UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
E lexova faqen.
E para punës, shkenca mesjetare arabe e ka bazën në kulturën e dhe shkencën e lashtë helene.
E dyta, arabëve iu shterruan shumë shpejt forcat. Ishte një kohë e shkurtë që u morën me shkencë, e pastaj e lanë.
E treta, më thuaj një zbulim konkret, kur ka dalë një musliman dhe ka thënë ja unë e zbulova këtë makinë ose këtë lloj aparati, ose këtë ilaç.
Meqenëse Kurani është libër i zotit, pse e tërë kjo teknikë, që nga makina me avull e deri sot tek kompjuteri e anija kozmike etj, u zbuluan nga në mënyra tjera e jo në bazë të kuranit.
Per qeshtjen e shtatë qiejve
Një fakt tjetër i zbuluar në vargjet e Kur’anit rreth universit është se qielli është i përbërë nga shtatë shtresa:
Ai është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.
(Sure Bekare: 29)
Pastaj Ai iu kthye qiellit kur ai ishte tym... Dhe i krijoi ata shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej
(Sure Fusilet: 11-12)
Fjala “qiejt”, e shfaqur në shumë vargje të Kur’anit, përdoret në referim të qiellit mbi Tokë dhe po ashtu të gjithë universit. Me këtë kuptim të fjalës shihet se qielli i Tokës, ose atmosfera, përbëhet nga shtatë shtresa.
Me të vërtetë, sot dihet se atmosfera e Tokës konsiston në shtresa të ndryshme të shtrira mbi njëra-tjetrën. Përkufizimet e bëra në bazë të kriterit të përbërjes kimike apo temperaturës së ajrit kanë përcaktuar atmosferën e tokës si prej shtatë shtresash. Sipas “Modelit të kufizuar me rrjetë” (Limited Fine Mesh Model: LFMII), që është një model i atmosferës i përdorur për të parashikuar kushtet klimaterike brenda 48 orëve, atmosfera përsëri përbëhet prej shtatë shtresash. Sipas përkufizimeve gjeologjike të kohës së fundit, shtresat e atmosferës janë si më poshtë:
1. Troposfera
2. Stratosfera
3. Mezosfera
4. Termosfera
5. Ekzosfera
6. Jonosfera
7. Magnetosfera
Një mrekulli tjetër e kësaj çështjeje përmendet në vargun e 12-të të Sures Fusilet “(Ai) secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej”. Me fjalë të tjera, në këtë varg Zoti thotë se Ai i përcaktoi secilit qiell detyrën e tij. Vërtetë, siç e pamë në seksionin e mëparshëm, secila nga këto shtresa ka detyra vitale për njerëzimin dhe të gjitha gjallesat mbi Tokë. Secila shtresë ka një funksion të veçantë, duke filluar që nga formimi i shiut deri tek parandalimi i rrezeve të dëmshme, nga pasqyrimi i radiovalëve deri tek shmangia e efekteve të dëmshme të meteorëve.
Vargjet e mëposhtme na informojnë rreth shfaqjes së të shtatë shtresave në Kur’an.
A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtatë qiej (në shtresa)?
(Sure Nuh: 15)
Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë...
(Sure el-Mulk: 3)
Fjala arabe “tibakan” në këto vargje e përkthyer si “shtresë” d.m.th. “shtresë, mbulesë e duhur apo mbulim për diçka” dhe theksohet se si shtresa më lart përputhet mirë me atë më poshtë. Kjo fjalë këtu përdoret gjithashtu edhe në shumës, duke i dhënë kuptimin “shtresat”. Qielli i përshkruar në varg si i përbërë prej shtresash është padyshim shprehja më e mirë për atmosferën.
Është një mrekulli e madhe që këto fakte, të cilat nuk do të mund të zbuloheshin kurrë pa teknologjinë e shekullit të 20-të, shpaloseshin në mënyrë të shtjellur në Kur’an 1400 vjet më parë.
Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 05-10-2007 më 03:35
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Jan ca ,dhe nuk mund te pergjithsohen,jan transmetuar ato thenje politike ,kulturore apo edhe shkencore te atyre dijetareve te njohur te asaj kohe siq kan qen: Aristoteli,platoni etj..alibaba;
E para punës, shkenca mesjetare arabe e ka bazën në kulturën e dhe shkencën e lashtë helene.
Ky eshte fakti qe edhe mua me intereson ,ku shum leht mund ta gjej shkakun apo arsyen e kesaj ngecje ...E dyta, arabëve iu shterruan shumë shpejt forcat. Ishte një kohë e shkurtë që u morën me shkencë, e pastaj e lanë.
Shkenca qe filloi ne Andaluzi ne univerzitetin Cordobes ne Sevilla ishte duke marrë permasa te gjera mjaft libra dhe zbulime shkencore u bene ne at kohe gati 9 shekuj sa zgjati sundimi i khalifatit Arab...Mirpo filloi te dobesohet kjo perandori qe ishte ne spanje me gjith te arriturat shkencore qe u arriten...
Filluan shqetesimet e para te kesaj perandorie: Kooperimi i muslimanëve,Dobësimi i tepërt i mbretërve të fundit andaluzianë,filloi evropa te rizgjohet kunder kesaj perandorie dhe filloi te bashkohet e gjith evropa dhe ia arriten qe ta pushtojn spanjen dhe ta permbysin kete perandori dhe faktet historike flasin per nje masaker kolektive ndaj popujve musliman ne ato vende dhe dhune te paparë dhe te arriturat qe ishin depozituar ne biblotekat e andaluzis pesuan nje inkuzicion te papar dhe i dogjen te gjitha te arriturat shkencore te muslimanve te asaj kohe...
Te arriturat e asaj kohe kur muslimante punan me kuran ne dorë dhe i shkonin pas dituris shkencore ishin revulucion shkencore i asja periudhe kohore dhe realisht bibloteka qe kishte shpetuar dhe ishte shfrytezuar me von nga evropjanet ishte e paket mirpo ia vlejti qe evropjanet te ndjehen falenderues ndaj atyre qe ia lan keto pasuri...
Mirpo un personalisht nuk pajtohem me boten Muslimane te shekujve te fundit per ngecjen e te arriturave shkencore ...muslimanet e shekujve te fundit ,jan goditur me sprova siq jan perqarjet ne mes tyre,okupimi diplomatik/ekonomik nag te tjeret jo musliman...
Dhe dhenja pas shkences teologjike d.m.th jan dhenja ekstreme pas adhurimit te Allahut ndersa e kan lene anash anen tejeter poashtu obilgative d.m.th anen shkencore...realisht per nga ana e adhurimit muslimanet jan te persosur kan besim te sinqert dhe te persosur ....mirpo nuk kan zbatuar obiligimin tjeter te Allahut ku thotë: lexo,meso dhe studjo...dhe ketu nuk ehste cekur kufizimi vetem te lexosh apo te studjosh vetem shkencen teologjike por edhe shkencen ne pergjithesi...
Muslimanet gjat sundimit ne andaluzi kan zbuluar shum gjera ,psh: Konsiderohet se e kan zbuluar bazen e matekamtikes duke zbuluar zeron dhe numrat matematikor ,algjebren,dhe shum gjera qe do mundohem nje dite ti permledhi te gjitha dhe te ti sjelll...E treta, më thuaj një zbulim konkret, kur ka dalë një musliman dhe ka thënë ja unë e zbulova këtë makinë ose këtë lloj aparati, ose këtë ilaç.
Ne kimi kan zbuluar teorin Alkaline,alkoolin etj
te tjerat do mundohem te ti sjelli kur ti permbledhi dhe ti seleksionoj ...
Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 05-10-2007 më 04:58
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
ja se qfar thotë kurani ne lidhje me Funksionimin e Maleve
Kur’ani i kushton vëmendje të veçantë funksionit gjeologjik të maleve.
Dhe në tokë kemi krijuar male të ngulura fort që ajo të mos lëvizë nën to...
(Sure El-Enbija: 31)
Siç vihet re në këtë varg, pohohet se malet kanë si funksion të parandalojnë tronditjet e Tokës.
Ky fakt nuk dihej nga askush në kohën e zbritjes së Kur’anit. Ai u zbulua vetëm kohët e fundit si rezultat i gjetjeve të gjeologjisë moderne.
Më parë mendohej se malet ishin thjesht ngritje mbi sipërfaqen e tokës.
Shkencëtarët tani kanë kuptuar se malet nuk janë thjesht ngritje, por se ato zgjerohen 10-15 herë të lartësisë së tyre nën tokë, zgjerime këto që quhen rrënjë e malit. Me këto veçori, malet luajnë të njëjtin rol me atë të një gozhde apo shtylle të ngulur në tokë. Për shembull, një majë mali si Mali i Everestit që ngrihet rreth 9 km mbi sipërfaqen e tokës, ka një rrënjë që zgjerohet poshtë për më shumë se 125 km. 57)
Malet dalin si rezultat i lëvizjeve dhe përplasjeve të pllakave masive që formojnë koren e Tokës. Kur dy pllaka ndeshen, më e forta rrëshket poshtë tjetrës dhe ajo që ndodhet sipër përkulet dhe formon malet. Shtresa poshtë vazhdon nën tokë dhe formon një zgjerim të thellë poshtë. Kjo do të thotë, si u sqarua dhe më lart, se malet kanë një pjesë që shkon poshtë po aq të madhe sa pjesa e dukshme mbi Tokë.
Në një tekst shkencor, struktura e maleve përshkruhet si më poshtë:
Aty ku kontinentet janë më të trasha, si edhe në vargmalet, korja zhytet edhe më shumë në mantel.
Profesor Siaveda, një gjeolog detar me famë botërore, dha komentin e mëposhtëm rreth mënyrës se si malet ngjeshen në tokë si rrënjët:
Ndryshimi kryesor mes maleve kontinentalë dhe maleve oqeanikë vjen nga materiali i tyre... Por emëruesi i përbashkët i të dyve është se ata kanë rrënjë që i mbajnë. Në rastin e maleve kontinentalë, është materiali me dendësi disi të ulët nga mali, ai që zgjerohet poshtë nën tokë si rrënjë. Në rastin e maleve oqeanikë, ka gjithashtu një material të lehtë si rrënjë e malit... Funksioni i rrënjëve është të mbajë malin në bazë të ligjit të Arkimedit. 59)
Për më tepër, Frenk Pres, ish-President i Akademisë Kombëtare të Shkencave të Sh.B.A, thotë në librin e tij Toka, i cili përdoret ende si tekst universitar në mbarë botën, se malet ngjajnë me shtyllat dhe ato ngulen në thellësitë e tokës. 60)
Në një varg, ky aspekt i maleve tregohet kështu:
A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme, ndërsa malet shtylla të saj?
(Sure Nebè: 6-7)
Në një varg tjetër Zoti ka zbuluar se Ai i ka përforcuar malet. (Sure en-Naziat: 32) Fjala arabe ersaha në këtë varg do të thotë “i ka rrënjosur, i ka fiksuar, ngulitur në tokë”. Në sajë të këtyre veçorive, malet zgjerohen mbi dhe nën tokë në pikat ku takohen shtresat e tokës dhe i mbërthejnë këto shtresa bashkë. Kështu ato stabilizojnë koren e tokës dhe parandalojnë rrëshkitjen e saj mbi shtresën magmatike. Shkurtimisht, mund të krahasojmë malet me gozhdët që bashkojnë copat e drurit.
Sot ne dimë se shtresa e jashtme shkëmbore e tokës është e ndarë në pllaka që notojnë mbi magmë. Duke ditur shpejtësinë e lartë me të cilën rrotullohet toka rreth boshtit të saj, këto pllaka notuese do vinin rrotull po të mos ishte për efektin fiksues të maleve. Në këtë rast nuk do të formohej toka, nuk do të grumbullohej ujë, nuk do të rriteshin bimë dhe nuk do të ndërtoheshin rrugë e ndërtesa; shkurt, jeta në Tokë do ishte e pamundur. Sidoqoftë, me mëshirën e Zotit, malet parandalojnë shumë lëvizjet mbi sipërfaqen e Tokës duke funksionuar tamam si gozhdë.
Ky rol vital i maleve, që u zbulua nga gjeologjia moderne dhe kërkimet sizmike, u zbulua në Kur’an shekuj më parë si një shembull i urtësisë gjithëpërfshirëse në krijimin e Zotit. Në një varg tjetër thuhet përsëri:
Është Zoti Ai që vendosi male të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju...
(Sure Lukman: 10)
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Identifikimi i Shenjave të Gishtërinjve
Ndërsa në Kur’an përmendet se është e lehtë për Zotin ta risjellë njeriun pas vdekjes, theksohen në mënyrë të veçantë shenjat e gishtërinjve:
Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij.
(Sure El-Kijama: 3-4)
Theksimi i majave të gishtërinjve ka një kuptim të veçantë. Kjo sepse këto shenja janë unike për çdokush. Çdo person i gjallë apo që ka jetuar në këtë botë ka një bashkësi të vetën të shenjave të gishtave.
Kjo është dhe arsyeja që ato përdoren si provë e fortë identifikimi dhe përdoren për këtë qëllim në mbarë botën.
Por ajo që është e rëndësishme është se kjo veçori e majave të gishtave është zbuluar vetëm në shekullin e 19-të. Më parë njerëzit i konsideronin shenjat e gishtërinjve si vija të zakonshme pa ndonjë rëndësi apo kuptim të veçantë. Megjithatë në Kur’an, Zoti i përmend këto shenja, të cilat në atë kohë nuk tërhoqën vëmendjen e ndokujt, dhe na tërheq vëmendjen mbi rëndësinë e tyre – një rëndësi që u kuptua më në fund në ditët tona.
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
A e lexove kete ,ketu flitet per shtresat me kryesoreMe të vërtetë, sot dihet se atmosfera e Tokës konsiston në shtresa të ndryshme të shtrira mbi njëra-tjetrën. Përkufizimet e bëra në bazë të kriterit të përbërjes kimike apo temperaturës së ajrit kanë përcaktuar atmosferën e tokës si prej shtatë shtresash. Sipas “Modelit të kufizuar me rrjetë” (Limited Fine Mesh Model: LFMII), që është një model i atmosferës i përdorur për të parashikuar kushtet klimaterike brenda 48 orëve, atmosfera përsëri përbëhet prej shtatë shtresash. Sipas përkufizimeve gjeologjike të kohës së fundit, shtresat e atmosferës janë si më poshtë:
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
--------------------------------------------------------------------------------------------------------Dhe jo rralle,metodat shkencore dhe shkencetaret, nuk kan pase te drejt.Sa here jemi mesuar nga shkenca,se nje gje eshte keshtu e ashtu,dhe pas vitesh apo deceniesh eshte"vertetuar"e njejta gje por tani me rezultat tjeter.
Derisa Kurani ka mbetur ashtu sic ka qene gjithmone.Kurse neve na mbetet te zberthejme permbajtjen e tije.Ai eshte i perkryer.
Edhe nje here.Perralla kan qene shume shpesh ato qfare na i tha shkenca,kurse Kurani te duket perralle vetem atehere kur nuk e kupton.
Malet nuk janë ngulur si gozhdë nga lart me çekiq, por kanë dalur nga brendësia, më saktë vullkani ka shpërthyer herë pas here dhe pastaj është ngrirë, më pas të reshurat kanë thërrmuar llavën e ngrirë duke e shëndrruar në dhe.Dhe në tokë kemi krijuar male të ngulura fort që ajo të mos lëvizë nën to...
