Shkruar nga: Mirsim Maliqi
Ēfarė na ofrohet?
Duke shfletuar faqet e historisė sonė kombėtare, do tė vėresh pa dyshim se populli ynė ėshtė pėrpjekur gjithnjė qė tė ruajė tė pacenuar identitetin kombėtar dhe tė mbrojė integritetin e trojeve tė veta, ato tė Shqipėrisė Etnike. Sakaq, shfletim i historisė kombėtare nuk pėrkon aspak me ndjekjen e njė filmi historik me brumim tė natyrės komuniste-sovjetike rreth Shqipėrisė sė para gjashtė shekujve, nė tė cilėn Gjergj Kastrioti[1] Skėnderbeu[2] pas luftės nė Krujė, kyr hyn nė skenė si prijės i popullit tė tij[3], tė pranishmėve u thotė: o shqiptarė, nė njė kohė kur fjala shqiptar sekzistonte fare[4], gjė qė tregon realitetin e paqėndrueshėm historiografik tė shkruesit tė asaj shėmbėlltyre tė historisė.
Pėr tė mėsuar historinė e popullit tonė, sot lexuesi shfrytėzon literaturė tė huaj, gjegjėsisht serbe apo greke, ēka ėshtė vėrtet brengosėse. Nevoja pėr flakjen e teksteve filo-serbe nga bankat e shqiptarėve, ska dyshim qė ėshtė diēka e domosdoshme dhe e pashmangshme. Sot, nė kohėn e lirisė sė fjalės, pas shkėputjes nga sistemi sllavo-komunist - sistem i instaluar nga serbet[5] nė Shqipėrinė tonė - shqiptarėt skanė kurrfarė arsye tė mendojnė akoma si Enveri, shėrbėtori besnik i marksizėm-leninizmit, i cili u nguliti shqiptarėve pėrmes dhunės dhe mekanizmit tė shpėrlarjes sė trurit idenė se kėta shpėtuan e dolėn fitimtarė nė kohėn kur u shkėputėn nga Perandoria Osmane, e cila punoi pėr disa shekuj duke u mbėshtetur nė parimet e Sheriatit (Sistemin e Zotit). Enveri mendonte kėshtu dhe impononte tė njėjtin mendim, sepse ish ngarkuar me kėtė mision nga serbet, tė cilėt vetėm atėherė (1912), kur shqiptarėt u ndanė nga Perandoria Osmane, pushtuan tokat e shqiptarėve, ēka nuk patėn mundėsi qė ta bėnin mė herėt, nė kohėn kur aleati i shqiptarėve ishte Perandoria Osmane, pjesė pėrbėrėse e tė cilit qe edhe Shqipėria. Madje, nuk mbeti me kaq, ai (pėrhapėsi i ideve komuniste) vazhdoi me tė njėjtėn egėrsi kundėr shqiptarėve, e sidomos ndaj atyre myslimanė, njėlloj siē kishin vepruar punėdhėnėsit e tij[6] dekada mė parė. Prandaj, lipset thėnė qė nė fillim se antishqiptarizmi i krijuar nga njė kryetradhėtar smund tė merret parasysh, dhe e njėjta gjė vlen edhe pėrsa i pėrket historiografisė nė lidhje me historinė e popullit tonė, krenaria e tė cilit u ngrit nė kohėn kur ishte mik e akraba me perandorinė mė tė fortė tė kohės.
Rreth shtypjes
Gjatė gjithė kohės, - po flasim pėr dy shekujt e shkuar, - ndaj shqiptarėve u ushtrua njė dhunė sistematike. Dihej se, ajo ēka i pengonte shtypėsit ishte identiteti i shqiptarėve. U bėnė kongrese padrejtėsish, mashtrimesh e ēregullimesh, ndėr to Kongresi i Berlinit (1878)[7], mė vonė Konferenca e Londrės, e tė tjerė, porse asnjėra sishte nė favor tė sė vėrtetės rreth popullit shqiptar.
Ortodoksėt serbė, pas largimit tė osmanėve, filluan gjenocidin kundėr shqiptarėve, e sidomos ndaj shqiptarėve tė Kosovės, me pretekstin se gjoja: Kosova paska qenė nė mesjetė qendėr e shtetit serb dhe trevė e banuar nga serbėt deri nė fund tė shek. XVII - fillimi i shek. XVIII, kur pas luftės austro-osmane tė viteve 1683-1699 njė pjesė e popullsisė serbe qė mori anėn e Austrisė, qenka tėrhequr pėr nė veri dhe vendin e saj e paskan zėnė shqiptarėt e ardhur nga viset e brendshme malore tė Shqipėrisė sė Veriut[8], ēka janė thjesht propagandė, pa kurrfarė themeli historiografik. Kryqtarėt ortodoksė serbė, tė cilėt nxitėn masakrimin e mijėrave shqiptarėve, si nė fillim tė shekullit tė njėzet, po ashtu edhe nė fund tė tij, - dhe, pavarėsisht se fundamentalistė fetarė kishtarė, akoma zėnė vend tė rėndėsishėm nė Serbi, - mbeten sinonim i sė keqes dhe krimit[9] nė Evropė, siē mbeten tė tillė pararendėsit e tyre kishtarė famėkeq me kryqėzatat e tyre nė tokat e myslimanėve, gjegjėsisht aty ku dolėn dijetarėt dhe shkencėtarėt mė tė ditur e njohur, nė Kordobėn e famshme, qė ishte qyteti mė i pasur nė Botė.[10]
Shtypja e shqiptarėve ende vazhdonte, mė vonė, Pas rėnies sė Janinės, ushtria greke hyri nė Ēamėri. Pushtimi u shoqėrua me mizoritė e shumta tė bandave greke kundėr popullsisė civile shqiptare. Ēėshtja ēame dhe pėrgjithėsisht ēėshtja e minoritetit shqiptar nė Greqi, lindi me vendimin e Konferencės sė Londrės mė 1913, Ēamėria ra nėn sundimin grek.[11]
Mbi popullatėn ēame (60.000 myslimanė e 20.000 tė krishterė) ushtrohej njė dhunė e madhe. Mithat Frashėri, shkruante pandėrprerė se ēpo ndodhte me myslimanėt e Ēamėrisė. Ai, kur i shkruan (23 qershor 1923) Ministrit tė Punėve tė Jashtme nė Tiranė, ndėr tjera i thotė: Kėtu tė bashkuar ke edhe kopjen e njė note verbale qė dhashė sot pėr vėshtirėsitė qė po gjejnė shqiptarėt myslimanė nė udhėtimet e tyre, nė kufijtė grek[12] dhe nė shumė letra tė dėrguara kėrkon ndihmėn dhe ndėrhyrjen e shtetit shqiptar pėr ti ndihmuar ēamėt, gjegjėsisht ata myslimanė, ndaj tė cilėve ushtrohej me presion kėmbimi me grekė, pėrkatėsisht dėrgimin e ēamėve myslimanė nė Turqi dhe sjelljen e grekėve nė tokat ēame. Kur panė vendosshmėrinė e ēamėve pėr tė qėndruar nė tokat e tyre, atėherė filluan tė ushtrojnė edhe dhunė, deri sa shumė prej tyre i larguan nga trojet e tyre, nė tė cilat lanė familjarėt e tyre tė masakruar, nė tokėn e Ēamėrisė, nė tė cilėn bėhej spastrim etnik[13].
E gjithė kjo dhunė ndodhi ndaj shqiptarėve, vetėm atėherė kur mė shqiptarėt sishin afėr osmanėve, akrabatė mė besnikė, tė cilėt kurrė nuk ushtruan dhunė ndaj tyre. Siē tregon edhe Joseph Rothchild pėr shqiptarėt se: Ata ishin tė fundit qė vendosen tė shkėputeshin nga Perandoria Osmane, struktura e elitės tė sė cilės kishte qenė gjithmonė e hapėt ndaj bijve tė tyre tė talentuar dhe ambiciozė, e cila pėrgjithėsisht nuk i kishte shtypur ata dhe ndaj Kalifit-Sulltan tė sė cilės shumica e tyre ndiente njė nderim tė mirėfilltė fetar.[14]
Shqiptari
Ecėm sa ecėm, deri sa arritėm tek tema jonė Shqiptari! Kush ėshtė Shqiptari? Pėr kė jemi duke folur?
Ai ėshtė muhadithi i shquar Muhamed Nasirudin, i biri i Nuh Nexhatit, tė birit tė Ademit. U mbiqujt El-Albanij (Shqiptari), sipas vendlindjes sė tij, Shqipėrisė. Ai lindi nė vitin 1332h / 1914g, nė qytetin e Shkodrės, njė nga qytetet kryesore tė Shqipėrisė[15]. Ndoshta shqiptarėt sdinė shumė pėr tė, pavarėsisht se ka njerėz qė thonė pėr tė, si Shejh Bin Bazi: Sdi tė ketė nėn qiell dijetar mė tė madh nė hadith pėr kėtė kohė sesa Shejh Nasiri (Albani).
Emigrimi
Kur Shqiptari (Mė tej: Shejh Albani) ishte vetėm nėntė vjeē, familja e tij u shpėrngul nga Shqipėria, i cili shtet ia kish hapur dyert shekullarizmit, ēka i parapriu komunizmit famėkeq, pėr tė cilin folėm mė parė. I ati i Shejh Albanit e pa tė arsyeshme (pėr tė ruajtur identitetin fetar) tė shkojė me familjen e tij nė Sham, vend i diturisė dhe i tregtisė, pėr tė cilėn populli ynė thoshte: Deri nSham me dasht me hy, skemi ymer me ja mrri[16]
Identiteti i tij
Nėse lexojmė literaturė islame nė cilėn gjuhė tė botės qoftė, tė shkruar nga dijetarėt e kohės sonė, do tė vėrejmė se, pėrsa i pėrket autenticitetit, vlerėsimit apo verifikimit tė transmetimit tė haditheve, ata i referohen Shejh Albanit, aq sa pėr punėn e tij, dijetari i shquar, Shejh Muhamed elUthejmin, tha: Pėrsa i pėrket analizave dhe verifikimeve shkencore, ska si ai.[17]
Shejh Albani thoshte: Unė jam shqiptarė. Madje, kėtė fjalė ia thoshte edhe gjithė botės nė arabisht Ene albanijj. Ai jetoi nė tokat arabe afėr tetėdhjetė vjet, por kurrė se harroi gjuhėn shqipe, ruajti identitetin e tij kombėtar dhe u kujdes pėr studentėt shqiptarė, sa qė nė ligjėratat e tij (tė inēizuara nė gjuhėn shqipe), shpesh ai i pyet studentėt e tij pėr ēėshtjen shqiptare nė Kosovė dhe u jepte gjithashtu kėshilla. Po pse populli ynė se njeh? Vallė, skemi kohė tė mirremi me shqiptarėt, bijtė e shqiptarėve, tė cilėt pėr 7-8 dekada ishin larg vendlindjes sė tyre, por qė kurrė se harruan vendin e tyre, madje, emrin e atdheut e vendosėn nė mbiemrin e tyre?! Apo, mė pėrparėsi ka ajo qė thoshte: Ami Bharater Bharat Amar- Unė jam indiane, India ėshtė e imja[18]? Apo, vallė, i kemi dhėnė pėrparėsi atij qė futi popullin e vet nė luftė pėr interesat e Krishterizmit, ndėrsa sot e quajmė hero kombėtar, nė tė njėjtėn kohė kur Vatikani e quan Kalorėsi i Krishterimit apo edhe Mbrojtės i Krishterimit[19]?! Pse se njohim Albanin?
Rreth shtypjes
Tani do tė kthehemi prej udhėtimit tonė, aty ku u nisėm Te shtypja ndaj shqiptarėve.
Kohėt e fundit jemi dėshmitarė tė misionarizmave antishqitare-antimyslimane, tė cilėt duan tė deformojnė pėrkatėsinė e shqiptarėve. Islamofobia ėshtė e dukshme Nė ēdo pikė mundohen tė largojnė Islamin, fenė e shumicės sė shqiptarėve. Kjo shtypje ndaj kulturės islame tė shqiptarėve sdo mend qė ėshtė ēnjerėzore. Figurat me tė shquara tė shqiptarėve myslimanė si pėrmend asnjė historian, pavarėsisht se pa to ėshtė krejt e pamundur tė pėrftohet nė ploti fytyra e kombit dhe kultura e shqiptarėve.
Nė shkrimin e tij Identiteti Islam i shqiptarėve, Mit apo Realitet? Ermal Bega shprehet bukur: Nuk arrij tė kuptoj se pėrse po bėhet kjo politikė kaq e poshtėr anti-islame nė Shqipėri. Islami ėshtė njė besim i cili kurrė nuk ka krijuar probleme te ata tė cilėt e praktikojnė, dhe askush tjetėr nuk ka parė ndonjė gjė tė keqe nga ai besim dhe kėta besimtarė. E qė, pyetjes se tij po i pėrgjigjemi me fjalėt e Dr. Hysen Ēobanit: Ata duan tė na bėjnė tė krishterė, se ashtu i hiqen halat peshkut dhe gėlltitet mė lehtė. Por, kjo nuk do tė ndodhė kurrė.
Krijoni Kontakt