Kabul, 28 shtator (MIA) - Një nëpunës i Kryqit të Kyq nga Maqedonia është rrëmbyer të mërkurën në Afganistan së bashku me tre persona të tjerë, transmeton MIA.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme për MIA-n konfirmuan se janë të kontakt të vazhdueshëm me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Përfaqësues i talebanëve dje njoftoi se luftëtarët talebanë në jugperëndim të kryeqytetit të Afganistanit Kabul, në provincën Vardak, kanë rrëmbyer katër të huaj të punësuar në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, duke shtuar se ata së shpejti do të lirohen, pa komentuar kombësinë e tyre.
Ai theksoi se nuk kanë ditur se bëhet fjalë për nëpunës të Kryqit të Kuq dhe pasi tabelanët "nuk kanë asgjë kundër Kryqit të Kuq", të rrëmbyerit së shpejti do të lirohen.
Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq e konfirmoi ngjarjen, duke theksuar se nëpunësit e tij nuk janë rrëmbyer, por se janë mbajtur dhe se së shpejti do të lirohen.
Zëdhënësja e Komitetit Grazela Leite Pikolo kumtoi se bëhet fjalë për një shtetas të Maqedonisë dhe një Mianmar, si dhe për dy afganë.
"Ne jemi në kontakt me palët e involvuara", theksoi Pikolo pa dhënë hollësira tjera.
Guvernatori i provincës Vardak, Sajed Abad deklaroi se në vijim janë negociatat me talebanët për lirimin e të rrëmbyerve.
"Kryqi i Kuq na këshilloi të mos ndërmarrim aksion ushtarak në interes të sigurisë të të rrëmbyerve," duke theksuar se problemi do të zgjidhet "me ndërmjetësimin e liderëve të fiseve", theksoi Abad.
Krijoni Kontakt