Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22

Tema: Besimi

  1. #1
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035

    Besimi

    Pershendetje,

    Ky forum vizitohet nga shume anetar besimtar te feve te ndryshme. Besoj qe ketu do te gjej edhe pergjigjen e pyetjes qe dua te parashtroj.

    Mbi te gjitha nuk dua te keqkuptohem, vleresoj shume tolerancen.

    Cila ishte pika, casti qe ju besuat dhe vazhdoni te besoni e te mbroni interesat e nje feje te caktuar. C'ndodhi me ju, cilet jane faktet qe ju besuat ne Muhamedin apo Krishtin?
    I/e lindur nga nje familje muslimane, katolike, ortodokse etj... nuk eshte nje fakt.

    Besoj se ju keni nje pergjigje te bazuar ne fakte, e jo peralla sic me tregonte gjyshja ime.
    • The rest is silence.


  2. #2
    Perjashtuar Maska e BuB@
    Anėtarėsuar
    15-05-2007
    Vendndodhja
    Nė Planetin e kaltėr !
    Postime
    102
    Je Crois en Allah le tout Puissant MiséricordeDieu et je déclare qu'il n'y a point d'autre Dieux qu'Allah ! Et Mahomet, est son Messager !

    E vėrteta, dhe tė vėrteten e kupton me sfidat e jetės. Ka argumente per nje popull qė kupton, na thot kur'ani famė lart.

    Kam lexuar pak biblen, por asgjė thuasje nuk mora vesh, me gjithe ate e verejtja qė ka edhe shum kontradikta ne at libėr qė Njerzia e deformoj. Libri i fundit mbeti i tillė, nuk ndryshoj as nje presje e as nje pik ! E Ai libėr eshtė nga Zoti i LardhMadhėruar qė eshte 1 !

  3. #3
    son of eagle Maska e eri12ing
    Anėtarėsuar
    13-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    150
    Ka shume momente qe me bejne te besoj e shume te tejera qe bejne te kunderten por nje gje eshte esigurt qe nuk kam besuar e as do besoj ndonjehere ne nocione si Krishti apo Allahu qe jane vec pjelle e mendjes njerezore,pra jane thjeshte njerezore.
    Por universi eshte shume me i madh se sa mendimi njerezor e keshtu qe nuk mjafton vtem nje mit mbi nje qenie mitologjike si keto te fundit per te zbuluar mistert e pafundme te gjithesise.
    Sons of eagle we are and like eagles we fight in war.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar eri12ing pėr postimin:

    Xhenet.M.S. (29-09-2013)

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Cila ishte pika, casti qe ju besuat dhe vazhdoni te besoni e te mbroni interesat e nje feje te caktuar. C'ndodhi me ju, cilet jane faktet qe ju besuat ne Muhamedin apo Krishtin?
    I/e lindur nga nje familje muslimane, katolike, ortodokse etj... nuk eshte nje fakt.
    Perse une fillova te besoj? Arsye njeriu gjen dhe shpik sa te duash, por une nuk besoj per asnje arsye. Une nuk desha te gjeja nje arsye per te besuar, une desha te njihja Perendine. Une nuk doja te argumentoja llogjikisht besimin tim, une doja ta perjetoja shpirterisht ate. Une nuk prisja qe te me tregonin te tjeret per Perendine, i ktheva syte nga qielli dhe e kerkova vete Ate. Une nuk lexoj libra shpirterore per te rrezuar mitet e mendjes sime, por per te ndricuar erresiren e shpirtit tim. Pra fillova te besoj e te ndertoj nje maredhenie me Perendine atehere kur kuptova qe njeriu nuk jeton vetem me buke e me uje, por ka nevoje edhe per ushqim shpirteror.

    Besoj se ju keni nje pergjigje te bazuar ne fakte, e jo peralla sic me tregonte gjyshja ime.
    Ato qe ti quan "perralla te gjyshes" jane trashegimia me e cmuar qe ajo gjyshe do te lere ty, ashtu si gjyshja e saj ia la asaj. Dhe po te kesh lexuar fjalet e Gjon Muzakes nga Italia per djemte e tij ne 1510: "Bijte e mi, te beheni te krishtere te mire e asnjehere te mos e humbni besimin. Humbem tokat e te pareve, jam i bindur qe nje dite ju do te ktheheni atje. Humbem lirine dhe jetojme ne dhe te huaj, nje dite do te kthehemi perseri ne atdhe. Humbet besimin ne Zot, keni humbur gjithcka!"

    Albo

  6. #5
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Logjika, truri i njeriut eshte i kufizuar. Nuk do te arrijme kurre te kuptojme zanafillen dhe pafundesine e universit. Andaj ne kemi nevoje per nje besim, besim per krijimin dhe vazhdimsine, nje besim thelle ne shpirtin tone, per te gjetur paqen e jo ēmendurine nga pyetjet qe lindin rreth kesaj.
    Ato qe ti quan "perralla te gjyshes" jane trashegimia me e cmuar qe ajo gjyshe do te lere ty, ashtu si gjyshja e saj ia la asaj.
    Jo, une refuzoj te besoj ne ato qe me mesonte gjyshja ime, ajo u rit, jetoi dhe vdiq ne kulmin e injorances. Dhe nuk dua ta trashegoj kete sindrom. Ajo me mesonte te quaja veten 'Turkeshe' jo Shqipetare, ajo me ndalonte shkollimin se do te behesha "Kaureshe" do te digjesha diten e kiametit...

    Pyetja ime nuk eshte si besuat ne Zot por raportin qe krijuat me nje fe te caktuar.
    • The rest is silence.


  7. #6
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    Pershendetje,


    Cila ishte pika, casti qe ju besuat dhe vazhdoni te besoni e te mbroni interesat e nje feje te caktuar.

    Isha femije 5 vjeqar kur mesova per here te pare se do te vdesim dhe cka eshte vdekja. E pyeta nenen time " Cka shohim kur te vdesim?" ajo nga mosdija e thellesise se pyetjes sime (sepse isha 5 vjeqar) u pergjigj " Asgje... terr ". Une fillova te mendoja dhe i shikoja orendite shtepiake, pastaj i mbyllja syte dhe perseri i hapja. Ne koken time te vogel vlonin mendimet "Pse pra une tani shoh dhe pastaj te mos shoh?" me nje fjale mendoja "pse une jam pra (ekzistoj), ku eshte qellimi qe une jam dhe pastaj te mos jem, te zhdukem?" dhe fillova te qaje me denesje aq shume sa qe veshtire pajtohesha edhe pse nena tentonte te me pajtonte kur me pyeti c'ishte me mua. Pastaj filloi te me spjegonte se nuk mbaron cdo gje me vdekjen dhe se jemi krijuar nga Zoti. Dikur mezi u ndala por me ka ndjekur ajo ndjenje deri kur fillova te lexoj per besimet. Libri i pare qe e kam lexuar ka qene "Historia e pejgambereve" qe fillonte me Ademin dhe perfundonte me Muhamedin e qe te gjithe kishin treguar nje rruge te vetme qe dergonte ne lumturine e pasvdekjes dhe ku nuk do te kishte me vdekje te dyte (asaj qe i frigohesha qe femije dhe qe edhe sot me ngjethet mishi po te me shkoje mendja se ekzistojme pa qellim te caktuar).
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anėtarėsuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Qenja njerezore ka nevoj, ne momente te caktuara qe ta kete nje fuqi me vete qe tij besoj. Kete nevoj e ka qdo here por ne ndoj rast veshtersie me shume. Pra njeriu duhet te besoj se keshtu ka nje vend apo nje menyre qe se paku tij qaje hallet e kesaj bote. Njeriu nuk eshte rastesisht ne kete bote, dhe normalisht se nuk eshte vetem. Ka diqka qe e mbane kete drejtepeshim sot ne bote. Arsyet per te besuar jane shume. Duhet te jeshe shume injorat te mos e gjeshe apo ta shohesh se paku nje.

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    nuk jam ateist por nuk jam as fetar
    kam lexuar per fe te ndryshme( islame , katolike , budiste etj..)
    jam i bindur se egziston nje fuqi e cila e kontrollon kete univers
    qe e quajn Zot
    perndryshe jeta nuk do te kishte kuptim.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    kur e zbulova se te gjitha fet jan genjeshtra u binda ne egzistencen e Zotit .
    We are all Aliens

  11. #10
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Nuk besoj se ka nje pergjigje logjike per te shpjeguar burimin e besimt tim.Ashtu sic e ka thene edhe Alboja me larte,eshte ceshtje shpirterore.Ndoshta ka te beje fakti qe jam rritur ne nje familje ortodokse ( gjyshja ime festonte Pashket edhe ne komunizem dhe i zhdukte levozhgat e vezeve te kuqe ne soben e zjarrit lol ) dhe ne nje mase te madhe ajo qe kam perjetuar.Mendoj se jane castet e veshtira qe kalohen ne jete,qe te lidhin me shume me Zotin.Sepse pikerisht ne keto caste kur ndihemi vetem,te pambrojtur,te pafuqishem,te pashprese subkoshienca jone i "drejtohet" asaj dickaje me te larte qe ekziston,por qe me pare nuk eshte pranuar si e tille.Atehere kur je ne veshtiresi,kur te ka humbur shpresa,i drejtohesh Atij duke iu lutur,e merr mundimin per here te pare te shkosh ne kishe e te ndezesh nje qiri!
    Elegance is an attitude.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •