Ne detin e thelle te deshperimit,
nje cast u futa si pa kuptuar,
te erreta si nata mu duken dallget,
te vdekur shpirtrat dhe shume te vetmuar...
U tremba nga ta dhe nje drite kerkova,
nje shprese te vetme per te shpetuar,
mundohesha te dilja dhe not me nuk dija,
oh sa me dhimbte ky shpirt i munduar...
Lotova mes frikes dhe shpirtit te vrare,
asgje me s,shikoja,cdo gje me ish thare,
mendova sa shume ty dhimbje te njoha,
thelle te ty det vdekjen kerkova...
Not jo nuk dija dhe deti sme mirrte,
me kengen e valeve nje ze po me fliste,
ca drita u ndezen dhe lart sec me nxoren,
ne krahet e tyre si mike me moren....
Nje shpirt sec me foli...."Te lutem ti ik,
mos vuaj kaq shume,mos rri ti me frike,
keshtu eshte kjo jete,te lutem lufto,
ste njoha te tillen...ti jeten vazhdo,
tu luta kur ika,lufto ti per mua,
te vetme te lashe,por ty prape te dua,
te ndjek hap pas hapi,po me ty nuk jam,
sot jam i vdekur po ty prane te kam....
E forte ti ke qene,tani spo te njoh,
me fol ti te lutem,po thelle jo mos shko,
jeto si dikur kur ishe me mua,
mbaj mend kur te thoja...gjithmone do te dua!
Ngri koken ti lart,lumturine kerko,
harro ti zhgenjimet,dhe kurre mos loto,
i vdekur sot jam,po engjell do jem,
ne zemer prane vetes per jete do te kem".
Ngadale ngrita koken,syte e tu sec pashe,
jeshil si dikur kur une ty tu dhashe,
oh sa mall ndjeva dhe dhashe nje te lutur,
do jepja une jeten nje here per te puthur...
"Pse me le te vetme,cfare te bej pa ty,
se duroj te vuaj,pse mos jemi dy?
Bota eshte mizore,mua me denoj,
me dha nje dite shpresen,dhe prape ma mohoj.
Te lutem me prek te ndjej si dikur,
te ndjej sa me doje dhe spushoje kurre,
me merr ti me vete se shume sot po vuaj,
pse nuk me pranon,te lutem ma thuaj?.
E mbajta betimin qe dikur te dhashe,
dashurine kerkova po frutat sja pashe,
teper u lendova dhe shpirtin ma vrane,
me plumba ne zemer,shume njerez me rane...
Me merr ti te lutem,dua qe te vij,
ne krahet e tua dua une te rri,
te degjoj sa embel prane meje kendon,
te degjoj une fjalet ku shpirti gezon!
Me mungon ti teper,me teper se dje,
te lutem afrohu,ti vetem mos fle,
me jep dashurine qe me dhe dikur,
mos me ler te behem e ftohte si nje gur".....
Vazhdon...
Krijoni Kontakt