Tiranë, 27 shtator (MIA) - Qeveria shqiptare ka dërguar kërkesë zyrtare në Qeverinë e Indisë që eshtrat e shenjtores Nënë Tereza të kthehen në Shqipëri që të "varrosen në vendin prej ku është përkatësia e saj etnike", njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Tirana.

Shefi i diplomacisë Lulzim Basha e ka informuar kolegun e tij indian Shri Pranab Mukherje se kërkesa është dërguar me rrugë diplomatike.

Sipas gazetës "Gazeta Shqiptare" ministri indian i Punëve të Jashtme ka shprehur mirëkuptim për kërkesën e Shqipërisë dhe ka premtuar se Qeveria indiane, sa më shpejt që është e mundur, të marrë qëndrim të pranueshëm për dy palët. Mukherje me këtë rast në mënyrë indirekte ka përkujtuar në dëshirën e fundit të humanistes së madhe dhe nobelistes Nënë Tereza që të prehet në Kalkuta.

Ndryshe, në varrezat në Tiranë janë të varrosura nëna dhe motrat e shkupjanes Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza. Regjimi komunist i Shqipërisë nuk i ka lejuar hyrje në vend për shkak së cilës Nënë Tereza asnjëherë nuk arriti të shihet me ato.