Keta ta dedikoj ty vogelushe Sonia....
Nje poezi qe te kam dedikur ne frengjisht dhe nje qe dua te ta ve ketu,princeshe e bukur.
Perse valle kaq shume dhimbje,
kush e denoj njerezimin,
pse parajsen e krijuan
pse disa moren ndershkimin?!
Nuk e di moj vogelushe,
nuk e di dot si te them,
ti me pyetje me mbulon
dhe ne shpirt loti me vjen....
Sjam e zonja te shpjegoj,
padrejtesite qe i mban bota,
di te them qe shume te dua,
nuk i kam fjalet te kota...
Sonia vogel me jep doren,
te ta puth,te ta lemoj,
vertete gjera plot nuk di,
plot te tjera dot stregoj....
Ti me pyet e me pyet,
pse kjo ndodh,pse kaq me dhemb,
ē'fare te them ty vogelushe,
do te doja te isha shkemb...!!
Para teje smund te qaj,
nuk e di si nuk shperthej,
nuk e di pse kaq durojme,
nuk e di...pse te genjej!
Dhe ne veshin tend ngadale,
befas peshperis ca fjale,
"do sherohesh vogelushe
dhe ne krahe do te te marr".
E mban mend kur ti me lule,
perqafoje lotin tim,
e mban mend ti kur me thoje,
"te kam une si mamin tim"?
Sa e vogel,sa e forte,
sa e bukur,sa e mire,
jo ti smund te me lesh vetem,
dua ti te jesh e lire...
Ti moj hije e mallkuar,
afer shtratit mos qendro,
miken time me te shtrenjte,
nga keto pranga ma liro....
Zoti madh qe me shikon,
sot degjoje lutjen time,
falja jeten ketij engjelli,
mos na jep veē hidherime...
Lerja zemren fort ti rrahe,
lerja boten ta shijoje,
lere te qesh e mos qaje,
lere driten ta shikoje...
Lere te rritet ngadale,
Jo nuk mundesh dot ta marresh,
te ty at i madh besoj,
dhe te lutem te me falesh...
Ti moj bjonde vogelushe,
kaq e plogesht mos me rri,
hapi syte dhe puthi engjejt,
te ty jeta do te vij.....
Une e di.....Je t'aime Sonia..
"Carpe Diem"
Di Ana shuuume te bukura dhe prekese poezite,do te sugjeroja qe t'i botoje diku
se ja vlejne me ter mend.
Urime...
Without deviation from the norm, progress is not possible
Vertete shume prekese poezia jote e fundit, Diana.
Na bere qe ta duam dhe ne Sonian e vogel, dhe sigurisht te jemi me te.
Pershendetje dhe falemnderit![]()
Endless....Shume faleminderit prej teje.
zzzz... Flm shume per urimin ndaj saj ne rradhe te pare dhe poezine.
Respekte
"Carpe Diem"
Per mua se bere nje poezi ee
Shum e bukur urime ke shpirt artisti
Pamvaresisht qe kam disa muaj qe jam rregjistruar ketu ,por nuk kam mare shume pjese pasi rri ne nje forum tjeter.Po shikoja ketu tani dhe me ra ne sy kjo teme e hapur dhe lexova disa nga poezite e tua Diana,qe padiskutim qe me pelqeu menyra jote e te shprehurit ne vargje .
Kam shresen se nje dite
do te shohesh edhe ti drite,
shume vuajtje te paska dhuruar jeta
por kur mos thuaj une e shkreta
se sdo jesh me ashtu kurre
se ske gjuajtur zotin me gure
mbase ai pak vonon
por kurre zoti nuk harron.
Ndonese zemer te madhe ke
dikush ty te do ne dhe
por te lutem kurr mo u dorezo
te ligun vazhdo dhe lufto
Mbase diten ta kane bere nate
po sa keq qe kishe ate fat
mos harro se je ne fund te tunelit
dhe se shpejti do shikosh driten e diellit
ajo drite qe ty te mungon
edhe shpirtin ta sheron
Me fal Diana se sdi te shkruaj
por me preku dhimbja juaj
te uroj cdo te mire ne bote
Ardi nga zemra keto ti thote
╔══╗╔╗________╔╗╔╗
╚╗╔╝║║★═╦╦╦═╗║╚╝╠═╦╦╗
╔╝╚╗★╚╣║║║║╠╣╚╗╔╣║♂║★
╚═☆╝╚═╩═╩★╩═╝ ╚╝╚═╩═╝
E zhytur ne lumin e gjate te kujteses,
e mbytur ne detin e thelle te harreses,
zhgenjyer dhe zemra sot shume po me dhemb,
frika me ka pushtuar,sa shume po me tremb.!
Nuk di ē'fare te bej per ta zhdukur,
skam force te luftoj dhe nenshtrohem,
adhuroja gjithēka qe dukej e bukur,
dhe sot ne nje shtrat me erresiren mbulohem...
Nuk di si te zgjoj veten,endrrat ku me vane,
ku eshte drejtesia,pse brengen ma dhane,
pse jemi denuar, akoma ka per te shijuar,
perse njerezit ikin,ashtu si pa kuptuar?!
"Carpe Diem"
Ati im sa shume tu luta,
dhe mu duk sikur sdegjove,
para teje gjunjet vura,
qe dike ti te sheroje....
A nuk je kaq i fuqishem,
a nuk komandon ti valle,
pse harrove lutjen time,
pse le vdekjen qe ta marre?!
A mos valle e bere yll,
qe mes nates te ndriēoje,
a mos valle e bere engjell,
ta dine prinderit qe vajtojne?!
Ati madh te kam besuar,
te jam lutur,pergjeruar,
pse per Sonien nuk veprove,
pse ti vdekjen se ndershkove?!
Lot po derdh moj bukuroshe,
sa shume zemra po me dhemb,
pse duroka kaq njeriu,
pse nuk shndrrohemi ne shkemb?!
Do te desha Sonia vogel,
floket e tu te puthja lehte,
mu betove qe sdo ikje,
pse me le te rri une vete?
Do te desha mikja vogel,
te te jepja ditet e mia,
nuk jane fjale te thena koti,
jane nge vete dashuria!
Fotografine me ty shikoj,
nuk besoj qe je e vdekur,
nuk besoj qe ti smerr fryme,
nuk besoj qe ti je tretur.....
Nuk dua ta besoj.....vogelushe...
"Carpe Diem"
Krijoni Kontakt