Njerëzit pa besim të vërtetë janë të tronditur shpirtërisht

Parafolësit që ishin programuar të flasin në këtë promovim libri për disa nga rezultatet shkencore të tij, u shprehën se do të japin vetëm në mënytë modeste disa mëndime për lidhjen dhe përputhjen në mes të zbulimeve të shkencave që ata mbulojnë si specialistë dhe të dhënave që gjenden në Kur'an dhe Sunnet. Në të vërtetë diskutimet e tyre ishin kumtime të mirëfillta shkencore dhe si nga kohëzgjatja dhe ca më shumë nga përmbajtja, më shumë se një promovim libri, veprimtaria mori kuptimin e një simpoziumi shkencor. Edhe pse jashtë rradhe gjithsesi nuk mundë të mposht tundimin emocional që të them diçka rreth këtij libri shumë të mirëpritur, edhe pse mund të përsëris ndonjë ide të thënë nga parafolësit. Kur mbaron së lexuari librin "Mrekullitë shkencore të Kur'anit" të Dr. Abdul Mexhid Ez Zendanit, për shkak të ideve e zbulimeve interesante që shpalos ai, njeriu jo vetëm që provon një shtytje emocionale por në radhë të parë shtytjen dhe nevojën intelektuale, diturore që të flasë e të debatojë për të, që përmbajtja dhe idetë të bëhën pronë për sa më shumë njerëz, për ndriçimin e tyre me dijen e vërtetë.Nga e gjithë përmbajtja e librit konkludohet e vërteta e shprehur edhe drejt per së drejti se mrekullitë e Kur'anit nuk kanë fund, se në mes të fesë së vërtetë dhe shkencës së vërtetë nuk ka kundërthënje. Kundërthënjet janë produkt i pseudoshkencës dhe ateizmit të paraqitur në çfarëdo varianti apo forme. Libri "Mrekullitë shkencire të Kur'anit" tregon për disa nga lidhjet dhe përputhjet e të dhënave të Kur'anit të madhërueshëm që u është kumtuar njerëzve nga Alklahu xh.sh. nëpërmjet Profetit a,s, para 1400 vetësh, dhe rezultateve më të fundit të shkencave ekzakte si; embrionologjia, gjinekologjia, gjeografia e oqeanografia etj. Krahasimi i të dhënave të Kur'anit me ato të shkencave ekzakte, të cilat ofrojnë zbulime konkrete dhe rezultate kokëforta e bëjnë atë të pakundërshtueshmë dhe më të besueshme nga një publik më i gjërë.Prandaj ky libër mbush një boshllëk të madh të krijuar nga politika ateiste e shtetit të nëparshëm shqiptar, diktaturës komuniste, e cila propagandoi kundërvënjet në mes të shkencës dhe fesë së vërtetë.Aktualisht ka mungesa të shumta në studime e libra për kontributun e Kur'anit dhe të gjithë filozofisë islame ëe buron nga ai, në krijimin e raporteve midis grupeve shoqërore, midis popujve, racave e besimeve, për kontributin në shkencat shoqërore, në ato të së drejtës ndërkombëtare, të së drejtës së luftës, të së drejtës civile, penale, familjare etj. Historia e xhvillimit të shoqërisë, pranon se gjatë periullës së mesjetës, shoqëritë përëndimore edhe sllave, ishin të ndërtuara mbi institucionin e bujkrobërisë dhe të ndarjes së popullsisë në rende. Gjithë superstruktura politike e juridike, fetare e filozofike ishin ngritur mbi këtë sistem, sistemin feudal dhe e kishin konsakruar këtë ndarje të shoqërisë në rende, si një ndarje që vinte vetë nga Përëndia. Ndërsa vendet e lindjes nuk e njihnin sistemin e bujkrobërisë. Eshtë interesant të dihet për lidhjet dhe ndikimin e Kur'anit dhe mungesës së bujkrobërisë në vendet ku ishte përhapur Islami.Në Evropën përëndimore vetëm pas 1789 - tës fillon hapja e të drejtës feudale me Revolucionin e madh francez, ndaj edhe quhet i madh sepse hapi një epokë të re, të barazisë së njerëzve para ligjit. Me "Deklaratën e të Drejtave të njeriut dhe Qytetarit" të vitit 1879 fillon epoka e heqjes së rendeve shoqërore në Evropën Përëndimore kur një pjesë e njerëzve nuk do të ishin më të ndarë në rende me tituj e privilegje të trashëgueshme, por të gjithë pa përjashtim do të ishin "qytetarë" me pozitë juridike të barabartë përpara ligjit.Në vendet e Islamit ku Kur'ani ishte si bazë filozofike e juridike mbi parimet e të cilit udhëhiqej shteti dhe shoqëria gjatë mesjetës, pozita civile dhe juridike e të drejtat e liritë e njeriut ishin krejt të ndryshme nga përëndimi, kjo sepse Kur'ani famëlartë përcaktoi liri dhe barazi të njerëzve jo vetëm para Zotit, por edhe në shtet.Në këtë drejtim lypsen më shumë libra e monografipër lidhjen në mes të Kur'anit dhe arritjeve më të mira në fushën e shkencave shoqërore, të pozitës së njeriut në shoqëri, sidomos në fushën e së drejtës. Përgëzim për ata që na mundësuan këtë libër shumë të vlefshëm i cili na vjen pas librit "Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët" gjithashtu me shumë vlerë. Por do të shtoja "merakun" dhe shqetësimin se mos shkencat she shkenctarët që përmëndën aty, duke pranuar parashikimet e Kur'anit, do të akuzohën nga propaganda "jonë" zyrtare si fundamentalistë, sidomos po të kemi parasysh edhe deklaratën e fundit në mbledhjën e qeverisë për angazhimin e saj në luftën kundër të ashtuquajturit fundamentalizëm (islamik) në Shqipëri si edhe për gjoja lëvizje kundër stabilitetit dhe rendit që na qënka organizuar e veproka me thirrjet "për Allah"!Në libër ka ide universale me vlera aktuale për momentin që kalon shoqëria shqiptare. Midis tyre është ai që buron nga thënja Profetike: "Sa herë që shfaqet imoraliteti në mënyrë të hapur në një popull, tek ai popull do të bien epidemi dhe shumë sëmundje të tjera që nuk ekzistonin më parë." Prandaj duhet të ruhemi që të mos biem pre e politikës imoraletë imponuar nga politikanët tanë të cilët veprojnë si klientela të huaja, përndryshe na presin epidemi dhe sëmundje të provuara dhe të pa provuara. Një tjetër ide Islame që bart libri është ajo se; "Njerzit pa besim të drejtë janë të shqetësuar dhe të tronditur shpirtërisht". Njerëz, qeveritar, politikan të tronditur e të çroditur, kemi shumë sot. Ata janë përpjekur dhe përpiqën vazhdimisht dhe jo pa sukses që të çrodisin gjithë shoqërinë aktualisht.E gjithë shoqëria shqiptare po përjeton një krizë të thellë e të gjithanshme shpirtërore. Kjo provon se jemi larguar shumë nga besimi i vërtetë.Zoti i madhëruar ka thënë e ka urdhëruar: "Një popull që urren njëri tjetrin, edhe Unë do ti urrej ata (sepse muslimanët e kanë të urdhëruar të ndihmojnë e të përkrahin njëri tjetrin). Dhe ata që nuk e lënë zullimin dhe bëjnë shkatërrime mbi tok. Unë do t'i dënoj nga qielli dhe nga toka ose do t'i ndaj nëpër grupe të ndryshme të cilët kanë për të shijuar dënimin e njëri - tjetrit". Këto mesazhe e paralajmrime Kur'anore janë një apel i hapur sot, sidomos për ne shqiptarët për të mos ushqyer ndjenje të urrejshme ndaj njëri tjetrit. Por, kjo kërkon në rradhë të parë nga ata që e kanë në dorë dhe që e kanë mundësinë, të mos kryejn vepra të urrejtshme.

Shkupjani