Zbardhet i plotė vendimi i qeverisė pėr ndarjen e 5 milionė dollarėve nė favor tė ish-pronarėve tė tokave tė shpronėsuar nė periudhėn e komunizmit. Gazeta "Tirana Observer" boton sot pėr herė nėntė pikat e vendimit nėpėrmjet tė cilit pėrcaktohen sipėrfaqet, kriteret qė do tė pėrdoren dhe dokumentacionet qė duhet tė dorėzojnė ish-pronarėt. Ky vendim ėshtė miratuar mė datėn 5 shtator tė kėtij viti dhe sapo ka hyrė nė fuqi.
Kompensimi financiar
Duke filluar nga java e ardhshme, tė gjithė ish-pronarėt duhet tė paraqesin nė Zyrėn e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave kėrkesėn dhe dokumentet pėr tė pėrfituar nga fondi prej 5 milionė dollarė. Afati i dorėzimit tė kėrkesės ėshtė 20 ditė pas publikimit tė datės zyrtare nga Agjencia e Pronave. Pas kėsaj etape, Agjencia e Kompensimit do tė shqyrtojė tė gjitha kėrkesat dhe brenda tre muajve dhe do tė bėhen publik emrat e ish-pronarėve, tė cilėt do tė pėrfitojnė nga kompensimi financiar. Sipas llogaritjeve tė afateve, ish-pronarėt do tė mund marrin partė e kompensimit nė muajin dhjetor. Nga vendimi i ri i qeverisė, ndryshe nga procedura e vitit tė kaluar, do tė pėrfitojnė ata ish-pronarė tė cilėt kanė marrė vendimin tė parėt dhe jo ata qė kanė dorėzuar dosjen tė parėt. Gjithashtu, sipas vendimit, do tė pėrfitojnė vetėm ata ish-pronarė, pronat e tė cilėve ndodhen nė qytete ku ka pėrfunduar harta e vlerės sė tokės. Edhe pėr kėtė vit, ish-pronarėt do tė kompensohen vetėm pėr 200 metra katror. Ndėrkohė sipas vendimit, ish-pronarėt, tė cilėt kanė depozituar kėrkesat gjatė viteve 2005-2006 dhe vėrtetojnė qė kanė kryer pagesėn kėtė vit, nuk paguajnė tarifėn e aplikimit. Ndėrkohė ish-pronarėt duhet tė dorėzojnė pranė kėsaj agjencie shtatė dokumente.
Ndarja e fondit
Ndarja e fondit prej pesė milionė dollarėve qė ka akorduar qeveria pėr kompensimin financiar pėr kėtė vit nuk do tė ndahet nė mėnyrė tė barabartė pėr tė gjitha qytetet. Sipas burimeve nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave fondi do tė ndahet nė basė tė kėrkesave. Pra nė atė qytet ku numri i aplikantėve ėshtė mė i madh se vlera e fondit tė akorduar do tė jetė mė i madh se nė ato qytete ku numri i aplikantėve ėshtė mė i vogėl.

Ēmimet e pronave

Berat
Zona 1 14.222 lekė/m2
Zona 2 16.514 lekė/m2
Zona 3 15.241 lekė/m2
Zona 4 13.713 lekė/m2
Gjirokastėr
Zona 1 13807 lekė/m2
Zona 2 22659 lekė/m2
Zona 3 15568 lekė/m2
Zona 4 11938 lekė/m2
Zona 5 14446 lekė/m2
Zona 6 11565 lekė/m2
Zona 7 14298 lekė/m2
Vlorė
Lagjja "1 Maji", "Qeriba Derri" 22748 lekė/m2
Lagjja "24 Maji" 14392 lekė/m2
Lagjja "10 Korriku" 28733 lekė/m2
Lagjja "Pavarėsia" 26882 lekė/m2
Lagjja Uji i Ftohtė 27741 lekė/m2
Lagjja "Isa Boletini" 25597 lekė/m2
Lagjja "Lef Sallata"/ "Rilindja" 36403 lekė/m2
Lagjja "28 Nėntori" 24860 lekė/m2
Lagjja "Dėshmorėt" 29842 lekė/m2
Lagjja "Hajro Ēakėrri" 35552 lekė/m2
Lagjja "Osman Haxhiu" 25152 lekė/m2
Lagjja "15 Tetori" 26625 lekė/m2
Lagjja "Kushtrimi" 25889 lekė/m2
Lagjja "Partizani" 14273 lekė/m2
Lagjja "Lirimi" 24539 lekė/m2
Lagjja Jalli/ Nartė 22232 lekė/m2
Lagjja "4 Heronjtė" 21054 lekė/m2
Pėrmet
Zona 1 12832 lekė/m2
Zona 2 22537 lekė/m2
Zona 3 232684 lekė/m2
Peshkopi
Lagjja "Nazmi Rushiti" 20 675 lekė m/2
Lagjja "Gjokė Doēi" 20 472 lekė m/2
Lagjja "Aksion" 15 558 lekė m/2
Lagjja "Treg" 19 914 lekė m/2
Lagjja "Vehbi Dibra" 19 197 lekė m/2
Lagjja "SMT" 13 161 lekė m/2
Korēė
Zona 1 27350 lekė/m2
Zona 2 26400 lekė/m2
Zona 3 24800 lekė/m2
Zona 5 18700 lekė/m2
Dibėr
Lagjja "Nazmi Rushiti" 20700 lekė/m2
Lagjja "Gjok Doēi" 20400 lekė/m2
Lagjja "Aksion" 16500 lekė/m2
Lagjja "Treg" 19900 lekė/m2
Lagjja "Vehbi Dibra" 19100 lekė/m2
Lagjja "SMT" 13100 lekė/m2
Kukės
Lagjja 1 11200 lekė/m2
Lagjja 2 13800 lekė/m2
Lagjja 3 14900 lekė/m2
Lagjja 4 14400 lekė/m2
Lagjja 5 11200 lekė/m2
Lagjja 6 18100 lekė/m2

Vendimi i qeverise

Procedurat e shpėrndarjes sė fondit tė kompensimit nė tė holla pėr vitin 2007

1. Subjektet e shpronėsuara, pronat e tė cilave ėshtė njohur e gjitha pėr kompensim dhe qė i pėrket atyre qarqeve, rretheve apo qyteteve, pėr tė cilat ėshtė miratuar harta e vlerės sė pronės, qė nuk kanė pėrfituar nga kompensimi financiar tė mėparshme, tė kompensohen, sipas radhės kronologjike, tė pėrcaktuar nga numri i vendimit, sipas viteve.

2. Vlera e kompensimit tė jetė e njėjtė, deri nė 200 metra katror tė sipėrfaqes sė pėrcaktuar pėr kompensimi.

3. Subjekte, qė kanė depozituar kėrkesat e tyre nė vitet 2005 e 2006 dhe vėrtetojnė kryerjen e pagesės, nuk paguajnė tarifėn e aplikimit pėr vitin 2007.

4. Subjektet duhet tė plotėsojnė dhe paraqesin pranė zyrės sė AKKP-sė nė qendėr, dokumentacionin e mėposhtėm:

a. Formularin tip, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi, tė plotėsuar;

b. kėrkesa pėr kompensim financiar, pėr pronėn e njohur dhe tė pėrcaktuar pėr kompensim;

c. vendimin e Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave/Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, pėr njohjen dhe kompensimin e pronės;

ē. dėshminė e trashėgimisė;

d. prokurėn e posaēme, tė nėnshkruar nga tė gjithė trashėgimtarėt e ligjshėm;

dh. fotokopjen e noterizuar tė dokumentit tė identifikimit (pasaportė, certifikatė ose letėrnjoftim) tė presonit, qė ka prokurėn e pėrfaqėsimit;

e. mandatpagesėn.

5. Zyra e AKKP-sė nė qendėr, nė bashkėpunim me zyrat rajonale, shqyrton dokumentacionin e subjekteve qė kėrkojnė kompensimin dhe kryen veprimet e mėposhtme:
a. Verifikon dosjen dhe vendimin pėrkatės, tė dhėnė nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave/Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave;

b. verifikon nė zyrat vendore tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme tė cilat brenda 5 ditėve konfirmojnė ēdo tė dhėnė, vlefshmėrie dhe ēdo tė dhėnė tjetėr pėr vendim pėrkatės;

c. verifikon ēdo dokument, qė vėrteton se prona ka ndryshuar gjendjen juridike tė pronėsisė, nga ēasti i daljes sė vendimit, nė favor tė subjektit tė shpronėsuar;

ē. llogarit vlerėn e kompensimit pėr secilėn subjekt tė shpronėsuar;

d. pėrgatitė plan-vendosjen e pjesės pėrfituese tė pronės, qė kompensohet;

dh. shpall listėn e subjekteve pėrfituese nė mjediset e zyrės qendrore dhe zyrave rajonale tė AKKP-sė, si dhe nė median e shkruar dhe atė elektronike;

e. miraton vendimin e kompensimit, pėr secilin subjekt tė shpronėsuar, tė shoqėruar me plan-vendosjen e pjesės pėrfituese tė pronės qė kompensohet, vlerėsimin dhe relacionin pėrkatės.

6. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, nė mbėshtetje tė fondeve tė planifikuar nė buxhetin e shtetit, bėn kalimin e fondit tė kompensimit financiar, nė emėr tė subjekteve tė shpronėsuar, pėrfitues tė kompensimit, apo tė pėrfaqėsuesit tė tij me prokurė, nė pėrputhje me procedurat pėr zbatimin e buxhetit tė shtetit.

7. Procesi i regjistrim/pranimit tė kėrkesave pėr kompensim fillon 5 ditė pas datės sė hyrjes nė fuqi tė kėtij vendimi dhe vazhdon pėr 20 ditė.

8. Ngarkohet Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave pėr zbatimin e kėtij vendimi.

9. Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren Zyrtare".

Tiranaobserver.