DUKE PRITUR TË HËNËN...
Ishte një ditë e martë. Është mirë të arrish në shtëpi në mbrëmje pas një dite të lodhshme, edhe më e mirë është larja me sapun e duarve dhe e fytyrës me një erë të mirë, të veshësh sipër rrobat e rehatshme të shtëpisë. Pastaj, të ulesh rehatshëm para televizionit me telekomandën në duar...
Për të ndërprerë dhembjet ngriti këmbët lart në vendin e ulur dhe u zgjat duke u shtrirë. Lodhja tani dukej më e qartë, ishte shembur sipër si një shufër. Oh! Ishte tamam një moment përrallor. Mbylli sytë dhe uli zërin e televizionit. Edhe pse ishte ngritur vonë në mëngjes, shumë punë kishte bërë, në shumë vende kisha shkuar. Ja dhe përpjekja për t’u shtrirë vonë. Ishte kështu një mendim: “Të pastrosh shtëpinë, të shkosh në pazar dhe të shëtitësh dyqanet e panumërt, bërja e pazarit, pa harruar në këtë kohë faturat, për secilën pritja në rradhë me orë të tëra dhe pastaj transportimi i plaçkave të marra me duar.” Sot kishte qenë një ditë shumë, shumë e lodhshme. Krahët, këmbët, çdo vend i dhembte. Te hunda i erdhi era e mirë e sapunit. Kjo ishte një erë qetësuese si lejkak, që i kujton njerëzve ngjyrën manushaqe. E thithi brenda, thellë-thellë. Si ta kishte ftuar, gjumi menjëherë i erdhi. Tamam në valët e ëmbla të këtij gjumi, duhe u hedhur në detin ngjyrë blu të fortë, e pamundura në të mundur do të shëtiste në vende të pavizituara, bile dhe do të fluturonte, i erdhi në mendje që nuk e kishte falur namazin e akshamit. U përpoq të mos e kujtonte. Jo, që jo. Namazin e akshamit, nuk e ka falur. Por ishte lodhur shumë. Mundet, përsëri nuk e kishte falur. Por nuk ishte në gjendje të lëvizte, çdo vend i dhembte.
“Në fakt, edhe po ta fal namazin, nuk do e fal me përulje, atë do e fal një çast e më parë.”- mendoi rrufeshëm. U mendua pak, rradhiti disa pretekste të rëndësishme dhe të parëndësishme që i erdhën në mendje. Ai zëri inatçor që afrohej më shumë përbrenda u përgjigj me një fjalë të vetme: “Ja që nuk e kishte falur, nuk e kishte falur, nuk e kishte falur.”
U mendua akoma më shumë për t’i sjellë pretekstet në gjendje të vlefshme dhe për të thyer inatin e zërit inatçor: “Në fakt, këtë vit po hyj në konkursin e pranimit për universitet. Deri në mesnatë mësoj. Shkollë, shkuarje në kurse, studimet. Në përgjithësi nuk po ngrihem në namazin e sabahut, drekën nuk po mundem ta fal në shkollë, për më tepër, disa, jo, jo, në përgjithësi dhe iqinditë... As ashtu pjesë-pjesë. A u bë diçka që duhet të jetë e plotë? Vitin që vjen, një të fituar konsursin, të gjitha, 5 vaktet do të filloj t’i fal. Sido që të më vijë, jeta hyn në rregull. Deri më tani nuk mundem me këtë ngarkesë. Ky vit është një vit i shkuar. Nuk mundem me këtë intesitet brenda!”
Me të hyrë në universitet do të fillonte një jetë krejtësisht të re, me një të hënë krejtësisht të re. Një jetë e rregullt. Sigurisht, një jetë me namaze të plota. Ah, e hëna, një të ardhur!
...................................
Dhe vitet universitare erdhën më shpejt nga se e mendonte. Ishte një ditë e martë. Tashmë afrimi i pushimeve të shkurtit, mendimet e humbura të njerëzve shoqëroheshin me akujt e mbuluar kudo. Duke kaluar në rrugët e ftohta në një mbrëmje, veten e çoi me zor në shtëpi. Në mbarim të një dite të ngarkuar, sa ndjenjë e bukur është të arrish në shtëpi. Me një ngjyrë bluje ose vishnje, larja e fytyrës, syve, duarve, këmbëve me sapun të aromatizuar hedh tutje lodhjen dhe të shpëton nga pluhuri, nga pisllëku i marrë nga jashtë, është një nga ndjesitë më të bukura në botë. Nuk është dhe aq cilësor si sapuni i shtëpisë. Nganjëherë edhe e acaronte fytyrën, por një gjë pa rëndësi, pasi fundja kjo është jeta studentore... Në kolltukun e ulur ajo që e dinte me siguri ishte se do të mund të flinte menjëherë. Ishte lodhur shumë dhe pagjumë. Kishte mësuar gjithë natën deri në mëngjes, ishte ngritur herët, kishte hyrë në provim, pastaj kishte harxhuar shumë kohë në bibliotekë për të plotësuar në mënyrë të mjaftueshme detyrat. Me aq sa ngelte përsëri mirë ishte. Për të plotësuar leksionet e munguara kishte vrapuar nëpër fotokopje dhe shumë djersë kishte nxjerrë.
-”Uff dhe me çfarë tempi!- mendoi. Dhe që nuk po dihet se kur është fundi.” Në të vërtetë ishte një universitet shumë i vështirë. Tani sa të mësoj dhe Zoti e di, nëse përgatitem në provime, fitoj degën më të mirë.” Vendosi kokën në jastëk. Sipër mori një batanije të ngrohtë. I erdhi era e mirë e sapunit. Për një çast kujtoi shtëpinë.
“Pak ka mbetur. Pas 2-3 provimesh, afërsisht pas 2 javësh, jam në shtëpi.”
Do të hante gjellët shumë të mira të nënës dhe do të lante fytyrën me sapunin e mirë të shtëpisë. E kënaqën shumë këto mendime. Mbylli sytë me buzëqeshjen e dhënë nga mendimet rreth familjes, me lodhjen e ardhur nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë. Papritur, në mendje i erdhi namazi i akshamit. Si në të shkuarën, edhe pse ishte inatçor, ai zë përsëri kishte filluar të fliste. Po zëri përtac brenda vetes filloi të flasë: “Oooo, me këtë lodhje që kam është një gjë shumë e vështirë tani. Do të ngrihesh, me këmbët që të dhembin do të ecësh, me krahët e dërrmuara do të marrësh abdes... duhet të shtosh dhe ujin e ftohtë.”
Po zëri i jashtëm e ftonte për namaz: “Lëre ngrohtësinë e batanijes dhe fal namaz. Duhej falur!”
Përballë zërit ftues, zëri inatçor ia kthen me inat: “Gjysmë i arnuar dhe me këtë intesitet brenda, çfarë dobie ka namazi që do të falej shpejt e shpejt. Namazet e shkuara kështu me këtë nxitimin brenda. Jo, jo, nuk është e mundur një gjë e tillë. Të mbarojnë këto provime, të mbarojë kjo shkollë dhe t’i hysh profesionit. Pastaj fillo të falesh si njeri. Le të vijë një e hënë.”
Do të ishte dita e parë e një jete të re. Tashmë me përvetësimin e profesionit do të niste një jetë pa strese dhe me më shumë rregull. “Atëherë falem. Dhe për më tepër dhe namazet e lëna tani, i plotësoj atëherë.”- tha, pasi u mendua. Pastaj me brengën e shpërthyer përbrenda për të mos dëgjuar atë zërin dhe për më tepër, për ta qetësuar, që të mund të gjente një rrugëzgjidhje, nesër (një ditë) do të punojë, do të ngrihet mëngjeseve dhe do të falte sabahun, por që nuk do të flinte prapa, duke hequr dorë nga gjumi shumë i dashur i mëngjeseve, pasi do të lexonte Kuran, namazin e drekës do të mund ta falte me qetësi në pushimet e drekës, namazin e iqindisë në ditët e shkurtra në vendin e punës dhe në ditët e gjata në shtëpi, namazin e akshamit dhe të jacisë do ta falte në shtëpi në qetësi dhe me qejf. Sido që të vijë, do i falte. Mjafton që ky intesitet dhe ky stres që sjell shkolla të kalojë. Do të fillojë një punë dhe do të bëjë një fillim të ri me ardhjen e një të hëne.
..............................
Dhe jeta profesionale. Ishte një ditë e martë. Duke e ndierë veten të stërlodhur, erdhi në shtëpi. Fakset e ardhura, takimet e zhvilluara, telefonatat... Komunikimi me njerëzit ishte shumë i vështirë, veçanërisht dhe në vendin e punës. Këmbët e kthyera në një lodër fëmijësh. Padurimi, grindjet..., po t’i lëmë të gjitha këto në një anë, po të mendosh se pas daljes së punës dhe për të ardhur në shtëpi telashi i trafikut. Në rrugë, duke parë trafikun e gjatë me kilometra dhe duke parë pritjen në rradhë të makinave, i vinte për të qarë. Më në fund, me lumturinë e të qenurit në shtëpi, lau me kënaqësi duart dhe fytyrën me sapunin aromatizues. Nga lodhja ngre këmbët lart dhe shtrihet. Sot dhembjeve të këmbëve shoqëroheshin me gjëmimet e kokës. Ndjeu aromën e sapunit. Gjumi, u ftua nga një aromë shumë e mirë, i përfshirë nga një re blu shumë të butë. Pikërisht, kur do të dilte në rrugën e reve, përbrenda “namaz”, tha zëri, që çdo ditë që kalonte, bëhej më i ulët. Me të kërkuar renë e gjumit dhe sapo donte të kalonte në prodhimin e preteksteve të reja, kur përbrenda i erdhi një zë tjetër: “Në shtëpi s’ka ushqime dhe ke ftuar shoqërinë për darkë.” Brenda 3 sekondash nuk kishte mbetur gjumë në sy. Ato re të dashura, me aroma të këndshme, papritur ishin zhdukur. Akoma këmbët dhe koka i dhembnin dhe përsëri, me një shqetësim përbrenda shkoi në kuzhinë. Dhembjet e kokës apo të këmbëve nuk ishin dhe aq të fuqishme dhe shqetësuese. Aq i madh ishte telashi i miqve, sa namazi u harrua shumë shpejt...
.............................
Ja tek jemi te familja... Ishte një ditë e martë.
Në vendin e ulur edhe flinte edhe u zgjohej. Realiteti i punës, në një çast mes gjumit dhe pagjumësisë qëndronte një “araf”. Kaloi në një anë “arafin” dhe me sytë që i digjnin nga pagjumësia kërkoi fëmijën dhe mësoi temperaturën. Si të kishte rënë pak, ishte si një biletë që do të mund ta kalonte “arafin” në anën tjetër. Duke u qetësuar përbrenda, vendosi kokën në kolltuk. Dëgjoi ezanin e sabahut që vinte nga xhamia. Për ta ruajtur fëmijën nga të ftohtit, si gjithmonë, e kishte mbylluar akoma më shumë në shtëpi dhe megjithëse nuk kishte xham te hapur në shtëpi, arafi ishte bërë shkak që nga ana tjetër të kthehej në këtë anë. “Jam mërzitur shumë. Deri në mëngjes nuk fjeti fëmija. Aman çfarë halli ky. Në fakt nga çdo gjë sëmuret. Tani ngritja në namaz... Një punë që zgjat. Edhe fëmija qan. Jo, jo, tani është një moment i papërshtatshëm.”
Gjithmonë po e shtyn, por...
“Tashmë të fillojmë rregullimin e fëmijës në namaz. Aman çfarë rregullimi do të ishte, këtë rradhë, dhe një herë tjetër sëmuret. Jo, jo, e pamundur, ky fëmijë nuk duhet të falë namaz! Është kaq e rëndë, fal një vakt dhe mos falësh tre?! Nuk është e hijshme. Është e hajrit që të rritet pak. Shikon punët e veta dhe këtë çështje e rregullon vetë. Përparimi i tyre, namazet do t’i fillonte me fillimin e shkollës në një të hënë. Do të falte namazet me sinqeritet, me përqendrim, me dua të shumta dhe të rregullta. Është e mira që të vinte një e hënë.”
........................
Përsëri ishte një ditë e martë. Sot ishte një nga ditët e lejes vjetore. Nuk ndiente lodhje, edhe në mëngjes ishte ngritur vonë, duke shtruar rëndë-rëndë në sofër të gjitha ato që mund të serviren në një vakt mëngjesi. Hëngri mëngjes së bashku me drekën. Po ecte nëpër shtëpi me hapa të avashtë. Ndezi televizorin dhe me telekomandën në duar u ul në kolltuk. Në këtë çast, në lumturinë e çastit, me një sasi të madhe luledielli përpara shëtiti me rradhë të gjitha kanalet. Mendoi se në cilin stacion duhej ta linte televizionin. Duke ngrënë luledielli, në fillim ndoqi një film, pastaj dhe një film tjetër të vjetër. Zëri që vinte nga jashtë i ezanit përsëri nuk e lëvizi atë nga kolltuku.
“Namaz!”- tha zëri i pafuqishëm që vinte nga brendësia. “Namaz!” Nuk ekzistonte as shenja më e vogël që të lëvizte nga vendi i ulur. Në fakt të gjitha namazet ishin gjysmake. “Në cilën ditë po fal pesë vaktet...? Një vakt më shumë çfarë do të ndryshonte...?! Jeta profesionale ishte shumë e vështirë, dhe të shtohej falja e namazit. Edhe shtëpi, edhe punë. Në këto kushte ishte shumë e vështirë. Shumë e vështirë. Në fakt nuk ka mbetur shumë edhe nga koha kur do të dal në pension. Ah, si të jetë e hajrit të dal në pension! Tashmë në çdo gjë, do të bëj një fillim të ri. Do të jetë e hëna e re e imja.”
Do t’i përkushtohej veç ibadetit. Çdo namaz do e falte me kënaqësi, për më tepër do të falte dhe namazet e shkuara, do të bënte dhe tesbihat. Për më tepër do të ngrihej dhe në namaze nate. Atë ditë do të ishte një fillim i ri. Do të ishte e hëna dita e parë e një jete të re. Ah, të vijë ajo e hëna! Çaji vloi. Për një çast hëngri luledielli dhe piu çaj. Pastaj, avash-avash, i erdhi gjumi. U shtri në krevat. Vendosi kokën në jastëk. Me telekomandën në duar shëtiti dhe nja-dy kanale të tjera. Mbeti në një program të ri. “Oh, me qenë në këto pushime dhe në këto kushte, sa mirë që është! Por pas pushimeve s’do të ishte mirë të fillonte punën. Off, Zot sikur këto pushimet të ishin gjithmonë brenda javës.” U ngrit dhe mori kalendarin nga tavolina. Shikoi faqet që tregonte festat zyrtare. 28 Nëntori e martë, 1 Maji e martë, Bajrami i Madh e martë, Bajrami i Vogël e martë. U kënaq. Pastaj filloi të krahasonte kalendarin. Atë ditë gushti e martë. Shikoi ditëlindjet e fëmijëve dhe që të gjitha rastisnin të martave. Marsi e martë..., qershori e martë... Hapi faqet e para të kalendarit: 1 janari e martë, 2 janari e martë, 3 janari e martë, marsi e martë, prilli e martë. Qershori, korriku, tetori, nëntori, që të gjitha të martave. Dje e martë, sot e martë, nesër e martë. “Sa i çuditshëm ky kalendar në brendësi. Vallë, pse?” dhe sërish i erdhi era e mirë e sapunit dhe nuk bëri shumë rezistencë përballë gjumit. Iu hap goja dhe sipër hodhi një batanije. Duke mos e kuptuar pse ditët, muajt, vitet ishin të përbëra vetëm nga dita e martë, e zuri gjumi... Nuk e kuptoi a ishte në gjumë apo në ëndërr. Donte të lëvizste, por nuk u zhvendos nga asnjë vend, pastaj detyroi hapjen e syve dhe duke i hapur ato për një çast u habit shumë. Si ishte e mundur një gjë e tillë? Po shikonte veten. Ishte një njeri që ishte plakur pak. Uji që merrej me tas nga kazani derdhej në trupin gjysmë të zhveshur, shtrirë sipër një dërrase, e ishte një njeri tjetër që po fërkonte trupin me një sapun aromatizues...
Shkupjani
Krijoni Kontakt