Close
Faqja 43 prej 51 FillimFillim ... 334142434445 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 501

Tema: FC Juventus

  1. #421
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Juventus mposht Romėn, i afrohet vendit tė dytė

    Alessandro Del Piero shėnoi nga gjuajtja e lirė nė fundin e pjesės sė parė pėr t’i siguruar Juventusit fitoren minimale si nikoqir ndaj Romės dhe pėr t’i afruar bardhezinjtė nė vetėm njė pikė nėn vendin e dytė.

    Me fitoren e sotme, Juventus mbledh 47 pikė nga 23 ndeshje, derisa Roma mbledh 48 nė vendin e dytė. Inter, qė fitoi me rezultat 2-0 ndaj Livornos, kryeson me 59 pikė. Derisa kanė mbetur vetėm 15 ndeshje deri nė fund tė sezonit, Roma dhe Juventus do tė jenė nė njė luftė tė afėrt pėr vendin e dytė, qė dėrgon direkt nė Ligėn e Kampionėve.
    Sui generis

  2. #422
    Forca Juventus...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #423
    i/e regjistruar Maska e Alex731
    Anėtarėsuar
    06-04-2007
    Postime
    540
    Urime Ulurime, fitore e rendesishme, ne fushe ishe gjith formacioni, qe treguan se kur jane se bashku, han nana, Sissoco ishte mire sonte duhet me shume te luaj.
    Lidhjet e faqeve personale mund ti vendosni tek profili juaj por jo nė firmė. Stafi i forumit!

  4. #424
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Papapap ca ekipi kemi.

    Urime skuadres sone te zemeres sepse me kete fitore na ka kanaqur te gjithe si tifoza.
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  5. #425
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Epo kot nuk e ka emrin zonja e vjeter...

    Megjithese nuk mund te them me plot gojen qe eshte ekip i kompletuar, pasi vjen nga SERIA B dhe ka shume mungesa si ne mbrojtje ashtu dhe ne mesfushe ( Ja vodhi reali, barca dhe interi - ata qe kishte ). Megjithate emrin JUVENTUS e kan frike te gjitha...Me nje vend te dyte jam mese i kenaqur sepse eshte maksimumi qe mund te beje nje ekip i sapoardhur nga B-ja dhe qe po penalizohet sh. rende dhe nga arbitrat.

    Hajt shnet e pare te gjithe tifozeve juventine.
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  6. #426
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Problemi me Buffonin eshte mese serioz dhe gjendja nuk eshte permisuar


    "Gardiani" synon qė tė mos humbasė fazėn finale tė "Euro 2008"

    Bufon-Juve, pakt "evropian"

    Portieri, vetėm nė sfidat e mėdha

    Dhimbjet nė shpinė kanė lėnė nė ankth tė gjithė tifozėt bardhezi, por edhe gjithė Italinė, duke qenė se nė verė fillon kampionati evropian. Edhe pse fillimisht u krijua pėrshtypja se Xhixhi Bufon i kishte kaluar problemet fizike, tashmė ėshtė zbuluar njė pakt mes portierit dhe drejtuesve tė Juventusit, qė konfirmon gjendjen aspak tė mirė. "U nxitova dhe u aktivizova shumė mė shpejt nga koha qė mė duhej pėr tė rikuperuar, shpjegoi Bufon. Ishte njė muaj shumė i rėndėsishėm, por nėse do tė arrija tė vihesha nė dispozicion pėr ndeshjet e mėdha, do tė ishte mė mirė".

    Situata mund tė ishte qetėsuar me ndihmėn e njė bisturie, por operacioni nė shpinė ėshtė njė ndėr mė tė rrezikshmit, edhe pėr vetė rolin qė ka Bufon. Tashmė, numri 1 i Juventusit duhet tė bashkėjetojė edhe pėr pak kohė me dhimbjen, duhet tė mėsohet tė stėrvitet dhe tė luajė me kujdes maksimal. Kjo sepse pas pak muajsh fillon "Euro 2008" nė Austri dhe Zvicėr, njė eveniment ku Italia ėshtė favoritja kryesore, pas titullit botėror tė fituar nė Berlin nė vitin 2006. Nė tė gjithė kėtė situatė, edhe trajneri i "axurrėve", Donadoni, ka kėrkuar gjetjen e njė zgjidhjeje tė ndėrmjetme dhe duket se Bufon, pas marrėveshjes edhe me drejtuesit e Juventusit, ka vendosur pėr aktivizimin "part-time". "Gardiani" ka zbritur nė fushė kundėr Romės, ashtu sikurse do tė bėjė edhe nė tė gjitha sfidat e tjera tė rėndėsishme, ndėrsa nė takimet me "tė voglat" vendi i titullarit do jetė i portierit tė dytė, Belardi. "Pėr shkak tė llojit tė problemit qė kam nuk do tė mbaj regjim tė plotė, shpjegoi Bufon, vetėm pak ēaste pas takimit me mjekėt specialistė, ku pritej tė vendosej se ēfarė do tė bėnte. Do tė mė duhet ende edhe pak kohė pėr t‘u rikthyer nė formėn optimale, por shpresoj qė tė pėrmirėsohem ditė pas dite, pavarėsisht se e di se tashmė duhet tė mėsohem me kėtė dėmtim. Njė javė pushim nuk ėshtė se do mė bėnte keq...".

    Nga qendra sportive e klubit bardhezi mesazhi ka dalė, por nuk ka dyshim qė Bufon ia ka komunikuar kėtė vendim edhe trajnerit Ranieri, duke gjetur edhe mirėkuptimin e kėtij tė fundit. Tekniku e ka tė qartė faktin se portieri nuk dėshiron tė humbasė evenimentin me Kombėtaren italiane dhe nuk ka ndėrmend qė t‘ia pėrkeqėsojė edhe mė shumė gjendjen fizike, pasi ėshtė i lumtur qė vetė Bufon dėshiron tė jetė prezent nė sfidat mė tė rėndėsishme, edhe pse i duhet tė zbresė nė fushė duke shtrėnguar dhėmbėt. Ky vendim nuk ka shkaktuar pakėnaqėsi as te drejtuesit e klubit, me Blank qė e mendon ashtu si portieri dhe trajneri i tij.
    Sui generis

  7. #427
    Te hyj edhe une ne formacionin e tifozave te Forumit Shqiptar .
    Ka fillu me korr shume mire makineria Juventine edhe me lojtare pa shume pervoje ne Seria A jane ne vend te 3.
    Fitorja me Romen ishte shume e bukur, sepse u pa nje Juventus agresiv ne cdo repart te fushes.
    Pershendetje te gjithe tifozave Juventine .

  8. #428
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    bravo juventus e keni degjeneruar ROMEN e spaletit.

    tani ngelet vetem nese interi humbet kampionatin dhe i ben juves dhurate.

    forca INTER
    vari leshte

  9. #429
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551
    Del Piero: Unė kam besuar gjithnjė!



    Sėrish njė hap. Njė, sepse tani janė 195 gjėra qė kanė tė pėrbashkėta Alesandro Del Piero dhe David Trezege. Janė golat qė tė dy kanė shėnuar bashkė nė Serinė A me fanellėn e Juventusit. Vetėm Ēarlsi dhe Sivori kanė bėrė mė shumė: 196. Akoma dhe njė hap, njė tjetėr sforcim i vogėl, sepse tani Roma dhe vendi i dytė janė larg vetėm me njė pikė. Sėrish njė tjetėr 1, kėshtu numrat e parė do tė ndihen disi vetėm. Del Piero shikon barrierėn, godet topin dhe e ēon nė kryqėzimin mes dy shtyllave. Pastaj feston para fotove bardhezi tė Platinisė dhe Bonipertit. Ndėrkohė, kapiteni ka shėnuar 10 gola nė kėtė kampionat. Si numri qė mban mbi shpinė, si golat qė i ka shėnuar nė karrierė Romės. Si numri i fanellės qė Toti ia mori nė kombėtare.

    ALE NĖ FORMĖ - Vėrtet, goli i fundit i kapitenit ėshtė pjesa mė e fortė e njė repertori tė konsoliduar nga goditjet standarde. Por ka edhe diēka tjetėr dhe kėtu ėshtė e bukura. U kushtohet atyre qė "katėr vjet mė parė" thonin se Del Piero nuk vraponte mė. Vrapon, madje mė shumė se mė parė. Duket teksa lufton mes njė "pylli" kėmbėsh kundėrshtarėsh nė zonėn e rreptėsisė. E kupton edhe kur Ranieri vendos tė mbulohet, aktivizon Sisokon dhe thėrret jashtė njė sulmues. Njė tjetėr sulmues, Trezegenė, dhe jo kapitenin.

    Duket qė francezi nuk e mori mirė; vesh tutat bardhezi dhe drejtohet nė dhomat e zhveshjes. Kampionėt kėshtu janė bėrė, pastaj ishte dhe ftohtė. Nė tė vėrtetė, Nevedi qėndron nė stol pasi ia la vendin Paladinos. Dhe Ranieri "pėrkėdhel" Aleksin: "Ėshtė djalosh i artė. Stėrvitet mirė dhe mė shumė se tė tjerėt. Iu desh pak tė kapte formėn e duhur nė fillim, ose nuk e aktivizoja, ose e zėvendėsoja. Por tani Del Piero ėshtė njė vlerė e shtuar pėr kėtė Juve: do ta mbajmė dhe do ta pėrkėdhelim".

    MBĖSHTET DEL PIERO - Juventusi, qė fiton dhe i afrohet vendit tė dytė, ėshtė vetėm njė hap larg Romės. Kush do ta mendonte njė vit mė parė? Njė si Del Piero, pėr shembull. Po, ai e kishte parashikuar: "Po, kam thėnė qė gjithēka ishte e mundur. Tė shtunėn e konfirmuam, hymė nė fushė tė bindur se jemi nė shtėpinė tonė, tė bindur se do tė luanim njė ndeshje tė madhe. Ia arritėm. Herė tė tjera kemi luajtur ndeshje jo tė mira, por shpirti ynė ėshtė gjithnjė i njėjtė. Nuk ėshtė e vėrtetė qė nuk ka cilėsi nė mesfushėn tonė". Ja krenaria e kapitenit. Tė gjithė e prisnin dhe ai ishte gati. E priste Xhon Elkani, nipi i avokatit, qė nė prag tė ndeshjes i kishte kėrkuar tri gola. I kėnaqur ėshtė edhe ai: "Po, mjaftoi njė, ai mė i bukuri. Ai qė vlen sa pėr tre pėr Juven. Pashė njė ndeshje tė fortė e me karakter." Presidenti Koboli Xhilji e kishte bėrė njė parashikim tė tillė. Ai, njė "nostalgjik i vjetėr", e kishte parashikuar golin e kapitenit. "Po, e gjeta, tani besojmė vėrtet te vendi i dytė." Njė hap larg historisė. Njė pikė larg Romės. Vėrtet njė mrekulli, nėse kėshtu do tė rezultonte edhe nė fund. Dhe Juvja e meriton.

    Trajneri i Romės e kritikon skuadrėn pėr interpretimin e gabuar tė lojės nė Torino

    Spaleti: E kishim mendjen te Reali

    Luēiano Spaleti e komenton me hidhėrim humbjen nė "Olimpiko" kundėr Juves. "Nė pjesėn e parė dhamė pak, - tha ai. - Ishim pak konfuzė nė interpretimin e situatave dhe nė krijimin e lojės. Nė pjesėn e dytė luajtėm mė mirė, por ėshtė e qartė qė bėmė mė pak nga ē'mund tė bėnim. Ēfarė taktike me Realin? Do tė varet nga paraqitja qė do tė bėjnė ata."

    Ėshtė i ndėrgjegjshėm qė nesėr, nė ndeshjen me Realin e Madridit, duhet njė tjetėr Romė, me njė vendosmėri tė madhe dhe manovėr mė tė plotė. Luēiano Spaleti komenton i hidhėruar humbjen e skuadrės sė tij, e paaftė tė bėjė rezistencė para njė Juventusi qė fitoi falė njė eurogoli tė Del Pieros nga njė goditje standarde. "Ishim tė ngadaltė nė fushė, nuk ishim tė zotė tė kuptonim ku kishim hapėsira dhe ku nuk kishim, - nėnvizoi Spaleti. - Nuk mund t'u lejohet kjo epėrsi lojtarėve tė aftė si ata tė Juves."

    Roma, nė tė vėrtetė, u duk edhe psikologjikisht e dorėzuar dhe mendja te sfida me Realin mund tė ketė ndikuar. "Ndoshta po, - pranon trajneri verdhekuq, - sepse lojtarėt shohin ciklin e ndeshjeve qė duhet tė pėrballim dhe e dinė qė ajo me Realin nuk mund tė gabohet, ndėrsa pėr tė tjerat ka gjithnjė kohė pėr tė qenė gati." "Merengesat" humbėn nė kampionat tė shtunėn me Btisin nė Sevilje, por Spaleti nuk e sheh aspak kėtė si ogur tė mirė: Nuk testoj pėr humbjet e tė tjerėve dhe pastaj ata pėsuan dy gola me topa tė lartė, ndėrsa ne jemi mė tė aftė me topat e ulėt," vėren Spaleti. Pikėrisht pėr kėtė duhen gjetur zgjidhje tė tjera pėr tė marrė maksimumin dhe pėr tė zbritur nė fushė me vendosmėri tė madhe, si tė shtunėn ndaj Juventusit. Ajo qė shqetėson mė shumė ėshtė edhe gjendja fizike e Totit, i cili ndaj Juves thuajse nuk u shfaq fare nė fushė. Me Realin duhet tė ndihet patjetėr "dora" e kapitenit, ndryshe edhe nė Madrid gjėrat mund tė shkojnė siē ndodhėn nė "Olimpiko."

    Juventusi

    Vendi i dytė tashmė ėshtė objektiv

    Fitorja nė "big-matchin" kundėr Romės ka sjellė entuziazėm dhe bindje nė shtėpinė e Juves. Objektivi, tani qė u hodh "maska", ėshtė vendi i dytė, akoma i zėnė nga verdhekuqtė, qė tashmė janė vetėm njė pikė para. "Ishte ndeshja mė e rrezikshme e sezonit. Tani e dimė se cilėn rrugė duhet tė ndjekim," pohoi Bufoni.

    Asnjė nuk kishte besuar te mrekullia, por tani qė Roma u mund Juvja mund tė kandidojė pėr vendin e dytė. S'ėshtė utopi qė tė arrish objektivin, duke e mbyllur kampionatin pas Interit: verdhekuqtė janė vetėm njė pikė para dhe po pėrjetojnė formė jo tė mirė. Pastaj formacioni verdhekuq duhet tė pėrqendrohet te ēerekfinalet e Ligės sė Kampioneve dhe po humb motivimin nė luftėn pėr titull, duke parė qė tani Interi ėshtė 11 pikė larg. Juvja, duke shfrytėzuar motivimin e madh dhe lodhjen e vogėl, pasi nuk luan nė kupat e Europės, bėhet kėshtu kandidatja mė serioze pėr vendin e dytė. Pėr kėtė edhe lojtarėt janė tė bindur. Bufoni ėshtė entuziazt dhe i karikon shokėt, ndėrsa Nikola Legrotalje pranon qė vendi i dytė ka epėrsitė e veta, pėr faktin se nuk luan nė ndeshjet paraeliminatore tė Championsit. "Jemi njė pikė larg vendit tė dytė, - pohoi mbrojtėsi, - qė tė kualifikon direkt. Duhet tė besojmė, rėndėsi ka tė arrijmė tė dytėt." I vetmi qė frenon, siē ėshtė e drejtė tė jetė, ėshtė trajneri Ranieri, qė bėn krahasimin: "Skuadra po luan shumė mirė, por unė jam mėsuar tė shoh fundin. Kuajt shihen nė fund, tani jemi akoma nė kthesė".

    Tadei: Nė sulm tani na njohin

    Mekses e pranon: Po luajmė shumė dobėt!

    Ėshtė thėnė shpesh se Roma kur luan dobėt rrallė fiton. Skuadra e mirė, e krijuar nga Luēiano Spaleti, tregon pikėn e saj tė dobėt kur nuk ėshtė nė formė, sepse rrezikshmėria e verdhekuqve vėrehet qė nė minutat e para tė lojės. Edhe kundėr Juventusit u shfaq problemi kronik i verdhekuqve dhe nė fund tė ndeshjes asnjė nuk donte ta mohonte ekzistencėn e problemit nė prag tė sfidės me Realin nė Champions. "Jam vėrtet i zemėruar, sepse po luajmė shumė dobėt. Edhe unė duhet t'i jap vetes njė tė shkundur, sepse kėshtu nuk mund tė vazhdohet," ka thėnė pa terma gjysmake Filip Mekses, duke gjetur edhe njė aleat tė vlefshėm si Rodrigo Tadei, qė e mbėshtet. "Ėshtė periudha kur gjėrat shkojnė keq, - pranoi braziliani, - por ndoshta ėshtė e gjithė skuadra qė nuk po luan mirė. Nė sulm, para sė gjithash, duhet tė bėjmė diēka mė shumė, pasi kundėrshtarėt tashmė na njohin. Unė, Toti e Mansini nuk mund tė luajmė kėshtu, duhet t'i pėrmirėsojmė paraqitjet tona, nėse duam tė rifillojmė tė fitojmė."
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  10. #430
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kamoranezi, gjobė pėr faullin 13-vjeēar


    Mauro German Kamoranezi do tė paguajė njė gjobė prej 45 mijė eurosh pėr njė faull qė ka kryer 13 vjet mė parė. Kėtė e ka vendosur njė gjykatė argjentinase nė Mar Del Plata, e cila ka bėrė tė ditur se futbollisti i Juventusit duhet t‘ia paguajė kėtė gjobė si dėmshpėrblim Havier Picos. Ky i fundit ėshtė detyruar tė tėrhiqet nga futbolli pas faullit tė Kamoranezit nė vitin 1994, gjatė ndeshjes derbi mes Aldosivi dhe Alvarado, pasi dėmtoi ligamentet, meniskun dhe tendinin e gjurit.


    Edhe pas 13 vjetesh vlen kjo???? Hmmm mua me duket pak absurde!
    Sui generis

Faqja 43 prej 51 FillimFillim ... 334142434445 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SS Lazio
    Nga Sherri nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 336
    Postimi i Fundit: 22-08-2019, 11:54
  2. Inter 1 - 0 Juventus
    Nga Flori nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 06:49
  3. SERIA A 2006/07 - (FC Inter - kampion)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 369
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 10:26
  4. Klubi i Interit # 18 !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 600
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 12:51
  5. Kush e fiton Champions League, Milan apo Juventus ?
    Nga Asteroid nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 17:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •