LIVORNO 1
JUVENTUS 3
Shėnues: Bogdani 79'/ Trezege 30', 64', Del Piero 49'
E diel, 27 janar 2008, ora 20:30, nė
stadiumin “Armando Picchi” tė Livornos
Livorno (3-5-2): Amelia, Grandoni, Knezeviē, Galante, Baleri, De Vece, Vidigal, A.Filipini (Pulceti 59'), Paskuale, Tavano, Tristan (Bogdani 59'). Tr.: Kamoleze.
Juventus (4-4-2): Belardi, Salihamixhiē (Birindeli 59'), Legrotalje, Grigera, Molinaro, Paladino, Noēerino, K.Zaneti, Nedved, Del Piero, Trezege. Tr.: Ranieri.
Gjyqtar: Morganti
Karton i kuq: De Vece 54'
Edhe pse me shumė mungesa, mes tė cilave ka rėnė nė sy sidomos ajo e Xhixhi Bufonit nė portė, Juventusi arrin qė tė “korrė” fitoren e parė pėr vitin 2008-tė, duke mundur Livornon me rezultatin 3-1 dhe duke dėbuar kėshtu “fantazmat” e barazimit, duke parė se nė dy javėt e shkuara “Zonja” kishte arritur vetėm dy pikė, duke i ndarė mes Katanias dhe Sampdorias. “Garancia” bardhezi quhet David Trezege, qė shėnon njė “dopietė”, por edhe “firma” e Aleksit ėshtė e rėndėsishme. Toskanėt, edhe pse pėrpara publikut tė tyre nė “Picchi”, nuk arrijnė qė tė ndalojnė torinezėt. Lajmi i vetėm i mirė ėshtė rikthimi i Bogdanit te goli, duke parė se shqiptari nuk kishte realizuar ende njė rrjetė me fanellėn livorneze. Tė ndihmuar edhe nga superioriteti numerik, bardhezinjtė kanė zhvilluar njė pjesė tė dytė shumė tė mirė, duke “gjunjėzuar” kėshtu skuadrėn e Kamolezes, qė ka pasur vetėm disa raste nė minutat e para tė ndeshjes, por Tavano nuk ka pėrfituar, ashtu si edhe Tristan, disa minuta mė vonė. Edhe njėherė ėshtė konfirmuar sulmi bardhezi, qė kur ėshtė nė ditėn mė tė mirė arrin tė bėjė diferencėn. Goli i parė ka qenė njė aksion model i djemve tė Ranierit: Zaneti ka pasuar nė brendėsi tė zonės pėr Trezegenė, i cili nuk ka falur. Nė pjesėn e dytė nė “skenė” ėshtė ngjitur kapiteni Del Piero, i cili ka lėnė “gjurmėt” e tij, sėrish i frymėzuar nga asistet e Zanetit. Nė tė 54' De Vece ka marrė kartonin e dytė tė verdhė, duke dalė nga fusha me tė kuq, ndėrsa ka ardhur kryevepra juventine, njė aksion koral, me tre prekje, mes Paladinos, Del Pieros dhe Trezegesė. Francezi ka finalizuar me njė gjuajtje fluturimthi. Pėr Livornon goli i nderit ka ardhur vetėm nė tė 79', me Bogdanin, i cili ka shfrytėzuar njė rrėmujė nė mbrojtjen bardhezi, duke shkurtuar diferencėn.
Trezege: Provė karakteri!
Ka qenė ai “heroi” i mbrėmjes pėr Juventusin, nė fitoren e rėndėsishme ndaj Livornos. David Trezege ėshtė shumė i lumtur pėr kėtė sukses dhe pėr golat e shėnuar, njė “dopietė” qė e ēon kėshtu nė krye tė renditjes sė golashėnuesve, me 15 gola. “Ndihem shumė mirė”, deklaroi nė fund tė ndeshjes francezi, “nė krahasim me dy ndeshjet e para tė vitit 2008, ku i ndjeja ende kėmbėt e rėnda dhe kisha shumė vėshtirėsi. Ndaj Livornos kemi ofruar njė provė karakteri dhe kemi marrė tre pikė tė rėndėsishme pėr klasifikimin. Goli i dytė ishte shumė i bukur dhe me Del Pieron kuptohemi shumė mirė. Belardi? Ka zėvendėsuar mė sė miri Bufonin”. Nė fund mendimi shkon te ndeshja e kthimit nė Kupėn e Italisė, ndaj Interit: “Duhet tė rikuperojmė sa mė shpejt sepse na pret njė sfidė e madhe dhe e fortė me zikaltrit”.
Krijoni Kontakt