Fjala "talasemi" e ka prejardhjen nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë "sëmundje e detit Mesdhe". Talasemia është sëmundje gjenetike që shkaktohet nga mungesa ose nga pakësimi i prodhimit të vargjeve të hemoglobinës. Talasemia është një çrregullim i trashëguar i gjakut. Ajo ul sasinë e hemoglobinës në trupin e njeriut dhe mund të sjellë në këtë mënyrë pamundësinë që rruazat e kuqe të transportojnë në mënyrë të mjaftueshme oksigjen në organet ku ai është i nevojshëm. Kjo shkakton anemi dhe në rast se nuk mjekohet, zemra dhe organe të tjera në trup nuk do të arrijnë të kryejnë funksionet e tyre, si rezultat i mungesës së oksigjenit. Transfuzioni i rregullt i gjakut është i vetmi mjekim i përshtatshëm i njohur për talaseminë.
Ndarjet e talasemisë
Në varësi të sasisë të hemoglobinës që prodhohet, talasamia emërohet "majore", "intermedia", ose "minore". Talasemia minore është pa simptoma klinike. Për të gjithë ata pacientë të diagnostikuar me talasemi majore e kanë të domosdoshme marrjen e rregullt të transfuzioneve për të korrigjuar mungesën e theksuar të hemoglobinës. Ndërsa talasemia intermedia ka simptoma të anemisë të theksuar, por nuk e ka të domosdoshëm transfuzionin. Në varësi të vargut të hemoglobinës që mungon, alfa ose beta, talasemia emërohet "talasemi alfa" ose "talasemi beta" dhe diagnoza e saj vendoset pas elektroforezës të hemoglobinës.
Trajtimi
Trajtimi i talasemisë është i vështirë dhe kërkon trajtim të vazhdueshëm. Në varësi të llojit të sëmundjes dallon edhe varësia nga nevoja për të marrë apo jo gjak vazhdimisht. Për këtë sipas diagnozës dhe shkallës së sëmundjes ndiqen disa mënyra trajtimi. Një mënyrë është transfuzioni i gjakut i shoqëruar më marrjen e desferioksaminës, që nevojitet për të parandaluar hemokromatozën. Disa prej pacientëve të prekur nga talasemia u jepet edhe acid folik, si dhe në rast nevojë mund të bëhet splenektomia. Një mënyrë kurimi vendimtare është transplanti i qelizave hemopoetike, i njohur si transplanti i palcës së kockave, i cili mund ta kurojë plotësisht sëmundjen. Dhe kjo është realizuar në rreth 80-85 për qind të rasteve, në të cilat është realizuar.
Transfuzioni
Të prekurit nga talasemia duhet të marrin gjak çdo tre-katër javë, në bazë të nevojave të tyre. Këta pacientë duhet të bëjnë analizat laboratorike në spitale, ambulanca apo qendra të tjera shëndetësore, për të ditur përqindjen e hemoglobinës se tyre në gjak, edhe në rast se nuk kanë shfaqje të dukshme, si lodhje apo zbehtësi të fytyrës, pra shenja anemie. Transfuzioni i gjakut synon te mbaje nivelin e hemoglobinës pothuajse në nivel normal, duke zëvendësuar rruazat e kuqe "boshe", me të reja të shëndetshme. Transfuzionet e gjakut të përsëritura, mund të shkaktojnë grumbullimin e hekurit në trup, gjë që mund të dëmtojë zemrën, mëlçinë dhe organe të tjera të trupit. Kjo është e njohur si helmimi nga hekuri. Mënyra më e përshtatshme për të hequr hekurin e tepërt nga trupi, është injektimi i një ilaçeve të ndryshme, të cilat rekomandohen nga mjeku specialist dhe ulin nivelet e larta të hekurit në gjak.

Disa këshilla të nevojshme për anemikët

1- Lodhje, takikardi, zbehje, janë simptomat e anemikëve
2- Anemikët duhet të konsumojnë fruta më vitaminë C
3- Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile
4- Anemia zakonisht kurohet me metoda të zakonshme, si ilaçet.
5- Fiku, shalqiri dhe luleshtrydhja, efikase për të trajtuar aneminë.
6- Anemia shkaktohet si pasojë e një ushqimi të keq
7- Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë
8- Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të
hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.

Faktorët e shfaqjes se anemisëAnemia është një ndër çrregullimet më të shpeshta të gjakut, që rezulton nga pakësimi, rënia e numrit të rruazave të kuqe të gjakut në organizmin e njeriut. Ky lloj çrregullimi mund të sjellë probleme të pariparueshme shëndetësore, si rezultat i uljes se nivelit të hemoglobinës, në rruazat e kuqe, e cila është një ndër komponentët përbërës më të rëndësishëm të rruazave të kuqe të gjakut, që bën transportimin e oksigjenit në të gjitha indet e organizmit. Komplikacionet e shkaktuara janë të shumëllojshme. Shkaktarët e anemisë janë të shumtë, por ndër më të rëndësishmit mund të veçohen si: shkatërrimi i tejskajshëm i rruazave të kuqe, humbja e gjakut si pasojë e shumë faktorëve, prodhimi dhe rigjenerimi i pamjaftueshëm i rruazave të kuqe të gjakut, etj.

Shkatërrimi i rruazave të kuqe të gjakut
Anemia Hemolitike vjen si rezultat i shkatërrimit të parakohshëm të rruazave të kuqe të gjakut. Jetëgjatësia e rruazave të kuqe normale mund të shkoje deri në 120 ditë, por në rastin e anemisë hemolitike, kjo jetëgjatësi shkurtohet deri në 25 % të jetëgjatësisë normale. Në këtë rast, indi kockor që prodhon rruazat e kuqe, nuk është në gjendje që të plotësojë nevojat e indeve të ndryshme të organizmit me rruaza të kuqe. Sickle Cell Anemia është një nga format më të ashpra të anemisë që mund të gjendet kryesisht tek popullsitë me prejardhje Afikane. Në këtë rast, hemoglobina krijon një formë tejet të papërshtatshme gjatë procesit të shpërndarjes së oksigjenit, duke bërë kështu që ajo të ketë krijuar një forme anormale.

Talasemia, një formë e shfaqjes së anemisë
Kjo është një formë anemie që prek kryesisht popullsitë me prejardhje Mesdhetare, në veçanti dhe ato Afrikane e Jug Perëndimore Aziatike. Kjo formë e anemisë karakterizohet nga rruaza të kuqe anormale dhe jetëgjatësi të shkurtër të tyre. Rezultojnë dy lloj talasemish: talasemia major dhe ajo minor. Që të dyja shkatërrojnë rruazat e kuqe të gjakut, por ajo talasemia Major është më e ashpër, duke bërë që hekuri i ndodhur në gjak, të depozitohet në lëkurë dhe organet vitale të organizmit. Në shumicën e rasteve diagnostikimi i kësaj patologjie ndodh pasi të jenë kryer një sërë testesh të përbërjes së gjakut, siç mund të jetë testi i përbërjes së gjakut, duke përfshirë këtu të gjithë komponentët e tij. Trajtimi varet direkt në llojin dhe shkakun e anemisë.

Simptomat dhe ecuria e kurimit të anemisëPersoni që është i prekur nga anemia ndër shenjat më të mundshme dhe më të zakonshme mund të dallojë: zbehje të lëkurës, skuqje jo normale të buzëve, dhe krijimi i një shtrati tek thonjtë. Mund të përmendim gjithashtu edhe gjendjen e lartë të irritimit, lodhjen fizike, marrje mendsh, dhe takikardi, rrahje e shpejtë e zemrës. Ka edhe shenja, apo simptoma të tjera të cilat janë më tepër për t’u trajtuar në rruge klinike dhe nuk mund të dallohen lehtësisht. Ka disa raste të prekjes së grupeve të ndryshme nga mosfunksionimi si duhet i disa proceseve fiziologjike dhe kimike. Çdo pacient ka të veçantat e veta dhe kërkon një shpjegim fiziologjik dhe klinik të ecurisë së sëmundjes që nga parandalimi, fillimi, shfaqja, dhe në fund trajtimi me medikamentet e duhura.