Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 135

Tema: Mentaliteti.

  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Mentaliteti.

    Cdo shtet,cdo popull,cdo etni ka zakonet dhe traditat e tij dhe po po ky shtet dhe ky popull vepron dhe ecen ne jete me parimet e nje lloj mentaliteti te cilin e respekton dhe e ndjek ne menyre krejtesisht te verber....ndonese ndonjehere ky mund te jete i gabuar...ndonese shpeshhere nuk mund te jete i drejte dhe teper paragjykues!

    Kete rradhe mu desh te rrija ne Shqiperi gati 3 muaj dhe ndonese jam nje emigrante e ikur qe prej 17 vjetesh,prapeseprape jam ne dijeni te shume mendimeve dhe paragjykimeve te gabuara me te cilet jo vetem qe te denon nje brez i vjeter,po me te cilat mendoj dhe jam e bindur qe jane infektuar dhe te rinjte!................Sigurisht qe ka edhe njerez qe nuk jane te tille,por fatkeqesisht ka edhe shume te tille!

    Dua t,ju shpjegoj sesi me duket e padrejte qe kur nje femer eshte e ndare,e ka te veshtire te krijoje dhe te beje nje jete te dyte,qe kur njeri nga bashkeshortet humb jeten,tjetri ose tjetra nuk e kane te drejten e nje martese te dyte,qe kur nje femer cvirgjerohet dhe merret neper kembe nga disa meshkuj,e ka shume te veshtire te gjeje nje "burre te mire",qe kur nje femer dashurohet me nje me te ri se vetja denohet pasi nuk ka bere mire dhe paragjykohet pas kesaj per "abuzim ndaj personit dhe perdorim si nje mjet seksi"!!!
    E shume e shume te tjera......
    Nje sarkazem jete e hidhur.....!Dhe e dhimbshme!

    Po ne Shqiperi nje njeri i tille denohet,paragjykohet,lendohet,merret neper kembe,perflitet,gojohet ne menyrat me te uleta...

    Jeta ka hidherimet,gezimet,zhgenjimet dhe te pariturat e saj dhe asnje nga ne nuk e ka te drejten e gjykimit mbi tjetrin,asnje nga ne nuk mund te jete ne gjendje te japi denimin fatal.....asnje pasi keshtu eshte vendosur fati per dike dhe tjetersoj mund te jete vendosur per dike tjeter!

    E kam njohur kete mentalitet ne moshe teper te vogel dhe kam pare shkatarrimin e shume njerezve.....dhe ja ku ndeshem me nje mentalitet te tille po mbas 17 vjetesh....nje mentalitet ne te cilin hyra edhe vete si pa kuptuar mes flakeve te nje zjarri qe me perpin shpirtin dhe zemren dhe qe te le me nje ndjenje te zhgenjyer dhe teper ne vetmi.....

    Nje miku im me tha nje dite..."Njerezimi eshte teper keqberes dhe teper keqdashes....Ka nje drejtesi me te larte se ajo e njeriut ku ne te cilen secili nga ne nje dite gjykohet per padrejtesite e bera"
    I kuptoj sot me dhimbje fjalet e tij...

    Indinjohem sot me kete lloj injorance mentaliteti,indinjohem kur shikoj njerezit fatkeq...viktima te ketij fenomeni,indinjohem kur dikush perflet dhe shpif dhe pala tjeter qan,indinjohem kur njerezit i respekton dhe te kthejne respektin e tyre me anen e perfitimit,urrejtjes,me anen e nje monedhe te perflakur dhe te padobishme....me anen e nje thike qe te ngulet prapa kraheve!

    E urrej vuajtjen,lotet,mjerimin,vetmine,zhgenjimin,padrejt esine....enderroj per nje jete me te kuptuar,nje jete me drejtesi,njerez te barabarte dhe ku ne te cilen nuk ka asnje lloj paragjykimi.!!


