Close
Faqja 19 prej 24 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 236
  1. #181
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    E plagosur.....

    U plagosa nga kjo jete,sa gjak qe pashe,
    me pergjunjen,poshteruan,sa me vrane,
    ngrita syte dhe pyeta zotin "Cfare ju thashe,
    ēfare ju bera,ku ish faji,pse me lane?!"


    Plagen ne mes fashove, mes lotesh mbulova,
    e mjekova shenjen qe gjurme mos te linte,
    neteve pafund e vetme sa lengova,
    neteve te dimrit kur bora dendur binte...

    Se kuptova kurre,jo kurre njerezimin,
    as ket' bote ku si numer,numer tek po jetoj
    asnjehere se kam patur mik mashtrimin,
    por me kot perpiqem te drejten ta kuptoj....

    Nuk e di valle nje dite a do sherohem,
    nuk e di as nderthurjen e kesaj jete,
    di veē dhimbjen qe fort me ka pushtuar,
    dhe nuk mundem,jo se mbaj dot veē per vete!

    Diana
    "Carpe Diem"

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Te urrej apo te dua?

    Kuptoj qe te dua
    edhe kur te urrej
    - kur nuk je me mua.

    Kur nuk je me mua
    ti je gjithandej,
    prandaj me shume te dua,
    prandaj me shume te ndjej.

    …e kur je gjithandej
    ti je dhe me mua,
    ja perse te dua,
    ja perse te urrej.

    …e kur me shume te ndjej,
    ti je larg nga une,
    zotohem te te urrej
    por te dua shume.

    Urrej kur te dua,
    - kur je larg nga une.

    Ēfare po ngjet me mua
    …asgje s’po kuptoj…
    Te urrej apo te dua?

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kohe tjeter

    Come shpejt e dashur, aty ku s'me ke cuar
    Te provojm e dashur, c'ka s'kemi provuar
    T'i largohem dua, kesaj kotesie
    Qe kot na vertit dhe kurkund s'na shpie.

    Mos me ler e dashur, asnje cast te pres
    Qenka kohe e poshter, kohe e pabes
    Mbase ku do veme, gjejme kohe tjeter
    Qofte dhe nje cast, te jetojme si njerez.
    * * *

  4. #184
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Syku Lexo Postimin
    Te urrej apo te dua?

    …e kur me shume te ndjej,
    ti je larg nga une,
    zotohem te te urrej
    por te dua shume.
    Syku.....me ēudit nga dita ne dite....ke talent shume dhe te pergezoj dhe te falenderoj per frymezimin dhe nderin qe me ben duke shkruar ne kete teme!


    Urrejtja dhe dashuria

    Dikur pata lexuar,
    se ēfare ish dashuria,
    papritur...pakuptuar,
    mi mori mendte e mia...

    Dhe ndjenjat krejt i dhashe,
    asgje smbajta te fshehur,
    asnje sekret nuk lashe,
    u ndjeva si e dehur...

    E fala shpirtin,syte,
    ngadale me roberuan,
    nuk kishte jo te dyte,
    dhe befas me lenduan...

    Diēka ne fund kuptova,
    sme kishin dashuruar,
    dhe lotet dot sndalova,
    sa isha perveluar....!!!

    Vendosa te urreja,
    por smunda ish veshtire,
    me prangat fort u lidha,
    mos isha kurre e lire...

    Dhe dhimbja me pushtoj,
    ah qe spo ngrihem dot,
    sot veten e denoj,
    ēdo gje me duket kot....

    Respekte poet

    Diana
    "Carpe Diem"

  5. #185
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Kohe tjeter

    Come shpejt e dashur, aty ku s'me ke cuar
    Te provojm e dashur, c'ka s'kemi provuar
    T'i largohem dua, kesaj kotesie
    Qe kot na vertit dhe kurkund s'na shpie.

    * * *

    Mondishall....eshte nje nder per mua qe ti shkruan ketu!Me jepni frymezim dhe kam pershtypjen se me anen e vargjeve ndaj te miren dhe te keqen,pesimizmin dhe shpresen bashke me ju!Flm i nderuar...shume flm.

    Kohe endrrash...

    E lutem ne heshtje,te isha dhe nje here,
    nje kohe te riktheja,mos isha kaq e mjere,
    nje kohe kur me ty isha dhe doren te shtrengoja,
    nje kohe ku do te doja,asgje te mos ndryshoja...

    Nje kohe kur ti me puthje mes neteve pa gjume,
    nje kohe kur dashuria vershonte si ky lume,
    nje kohe kur perkedheljet parreshtur i leshoje,
    nje kohe kur ti me thoje qe shume,sa shume me doje...!!

    Nje kohe kur bashke rrinim dhe bota na perkiste,
    nje lumturi e rralle qe lutesha te mos vdiste,
    nje kohe kur diellin preka dhe henen e pershkova,
    nje kohe kur dashurova dhe ngrohjen e provova....

    Nuk mund te jesh i imi,dhe kurre nuk kishe qene,
    me theniet me te bukura ne gjume me kishe lene,
    dhe befas hapa syte,sa shume qe kisha fjetur,
    sa endrra pata pare....sa shpirti me ish tretur!!!

    Respekte Mondishall

    Diana
    "Carpe Diem"

  6. #186
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nuk e di....


    E lodhur,e merzitur dhe endrrat pa kufi,
    e mbyllur e heshtur nuk e di si po rri!
    Po jashte ēfare po behet,o mik a e di,
    Ka diell,bore a bie shi?!

    Askush sme pergjigjet,se ēpo ndodh se di,
    a mos eshte feste apo eshte veē zi?!
    Asgje nuk po duket,dhe shume zhurme degjohet,
    e askush sme flet,askush sme afrohet...!!

    Sa shume perpelitem,sillem,vertitem,
    shoh yje,zogj,engjej qe merziten,
    shoh bukuri perrallore nga nje ane,
    shoh njerez qe vdesin se skane ēte hane...

    Sa shume rrotullohem,lutem,pergjerohem,
    valle ēte kam bere,pse kaq po ndershkohem?!
    Por jo sjam veēse nje krijese njerezore,
    nje pjese e vogel e ēmendurise boterore!!

    Tani po kthehem,kam frike,zbulohem,
    sa ftohte qe kam,sa keq po zgjohem!
    Nje rreze dielli nga jashte deperton,
    me puth,perkedhel dhe se di ku me ēon!

    Sa mire gjithēka paska mbaruar,
    ja dhe nje enderr qe skam per ta harruar,
    dhe i them vetes..."Sa e vertete,
    mos nje dite valle eshte realitet"?!

    A mos valle eshte imagjinacion,
    a eshte vertete kjo jeta jone,
    mos valle te ardhmen ne gjume shikon,
    mos valle me jeten endrra jeton?!

    Diana
    "Carpe Diem"

  7. #187
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Lotet....

    Dhe rane keto lot ne hapesiren e bardhe,
    Ah keto te shkreta sa shume shpejt u thane,
    per nje ēast kuptova qe sishin lot sysh,
    ishin lot zemrash te ndara ne dysh!


    Kur loti preku faqen,ky shpirti mu lendua,
    dora shtrengoj doren dhe i tha "te dua",
    zemra rrahu fort,doli nga kraharori,
    tjeter zemer gjeti dhe jete nga jeta mori!

    Dhe jeta fluturoj hapesirave lajkatare,
    dhe ndjenja me e paster u quajt mekatare,
    nuk doja me t'ia dija pse njerezit me gjykonin,
    kjo bote ishte e imja,e atyre qe dashuronin!

    Diana
    "Carpe Diem"

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Diana, mire te ma besh tani, qe po me le pa gjume. Kam faj une qe s'ika me pare te fle, por lexova temat e tua. Mos kujto se jam neper gjume dhe harrova te them, urime per poezite. Dhe nje falenderim per kenaqesine, sigurisht!

  9. #189
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Flm i nderuari poet dhe eshte kenaqesi dhe per mua te te lexoj!Respekte Mondishall..


    Pikon loti...

    Pikon loti i trishtuar ,
    dhe ne shpirt dhimbje ēliron,
    hesht kjo zemer e burgosur,
    ankthi ndjenjat mi largon....

    Dhe doja te isha ky pik loti,
    ne faqet e mia te zbrisja ndadale,
    ti ledhatoja,lehte ti fshija,
    dhe tu flisja disa fjale....

    Ne syte e mij shikoj dhimbjen,
    ne syte e tua shikoj gezim,
    te desha e kurre sme deshe,
    pashpirt ky fati im....

    Me duket se kam mbetur e mbaruar,
    pa ngrohtesi,pa drite per te jetuar,
    ashtu mu duken dhe syte e tua,
    drite e tyre lajkatare,me verboj mua.

    Dhe fatkeqe,shume e verber mbeta,
    endesha,kerkoja pak drite per dy sy,
    me kot e vetme kot me kot kerkoja,
    se gjithe driten time...une ta fala ty!

    Diana
    "Carpe Diem"

  10. #190
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shigjeta e mprehte...

    Vujatjet u bene si shigjete e mprehte,
    dhe goditen dy zemra te dashuruara,
    dhe na zemer aty diku,
    filloj gjak duke pikuar,
    pikuan,pikuan,pikuan,derisa shteruan,
    dhe me gjakun e nxjerre perseri:
    "Vuajtje"___shkruan!

    Shtrihem qe te fle,gjumi nuk me ze,
    po me prishen endrrat nate per nate,
    eja po te pres,
    jepi fund kesaj pritjeje te gjate,
    rri dhe mendoj,
    nuk e di se ne ēpjese globi te te kerkoj,

    Dal ne dritare dhe e permalluar rri,
    ah kjo drite hene,me ben shoqeri,
    ku je ti drite e syve te mi??

    Dua perseri te jesh prane meje,
    te me kthesh buzeqeshjen qe humba per ty,
    duke te pritur pa shprese,
    lotet me jane shterur,pse kaq i pabese?!

    Pse mi le keto vite,ditet pa pranvere,
    shpirti me renkon,zemra po me qan,
    nuk shoh dot te ardhme,
    kur me ty nuk jam....!

    Me copetove shpirtin,
    jo nuk gjej ilaē per tu sheruar,
    ne nje det me plage dhe lot,
    ashtu me le duke notuar...
    Pse kaq i pameshirshem u tregove,
    ike ne nje bote pa fund,
    zemren me shigjete me shpove....

    Shpirtin ma mbushe me lot,
    zemren ma theve,siē thyhet kjo gote,
    e si mund te jesh ti armiku im,
    dhe pse zemra ime sot ka shume zhgenjim?!

    Diana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 30-03-2008 mė 14:31
    "Carpe Diem"

Faqja 19 prej 24 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Coli-i-vogėl nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  2. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  3. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:40
  5. Vargjet janė si njerzit!........
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 27-03-2003, 13:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •