Close
Faqja 7 prej 24 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 236
  1. #61
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anėtarėsuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Apoteoze do te thote kur nje gje eshte siper gjithckaje.
    kur adhuron dike apo dicka , dashuria ka kete veti....oooo e dashur
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  2. #62
    Citim Postuar mė parė nga donna76 Lexo Postimin
    Apoteoze do te thote kur nje gje eshte siper gjithckaje.
    kur adhuron dike apo dicka , dashuria ka kete veti....oooo e dashur
    flm e dashur. Shyqyr qe menon ti per mu, se te tjeret te len me vdek injoronte vallaj
    Nga e ka prejardhen kjo fjala, ku i ka lind gjyshi ene gjyshja dmth?? hhhah

  3. #63
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga bili99 Lexo Postimin
    Shpresoj te te ndodhe mrekullia,
    kurre mos te vdese dashuria.

    Poete e dhimbjes une do te quaj,
    vargje ke thurur per dashurine.
    Duro mbijeto, dhe me mos vuaj,
    Te fitosh te lumtur ardhmerine.

    DI ANA,
    Thash te te jap edhe nje perkrahje se s'guxoj ta shaj ate djaloshin se te beri poete te vertete por, edhe sikur dic me thote se edhe ai te do...

    me nderime,
    bili99

    Poete e dhimbjes sot jam,po dashurise i kendoj,
    ne shpirt jam e vdekur e di,po asaj prape i besoj,
    vargjet i kam thurur,engjelli saj jam,
    do vazhdoj te shkruaj dhe pse me te sjam.....

    Kam kaq shume ne zemer,kam shume per te dhene,
    dua te shoh njerezit te veshtrojne nje hene,
    dua ti shikoj te ndjehen te lumtur,
    dua te krijoj endrren me te bukur....

    E vetme vajtoj,zemra po me plas,
    kam frike se shperthen dhe shume po i flas,
    i them qe besoj, te ndjenja qe japim,
    besoj dhe aty, ku njerezit i flakin......

    Poete jam bere,sa mall kam te shkruaj,
    te shprehem me vargje,nuk dua te vuaj,
    aty gjej ngushullimin,te vete poezia,
    eshte ajo qe shpreh gjithe endrrat e mija.....


    Flm prej teje,respekte.
    "Carpe Diem"

  4. #64
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga donna76 Lexo Postimin
    34 anetare qe lexojne "vargjet e dhimbjes"
    po ca dhimbje na bashkon??
    thjesht zhgenjime dashurie
    qe dhe te thjeshta shume nuk jan...
    ja dhe une po i shtohem
    kesaj turme dhimberore
    dhe mbase dhimbjen dua te ndaj
    me ju te nderuar anetare..
    lool ...dhe qaj dhe qesh une

    Dhimbje kane te gjithe,
    dhimbja eshte njerezore,
    ajo te jep lotin dhe te ben fajtore.....


    Ky eshte njerezimi,
    ka kohe per cdo gje,
    te qeshim, te qajme,te kendojme nen ze....

    respekte dhe flm prej teje
    "Carpe Diem"

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Di Ana,
    te pershendes me keto vargje qe dikur me mbajten mendjen:


    Une ju kam dashur dhe ndoshta dashuria
    ne shpirtin tim akoma nuk u shua
    Por s`dua t`ju merzis tani me fjale
    t`ju pikelloj tani, Jo kurre s`dua.

    Ju desha heshtur fare dhe pa shprese
    Munduar nga zilia s`jua thashe
    Ju desha aq sinqerisht e aq me bese
    Sa dhente Zoti, nje tjeter si une ju dashte.





    Dhe pas kesaj keto vargje te te famshmit Alfred de Muse


    Poet, he, mjaft tani. Prane nje te pabese
    Sikur nje dite vetem nder endrra te kesh rrojtur,
    Mos e nem ate dite, sado fort te kesh vojtur,
    Nderoje dashurine dhe kur s'te mbet pik' shprese.

    ......
    ............
    ,...


    Meshiroje! Malli i saj shkoi si nje enderr e marre.
    Plagen tende e pa po s'munde te shpetosh;
    Gjithe ata lote, besome, nuk qene genjeshtare,
    Dhe sikur t'ishin, falja! Ti di te dashurosh!
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #66
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Di Ana,
    te pershendes me keto vargje qe dikur me mbajten mendjen:




    Poet, he, mjaft tani. Prane nje te pabese
    Sikur nje dite vetem nder endrra te kesh rrojtur,
    Mos e nem ate dite, sado fort te kesh vojtur,
    Nderoje dashurine dhe kur s'te mbet pik' shprese






    Meshiroje! Malli i saj shkoi si nje enderr e marre.
    Plagen tende e pa po s'munde te shpetosh;
    Gjithe ata lote, besome, nuk qene genjeshtare,
    Dhe sikur t'ishin, falja! Ti di te dashurosh!
    Me kujtohen keto vargje......te falenderoj shume!


    Meshiren nuk do doja,kerkova te verteten,
    e dija qe sme donte dhe per te jepja jeten,
    Nje plage thelle sec mu fut,spo mundem ta sheroj,
    spo di ku eshte burimi qe shpirtin te kuroj.....

