Ju falenderoj shume,ju uroj lumturi dhe paqe me veten tuaj dhe njerezit qe doni!
Respekte
Ju falenderoj shume,ju uroj lumturi dhe paqe me veten tuaj dhe njerezit qe doni!
Respekte
"Carpe Diem"
Mos e lut...
Mos e lut zotin qe te vdesesh,
dhe pse nga jeta nuk je kenaqur,
merre guximin qe prape te qeshesh,
edhe pse zemren e ke te plasur....
Dhe ndoshta nje dite zemra jote,
nga nje mrekulli do jete sheruar,
duke numuruar vitet qe le pas,
do thuash.."Sa shpejt jeta ka kaluar"!
Thuaji vdekjes ....jo dhe vetem jo,
nese ste pelqen,mos u deshpero,
ndoshta nje dite jeta ndryshon,
ndoshta nje dite dhimbjen harron....
Nese endrrat po te shuhen,
te lutem mos i vrit,mos i largo,
ndoshta shpejt edhe papritur,
jetes do ti thuash "Po"!
Nese njerezit rreth teje mbyten,
te lutem mos u mbyt me ato,
jetoje ēdo dite si te ishte e fundit,
jetoje dhe thuaji vdekjes ....."Jo"!
Diana
"Carpe Diem"
Suksese Diana per vargjet qe shkruan, nepermjet te cilave shperndan ndjenje optimizmi dhe shprese tek cdo lexues.
Pershendetje mike,
P.alma
Ja nje poezi me fryme pesimiste; sa per te "neutralizuar" optimizmin afshndjelles te se talentuares DI_ANA.
Urime DI_ANA
Bote indiferente.
Jeten e derrmova lartesirash.
Nuk eshte ngushellim, ndoshta,
por deri ne sfiden e fundit
energjik ēdohere u paraqita.
Tash qe ēastet e mia nuk jane me
aq te vrullshme, aq te frytshme,
do deshiroja te shperngulesha
ne ndonje aventure tjeter,
ne nje dimension te ndryshem.
I vogel ndihem ne mengjes,
karrapucem e behem dyfish,
nga krevati nuk dua te dal,
por te shplodhem prej mendimeve,
tortura te gjata te nates pa gjume,
te shplodhem diku larg kujtimeve.
Dua te flej, dua te ēmallem,
te humb ne endrrat e embla
pasi tjeter kulm, i paarritshen ngjan.
I katandisur siē di veē une.
Tentova te zoteroj krahe te rinj
ne ditet e reja, te paidentifikuara,
por realiteti behet gozhde
e me mposht me ashpersi.
Ku te strehohem?
I padukshem jam
e i tille do mbetem
ne kete bote indiferente.
"KU TE STREHOEM?
i PADUKSHEM JAM
E I TILLE DO MBETEM
NE KETE BOTE INDIFERENTE"
Shume bukur Syku, ke nderuar jo vetem temen dhe DI ANEN e dashur.
Ke bere me shume...se sa di...bile ke trokitur ne ndergjegje te botes indiferente.
me nderime,
bili99
I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine se jap per jete
Mirmengjes iher Diana mos na boj mo te bojm vargje te dhimbshme se do na lesh duke bo poezi melankolike :P
Sa kujtime me jan kthyer
zemra tani me esht thyer
ti me zhgenjeve totalisht
un te harroj perfundimisht!
S'di pse veten e genjen
me mendime qe s'ja vlen
ti mund te thuash qe sdo vuash
por larg meje do humbesh toruan
Ti beson se do me harrosh
kur zemra jote tani esht bosh
sa her te mendosh per dashurine
emri im do te ktheje lumturine
Ti e di qe ke gabuar
qe prej meje je larguar
ste mbaj inat se ma punove
se veten tende torturove
Un skam asgje per te humbur
se tani kam nje jet te lumtur
mos u mundo te me harrosh
asnjeher sdo arrish qe ta besh
Do jem ne cdo enderr qe ke
se pa mua je pa shpres...
ngushelloje veten me meshkuj tjer
por s'te ben efekt kete her
Ishe princeshe ne krahun tim,
ishe mbretereshe nga vleresimi im,
kishe boten ne kembet e tua,
por...tani sme ke as mua....
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Doc_ERI : 26-03-2008 mė 04:46
If My Heart Could Talk,You Would See How Much I Love You.
Ju falenderoj qe te gjitheve me shpirt.....flm per vargjet qe shkruani,vleresimin dhe forcen qe jepni nepermjet poezise...Do ta quaja poezine ilaēin me te ēmuar..
Flm Arjeta3,mikja ime shume flm.
Flm gjashtelisat,Respekte
Flm e nderuara poete Palma...Shkruaj te lutem akoma...pres Librin tend!Je e mrekullueshme!
Flm i nderuar poet Syku,Ke talent te veēante
Flm i nderuar dhe ti Bili99,vazhdo te shkruash dhe ti,
Flm Doc_Eri dhe me vjen keq qe te bera te lexosh vargjet e dhimbjes,por ndoshta keshtu shume njerez mund te ēmojne dhe te vleresojne gjerat e paēmueshme te jetes te cilat na jepen vetem nje here...
Respekte per te gjithe
"Carpe Diem"
Diana e respektuar, tė "kam zili" (sigurisht kėtė tė them nė mėnyrė pėrgėzuese), ku gjenė kaq kohė e forcė, tė thurrish aqė shumė vargje mbrenda njė kohe shumė tė shkurtė, tė kam lakmi - si tė vjenė aqė lehtė frymėzimi... e nė anėn tjetėr, tė pėrgėzojė edhe pėr kujdesin e skajshėm qė u falė lexuesve tu.
Mos u tremb Diana, vazhdo rrugėn e nisur, edhe pėrkundėr "kritikave" herė tė paarsyeshme e ndonjėherė edhe tė arsyeshme, (duke i abstrakuar tė gjithė ata qė tė adhurojnė e qė nė numėr janė tė shumtė), sukseset do t'i gėzosh sė pari ti, e pastaj tė gjithė me radhė.
Fjalėt e mia, me siguri qė janė shumė tė sinēerta e tė dalur nga shpirti.
Me repekt tė veēantė!
Ndihem shume e nderuar nga vleresimi juaj Zoti Agim Metlaba...
Pikerisht jeni ju ata " poete te medhenj" qe na frymezoni ne te tjereve te shprehemi me gjuhen e zemres,dhe meqe zemra dhe gjuha flasin ēdo ēast atehere dhe vargjet jane te pafund...
POezia nuk ka per te vdekur kurre dhe eshte me te vertete diēka qe me ben te ndjehem ne nje bote plot ndjenja qofshin keto te dhimbshme apo te gezueshme.
Do ndjek keshillat e juaja dhe ju vleresoj shume dhe une per sensin artistik qe keni dhe humanizmin qe tregoni ndaj vargjeve dhe anetareve te ketij forumi.
Me shume respekte
Diana
"Carpe Diem"
Me coni ne shtepi
Hijeshija me te cilen ecte dikur
Ka ikur tashme
Buzeqeshja qe e ndriconte dhomen
Ka ikur pergjithmone
Shpirti i tij qe shkelqente
Eshte ngrysur nga deshperimi
Zvarritet rreth sekreteve
Qe don ti tregoje
Ai vdes per ate qe e ve re
Por ai vetem shtiret sikur eshte mire
Ai shikon lart per te fundit here
Shikon qiellin e pafund
Ajdeni engjej; nisemi
Une jam gati; me coni ne shtepi
Loneliness comes in only one size - Extra Large
Krijoni Kontakt