Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 135

Tema: Mentaliteti.

  1. #111
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Kane frike nga qe nje femer e civilizuar "mund t ju veshe pantallonat " (sic jua vesh femijeve).
    Pastaj eshte rehat te mos i nderrosh zakonet.
    Dhe jo vetem kaq por nje femer e dipllomuar dhe shkolluar rri larg shtepise (mos e thente zoti-per ta)., dhe merret me pak me femijet (dhe eshte me pak e kontrollueshme), por edhe fakti qe nje femer e shkolluar nuk nenshtrohet kollaj, dhe mund ti kundershtonte vendimet dhe idete e burrit.
    Te mos themi per vellon e bardhe, simbol pastertie, qe tregon vleren e vellos islamike.
    Ne me duket se jemi disi me te lire nga keto, dhe bejne mire kur thone se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
    Sot meshkuj e femra jane te lire te zgjedhin vete se me ke do martohen, pa nderhyrjen e prinderve, dhe te te afermeve. Po per fatin tone te keq ekonomia jone eshte akoma e brishte qe femra te kete nje pavaresi akoma me te plote.
    Ne shoqerite e merzitshme te mamlukeve as qe shkohen nder mend gjera tilla, ata e urrejne lirine dhe jane te papergjegjshem per cka bejne: te marresh nje jete per ta eshte njesoj sikur te vrasesh nje mize
    La vida es un carnaval

  2. #112
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Me pak shpenzime sot mund te udhetosh vertet ne kohe ( Jo ne kozmos pasi mund te rrezikohet jeta per shkak te temperaturave ekstreme)
    Po te marresh aeroplanin per pak ore fluturimi mund te shkosh ne shekullin e tetembedhjete, ne mesjete bile dhe ne parahistori duke vizituar bote shume te largeta nga jona.
    Ndoshta jemi brezi i fundit qe mund ta bejme pasi globalizimi dhe institucionet humanitare heret a vone do ti modifikojne pjesen me te madhe te kulturave ne nje model ku do te jete e veshtire te ndalohen vajzat te vene ne shkolle, te martohen me nje burre te zgjedhur nga familja, ti "mbrojne"
    me koraca per te ruajtur virgjerine, do jete e veshtire ti vrasin me gure apo tu hedhin acid ne fytytre
    Do te jete e veshtire qe krimet e uleta dhe shtazarake te mos denohen. Do jete e veshtire qe gruaja ta shohe te ardhmen e saj brenda mureve te shtepise.
    Keto gjera do te fshihen nga historia , pergjithmone.
    Vetem qe ne boten e quajtur te zhvilluar fryn ere tjeter , me pak e dhunshme; ajo qe ben te rrezohen martesat si keshtjella letre, apo e martesave me kohe te percaktuar ,apo ajo e grave te pamartuara qe kane femije.
    Koha ku gjithcka tenton te shnderrohet ne biznes si me magji.
    La vida es un carnaval

  3. #113
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga brandon Lexo Postimin
    Vetem qe ne boten e quajtur te zhvilluar fryn ere tjeter , me pak e dhunshme; ajo qe ben te rrezohen martesat si keshtjella letre, apo e martesave me kohe te percaktuar ,apo ajo e grave te pamartuara qe kane femije.
    Koha ku gjithcka tenton te shnderrohet ne biznes si me magji.
    E vertete kjo qe thua....mendoj se martesa eshte thjesht nje formalitet,ajo qe mban dy persona bashke deri ne fund,eshte dashuria dhe respekti...keto nuk duhet te vdesin!
    Kete kohe qe mua me duket teper e larget dhe teper enderruese,nuk do ta quaja biznes,po dicka te perkryer,dicka ku te gjithe te jemi te barabarte.
    Nje bote ku mund te jetohej pa paragjykime dhe vetem ku te mbizoteronte paqja,mirekuptimi dhe dashuria....
    "Carpe Diem"

  4. #114
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga brandon Lexo Postimin
    Kane frike nga qe nje femer e civilizuar "mund t ju veshe pantallonat " (sic jua vesh femijeve).
    Pastaj eshte rehat te mos i nderrosh zakonet.

    Sot meshkuj e femra jane te lire te zgjedhin vete se me ke do martohen, pa nderhyrjen e prinderve, dhe te te afermeve. Po per fatin tone te keq ekonomia jone eshte akoma e brishte qe femra te kete nje pavaresi akoma me te plote.
    Qe te arrijme te kemi nje civilizim shume me te plote mendoj sesi mashkulli ashtu edhe femra duhet te jene dhe te konsiderohen te barabarte.
    Po jam dakort me ty kur thua qe eshte me shume rehat te mos i nderrosh zakonet e vjetra,ose me mire per disa eshte me kollaj te justifikohen dhe te fshihen pas tyre,pasi kjo gje u intereson!
    Te jap te drejte njekohesit kur thua qe per shkak te nje ekonomie te dobet,femra ne vendin tone nuk ka nje pavaresi te plote,por ama mendoj se ka te drejten e respektimit dhe te vleresimit nga ana e mashkullit.
    Nuk ka arritur vendi yne teresisht fitimin e nje mentaliteti ku secili zgjedhe me deshiren e tij,jane te shumta rastet Brandon ku shume prej tyre ndikohen nga prinderit dhe paragjykimet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 26-10-2007 mė 04:39
    "Carpe Diem"

  5. #115
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Sa cudi e madhe me keta.
    Kane marre persiper te rregullojne mentalitetin e shqipove.
    Aty nuk po rregullohet dot mentaliteti i amerikaneve qe jane akoma United States of Jesus, jo me te shqipove qe dale njehere te rregullojne njehere dritat edhe ujin e pijshem, pastaj ka kohe nja 200 vjet per mentalitetin.
    Diana, ti je edhe ne France, gje qe tregon se ja ke bere naften atij mentaliteti, nuk te ka pelqyer te jetosh aty edhe per mendimin tim zgjidhja eshte qe ata qe nuk perputhen me mentalitetin, largohen nga ai mentalitet edhe e injorojne totalisht, se per ta ndryshuar yyyhyyyyyy as niperit tane sdo e ndryshojne dot.
    Hapat e para per ndryshimin e mentalitetit jane te rrenjosesh fene njehere.
    Feja eshte ajo tragjedi qe ndrydh cdo instikt e ndjenje njerezore.

  6. #116
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar mė parė nga KACAKU Lexo Postimin

    Ēfare je duke thėnė? Njerzit nuk largohen nga Shqipėria vetėm pse nuk u pėlqen mentaliteti. Nėse nuk do ishe larguar nga Shqipėria nuk do ishe nė gjendje tė diskutoje mbi mentalitetin shqiptar karshi atij tė shteteve europiane (Greqi).

    Mos posto nė tym.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  7. #117
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Clay more, qe te diskutosh me mua ti duhet te hipesh edhe nja 10 shkalle njehere, pastaj nderohu qe po te begenis e po te kthej pergjigjie ketu, se zakonisht te tilla poste i injoroj menjehere.
    E para, shume nga ju aty ne Shqiperi i merrni gjerat personalisht, ngaqejetoni ne ate vend kujtoni se duke share mentalitetin e atyshem po ju shaj juve personalisht, gje qe s'kam se si ta bej.
    E dyta, "ne tym" poston ti, qe me drejtohesh mua me mentalitetin e Greqise gje qe une nuk e kam permendur fare me siper.
    Une mor cun thash se largohen nga ai mentalitet edhe e injorojne, qofte edhe duke jetuar aty ne Shqiperi, por edhe sikur te dua te krahasosh qofte Shqiperine me Greqine, do te kujtoj te sillni njehere dritata edhe ujin te laheni, pastaj flasim prape ne.
    Ju aty shifni te beni ndonje hap perpara e mos shifni bishtin e te tjereve, se jeni 2008 edhe akoma pa uje e energji elektrike.
    "Em qeros e em fodull" nuk duhet te jesh, se ngele ne vend numuro.

  8. #118
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga KACAKU Lexo Postimin
    Sa cudi e madhe me keta.
    Kane marre persiper te rregullojne mentalitetin e shqipove.
    Aty nuk po rregullohet dot mentaliteti i amerikaneve qe jane akoma United States of Jesus, jo me te shqipove qe dale njehere te rregullojne njehere dritat edhe ujin e pijshem, pastaj ka kohe nja 200 vjet per mentalitetin.
    Diana, ti je edhe ne France, gje qe tregon se ja ke bere naften atij mentaliteti, nuk te ka pelqyer te jetosh aty edhe per mendimin tim zgjidhja eshte qe ata qe nuk perputhen me mentalitetin, largohen nga ai mentalitet edhe e injorojne totalisht, se per ta ndryshuar yyyhyyyyyy as niperit tane sdo e ndryshojne dot.
    Hapat e para per ndryshimin e mentalitetit jane te rrenjosesh fene njehere.
    Feja eshte ajo tragjedi qe ndrydh cdo instikt e ndjenje njerezore.

    Eshte e vertete qe jetojme jashte vendit,por ama duhet te perpiqemi ti sjellim vandit qe na dha jeten, dicka te mire,dicka te perparuar,dicka ku te arrijme te crrenjosim shume gjera negative....edhe ne Shqiperi ka plot njerez qe jane kunder ketij mentaliteti,sigurisht qe paragjykime ka ne cdo vend,po me thuaj,se kemi te drejten e mendimit te nje bote me te mire?!
    Se kemi te drejten e ndryshimit?!
    Jemi shqiptare mbi te gjitha,pavaresisht se ku jetojme....
    "Carpe Diem"

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mentalitetet e vjetra dhe te "reja" ka per t'i zbutur dhe shuar pak nga pak permiresimi jetesor i njerezve. Me kete nuk kuptoj vetem anen ekonomike, por edhe arsimimin dhe kulturimin e tyre. Dhe ky proces nuk do ndodhe menjehere, por gradualisht, si pa u vene re, pasi mentalitetet do vazhdojne edhe pas kesaj arritjeje ekonomiko- arsimore-kulturore, inercine e tyre ,deri ne shuarje dhe lindje qendrimesh te reja per jeten.

  10. #120
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Mentalitetet e vjetra dhe te "reja" ka per t'i zbutur dhe shuar pak nga pak permiresimi jetesor i njerezve. Me kete nuk kuptoj vetem anen ekonomike, por edhe arsimimin dhe kulturimin e tyre. Dhe ky proces nuk do ndodhe menjehere, por gradualisht, si pa u vene re, pasi mentalitetet do vazhdojne edhe pas kesaj arritjeje ekonomiko- arsimore-kulturore, inercine e tyre ,deri ne shuarje dhe lindje qendrimesh te reja per jeten.

    Jam plotesisht dakort me ty i nderuar...

    Po sa duhet te presim per te pare ndryshimet,sa duhet te qajne akoma,sa duhet te vuajne, sa njerez do gjykohen,sa kohe do zgjase,sa pasardhes tane do vuajne?!
    Edhe une besoj te kjo e ardhme qe ti parashkruan,po per mendimin tim eshte teper e larget dhe teper enderruese per momentin!

    respekte
    "Carpe Diem"

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •