Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899

    Arrow A është interneti sëmundje mendore?

    Ka nga ata qe vizitojne sitet porno.Ka nga ata qe dhe ne mes te nates,ndezin kompjuterin per te kontrolluar posten elektronike.
    Ka nga ata qe bejne pa rreshtur "Shoping on line" apo ata qe futen pa u lodhur ne chat etj.Kush jan?Gjithnje e me shume jane te semuret e internetit.Emri me i pergjegjshem i kesaj sindrome eshte "Internet Addiction Disorder (Shqetesimi nga varesia e internetit)
    ose IAD.
    Ish psikiatri amerikan IVAN GOLDBERG,ai qe e shpiku ne 1995, tashme themelues i sitit PsyCom.net ku mund te takosh psikologe,psikoanalist dhe psikiatere.
    Sot qe interneti eshte hapur ne nivel boteror,mund te thuhet se "Te semuret e internetit" egzistojne vertet.
    Dhe nga statistikat e shoqates se psikiaterve amerikane,ne SHBA jane me shume se 11 milione.

    - Interneti,droga,bixhozi dhe alkoli,te njejte ?

    Sipas Kimberly Young,docente psikologjie ne Universitetin e Pitsburgut,sjelljet e frekuentuesve patologjik te rrjetit kane karakteristika vartesi te ngjashem me te "alkolisuarit,droguarit apo ata qe luajne bixhoz.

    - Por..A munde te kurohesh ne rrjet ?

    Nese eshte interneti qe na ben skllave,eshte e mundur te perdoret vete onterneti per t`u liruar nga ai.Duket nje paradoks...Nese eshte rrjeti qe krijon vartesin,a munde te ofroje rrjeti,ne menyre paradoksale dhe terapin?
    Shume studiues mendojne se po.ne te ardhmen njerzit do te qendrojne gjithnje e me shume ne internet dhe psikiatret duhet te jene atje ku jane njerzit.Jo ne studio,as ne shtrat,por tastjera e kompjuterit mund te vere ne kontakt psikiatret dhe pacientet.
    Nuk eshte kontrdikte.
    Disa psikiatre administrojne sitin "PsyChoinside",kur pacientet mund te verifikojne,nder te tjera edhe vartesin e tyre nga interneti dhe te kerkojne konsulte psikiatrik nepermjet e-mail-it.
    Stafi eshte i perbere nga dhjete psikoterapeut.Fakti per te mos pare psikiatrin por te komunikohet me shkrim "ndihmon vecanerisht pacientet e friksuar nga kontakti me te tjeret dhe ata qe nuk donin te manifestonin problemin e tyre per shkak te kushtit familjar apo te ngarkesave te vecanta.
    Feel the pump √

  2. #2
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    hahaha Dj Gabriel Hahaha [^_-]
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  3. #3
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    hahaha cja ke fut kot me kete tem, po ti je vet i smut mendor interrneti mer, ti ne chat kalon 23 te 24 e kohes sate te lire mer ufo lool

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Ma shum kohen e Kaloj duke lujt bixhoz !!! {Blac Jack} Etj....


    Po Manjak Interneti sjam


    Te Rrish ne Internet O humje Kohe !!!

  5. #5
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar më parë nga BaLLaKumi
    Ma shum kohen e Kaloj duke lujt bixhoz !!! {Blac Jack} Etj....


    Po Manjak Interneti sjam


    Te Rrish ne Internet O humje Kohe !!!
    O BAB SDUHET TE NGATEROJM INTENETIN ME CHATROOMET SIC NDODH NE SHQIPERI ME SHUMICEN E TE RINJVE .
    INTERNETI KETU KU JETOJ UNE ESHTE MESE I DOMOSDOSHEM
    PER TE BLE PA DAL NGA SHPIA DHE ME LIRE
    PER TE BER DETYRAT, TE NDIHMON PER MESIMET,GJITHE DETYRAT I SHKRUAJ ATY DHE I RUAJ NE FLOPYCD, PRA TEPER I DOMOSDOSHEM PER MESIMET
    BILES DHE PER TE PAR ME SAKTESI TAKIMET NE SIPTAL
    FUT NUMRIN E KARTELES DHE DIREKT I KE ATY TERA
    PER TE PARE CMIMET E SHTEPIVE
    PER TE GJETUR PUNE
    PER TE APLIKUAR NEPER KOLEGJET APO UNIVERSITETET QE TI DO
    PER TE APLIKUAR PER CDO GJE
    PER TE PAGUAR CDO BILL ME ANE TE COMPJUTERIT
    PER TE PRONONTUAR NJE BILET UDHETIMI
    PER TE PARE NJE ORAR PER NJE FILEM NE KINEMA
    OSE PER TE PARE ARTIKUJT E RINJ P SH NE NJE SUPERMARKET APO DIKU
    INTERNETI ESHTE AQ I DOMOSDOSHEM SA NUK THUHET
    INTERNETI ESHTE MJET QE TE JEP KOHE, QE TE KURSEN KOHEN PER GJITHCKA
    NUK BEHEN GJERAT SI ATY KE JU .KETU GATI TE GJITHA PERGJIGJET I MER ME POST,IMEL,OSE TEL.NE SE ATY KE JU QUHET KOHE E HUMBUR,KETU QUHET KOHE E FITUAR SEPSE NJERZIT JAN TEPER TE ZEN PER TI BER GJERAT DUKE SHKUAR KUDO
    TE PERSHENDES
    Ndryshuar për herë të fundit nga bebushja : 21-11-2006 më 10:08
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-05-2006
    Postime
    4
    dj_gabriel,

    Tema tingllon interesant, dhe sic e kam ceke edhe une ne nje teme qe e hapa para disa oreve, kjo dukuri "perdorimi i pakontrolle" i internetit po ritet cdo sekond.

    Nuk kam ndonje statistike dhe smund te dihet kurre, kush s eshte "adictted" ne internet dhe per qfare arsye....
    Mirepo vet logjika tregon se perdorimi i cdo gjeje ne tepri eshte e demshme,

    Psh, te rijsh nje kohe te gjate ulur ne internet (pavaresisht qfare kerkon aty) eshte nje pozite qe me pastaj te shkakton edhe dhembje fizike.

    Ndersa ne qofte se marrim termin e kesaj dukurie si nje semundje mendore, per mua eshte e padefinuar dhe nuk mund ta quaj ashtu.

    Mendoj se te jesh i semure nga interneti do te duhej te te paraprij ndonje "semundje" tjeter.
    Ka shume njerez qe gjinden (punojne, jetojne) larg vendit ku kane shoqerine, dhe ne kohen kur do te duhej te jene ne kontakt me ta ata ose kerkojne shoqeri te re ne int. ose kontaktojne direkt me ta.

    Perveq dukurive negative qe ka dhe sjelle interneti, me shume bindje e them se ka edhe Anet POZITIVE te saj.
    Interneti na ndihmon te pasurojme diturine tone ne lemi te ndryshme dhe kete nuk e shoh si semundje,

    *
    *
    *
    to be continued...

  7. #7
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Dickaje kur e ke ia di vleren e vertete...
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  8. #8
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Sigurisht...
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  9. #9
    Interneti eshte nje e arritur teknologjike qe ka ndihmuar njerezimin. Gati ne cdo aspekt te jetes munde te perdoret kemi perfitime te medha. Une e kam edhe profesion dhe kam pse e perdor mirepo te gjithe njerezve ja ka lehtesuar jeten. Flasim ne kohe reale psh me dikend ne largesi, blejme, shesim, argetohemi etj.

    Mirepo cdo gje kur perdoret pa kontrolle dhe teprohet eshte e demshme. Kur mesonim definicionin Helm ne toksikologji, profesori na thoshte. Cdo gje qe perdoret teper pa kontrolle munde te jete Helm, psh Kripa eshte gjeja me domosdoshme per njeriun mirepo nese merr teper, funksionon si Helm dhe njeriu munde te kete pasoja.

    Pra me duket keta qe kane ngritur problemin e varesise nga interneti kane qellim te afirmojne faqen e tyre, perndryshe si cdo gje me mase interneti eshte shume i dobishem

  10. #10
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Nuk është ndonjë gjë e padëgjuar: mund të krijohet varësi ndaj drogës, ndaj alkoolit, por edhe ndaj internetit. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, shqetësimet që lidhen me varësinë nga rrjeti janë rritur në raport të drejtë me praninë që vjen duke u shtuar të këtij të fundit në jetën tonë. Rritja e shqetësimit lidhur me këtë fenomen ka tërhequr edhe vëmendjen e specialistëve të fushave të ndryshme.

    Kësaj here shoqata e Psikiatërve amerikanë po shqyrton mundësinë për përfshirjen e varësisë nga rrjeti në edicionin e radhës të manualit diagnostikor. Në këtë mënyrë vlerësohet në nivel mjekësor rreziku nga sëmundje e cila mund të shtyjë në luhatje të personalitetit te njerëzit që përcaktohet si pre e saj. Kështu që duhet përcaktuar një limit për të vlerësuar se kush kalon shumë orë duke naviguar në internet nga dikush që e përjeton internetin si domosdoshmëri patologjike.

    Një studim i publikuar në revistën shkencore të neuropsikiatrisë “Cns Spektrum”, ka analizuar në shkallë të në gjerë efektin e përdorimit të internetit, duke kontaktuar përmes telefonit 2500 individë. Mesatarja e navigimit në internet luhatet te 3.5 orë në ditë për 6% të intervistuarve, prania e vazhdueshme në rrjet shoqërohet me dëmtimin e raporteve me miqtë e familjarët, ndërsa për 8% të intervistuarve janë pikërisht problemet që i shtyjnë të ngulen përpara kompjuterit. Për sa u përket simptomave fizike, më së shumti kanë të bëjnë me pozicionin e trupit gjatë orëve përpara kompjuterit, si dhimbjet në shtyllën kurrizore, migrena, pagjumësi, shqetësime me oreksin, lodhje të syve.

    Nga FAKTI

    :::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: ::::.

    Gjithsesi se çdo gjë e tepërt është e dëmshme. Dëmin e varshmërisë nga interneti edhe unë e kam ndjerë në shtyllën kurrizore, siç paskan konstatu kta psikiatër amerikanë. Definitivisht, është shumë më e këndshme dhe më e shëndetshme, si për mendjen edhe për trupin, një shëtitje në natyrë, sesa lodhje e syve në internet, ose disa orë në GYM, për të forcuar kurrizin, sesa shtrembërimi i tij përballë monitorit.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kanceri i gjirit, pse shkaktohet
    Nga s0ni në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 20-03-2010, 11:29
  2. Ç'mendim keni për internetin?
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  3. Raporti, 25% e popullsisë me çrregullime mendore
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 19:23
  4. Disa sëmundje dhe ilaçi për to
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-07-2005, 13:09
  5. Kur dashuria bëhet sëmundje ?
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 16:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •