Njė ditė, si gjithė tė tjerat, Joni u ul pėr tė shkruar dy rrjeshta letėr pėr motrėn dhe vėllain e tij tė vogėl. Mė pas mori pistoletėn e tė atit nga sirtari ku e linte zakonisht. Sė fundi hoqi siguresėn e saj, e mbėshteti mbi tėmth dhe e shkrepi. Joni ishte vetėm 16 vjeē. Joni dashuronte njė djalė. Joni nuk mundi tė duronte mė gjatė persekutimin e familjes dhe tė shoqėrisė pėr arsyen e vetme sepse ai ishte “ndryshe”. Tashme Joni prehet nė paqe prej vitesh. Nėqoftėse nė fund tė jetės tonė ne do tė gjykoheshim pėr dashurinė qė i kemi dhėnė njėri-tjetrit dhe jo pėr meskinitetet e sė pėrditshmes, Joni tani duhet tė ishte njė ėngjėll sepse nė kėtė jetė veēse dashuri kishte dhėnė edhe pse u shpėrblye me urrejtje. Unė do tė doja ta perqafoja fort dhe t’i kerkoja tė falur pėr tė gjitha ato herė qė e kam lėnduar.

Ne ishim tepėr tė vegjėl pėr tė kuptuar se sa e madhe ishte dashuria e tij. Ishim tė skllavėruar nga inercia e turmės dhe nuk shikonim se sa i lirė ai ishte. Ne ishim plotėsisht tė verbuar nga paragjykimi qė na pengonte tė dallonim se ēfarė njeriu tė bukur kishim pranė. Joni do tė ishte gjallė sot, sikur tė mos kishte lindur nė njė shoqeri tė pamėshirshme qė jo vetėm nuk u pėrpoq qė tė respektonte qėnien e tij delikate, por pėrkundrazi e vuri atė nė mes tė sheshit dhe e gjuajti me gurėt e rėndė tė paragjykimit, derisa ai dha shpirt.



Pėr Jonin, vdekja ishte njė dėnim e njėkohesisht njė rrugė shpėtimi, ndėrsa pėr shoqėrine, ishte sakrifica qė ju ofrua injorancės sė saj. Unė lutem qė tė gjithėve ne, Zoti tė na dhurojė sa mė shumė femijė. Uroj qė ata tė jetojnė gjatė e tė lumtur. Uroj qė ne tė jemi tė aftė pėr t’i degjuar, pėr t’i keshilluar e mbi tė gjitha pėr t’i ndjerė. Ne nuk mund tė bėjmė ndryshe pėrveēse t’i edukojmė sipas botkuptimeve tona, por ne nuk mundet e nuk duhet tė harrojmė, pėr asnjė ēast, se ata nuk jane objekte, por subjekte, delikate, tė brishta, tė mrekullueshme e unike. Tė lira e tė denja pėr ta gėzuar jetėn e tyre ashtu siē gjykojnė se ėshtė mė mirė pėr ta, pa i bėrė dėm vetes e atyre qė kanė pėrreth. *** Prej disa vitesh, kėrkimet kanė provuar se adoleshentėt dhe tė rinjtė me njė orientim seksual gay, janė mė tė prirur se tė tjerėt pėr tė tentuar vetvrasjen. Nė fakt, njė i ri sa mė herėt zbulon homoseksualitetin e tij, aq mė shumė ndjehet i ndryshėm nga adoleshentėt e tjerė. Nje i ri sa mė shumė ndihet i izoluar, sa shumė frikė ka se mos gjykohet apo refuzohet, aq mė shumė bėhet realisht viktimė e vulgaritetit, sulmeve dhe ndonjėherė edhe tė dhunės fizike. Kur jetohen situata ku nuk dėgjohet asnjėherė tė flitet mirė per atė qė ti jeton, adoleshenti apo i riu, qė provon tėrheqje drejt seksit te njėjtė, shpesh herė fillon qė tė urrej vetveten, sidomos kur nuk gjenden modele tė arrira dashurie, familjare apo profesionale. Kėshtu, kalimi nga depresioni tek mendimi qė jeta nuk ja vlen tė jetohet, ėshtė njė hap me tė vėrtetė i lehte pėr t’u bėrė. Gjėja mė e keqe, nganjėherė, ėshtė se ky i ri do ta marri me vete kėtė siklet si edhe sekretin e tij deri nė varr. Ky ėshtė rasti tipik i vetvrasjeve ku askush nuk kupton xhestin e kryer. Ndoshta kjo ndodh sepse preferohet qė tė mos kuptohet mė shumė mbi ēfarė e ka shtyrė tė riun nė kėtė xhest ekstrem, pėr tė mos u ndjerė mė pas fajtorė qė nuk u bė diēka nė kohėn e duhur. Shumė njerėz besojnė se tė ndihmosh tė rinjtė, qė janė tė tėrhequr nga persona tė tė njėjtit seks, qė tė pranojnė vetveten dhe tė pranohen nga tė tjerėt nė ambjentin nė tė cilin jetojnė, mund tė inkurajojė homoseksualitetin. Nė fakt bėhet fjalė pėr tė inkurajuar jetėn dhe pėr tė mbrojtur tė drejtėn e gjithsecilit pėr tė qenė i respektuar dhe, perse jo, edhe pėr te qenė i lumtur. Problemi kryesor me te cilin tė rinjtė gay pėrballen, ėshtė se shpesh herė shoqėria preferon t’i shohi ata mė mirė tė vdekur se sa t’ju krijojė atyre hapėsira pėr tė jetuar. -------------------------------------------------------------------------------- Pjesa e parė e kėtij shkrimi tregon njė histori tė vėrtetė shqiptare edhe pse nė respekt tė viktimės, emri i pėrdorur ėshtė njė emėr fantazie. Pjesa e dyte ėshtė njė pėrkthim i disa pjesėve tė pėrzgjedhura nga njė artikull i Michel Dorais, sociolog nga Québek-u i specializuar nė problemet gjinore dhe tė seksualitetit. Ky shkrim i pėrkushtohet shokut tim tė fėmijėrisė dhe tė gjithė atyre tė rinjve shqiptarė e tė tė gjithė botės qė janė vetvrarė pėr shkak tė dashurisė sė tyre. Zoti i donte ata, ashtu siē ishin. KrisT