej tablove tė realizuara prej tij. Fakti se njė i ri me aftėsi tė kufizuara ka ēelur njė ekspozitė, ka mbledhur njė numėr tė madh qytetarėsh. Piktura ka qenė ajo qė e ka larguar 32-vjeēarin nga depresioni dhe agresiviteti. Pas tre vjetėsh nė rehabilitim, ai sot duket mė i qetė, ndėrsa bashkė me tė kanė ardhur edhe fėmijėt e tjerė tė qendrės sė zhvillimit dhe punonjėset sociale. Nė ekspozitė nuk ka munguar asnjė piktor i njohur korēar dhe shumė tė tjerė kanė ardhur nga kryeqyteti dhe Pogradeci, enkas pėr tė.
Shqip
Krijoni Kontakt