    Cfare mendoni ju per keto opinione te hidhura,te dhimbshme dhe vrasese qe ekzistojne ne vendin tone?
    Ju ka rastisur "fati" te ndesheni me te?
    Cili eshte mendimi juaj?


    respekte per te gjithe
    "Carpe Diem"

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA
    Dua t,ju shpjegoj sesi me duket e padrejte qe kur nje femer eshte e ndare,e ka te veshtire te krijoje dhe te beje nje jete te dyte,qe kur njeri nga bashkeshortet humb jeten,tjetri ose tjetra nuk e kane te drejten e nje martese te dyte,qe kur nje femer cvirgjerohet dhe merret neper kembe nga disa meshkuj,e ka shume te veshtire te gjeje nje "burre te mire",qe kur nje femer dashurohet me nje me te ri se vetja denohet pasi nuk ka bere mire dhe paragjykohet pas kesaj per "abuzim ndaj personit dhe perdorim si nje mjet seksi"!!!
    Ke prekur njė problem qė Shqipėria e ka pasur apo e ka nė njė pėrqindje shumė tė vogėl, tashmė mentaliteti nuk "pengon" mė njerzit nė Shqipėri tė ndėrmarrin vendime pėr tė mirėn e tyre. Pėrsa i pėrket pjesės qė kam cituar mė duhet tė tė kundėrshtoj, pasi nė Shqipėri nuk shihesh mė me atė syrin kritirk. Mbase tė jetosh pėr disa vjet jashtė shtetit e tė kthehesh nė Shqipėri do tė tė duket shumė e ekzagjeruar, por tė siguroj se Shqiptarėt nuk janė mė si mė parė.


    Tė pėrshėndes
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    DI ANA,si gjithmone sjell tema te goditura ,Te gjitha sa ti permende me lart jane per fat te keq te verteta .Ti me siguri ke menduar vashdimisht hikjen qe diten qe ke mbritur ne Shqiperi.Arsyet jane thjesht njerezore ,mjerimi dhe varferia ka pllakosur kete vend me te pa drejte .Kudo ndihet nje lloj egersie e pa kuptimte ,njerezit jane bere rob te ketij fukaralliku dhe sigurisht kane rene dhe moralisht .Nuk kam degjuar njeri te thote''Me fal'' nuk kam degjuar njeri te thote ''Te lutem'' e c pret me?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ajzberg : 27-09-2007 mė 14:33 Arsyeja: komande e gabuar

  4. #4
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg Lexo Postimin
    DI ANA,si gjithmone sjell tema te goditura ,Te gjitha sa ti permende me lart jane per fat te keq te verteta .Ti me siguri ke menduar vashdimisht hikjen qe diten qe ke mbritur ne Shqiperi.Arsyet jane thjesht njerezore ,mjerimi dhe varferia ka pllakosur kete vend me te pa drejte .Kudo ndihet nje lloj egersie e pa kuptimte ,njerezit jane bere rob te ketij fukaralliku dhe sigurisht kane rene dhe moralisht .Nuk kam degjuar njeri te thote''Me fal'' nuk kam degjuar njeri te thote ''Te lutem'' e c pret me?
    E ku qėndron lidhja me mentalitetin ?
    Apo harrove qė nė kohėn e xhaxhit fjala mė fal dhe tė lutem pėrdoreshin ?

    Apo hajde se po e shton njė numėr tek postimet, tė sugjeroj tė rilexosh edhe njėherė temėn e mundohu ta kuptosh.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    Ke prekur njė problem qė Shqipėria e ka pasur apo e ka nė njė pėrqindje shumė tė vogėl, tashmė mentaliteti nuk "pengon" mė njerzit nė Shqipėri tė ndėrmarrin vendime pėr tė mirėn e tyre. Pėrsa i pėrket pjesės qė kam cituar mė duhet tė tė kundėrshtoj, pasi nė Shqipėri nuk shihesh mė me atė syrin kritirk. Mbase tė jetosh pėr disa vjet jashtė shtetit e tė kthehesh nė Shqipėri do tė tė duket shumė e ekzagjeruar, por tė siguroj se Shqiptarėt nuk janė mė si mė parė.

