"
Gardiani" synon qė tė mos humbasė fazėn finale tė "Euro 2008"
Bufon-Juve, pakt "evropian"
Portieri, vetėm nė sfidat e mėdha
Dhimbjet nė shpinė kanė lėnė nė ankth tė gjithė tifozėt bardhezi, por edhe gjithė Italinė, duke qenė se nė verė fillon kampionati evropian. Edhe pse fillimisht u krijua pėrshtypja se Xhixhi Bufon i kishte kaluar problemet fizike, tashmė ėshtė zbuluar njė pakt mes portierit dhe drejtuesve tė Juventusit, qė konfirmon gjendjen aspak tė mirė. "U nxitova dhe u aktivizova shumė mė shpejt nga koha qė mė duhej pėr tė rikuperuar, shpjegoi Bufon. Ishte njė muaj shumė i rėndėsishėm, por nėse do tė arrija tė vihesha nė dispozicion pėr ndeshjet e mėdha, do tė ishte mė mirė".
Situata mund tė ishte qetėsuar me ndihmėn e njė bisturie, por operacioni nė shpinė ėshtė njė ndėr mė tė rrezikshmit, edhe pėr vetė rolin qė ka Bufon. Tashmė, numri 1 i Juventusit duhet tė bashkėjetojė edhe pėr pak kohė me dhimbjen, duhet tė mėsohet tė stėrvitet dhe tė luajė me kujdes maksimal. Kjo sepse pas pak muajsh fillon "Euro 2008" nė Austri dhe Zvicėr, njė eveniment ku Italia ėshtė favoritja kryesore, pas titullit botėror tė fituar nė Berlin nė vitin 2006. Nė tė gjithė kėtė situatė, edhe trajneri i "axurrėve", Donadoni, ka kėrkuar gjetjen e njė zgjidhjeje tė ndėrmjetme dhe duket se Bufon, pas marrėveshjes edhe me drejtuesit e Juventusit, ka vendosur pėr aktivizimin "part-time". "Gardiani" ka zbritur nė fushė kundėr Romės, ashtu sikurse do tė bėjė edhe nė tė gjitha sfidat e tjera tė rėndėsishme, ndėrsa nė takimet me "tė voglat" vendi i titullarit do jetė i portierit tė dytė, Belardi. "Pėr shkak tė llojit tė problemit qė kam nuk do tė mbaj regjim tė plotė, shpjegoi Bufon, vetėm pak ēaste pas takimit me mjekėt specialistė, ku pritej tė vendosej se ēfarė do tė bėnte. Do tė mė duhet ende edhe pak kohė pėr t‘u rikthyer nė formėn optimale, por shpresoj qė tė pėrmirėsohem ditė pas dite, pavarėsisht se e di se tashmė duhet tė mėsohem me kėtė dėmtim. Njė javė pushim nuk ėshtė se do mė bėnte keq...".
Nga qendra sportive e klubit bardhezi mesazhi ka dalė, por nuk ka dyshim qė Bufon ia ka komunikuar kėtė vendim edhe trajnerit Ranieri, duke gjetur edhe mirėkuptimin e kėtij tė fundit. Tekniku e ka tė qartė faktin se portieri nuk dėshiron tė humbasė evenimentin me Kombėtaren italiane dhe nuk ka ndėrmend qė t‘ia pėrkeqėsojė edhe mė shumė gjendjen fizike, pasi ėshtė i lumtur qė vetė Bufon dėshiron tė jetė prezent nė sfidat mė tė rėndėsishme, edhe pse i duhet tė zbresė nė fushė duke shtrėnguar dhėmbėt. Ky vendim nuk ka shkaktuar pakėnaqėsi as te drejtuesit e klubit, me Blank qė e mendon ashtu si portieri dhe trajneri i tij.
Krijoni Kontakt