Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540

    USA , or BE

    Une nuk po shkruaj me llafe kaq te medhaja sa juve por po them nje llogjike te thjeshte
    Nuk eshte pyetje ajo qe me ke te jete shqiperia
    sigurisht me ameriken
    Dhe me vjen keq me injorancen e diplomateve shqiptare qe me shume se kurre po e luftojne drogen dhe klandestinet ne keto dite
    Ajo droga dhe refugjatet nuk i intereson shqiperise se ne shqiperi rrine miliardat ato i interesojne Europes.
    So Diplomatet shqiptare duhet tju thone OK e ndalojme ne Drogen dhe Klandestinet po me pare SHOW THE MANY ai popull do te haje, dhe jo te genjehen me fjale boshe qe mbas 10 vjetesh ju mund te hyni ne BE

  2. #12
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    pogradeci!
    kane 10 vjet qe po na i tregojne parate po sdime ti marrim .
    e kemi mendje te fusim sa me shume ne xhep e jo te bejme dicka per vendin.

    sa per ate me ke te rrime une them te marrim anen tone dhe te shikojme vetem per vete pasi evropen se arrijme dot derisa te kemi greket fqinje (qe na kane hale ne sy)
    sa per ameriken ai dauni (bush) sna sheh dot me sy dhe e ka harru fare ballkanin se ka pune me arabet tani(aty mund te derdhe me shume predha se sa ne ballkan).para para vella...!!!!!!
    ata qe e kane vene bushin duan ti heqin prodhimin e prodhuar dhe qe ju ka ngele stok.
    PAUCA SED MATURA

  3. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Sbesoj se kemi dale nga tema. Ne po bejme ballafaqim vlerash drejt te cilave duhet ta udheheqim interesin tone. Vete ajo marreveshje drejtohet nga ky interes.

    Argjentina ka qene komb teper i begate te jo shume vite me pare. Ekonomia me e fuqishme e amerikes jugore dhe nje nga 10 ekonomite me te fuqishme ne bote.
    Argjentina na qenka faji i amerikes?? E pse??
    Me sa shof une edhe po te fluturojne te gjthe gomeret neser nga Argjentina per ty e ka fajin amerika.

    Nga ana tjeter perpara se te vleresosh dike duhet te vish me nje argument me te forte se perndryshe mendimi yt do quhet "opinion' dmth i pavlere per zgjidhjen racionale te debatit.
    Pra pse mendimi im qenka i njeanshem?? Cilat jane vlerat me te larta morale apo civile te Europes? Dhe si na interesojne ne ato?
    Keto jane disa nga pyetjet qe ti nuk i pergjigjesh kur flet keshtu ne pergjithesi.

    Per Bushin nuk kam ndonje adhurim te madh se vet jam dhe isha pro-Klinton, por edhe Bushi qe nuk perfaqeson aspak individin me te mire ne perfaqesismin e amerikes, qendron shume here me larte se hipokritet dhe cmirezinjte e politikes Europiane.

    Dhe tani pak ekonomi se duket qe sia ke haberin.

    Lufta eshte kosto pa dyshim per ameriken. Lufta i kushton jo vetem para por edhe jete njerezish qe asnje qeveri ne amerike nuk do ta bej. Parate e hedhura ne lufte amerika fare mire mund ti shpenzoje ne investime te tjera shume me fitimprurese se sa lufta, qe ne esence eshte nje kosto e humbur. Pra shoqeria amerikane ne pergjithesi e ka interesin afatgjate tek paqja se sic e thashe ku ka paqe lulezon biznesi. Po keshtu edhe lobi amerikan i tregetareve eshte shume here me interesuar ne investime afatgjata dhe te sigurta te cilat lufta i kercenon.

    Sot psh ekonomia amerikane po vuan nga nje tkurrje e ketyre investimeve pasi askush nuk do te investoje kur nerser pasneser mund te shkohet ne lufte. Po keshtu edhe ne planin global. Pra Sadami si individ agresiv dhe i paekuilibruar mban peng stabilitetin global dhe bashke me te edhe lulezimin e investimeve.

    Nuk eshte pra thjesht nafta por mbi te gjitha siguria e kercenuar qe prek mireqenien e amerikes dhe me te ate te gjithe botes. Kjo behet edhe me tragjike sot kur ekonomite e botes po ingranohen ne procesin qe quhet globalizim, pra ne nje ekonomi te madhe pa kufij.
    Ne kete aspekt edhe ne si shqiptare jemi shume here me te interesuar qe amerika ti fokusoje energjite e saj ne gjetjen e tregjeve dhe investimeve industriale dhe jo te atyre te luftes e te konfliktit. E ashtu si ne e gjithe bota. Keshtu amerka ka edhe me shume kohe dhe interes te na ndihmoje ne per te ecur perpara e te rrisim mireqenien se keshtu hapim edhe nje treg per te dhe japim e marrim mallra me interes per te dyja palet.

    Pra kur seicili i sherben interesit te vet i ka sherbyer interesit te se teres. Keshtu te gjithe jane me mire dhe me te begate.

  4. #14
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    z Taras!
    Me larte ke shkruar qe presidentit Bush nuk i ineresoka lufta .
    Une po te jap disa arsye per te kunderten.
    -Dime qe kur shtetet e bashkuara jene ne lufte Presidentit dhe Partise e tij i rritet popullariteti.Kjo u pa nga zgjedhjet e fundit ne USA ku partia e bushit pas nje disfate qe kishte pesuar ne zgjedhjet per president (te kujtoj qe Algori mori me shume vota se Bushi).Edhe Partia Demokratike e konfirmoi kete .
    -Dihet tashme lidhjet e Bushit me prodhuesit e armve ne USA.
    -Po ashtu edhe ulja e cmimit te naftes sic u tha dhe me larte nga nje bashkshkrues.
    -kontrolli nepermjet luftrave i ballkanit (ne kohen e klinton) dhe me Afganistanin ja shtuan ndikimin Amerikaneve ne bote.Keto ishin zona nen ndikimin rus qe u moren nga amerikanet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganoid : 02-12-2002 mė 16:42
    PAUCA SED MATURA

  5. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Nora

    E keqja juaj eshte se kerkoni te jepni mendim kopetent kur nuk e keni haberin fare per cfare flisni.

    Babai i Bushit beri luften ne Irak, pse nuk iu rrit popullariteti atij??Pse i humbi zgjdhjet e nuk u rrizgjodh president?? Voten ne te djathte, pra drejt republikaneve, nuk e zhvendosi deshira e Bushit per lufte por sulmet terroriste qe me makabritetin e tyre sigurisht radikalizuan deri diku mendimin e elektoratit. Cfare te bejne amerikanet kur masakrohen ne zemren e vendit te tyre nga ca bythegrisur qe perfitojne nga vlerat me te mira te kesaj shoqerie per ti bere keq asaj? A mos duhet ti hedhin lule amerikanet kundershtareve te tyre edhe kur ata i masakrojne ne ate menyre?? Jo e dashur, ata meritojne bomba dhe shpagim. A nuk eshte ky koncepti i vete drejtesise?
    Mos tu vije keq por mendimi juaj nuk ndryshon aspak nga mendimi tradicional i turmave te shtypura e te mjeruara nga paaftesia e vet. Eshte tipike ne mendimin tuaj qe "i keqi" eshte ai qe eshte i fuqishem, i forte, madheshtor dhe i begate. Ky duhet ti nenshtrohet moralit tuaj prej mjerani ndryshe ju e padisni si imoral. Vec kesaj nuk mund te beni gje tjeter se skeni as kapacitetin dhe as fuqine per ta konkuruar por me e keqja eshte se skeni as vullnetin e as deshiren per ti shembellyer apo ecur ne gjurmet e ketij shembulli ekselent. Ju kerkoni te mbeteni zeri i shtresave inferiore te shoqerise humane, dhe shqiperise ky mentalitet nuk i sherben.


    Me tej mos harroni se ne Europe keni mbi mesatarisht 15% te elektoratit ne ekstremin e larget te djathte, nazist, fashist, racist etj etj elektorat ky qe rritet nga dita ne dite e qe i gjithi kerkon spastrimin e emigranteve ne nje kohe kur keta nuk kane terrorizuar askend atje e as kane vrare mijera apo kane shkateruar miliarda. E megjithese ne Europe mendimi ekstrem eshte kaq popullor, e megjithese ky mendim eshte totalisht kunder interesit tone se ne jemi emigrantet e pare qe do spastrohemi nqs vjen puna deri aty, ju prape e keni inatin me ameriken se ajo lufton per gjene me te drejte, pra interesin e saj.