    Po,di te dashuroj,e di ceshte dashuria,
    per te kendoj kaq shume,mi mori mendte e mia,
    shume lot nga syte me dalin,pse mora kete denim,
    pervecse dashurova,ku ishte faji im?!

    Kam falur,se urrej,asgje nuk kam pishman,
    e njoha lumturine,po sot shpirti me qan,
    sa dua qe te zgjohem,sa dua te sherohem,
    sa dua te jem engjell dhe ndjenjes ti afrohem....

    respekte per ty.
    "Carpe Diem"

  7. #67
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    "Shume njerez behen poete kur bien ne dashuri,
    diten kur zhgenjehen sec kthehen ne gjeni",
    Keto fjale mi tha dikush dhe me pergezoj,
    me tha "vazhdo ti shkruaj,ty zemra ste gaboj"!

    Shume here vargjet lexova,sa shume kane kuptim,
    me duket sikur flasin.....nuk eshte faji im,
    gjeni jo smund te jem,megjithese shume do doja,
    shijen me te embel do doja ta provoja....

    Nje shije lumturie,pa dhimbje dhe pa lot,
    nje shije dashurie,pse smundem ta bej dot?!
    Pse smundem te pushoj syte qe po me rrjedhin,
    pse ndodh qe ne jete, gezimin na e vjedhin?!
    "Carpe Diem"

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    diana , zgjidh ndonje tematike tjeter per poezite, mund te te sherbeje si terapi...

  9. #69
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nuk mund te jem e jotja,ti smund te jesh i imi,
    asgje mes nesh nuk ka,i fshehur rri kujtimi!
    Si nje vegim me erdhe,nuk pe sa shume te doja,
    ca fjale te embla the dhe sdita ti harroja!

    Sa teper te besova,nga vetja kisha frike,
    ate shpesh largoja,i thoja...."te lutem ik,
    me ler qe une ta dua,me shume se te dua ty,
    te lutem ti me ler,dua te jem aty"....!

    Vetvetja ime ikte,nuk fliste asnje fjale,
    trishtim e pikellim,largohej me ngadale,
    nje cast me vinte keq dhe prape largoja syte,
    dike me shume une doja,jo smund te kish te dyte!

    Dhe prape ajo afrohej kur syte sec me rridhnin,
    sa donte te pushonte lotet kur me dilnin,
    dhe prape i thoja "ik te lutem mos me prek,
    nuk mundem te te dua,ky shpirti me ka vdek..!"

    Smendoja jo per te,kaq shume isha verbuar,
    nje tjetri dashurine ja dhashe si pa kuptuar,
    dyfishin sec ja dhashe,ja vodha vetes sime,
    e sot po jam e vetme,dhe kam shume pikellime...


    Vetveten sot therras,po nuk po e gjej dot,
    mos valle me mban meri,mos valle eshte ne lot?!
    Sa dua te me vije,sa dua qe ti flas,
    sa dua perqafimin,kjo zemer po me plas...

    "Te lutem eja mike,me fal qe ty te lashe,
    verbimin pata une,asgje tjeter nuk pashe,
    te lutem eja prape,sa shume qeshja me ty,
    te lutem eja prape,sot dua vetem ty...."
    "Carpe Diem"

  10. #70
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ne boten magjike po futem dhe sot,
    aty ku trishtimi dhe ankthi,srri dot
    ne boten magjike po futem me mall,
    me pelqen kjo bote pasi eshte e rralle...

    Po futem dhe endrra me vete me mer,
    po futem dhe futja me duket plot vlere,
    po futem aty ku lulet kane ere,
    po futem aty ku ka dhe te tjere!!

    Ne boten magjike e vetme u futa,
    nga ky realitet i dhimbshem nje cast u shkeputa,
    se dua vetmine,as vete merzitine,
    mbi te gjitha dua ...dua dashurine!

    Ne boten e arte dikush sec me tha,
    me thuri nje kenge me fjale te medha!
    Nje kenge poetike e dale nga zemra,
    nje kenge poetike ku kishte vec emra...

    Ne kengen e bukur une isha ky yll,
    e fshehur poshte letres te mbyllur me dyll,
    nje shpirt i perlotur qe plage shume kishte,
    nje ndjenje shume e ftohur,qe zemren se vishte..

    Ne kengen e bukur une isha nje diell,
    e bukur ,e nxehte,aty lart ne qiell,
    ne kengen e bukur isha shume e flakte,
    dikush me kish bere me krahe te arte....

    Ne boten magjike sa shume qe me njohin!
    Ne kete bote te bukur qe te gjithe me shohin,
    ne boten magjike dua te pushoj,
    dua kesaj bote shpresat tja dhuroj...

    Dua qe te flas,dua te vajtoj,
    dua te kendoj dhe shume te lotoj,
    dua te perulem para lumturise,
    dua te jem mikja e vete dashurise!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 31-10-2007 mė 20:29
    "Carpe Diem"

Faqja 7 prej 24 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Coli-i-vogėl nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  2. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  3. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:40
  5. Vargjet janė si njerzit!........
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 27-03-2003, 13:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •