O c'kom qesh. Megjithese ne fakt eshte per te qesh e per te qare.
Te them te drejten sme behet shume vone per injorancen e disave, apo sesi flasin e sillen ato pickellonjat e gjimnazit.
Puna eshte te sistemi qe eshte krijuar.
Sado injorant njeriu, sot e ka fare te lehte ta bleje dipllomen qe do (femrat si me lart e kane edhe me te lehte per arsye qe dihen). Me vone prap duke paguar apo me menyra te tjera, kjo kategori kap ndonje pozite ne administrate dhe ...... ketu fillon cikli tjeter i spirales me injorantet e tjere te pasur qe vine me pas. Te mencurit apo puneshumet? Skane vend me dhe jane te destinuar te zhduken.
Para ca kohesh isha ne Tirane dhe me rastisi te kontaktoj disa tipa te tille. Pershtypje me beri me shume nje "asistente per publikun" qe per hir te vertetes nuk ishte ne admnistrate shteterore, po ne nje banke prestigjioze. Duket sikur sa kishte ardh' nga semaforet e Milanos.
Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.
Nuk ishte vetëm Anja, vajza ime dhe shoqja e saj Bora, që më bënë të mendoj se viktimat po shtoheshin. Ato, përkundrazi më ndriçuan si me magji disa burime të errëta që nuk kisha mundur t’i njoh me parë në lidhje me atë që përherë është quajtur “rinia e sotme” . Disa herë me radhë kishim folur me vajzat se sa shumë ato e ndjejnë veten në minorancë për sa i takon leximit ...dhe diskutimeve mbi librat. Asnjëherë nuk gjenin bashkëbisedues midis të rinjtë të moshës së tyre. Nga bisedat disa vjeçare me to kisha kuptuar se tashmë nuk bëhej fjalë për raste të veçanta, por për një fenomen. Me shumë kureshtje nisa të ndjek bisedat e të rinjve në situata dhe vende të ndryshme. Shihja mungesën e plotë të vëmendjes ndaj asaj që ne e quajmë thjesht, kulturë dhe dije..Madje shihja edhe tallje. Më mirë të mos flitet për libra, kjo është një temë out of fashion. Ata që nuk kishin mundur ta realizonin dot këtë gjë sepse koha kishte kaluar, vullneti ishte tretur dhe nuk kishin pikë mbështetjeje për të gjetur veten, mjaftoheshin me justifikime të cekëta. Të tjerë që nuk kishin menduar ndonjëherë se duhet të lexonin pasi edhe nuk kishin pasur fatin të kishin ndonjë model të tillë në familje, talleshin, madje hidhen në sulm për të qëndruar më mirë brenda identitetit të tyre injorant. Por si të parët, edhe të dytët janë gjithmonë dakord me rëndësinë e prezencës së tyre në lagjen e “Bllokut”, tashmë lagjja më e kërkuar për të arritur ‘suksesin”.
“Blloku” filloi të frekuentohet jo vetëm se është pozicionuar në një nga qendrat e Tiranës së Re, por edhe si rezultat i historisë së zonës. I pamundur për t’u kapërcyer në dekadat e regjimit të diktaturës komuniste si rezidencë e qeveritarëve të politbyrosë, pas periudhës së ndryshimit politik në Shqipëri, u bë vendi i pëlqyer i ndërtuesve që për fat të keq, nuk e ideuan si një downtown, por ai rastësisht u shndërrua në një tillë jo vetëm për arsye të pozicionit dhe llojit të ndërtimeve, por edhe për arsye psikologjike. I “pushtuar” tashmë nga të gjithë, u duk sikur mendjet e shqiptarëve “pushtuan” mungesat e tyre të gjata të periudhës së mëparshme, dhe shumë prej banorëve edhe nostalgjinë e përgjëruar për atë regjim. Të tjera arsye janë të lidhura me nevojën e “qendrës” për të krijuar ose justifikuar identitetin, etj. Këtë radhë nuk dua të analizoj këtë aspekt të fenomenit të “Bllokut”. Janë shumë e shumë motive, ngjarje, gjetje që cilat dalin jashtë kontekstit të një qyteti, janë më shumë të lidhura me psikologjinë e shqiptarëve të të gjitha moshave.…
Ajo që më ngacmon këtë radhë dhe që më qëndron në tru sa herë dal rrugëve të Tiranës, është viktimizimi në këtë zonë i të rinjve.
Në Shqipëri, për fat të keq po na ndodh ajo që mund të përmblidhet me fjalën “ mungesë e së ardhmes”. Periudha tranzitore që po kalojmë është vërtet shumë e rëndë dhe e gjatë. Nga viti në vit, ajo duket se do të zgjatet edhe më tepër, do të na lodhë akoma më shumë. Gjithsesi, ka një shpjegim që vjen nga e kaluara dhe nga shumë arsye të tjera që nuk janë hollësirat të këtij shkrimi. Duket tashmë se brezat e pas 35-40 vjeçarëve nuk e kanë shumë shpresën e fillimit të një jetë të ëndërruar të tipit perëndimor, sikurse e kërkon këtë sa më shpejt virtualizmi shqiptar. Por ndërkohë, duket se askush s’e ka merakun se ç’do të ndodhë më vonë, cilët janë ata “të tjerët” që do të marrin drejtimin e shtetit dhe të shoqërisë për më tutje, sa po investohet dhe po shqetësohemi për këtë. Ne shqiptarët luajmë shumë keq dhe gjithmonë në fund të lojës dëmtojmë veten tonë. Të rinjtë, viktimat e “Bllokut”, dalin çdo mbrëmje dhe kënaqen e krenohen me paditurinë e tyre. Kristi, një gjimnazist e “pësoi” nga shokët e tij kur pasi iu përgjigj dy pyetjeve të mësueses në lëndën e historisë në ditët e para të shkollës, u tall nga bashkëklasasit më shprehjen : “Paske ndenjur gjithë verën duke mësuar !”. Tallja dhe përbuzja ndaj vlerave është bërë tipikë për bllokasit e rinj, të cilët mjaftohen me bisedat e cekëta mbi vajzat, sportin, veshjet dhe sidomos me garën se kush financohet më shumë nga prindërit. Ndërkohë që moshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara janë në një tjetër garë: se kush të punojë sa më shumë, ai që nuk punon dhe nuk përpiqet të mbajë veten, është i paaftë…
Marrëdhëniet në familje, padyshim janë një tjetër arsye e lulëzimit të këtij fenomeni. Ka shumë prindër, të cilët kanë mbetur peng të komplekseve të rinisë së tyre, kur shumë mundësira të të rinjve nuk plotësohen dot për shkak të mungesave të mëdha ekonomike dhe mungesës së lirisë që kishte krijuar regjimi komunist. Duke mos mundur të realizonin një fëmijëri dhe rini normale, shumë prej këtyre prindërve mundohen të kompensojnë veten e tyre me rininë e bijve dhe të bijave, duke iu plotësuar atyre të gjitha tekat e “çmenduara”, që natyrshëm janë karakteristike për brezin e ri. Plotësimi i tekave është edhe “edukimi” që prindërit japin. Kjo marrëdhënie e çrregullt është një nga bazat e burimit të parazitizmit dhe mendjeshkurtësisë rinore.
Nga ana tjetër, nuk ka një strategji shtetërore e cila të ndihmojë brezin e ri të gjejë veten. Nuk ka mësimdhënie, tekste, psikologji mësimore serioze, e cila do ta obligonte nxënësin të kryente detyrimet e tij ndaj vetes dhe shtetit. Harrojmë se një i ri i paaftë do të bëhet një nëpunës i paaftë dhe do të jetë me ose pa dashje një dëmtues i shtetit dhe i së ardhmes së vendit të tij.
Por ndërkohë që nuk ka struktura shtetërore, shoqërore dhe familjare të ngritura ka struktura të tjera tregtare të konsoliduara të tipit të “Bllokut”, që luajnë jo vetëm me jetën e ndjeshme të të rinjve, por edhe me të ardhmen e një populli të tërë. Këto të dytat janë sigurisht shprehje normale e zhvillimit të shoqërisë, por mjerisht ne nuk i kemi të fuqishme strukturat e para dhe shembulli i “Bllokut” do të vazhdojë të viktimizojë rininë e sotme.
• Elsa Ballauri
Shkrimi shume interesant,vertet qe brezi i sotem eshte viktima e rradhes ne kete vend.
Duhet nje pune shume e madhe nga shteti,nga familja,nga shkolla,nga shoqeria per t`u
afruar te rinjve mundesi per t`u punesuar,per t`i edukuar,per t`i shkolluar,per t`i ndihmuar se vertet kane shume nevoje.
Por edhe vete te rinjte duhet te jene me te ndergjegjshem per veten e tyre,per te ardhmen qe i pret, se sa te afte e ndjejne veten e tyre per t`u perballur me jeten.
JETEN TA JETOSH PA E VRARE
Rinia sot... qe ti bie shkurt se nuk kam dhe shume kohe.
Edukata 0, Dituria po 0, papunesia mos e pyet, qeveri njera pas tjetres pa perjashtim qe vetem shikojne si te mbushin xhepat per vete, krime nga me te ndryshmet ne familje si pasoje e ktyre, nuk e kuptoj se si mendojme qe do kthehemi nje dite.
Qe do rregullohen gjerat nje dite do rregullohen po sa vjec do jem une atehere ???
Ndryshuar për herë të fundit nga Devil-girl-uk : 04-10-2007 më 04:28
The higher you soar, the harder you fall. Make sure you have a working parachute
pak na la te prapambetur enveri, pak po na lene injorante tani. Se si do shkoj ky muhabet hajde merre vesh. Kemi per te shkuar 50% analfabet se shpejti po vazhduam keshtu
Ne jemi e vetmja rrace ne glob qe posedojme dy fjalore, nje te rruges dhe nje ne familje. (jo se shpesh nuk ngaterrohen).
Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi
eh artson tani fjalorin e rrruges disa njerez e kan adaptuar me se miri edhe ne familje, ti degjosh si flasin ve duart ne koke
Krijoni Kontakt