    Cfare lidhje na paska Bushi me tregetaret e armeve?? Bushi ka me shume interes ta kete mire me tregetaret e kompjuterave apo teknologjive moderne qe nese ka paqe ne bote investojne dhe zgjerojne kapitalin e tyre neper bote sic u be ne mbas 94. Lufta vjen e iken, por keto investime jane afatgjate dhe me me shume leverdi per kedo.

    Iraku kontrollon vetem 7% te prodhimit boteror, prodhim ky qe u zevendesua nga Arabia Saudite qe filloi te prodhoi me shume. Nga ana tjeter pjesa me e madhe e naftes ne arabi nuk shkon aspak ne amerike por ne Europe e sidomos Japoni. Amerika shfytezon shume naften ne Venezuele, Ameriken Qendrore, disa rezervat e veta dhe rreth 35% e merr nga arabia. Politika e naftes ketu nuk hyn fare, pasi cmimi i naftes nuk ka levizur aspak se Iraku bllokoi prodhimin. Bile vete amerika nuk e lejoi Irakun te shese me shume nafte nga ce lejonte programi "Oil for Food" i embargos qe OKB aplikoi mbi Irakun mbas 91. Cmimi i naftes ka qene teper i ulet mbas 91 edhe pse Iraku nuk prodhonte per boten. Me tej cmimi i naftes ka pasur kriza te tilla edhe me pare kur ska pasur konflikt me Irakun. Ja edhe nje pike tjeter qe iu ia fusni me top.

    Kush na paska qene zone e ndikimit Rus, Afganistani??? Me fal po ne cbote jeton ti se mua me duket se si bie te jetosh ne ate qe jetoj une. Ruset lane 60 mije ushtare te vrare ne Afganistan pasi vrane 1 milione afgane dhe Afganistani na dalka "zone e ndikimit Rus"??

    Nderhyrjet ne Ballkan nuk i sollen asnje perfitim material amerikes pasi interesat e saj materiale ne Ballkan jane zero. Te paret qe perfituan nga ato nderhyrje ishin popujt e ballkanit me ne ne krye. Amerika fitoi luften per ne dhe shpetoi mijera shqiptare nga vdekja e sigurte. Se dyti ishte Europa qe perfitoi pasi gjithe ajo do ti perballonte valet e refugjateve dhe destabilizimin qe gjeneruan keto luftra te cilat beheshin ne zemer te saj. Pikerisht per kete qe ju duhet ti jeni kaq shume mirenjohes amerikes ju pa iu dredhur qerpiku kafshoni doren qe iu ndihmoi per tiu nxjerre nga balta. Kjo nuk iu le ju asnje fije dinjiteti, dhe mbi te gjitha iu tregon tipa teper cinik, dhe mosmirenjohes. Ndoshta iu vjen mire kur amerika harxhon miliona qe iu shpetojne lekuren juve, por kur vjen puna per te marre mbeshtetjen tuaj se tashme ajo ka nje problem, ju filloni interpretime principesh qe ne thelb jane boshe dhe te pavlera.
    Keto jane pjese e mentalitetit te mjerimit, kalbezimit te shpirtit dhe mpirjes se mendjes. A nuk e kuptoni se mendimi juaj i solidarizohet totalisht me ate te turmave babare, arabo-aziatike, e aspak me ate perparimtar e progresist ne perendim?

    Une personalisht e shof si teper te pavleren dhe regresist kete mentalitet per shqiperine sot.

  6. #16
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    Shoku Taras ky fjalimi tend eshte i hollesishem dhe i drejte
    dhe duket qe di se cfare flet por nuk eshte mire te ofendosh dike personalisht(mariglennora)
    se sado qe te dish dhe sado bukur te shkruash me perpara duhet te jesh njeri e ti meritosh ato 5 shkronja

    mariglennora tha mendimin e saj dhe kaq

    Sa per temen une nuk mund ta analizoj qe e ka mire USA apo jo
    Di qe USA eshte shteti me i fuqishem, me i pasur, me me liri
    dhe i besoj 100 % udheheqesit e saj se jane ata qe e kane sjelle ne kete gjendje

    respect

    shendet e para


  7. #17
    i/e regjistruar Maska e SpaceAce
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    24
    Taras, si fillim po te them qe qenke mbrapa bote komplet si ne opinione, edhe ne fakte. Pikesepari nuk ke pse perdor terma ofendues pa edukate ose superlativa qiellore, te dyja shenja te nje varferie mendimesh.
    Une nuk thashe qe faji i gjendjes aktuale te Argjentines eshte i Amerikes, por fakti i thjeshte qe kriza Argjentinase u theksua me teper pikerisht pas barazimit te sforcuar 1 peso=1 USD (keto nuk jane opinione, por fakte te pranuara nga te gjithe), nuk eshte thjesht nje koincidence.
    Thashe qe informacionet qe keni jane te njeanshme, dhe jo opinionet, te cilat pothuaj perhere jane te njeanshme.
    Jua thashe qe identifikohemi me vlera te ndryshme, keshtu qe eshte e kote te merrem me pershtypjet tuaja ne lidhje me lideret aktuale Evropiane, nuk eshte ky vendi.
    Mos u mjaftoni vetem duke thene "eshte Sadami problemi", gjithmone nuk eshte vetem njera pale fajtore. Pse u mbeshtet fuqimisht Saddami nga USA ne luften Iran-Irak, apo atehere ishte stabel? Pse u financua Bin Laden ne Afganistan, apo edhe ai ishte stabel? Kujton se USA nuk i dinte kapacitetet dhe qellimet e Saddamit e te tjereve qe ka financuar? Mos me beni te qesh...
    Thoni qe nuk marr vesh nga ekonomia? Ndoshta! Sidoqofte une di dy gjera themelore:
    1. Shtylla kurrizore e ekonomise eshte Energjia, rreth saj zhvillohen gjithe te tjerat, per aq kohe sa energjia te jete ne pikepyetje nuk ka stabilitet e siguri...
    2. Shtylla kurrizore e pushtetit eshte informacioni.
    duke patur parasysh keto, une arrij ne konkluzionin qe Amerika per te patur kontroll te dy shtyllave kurrizore eshte e gatshme te beje gjithcka (sic e ka demonstruar jo pak here). Kjo mund t'u duket mese normale, por une nuk e medoj keshtu, dhe ju duhet ta pranoni mendimin tim, ju pelqen apo jo, pa kaluar ne ofendime pa bereqet, qe tregojne kufijte tuaj, e jo te mite.

    Nuk them aspak qe terrorizmit t'i pergjigjen me lule, por te kerkojne pergjegjesi edhe tek vetja e tyre, tek politika qe ndjekin, e te mos mjaftohen me shprehjen per te mashtruar turmat: Ata kane zili menyren tone te jeteses, demokracine tone."
    Pallavra, pse bin Laden nuk ka thene asgje per degjenerimin kulturor e social te Amerikes, pse nuk sulmoi simbolet e demokracise e te stilit te jetes, por sulmoi simbolet e ekonomise dhe te forces? Sepse mendon qe keto jane burim i fatkeqesive te myslimaneve ne bote. Thellohuni disi me shume ne opinione, mos i merrni frazat kallep.
    Dhe per ta mbyllur per momentin, vazhdoni te keni informacione te pasakta. NUk eshte aspak e vertete qe ne Evrope paska 15% ekstrem te djathte. Shikoni panoramen politike dhe do e kuptoni. Ne Austri, vendi qe mbahej si bastion i ekstremit te djathte, Jorg Heider u menjanua perfundimisht nga skena politike. Vertet ne Itali jane ne pushtet AN dhe Lega, por te dyja bashke nuk kapin me shume se 10% te elektoratit. Ne vendet e tjera shume me pak. Pse nuk shihni edhe grupimet NeoNazis e skinheads ne USA, qe po dalin si kerpudha pas shiut?
    Dhe sa per informacion, Iraku eshte prodhuesi i 3 i naftes ne bote, keshtu qe kontrolloni burimet e informacionit.
    Si perfundim, me i kujdesshem ne analiza te bazuara ne fakte, dhe me pak ofendime.
    Just A World That We All Must Share,
    It's Not Enough Just To Stand And Stair!!

  8. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Se pari cfaj ka amerika se Argjentina ben eksperimente me politikat monetare ne vendin e saj? Amerika hodhi miliarda atje jo qe ata te perfundojne ne krize por ne begati.
    Amerika nuk kerkon tia vjedhi askujt naften apo energjine. Ajo vetem synon te beje tregeti te rregullt me ta sic ka bere gjithmone. Por kur keta i mohojne asaj kete te drejte amerika nuk mund ta leje veten te vdese. Nafta e irakut nuk i prishi aspak pune amerikes, por synimet e irakut per te bllokuar burimet e tjera te naftes per ameriken jane totalisht vdekjeprurese per te dhe ajo ka gjithe te drejten ne kete bote te luftoje kunder ketyre synimeve.

    Se dyti esenca e ekzsitences te cdo kombi eshte veprimtaria e tij.

    Ti i thua amerikes "pse lufton ti te ekzistosh", kur ti kerkon ti mohosh asaj interesin. Ja pse idealizmi juaj eshte ne thelb anti-jete.
    Amerika nuk eshte aspak pergjegjese se ish-aleatet e saj jane lunatike mesjetare, te pastabilizuar dhe pacivilizuar qe i kthejne armet kunder saj ne emer te traditave mesjetare. Nuk mund te mbahet amerika fajtor se ne Afganistan e marrin pushtetin ca kokepalare e injorante qe kerkojne te jetojne si 1000 vite me pare. Amerika i ndihmoi ata te cliroheshin nga Ruset e tani ata behen streha e pare e armiqve me vdekjeprures te amerikes.

    Qellimi i amerikes per ndihmen ndaj Sadamit dhe Bin Laden ishte teper i larte dhe i drejte. Ajo ndihmoi ate qe luftonte armiqte e saj dhe ne fakt armiqte e gjjithe civilizimit perendimor demokratik. Lajthitja e Bin Ladenit nuk kerkohet tek llogjika e tij, por tek mentaliteti barbar e kafsheror qe perfaqeson ate e co. Keta jane bubureca qe amerika i zhduk me nje te shtypur butoni por ajo nuk e ben ne emer te paqes, harmonise, stabilitetit bashkekzistences dhe civilizimit. Te ishte per lufte ata sot do ishin pluhur te gjithe.

    Vuajtet e myslimaneve nuk jane faji i amerikes por e idiotesise, mosemancipimit, koketrashesise dhe injorances se tyre. Keta njerez jane 1000 vjet pas ne cdo mentalitet e kerkojne te bejne Xhihadra, apo flasin per te "pafe" ne shekulli e 21.

    sigurisht qe Bin Laden urren menyren e jeteses ne amerike. Ai gjithmone i ka akuzuar ata si 'infedel" apo te pafe a mekatare, e gjithmone i ka kercenuar ti vrase kudo qe jane. Barbarizmi i tij qendron ne faktin se ai nuk kishte asnje respekt per jeten njerezore dhe se ne menyre te drejtperdrejte e sulmon ate per te shkaktuar terror. Shkurt edhe qarte ai sulmoi aty ku mund te shkaktonte sa me shume dem si material ashtu edhe njerezor. Por demi material amerikes nuk i hyn ne sy, dhe ai kete e di mire, eshte ai njerezor, e psiqik qe shkakton terror, pasiguri dhe mjerim ekonomik qe synoi Bin Ldaen atje. Por kafsheria e kryeskllavit te arabise u pa shume qarte kur vuri bombat ne afrike me 97 dhe se fundi me Malaizi ne te cilat u vrane 100 here me shume civile vendas se amerikane.

    Amerikanet pra nuk kane asgje se cte ndryshojne tek vetvetja. Se qe te kenaqin bythegrisurit arabe amerikanet duhet te ndryshojne cdo gje qe siguron apo identifikon ekzistencen e tyre si komb i begate dhe i perparuar, si dhe civilizimin e tyre te larte. Ata duhet te mohojne menyren e jeteses dhe interesin e tyre qe te kenaqin pra sklleverit e arabise. Ky eshte kulmi. Si mund qe ca mjerane ne arabi ti vene kushte amerikes dhe keto te konceptohen si "drejtesi"? si na qenka drejtesia nje koncept i tille qe i sherbeka me te dobtit, injorantit, mjeranit, te prapambeturit etj etj dhe jo me te fortit, perparuarit, civilizuarit.... pra amerikes qe hap rrugen dhe vendos rekordin e cdo begatie dhe progresi ne bote.
    Ku dreqin shkoni e perqafoni moralin e sklleverve te kesaj bote dhe pasi filloni e vuani me ta shpirterisht kerkoni ti jepni barbarizmave te tyre interpretime llogjike.


    Europa nuk na paska perqindja te larta te se djathtes ekstreme??
    Hmmm

    Austri.- Partia FPO e Hajderit, 4 ministra dhe zevendes kancelarin, 52 vende nga 183 te parlamentit.

    Belgjike- Flemish Block (VB) udhehequr nga Frank Vankecke -10% te votave. Parti tjeter po e ekstremit te djathte ne Belgjike- National front (FN) udhehequr nga Daniel Feret 1.5% te votave.

    Danimarke- Danish Peoples Party- udhehequr nga Pia Kjaersgaard, 12% te votave.

    France- Fronti nacional, udhehequr nga Le penn, 17.9% te votave.
    Gjithashtu Partia Levizja Nacionaliste Republikane udhehequr nga Bruno Begret 2,3% te votave.

    Gjermani- Dy parti DVU dhe ajo Republikane se bashku kane 3.4% te votave.

    Itali- Fini dhe Bossi, kane akumuluar perkatesisht 12% dhe 4% te votave.

    Hollande- Partia e te vrarit Fortuyn ka 26 vende nga 150 te paralmentit Hollandes, pra 17.4% te votave.

    Norvegji- Progres Party, udhehequr nga Carl Hagen 14.6% te votave.

    Portugali- Partia Popullore, udhehequr nga Paulo Portas, 8.75% te votave.

    Zvicer- partia popullore sviceriane, udhehequr nga Ueli Maurer, 23% te votave.

    Angli- British National Party, udhehequr nga Nick Griffin 11.4% te votave.

    Cfare kane keta te perbashket. Politikat anti-emigracion dhe ksenofobike. Ma cfare mbahet sot gjalle shqiperia??...me parane e emigrantve.

    Amerike- Pat Bucanan, me pak se 1% te votave.
    Grupet raciste ne amerike sot? Pothuajse non-ekzistente.

    Fat te mbare me Europen. Shpresoj qe ti gjesh vlerat e verteta atje dhe te maresh vleresim si njeri me i plote, por mos i thuaj njeriu se je i huaj dhe perpiqu ta flasesh gjuhen paster.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e SpaceAce
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    24
    Taras, vazhdon te jesh i varfer ne mendime dhe i pakursyer ne ofendime. Nuk do ta zgjas shume, se vertet nuk ja vlen, por po ta them per te disaten here qe identifikohemi me vlera te ndryshme, ti mbaj te taut, e une do mbaj te miat, pavaresisht se une nuk kam pershtypje superlative per asnjeri. Nejse.
    Se fundmi, shprehja jote e fundit eshte pasqyre e patetizmit tend!!
    Shendet
    Just A World That We All Must Share,
    It's Not Enough Just To Stand And Stair!!

  10. #20
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Per sa i perket atij austriakut qe u menjanua nga politika.
    Ajo ishte paturpesia me e madhe dhe turpi i Evropes "demokratike." Ai Hajdari i Austrise fitoi votat, Evropa pati paftyresine te ngrihej kundra zgjedhjes se populllit Austriak. Rri mos e permendni ate incident ne mbrojtje te Evropes se eshte turp.


    Per sa i perket temes, PO! duhet ta firmose dhe sikur mos te doje duhet ta firmosi, menjehere madje.
    Ke aleanca me Ameriken eshte e ardhmja. Keto hienat Evropiane kane perfituar nga rasti qe USA eshte e plagosur per momentin dhe e zene me luften kunder terrorrizmit, prandaj dhe i sillen rrotull dhe e kafshojne here pas here, po per nja 5 vjet do sherrohen plaget e USA e atehere, mjere kush i doli kundra sot!
    Ky eshte mendimi im modest.

    P.S. Taras admiroj menyrat e argumentimit tuaj.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Futbollistėt shqiptar nėpėr Europė
    Nga dodoni nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 511
    Postimi i Fundit: 01-07-2014, 10:44
  2. Kronologjia e ngjarjeve tė Shqipėrisė drejt NATO
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 09:31
  3. Kuvendi miraton ligjin e gjobave ndaj biznesit
    Nga AlbaneZ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 20-03-2008, 09:39
  4. A duhet tė firmosė presidenti shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku?
    Nga KastroZiso99 nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 15:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •