Iku dhe një ditë
I pakënaqur prej asaj që të iku nga duart, ashpër i numëron vetes betimet dhe pendimet e shumta. اdo kockë e trupit nis të thyejë tjetrën! Ofshama sa s’të shemb muret e brendësisë!
Prapë unë?! Unë prapë?! Betimi i fshehtë i shumë shkelur!
Ti e hedh shikimin nga qielli duke u ankuar për dobësitë e tua, dhe ai të kthehet ty i përulur. Ca pika lot të takohen në cepin e mjekrës. Ti je thellë i bindur se ajo ditë nuk do të kthehet më kurrë, dhe se çdo ndryshim varet nga lëkundja e fuqishme e zemrës tënde. Pikat i shtohen rrëkesë së lotëve! Edhe më shumë lotë! Edhe më shumë lotë! Rrëzohu, ngrihu! Rrëzohu ngrihu! Rrëzohu, ngrihu! Lëkundja e këtyre amplitudave të lëndon jashtë mase. Po dhe sa do të vazhdojë kështu, edhe sa xhanëm?! “O ngrihu, o rrëzohu fare” - ky është qëndrimi që mbizgjedh. Tenton të ecësh pa u rrëzuar, por kur përballesh me dështimin e dhembshëm, përfundimisht vendos të rrëzohesh në pafundësi!...
Dhe në çastin e shembjes përdhe, tek ti ndodh një mrekulli e madhe. Një shkëndijë fillon të ndizet brenda teje. Ajo kërkon t’i djegë, t’i shkrijë fare vesveset dhe ngacmimet që të vijnë nga brenda dhe jashtë.
Dhe ja, mrekullia e bëri efektin e saj. Madje shumë shpejt! Ti nuk heziton t’i bindesh kësaj thirrjeje që vjen rrufe nga origjina e hershme. Drita e saj të ka ndriçuar herë pas here dhe në çastet më të errëta, të kështupara nga syri yt. Ti largohesh dhe pas teje përplaset fort një derë. Përplasje që shenjon “Kurrë më!”
Po, po! Ndoshta nuk do të vonojë dita kur ajo shprehje ndonjëherë dhe e ndrojtur: “Kurrë më” nuk do të ketë nevojë më kurrë për “Kurrë më, Kurrë më”.
Shkupjani
Krijoni Kontakt