Lajmin e maposhtem po e postoj te marrun prej Radio Vatikanit:
Atė Zef Pllumi ndėrroi jetė mbrėmė nė spitalin romak “Gemelli”. Ka shkruar faqe tė mrekullueshme tė historisė sė Ungjillit tė shpresės e tė qendresės.
(26.9.2007. RV)
Hyji Atė e thirri pranė vetes shumė tė dashurin Atė Zef Pllumin, por nė mendje e nė zemra tė atyre qė e kanė njohur figurėn finsike tė kėtij shėrbėtori tė Zotit, ėshtė i gjallė pėrgjithmonė. Edhe ne tė Programit tė Shqip tė Radio Vatikanit, ruajmė jo pak kujtime personale tė takimeve e bisedave qė kemi pasur me tė gjatė qėndrimit tė tij nė Romė e gjatė vizitave tona nė Shkodėr e nė Shqipėri.
Me kėtė rast tė dhimbshėm, duam tė vėmė edhe njė herė nė dukje, dėshminė e shndritshme tė fesė, tė kulturės e tė atdhedashurisė qė na ka lėnė ky Pater Fraēeskan heroik – kėshtu ai paraqitej me shumė dashamirėsi.
Kurrė nuk do tė harrojmė dėshminė tejet tė ēmueshme tė atij kalvari, pjesė e tė cilit ishte edhe personalisht, qė pėrjetoi populli, kisha, kleri e vendi mbarė nė periudhėn e errėt tė regjimit komunist. Nuk do ta harrojmė aftėsinė e tij tė leximit tė sė kaluares e tė sė sotmes dhe tė dialogut e afėrsisė me gjithkėnd. At Zef Pllumin e kujtojmė me admirim, ndėrsa nė mendjen tonė na kthehen vizionet e tij tė mėdha, plotė shpresė, dashuri e fuqi ungjillore qė ua transmetonte tė gjithėve.
Krijoni Kontakt