KRIJIMI I UNIVERSIT
Në ajetin e mëposhtëm, përshkruhet origjina e universit:
”Ai është Krijuesi fillestar i qiejve dhe i tokës
(pa pasur asnjë shembull)...” (El-En’am 101)
Përfundimi, në të cilin ka arritur astrofizika sot, është se i tërë universi,
së bashku me dimensionet e lëndës dhe të kohës, erdhi në ekzistencë si
rezultat i një shpërthimi të madh, i cili ndodhi menjëherë. Ky fenomen i
njohur me emrin “Big Beng”, vërtetoi se universi ishte krijuar nga asgjëja si
rezultat i një shpërthimi në një pikë të vetme. Qarqet shkencore moderne
janë të një mendimi në lidhje me faktin se Big Bengu është i vetmi shpjegim
i arsyeshëm dhe i vërtetuar i zanafillës së universit dhe i mënyrës së krijimit
të tij.
Para Big Bengut, lënda nuk ekzistonte. Nga kjo gjendje mosekzistence,
në të cilën as lënda, as energjia, madje as koha nuk ekzistonin – dhe kjo
mund të përshkruhet vetëm në mënyrë metafizike – arrijmë në përfundimin
se lënda, energjia dhe koha janë të tëra të krijuara. Ky argument është një
nga zbulimet e fundit të fizikës bashkëkohore, i cili është shpallur në Kuran
1400 vjet më parë.
Aparaturat e ndjeshme në bordin e satelitit hapësinor COBE, i cili u lëshua nga NASA
më 1992, arriti të kapte dukshëm pjesë të mbetura të Big Bengut. Ky zbulim shërben si
dëshmi për Big Bengun, i cili është shpjegimi shkencor i faktit se universi u krijua nga
asgjëja.
ZGJERIMI I UNIVERSIT
Në Kuran, i cili u shpall katërmbëdhjetë
shekuj më parë, në kohën kur shkenca e
astronomisë ishte akoma primitive, zgjerimi i
universit përshkruhet në këtë mënyrë:
”Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe
Ne e zgjerojmë atë. ” (Edh-Dharijat 47)
Fjala “qiell” e përmendur në këtë ajet është
përdorur në vende të ndryshme në Kuran me
kuptimin e hapësirës dhe universit. Edhe këtu,
kjo fjalë është përdorur me këtë kuptim. Me fjalë
të tjera, në Kuran është shpallur se universi
“zgjerohet”. Pikërisht, ky është përfundimi i
arritur sot prej shkencës.
Deri para fillimit të shekullit XX, i vetmi
mendim i përhapur në të gjithë botën e shkencës
ishte se “universi ruan një gjendje konstante dhe ka ekzistuar
përherë pa fillim”. Por kërkimet, vëzhgimet dhe rrezultatet e
marra prej aparaturave moderne vërtetuan se universi në të
vërtetë ka një fillim; argument për këtë është fakti se ai
zgjerohet vazhdimisht.
Në fillimet e shekullit XX, fizikanti rus Alexander
Friedmann dhe kozmologu belg Georges Lemaitre
llogaritën teorikisht se universi është në lëvizje të
vazhdueshme dhe zgjerohet.
Ky fakt u vërtetua gjithashtu prej të dhënave
të vëzhguara më 1929. Astronauti amerikan
Edwin Hubble, ndërsa po vëzhgonte qiellin
me një teleskop, zbuloi se yjet dhe galaktikat
largoheshin vazhdimisht nga njëra-tjetra.
Që prej momentit të Big Bengut, universi ka filluar të zgjerohet vazhdimisht me shpejtësi të
madhe. Shkencëtarët e krahasojnë zgjerimin e universit me sipërfaqen e një tullumbaceje në
fryrje e sipër.
univers, ku çdo gjë lëviz vazhdimisht duke u larguar prej çdo gjëje tjetër,
nënkupton një univers vazhdimisht në zgjerim.
Vëzhgimet e kryera në vitet në vazhdim vërtetuan se universi është në
zgjerim e sipër. Përsëri del në pah saktësia e habitshme e ajetit kuranor, i cili
përdor një folje të kohës së tashme për të përshkruar vazhdimësinë e këtij
zgjerimi. Ky argument është sqaruar në Kuran në një kohë kur askush nuk
kishte as idenë më të vogël rreth këtyre fakteve.
NDARJA E QEJVE DHE E TOKËS
Një prej ajeteve që bën fjalë për krijimin e qiejve është edhe ajeti i
mëposhtëm:
”A nuk e dinë jobesimtarët se qiejtë dhe toka ishin të ngjitura,
e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës
së çdo gjëje. Përse nuk besojnë pra?” (El Enbija 30)
Fjala “retk”, e përkthyer “të ngjitura”, në gjuhën arabe do të thotë “të
përziera me njëra-tjetrën, të bashkuara”. Kjo fjalë përdoret në ato raste kur
u referohemi dy substancave të ndryshme, të cilat përbëjnë një të plotë.