    Flm per pergjigjen.....ky eshte mendimi yt personal dhe te jap te drejten ta mendosh si te tille...
    Kam folur me shume njerez ne Shqiperi te cilet fatkeqesish jane te djegur prej tij...
    Me fal qe po te zhgenjej po ky mentalitet eshte dhe eshte teper i gjalle....po duhet qe mbase te digjesh prej tij qe ta kuptosh!

    respekte per ty
    "Carpe Diem"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    E ku qėndron lidhja me mentalitetin ?
    Apo harrove qė nė kohėn e xhaxhit fjala mė fal dhe tė lutem pėrdoreshin ?

    Apo hajde se po e shton njė numėr tek postimet, tė sugjeroj tė rilexosh edhe njėherė temėn e mundohu ta kuptosh.
    Te ishte ashtu si thua ti ,qe ne kohen e Enverit perdoreshin ato fjale magjike ,do te perdoreshin edhe tani .Mentalitetin tone e njoh mire megjithese eshte fjale e huaj.Gjithsesi me pelqejne tipat qe bejne verejtje por nuk japin mend.
    faleminderit

  7. #7
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Flm per pergjigjen.....ky eshte mendimi yt personal dhe te jap te drejten ta mendosh si te tille...
    Kam folur me shume njerez ne Shqiperi te cilet fatkeqesish jane te djegur prej tij...
    Me fal qe po te zhgenjej po ky mentalitet eshte dhe eshte teper i gjalle....po duhet qe mbase te digjesh prej tij qe ta kuptosh!

    respekte per ty
    Nuk ėshtė e vėrtetė pasi "mentaliteti nuk tė lė kohė tė digjesh"
    Problemi qėndron deri nė atė pikė sa tė marrėsh vendimin, me marrjen e tij mentaliteti "del jashtė loje".
    Nuk e di se ēfarė moshe kanė ata persona me tė cilėt folur, por nė brezin tim mentaliteti nuk ka mė vend. Pa ofenduar asnjeri po flas pėr brezin tim qė ėshtė lindur e rritur nė qytet, jo ata qė vijne nga fshatrat.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  8. #8
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Se pari te pershendes,DI_ANA,kishim kohe pa u takuar ne kete forum dhe te them te drejten me kishte marre vertet malli,per ty dhe per forumin

    Per sa i perket kesaj teme,dua te them se ke vene doren mbi nje plage e cila per mua,nuk besoj se ka per tu sheruar ndonjehere...Ne keto tre muaj,ke perjetuar nje perballje te cilen njerez si shoku tanku kane nje jete te tere qe e vuajne mbi kurrizin e tyre...c'mund te them!
    Te them se ndihem me fat qe jetoj ne kete vend...te them se me pelqejne vendimet qe marr..
    te them se jam i lire te bej ate qe dua...nuk mund te genjej veten....ndihem krejtesisht i pafuqishem kundrejt ketyre rregullave poshteruese...ne kete rast,kundervenie do te thote te izolosh veten...eshte kjo frike e cila me ben mua apo njerez te tjere si une qe te behen dashur padashur pjese e ketij mentaliteti,pra duke mos patur kuraje te dal kunder, i pranoj keto lloj rregullash...e pranoj me dhimbje kete te vertete te hidhur...

  9. #9
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    Nuk ėshtė e vėrtetė pasi "mentaliteti nuk tė lė kohė tė digjesh"
    Pa ofenduar asnjeri po flas pėr brezin tim qė ėshtė lindur e rritur nė qytet, jo ata qė vijne nga fshatrat.

    Do te doja te kishe te drejte.....po ja qe nuk mund te jem dakort me ty!
    Mentaliteti nuk njeh as moshe,as qytet e as fshat....eshte i gjithanshem.
    Sigurisht qe te djeg dhe te djeg mire dhe fare papritur.....ti mund te jesh teper modern ne mentalitet te ri,po ama ti nuk mund te perfaqesosh nje brez te tere!!!
    "Carpe Diem"

  10. #10
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Po tė fillojmė tė analizojmė njerzit dhe tė marrim mendimet e tyre do tė shfaqet mentaliteti.
    Mentaliteti nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse "mendimi apo se ēfarė do tė mendojnė tė tjerėt pėr ju".

    Ndaj nuk duhet ti futemi analizave
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •