A të kam thënë sot se të dua?
për të³
Këtë mbasdite ti je shumë vonë.
Makina ime ndaloi dhe u parkua,
Shoferi i saj strehërënë qetë-qetë
Dorezat hoqi dhe i menduar u largua.
Makina ime e zezë ndaloi dhe u parkua;
Unë mbrapa lashë veç një gur mbi krye
Ta lëmosh me dorë, a puthësh o grua
E dashuruar me një nga të rënët yje.
E doja zemrën tënde të ishte e madhe
Të më mbante brenda gjithë dashurinë
Por bota është përmbys kësaj radhe,
Një zemër e vogël mban më pak hidhërim.
Që pranë të më rrije nuk do të doja;
Unë s’do të të thosha dot asnjë fjalë
As për një të dua s’do më hapej goja
Dhe sikur lotë të më binin mbi ballë.
S’do të të bëja as të zakonshmen pyetje:
“A të kam thënë sot se të dua?”
Përhumbur në kush do kish më vuajtje
Unë pa ty apo ti pa mua.
Ti je vonë, shumë vonë. Unë ika
Dhe s’mund ta di në ika për më mirë,
Por si në fund të fjalisë kur vihen tre pika
Ne kurrë s’i thamë njëri-tjetrit lamtumirë.
Paçka se s’do të bezaj dot as jo as po
Përsërite atë pyetje një herë kur të vish
Pastaj secilën nga përgjigjet mendo
Por thuamë si të thoja: Të dua! – sërish.
Krijoni Kontakt