Femijet i mi me pyesin gjithmone se cfare feje kemi dhe une i pergjigjem se nuk kemi asnje fe.Ato thone pse?.Nuk di si ti pergjigjem se jane akoma te mitur.
Femijet i mi me pyesin gjithmone se cfare feje kemi dhe une i pergjigjem se nuk kemi asnje fe.Ato thone pse?.Nuk di si ti pergjigjem se jane akoma te mitur.
U mendova se si mund ti pergjigjesh, por ne fakt me duket e veshtire, nese jane ne moshe shume te vogel.
Personalisht, edhe pse mund te duket jo e pershtatshme, do i flisja ne te njejten menyre si do i flisja nje te rrituri.
Ai pyet pse nuk kemi fe? Une e pyes , perse na duhet feja?
Ne kete menyre nje pyetje sjell nje tjeter, e perderisa feja eshte nje rruge qorre, qe dridhet e perdridhet rreth zoti tha kshu, se kshu duhet se kshu tha zoti se kshu tha libri qe shkruajti zoti, ...... atehere ai do e kuptoje absurdin fetar.
nje metode te tille do ndiqja, sepse eshte mire qe femija ta gjeje vete pergjigjen, thjesht duhet udhezuar.
femijet jene shpirterisht te paster dhe nuk kane nevoje per fe.duke u rritur fillojne te njohin problemet e jetes dhe te kerkojne pergjigje per to.jam plotesisht dakort me xfiles.kjo forme edukimi eshte me e llogjikshmja.
Ti duhet tu pergjigjesh femijeve se nuk kemi fe sepse fete nuk i solli Zoti por i krijuan njerezit, dhe si çdo gje qe kane krijuar njerezit, dhe feja nuk eshte hyjnore. Hyjnor eshte vetem Zoti, dhe une besoj vetem ne Zot dhe ai eshte i vetem dhe burimi i gjithçkaje.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Kisha nje pyetje qe lidhet me temen, femijet e ateisteve automatikisht lindin pa nje fe dhe per kete jane te pafajshem sepse jane akoma femije dhe femija si qenie eshte e pafajshme. Ky femije e kalon femijerine duke luajtur me kompjuter etj etj pa pasur mundesine ti mesohet ndonjehere per fene.
Ne adoleshence apo rini i lind pyetja kush na krijoi ne sepse degjon diku per Zotin dhe fete? Ne kyt pike, kap Kuranin dhe Biblen per me xan mend, maksimumi lexon 1 faqe e gjys, i duket se po lexon perralle e fillon tuj u merzit ose s'ka durim (nuk i vehet faj se ne kohet urbane te sotme ashtu tingellojne) dhe i mbyll.
Kur rritet si kujtdo i bien hallet permbi kry sepse jeta sot eshte dinamike, sidomos ne vendet perendimore e nuk ka kohe te lexoje, aq me teper dicka qe nuk e terheq dhe si duket reale. Ne fakt ketu ku jetoj une pjesa dermuese keshtu e kalojne jeten. Si perfundim mbyllet cikli dhe vdes edhe ky i shkreti si tan njerezit.
Tesh pyetja per besimtaret, nqs ka ndonji qe lexon tek ateistat: A ka faj nje person i tille, i ndershem ne jete e me cilesi te mira etj etj...qe rritet ne nje ambjent te tille pa pasur kontakt me fene (psh jo ne Arabi, Turqi apo Vatikan) dhe vdes po keshtu?
Shpresoj te mos fillojne besimtaret te me bejne leksione nga Bibla apo te me lexojne hadithe nga Kurani se nuk kerkoj kurs por vetem te sqaroj kete pyetje. Ku shkon ky femije i pafajshem qe lindi nga prinder ateist e tan jeten e tij s'ka dit gja se ka Zot.?
a)Ferr, (Xhehnem),
b)Parajse, (Xhehnet)
c)Mbet per stazh te ndonji tip Purgatori apo dicka e tille (nqs ekziston)?
I vendosa me mundesi nga injoranca qe me karakterizon tek fete, pranohen edhe pergjigje jo kaq diskrete.
Thjesht nji kuriozitet i jemi.
Respekte!
Ndryshuar për herë të fundit nga unforgiven II : 29-09-2007 më 20:57 Arsyeja: permiresim
e vetmja arsye pse femija pyet "pse nuk kemi fe", eshte sepse degjon femijet e tjere qe llomotisin "una jam i krishtere", "une jam musliman", pa ditur ne rradhe te pare se ç'eshte feja, por vetem se ashtu i kane thene prindrit qe ne shumicen e rasteve nuk e kane idene se ç'eshte feja, por edhe atyre i kane thene prindrit e vet.
femijet e ateisteve mendoj se rriten pak me shume me kembe ne toke dhe dine ti perballojne me mire veshtiresite e jetes... pakez te thate shpirterisht por natyrisht me realiste
xfiles eshte e drejte ajo qe thua ti se femijet e mi kane oren e religionit(ne te cilen nuk marrin pjese)dhe pastaj ne klase llomotitet per fete perkatese.un nuk kam ndonje problem nqs. rriten si un sepse te gjithe kohen do ja perkushtoj vetes dhe ndonje feje ose sekti fetar.
nuk eshte e thene qe ateist=i thate shpirterisht.
zakonisht besimtaret jane me te thatet ne shpirt.
Ateisti ben te mira, sepse ashtu i thote zemra, ateisti eshte ai qe eshte pa maska. Besimtari(jo te gjithe) ben te mira sepse ashtu i thote feja, jo se ja ndjen.
Besmimi ne zot absolutisht nuk ndikon ne pasurine shpirterore. Ai qe eshte destinuar per te qene i mire do jete i tille si besimtar apo si ateist, dhe ai qe eshte destinuar te jete i keq do jete i tille si besimtar apo si ateist.
Pasuria shpirterore jane ndjenjat, jo besimi.
Krijoni Kontakt