Fraza “Ne i ndamë” është folja arabe “feteka” dhe nënkupton diçka që vjen
si rezultat i shkëputjes apo shkatërrimit të strukturës së ngjitur“retk”. Carja
e farës së bimës në momentet para të mbirjes është një nga rastet në të cilat
përdoret kjo folje.
Le të shqyrtojmë përsëri ajetin kuranor, duke pasur në mendje faktet e
lartpërmendura. Në ajet, qielli dhe toka janë subjekti i parë i gjendjes “retk”.
Më pas ata ndahen (feteka), duke u shkëputur nga njëri-tjetri. Kureshtja jonë
rritet kur rikujtojmë momentet e para të Big Bengut dhe shohim se e gjithë
lënda e universit përfshihej në një pikë të vetme. Me fjalë të tjera, çdo gjë,
duke përfshirë “qiejt dhe tokën”, të cilat ishin krijuar ende, ishin pjesë e
kësaj pike në gjendjen “retk”. Pas një shpërthimi të fuqishëm, lënda e kësaj
pike u nda (feteka) dhe më pas ndodhi procesi i krijimit të strukturës së tërë
universit.
Kur krahasojmë ajetin kuranor me zbulimet shkencore, shohim se ato
përputhen në mënyrë të përkryer me njëra-tjetrën. Fakti më interesant dhe
më habitës është se këto zbulime u bënë vetëm në shekullin XX.
Fotoja paraqet Big Bengun, i cili bën të qartë edhe një herë se
Zoti e krijoi universin prej asgjësë. Big Bengu është një teori e
vërtetuar me dëshmi të qarta shkencore. Megjithëse disa
shkencëtarë u përpoqën të sillnin teori të kundërta me Big Bengun,
dëshmitë e qarta shkencore bënë që kjo teori të pranohej tërësisht
prej komunitetit shkencor.
ORBITAT
Duke iu referuar Kuranit, Dielli dhe Hëna lëvizin në një orbitë të
caktuar:
”Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe
secili prej tyre noton në orbitë.” (El Enbija 33)
Në një ajet tjetër është përmendur se Dielli nuk është i palëvizshëm, por
lëviz në një orbitë të caktuar.
”Edhe dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizje
është përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit.” (Ja Sin 38)
Këto argumente të komunikuara në Kuran u zbuluan prej vëzhgimeve
astronomike shumë shekuj më vonë. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të
astronomisë, Dielli udhëton me një shpejtësi marramendëse prej 720.000
km në orë në drejtim të yllit Vega në një orbitë të vetme të quajtur Maja
Diellore. Kjo do të thotë se Dielli përshkon afërsisht 17.280.000 km në ditë.
Bashkë me Diellin, të gjitha planetet dhe satelitët brenda sistemit
gravitacional të Diellit përshkojnë gjithashtu të njëjtën distancë. Për më
tepër, të gjitha yjet në univers bëjnë një lëvizje të ngjashme.
Në Kuran është shpallur se i tërë universi është i mbushur plot me
rrugë e orbita si ajo e diellit:
”Betohem në qiellin plot rrugë.” (Edh-Dharijat 7)
Në univers ndodhen rreth 200 miliardë galaktika dhe secila prej tyre
pëmban rreth 200 miliardë yje. Pjesa më e madhe e këtyre yjeve kanë
planete dhe pjesa më e madhe e këtyre planeteve kanë satelitë. Këta trupa
gjigandë lëvizin në orbita të caktuara, sipas një lëvizjeje të përllogaritur në
mënyrë preçize. Për miliona vite me radhë, të gjithë këta trupa “notojnë” në
orbitën e tyre në një harmoni dhe rregull të përkryer. Për më tepër, një numër i madh kometash lëvizin në orbitat e përcaktuara për to.
Orbitat në univers nuk janë karakteristikë vetëm e trupave qiellorë.
Edhe vetë galaktikat udhëtojnë me një
shpejtësi marramendëse në orbita të
projektuara për to. Gjatë kësaj lëvizjeje,
asnjë prej trupave qiellorë nuk i zë
rrugën, apo përplaset me të tjerët.
Sigurisht që në kohën e shpalljes së
Kuranit njerëzimi nuk zotëronte
teleskopë elektronikë apo teknologjinë e
avancuar të vëzhgimit të trupave
miliona kilometra në hapësirë, ashtu siç
nuk dispononte njohuritë e sotme të
fizikës apo astronomisë. Ndaj në atë
kohë nuk ishte e mundur të zbulohej në
mënyrë shkencore se hapësira është
“plot me rrugë dhe orbita”, siç është
shpallur në ajetin kuranor…
Krijoni Kontakt