(Sure El-Enbija: 31)
Hej, nuk është fjala këtu për transmetime të thjeshta apo citime, por kije parasysh se beduini i shkretëtirës, nuk dinte gjë. Ata mësuan shkencën nga librat e lashtë helene. Shkenca helene ishte bazë për shkencën arabe. Po të mos jetë themeli s'ka se si qëndron shtëpia.
Faktin e ke në Kuran, ku së pasi duhet t'a bindësh veten se në Kuran është e vërteta e tak pastaj duhet të gjesh faktet se Kurani e ka mirë, edhepse ato fakte nuk ekzistojnë.Ky eshte fakti qe edhe mua me intereson ,ku shum leht mund ta gjej shkakun apo arsyen e kesaj ngecje ...
Shkenca qe filloi ne Andaluzi ne univerzitetin Cordobes ne Sevilla ishte duke marrë permasa te gjera mjaft libra dhe zbulime shkencore u bene ne at kohe gati 9 shekuj sa zgjati sundimi i khalifatit Arab...Mirpo filloi te dobesohet kjo perandori qe ishte ne spanje me gjith te arriturat shkencore qe u arriten...
Filluan shqetesimet e para te kesaj perandorie: Kooperimi i muslimanëve,Dobësimi i tepërt i mbretërve të fundit andaluzianë,filloi evropa te rizgjohet kunder kesaj perandorie dhe filloi te bashkohet e gjith evropa dhe ia arriten qe ta pushtojn spanjen dhe ta permbysin kete perandori dhe faktet historike flasin per nje masaker kolektive ndaj popujve musliman ne ato vende dhe dhune te paparë dhe te arriturat qe ishin depozituar ne biblotekat e andaluzis pesuan nje inkuzicion te papar dhe i dogjen te gjitha te arriturat shkencore te muslimanve te asaj kohe...
Te arriturat e asaj kohe kur muslimante punan me kuran ne dorë dhe i shkonin pas dituris shkencore ishin revulucion shkencore i asja periudhe kohore dhe realisht bibloteka qe kishte shpetuar dhe ishte shfrytezuar me von nga evropjanet ishte e paket mirpo ia vlejti qe evropjanet te ndjehen falenderues ndaj atyre qe ia lan keto pasuri...
Mirpo un personalisht nuk pajtohem me boten Muslimane te shekujve te fundit per ngecjen e te arriturave shkencore ...muslimanet e shekujve te fundit ,jan goditur me sprova siq jan perqarjet ne mes tyre,okupimi diplomatik/ekonomik nag te tjeret jo musliman...
Dhe dhenja pas shkences teologjike d.m.th jan dhenja ekstreme pas adhurimit te Allahut ndersa e kan lene anash anen tejeter poashtu obilgative d.m.th anen shkencore...realisht per nga ana e adhurimit muslimanet jan te persosur kan besim te sinqert dhe te persosur ....mirpo nuk kan zbatuar obiligimin tjeter te Allahut ku thotë: lexo,meso dhe studjo...dhe ketu nuk ehste cekur kufizimi vetem te lexosh apo te studjosh vetem shkencen teologjike por edhe shkencen ne pergjithesi...
Ndërsa shkencës nuk i intereson dogma. Shkenctarët e vërtetë mundohen ta gjejnë të vërtetën ciladoqoftë ajo.
Numrin zero e kanë zbuluar të tjerë para arabëve. Se arabët i morën numrat nga hindusët. Alkolin nuk e kanël zbuluar arbët, vetëm emri është arabisht, por është zbuluar në Evropë.Muslimanet gjat sundimit ne andaluzi kan zbuluar shum gjera ,psh: Konsiderohet se e kan zbuluar bazen e matekamtikes duke zbuluar zeron dhe numrat matematikor ,algjebren,dhe shum gjera qe do mundohem nje dite ti permledhi te gjitha dhe te ti sjelll...
Ne kimi kan zbuluar teorin Alkaline,alkoolin etj
te tjerat do mundohem te ti sjelli kur ti permbledhi dhe ti seleksionoj ...
Na mbytët me gënjeshtra të paskrupullta. Nuk di si s'iu vje turp të gënjeni.
Krijoni Kontakt