Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132

    Makaber-meditim

    Vetem kur shoh pambrojtesine tende te perbrendshme qe eshte dorezuar pafundesisht ,dhe vetem atehere ku ta njoh sistemin metabolik me gjithe ngecjet merzi-prurese ,po,atehere je imi organ-lakuriq-njeri.Vec ta dish shperfytyrimin tend bardhosh dhe ta ndjesh sa pak i ndryshem ngjan nga carcafet ,se si,ti,je hapur aty,i gjithi,dhe ndihmesi im,here pas here te mbledh krahet dhe kembet.Dhe une e shoh,e shoh mire se ti nuk ke asgje te vecante se per mua je zhveshur pergjithmone ,s`eshte me e nevojshme te mberthesh kemishet vellacko,tash ,ta kam pare melcine e matufepsur,ta kam ndjere pulsin ,te kam care mor bukurosh ,dhe po te fus duart qe perngjajne gri nen driten e neonit te salles.Nje mjet te rri mbi nocke ,biles,per siguri se mos me shket duarsh,kam vene te ta mbaje nje mikeshe e imja qe ka bel te holle e krahe te pushtetshem .Megjithate,zerin e ka te trashe dhe s`bindet kollaj per kete ,po vjen e me kendon historite e gjume -sjella ,mu ne pike te mengjesit.
    Ma shtrengove doren ,para se te hyje ketu,dhe fole gjate per trashegimtaret,nja dy here e coje grushtin drejt kraharorit tim si per te thene :
    "Se i e kupton zoti -mjek"
    Ta kuptova,ehe ,dhe fort mire pale.
    Uhu...C`na qenka ...gjysmen e te keqes e ka nder zorre.Po te duash ti fotografoj.
    Shiko...!Me vjen keq!Je shume i babezitur per te qene i qete.Ja ,ti kapa ato te shkreta me ca mjete te sterilizuara per te njemijten here.Se ti,... nuk je i pari...Kaq gje duhet ta kuptosh ...Sa te tjere para teje ma kane dhene kenaqesine keshtu.
    HaHaHa...sa lirshem do te te pershendes rrugeve sot e tutje .Ti s`ke asgje te afte mor babush,qe t`ma mbushe mendjen per konsiderate.Ja,prape t`u leshuan kembet.Sa te njejte ju,o zot.Pothuajse te gjithe vini me nje ngulitje te pashprese nder tru ,se ka dicka te ndritshme ne brendesite tuaja.Se di kush jua ka bindur diturite per nje gjase te tille.Nuk je i ndritshem,as hyperion,as balte ,as shkendije.Simbolikisht te quajme Z.Pretendimi.
    Je njeri,je lloji im.
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Me i ik pak ketyre lajthitjeve kirurgesh e kasapesh po tregoj nji humor..te kohes PPSH-se.

    Nji xhaje ish smure dhe cojne per analiza e kontroll ne Spital.
    Meqe spitali ish modernizu pak me ca aparate qe shikonin ne ekran trupin e pacientit..mjeket nuk e pan te nevojshme me e prek me dore trupin e plakut nga malsia qe ish i shtrire lakuriq nen dritat e kamerat e laboratorit por ishin ulur para ekranit e po diskutonin semundjen e plakut..

    Plaku i shtrire permbys kur pa se asnji mjek nuk po e gicilonte ne trup mendoj se spo merret kush me te dhe i habitur ngre kryet e shikon rrotull.

    Por ca me pa.. Atje me nji kend te salles doktorrat rreth nji ekrani si televizor po shikojn dicka qe plakut ju duk si turp..


    Plaku u merzit e tha..

    Or shoq a jeni ka m'vizitoni mue apo jeni ka shiqoni Jugosllavin..!?!

    (kishqenmullaqeplakutneekranporaikujtojseishfilmpo rrno)



    lol


    Zara..nji kal me libra ke lexu..po cka dreqin je cu pesh per me tmerru njerzit..
    A nuk din dicka te bukur me shkrue??

  3. #3
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    me ne fund edhe une plotesisht dakort me ty braro,

    Do zoti s'iu biem ne dore (ose ne ekran)

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    zara, e megjitheate me pelqeu, vecse shkurt.
    ...
    e megjitheate zara tha me lart' se as pacienti nuk eshte zoti ...(eshte shpresa e deshira e mire per te ndrit edhe neser ne sy te tij nje drite e vonueme neper salle)
    as doktori nuk eshte zot, edhe pse duket se shpresen e pacientit e tund ne dore si celesat e zyres.
    ...krejt jeta eshte nje salle e madhe kirurgjie ku zoti mund te na kepuse nje fije zorre, ose nje fije damari , e ta marri dreqi e vdekja jeten tone ta marri. Psh zoti mund te zgjedhe pikerisht edhe preresin dhe tundesin e celesit. asnjehere nuk i dihet.
    Cohesh prej shpise me shku e me i lidh kamen e thyeme nje berri ne fund te oborrit ne vathe e then qafen ne troll ose ne shqim te deres e bie rrumbullak me kokerr te krese per toke e te plas truni e vdes. Mbas tri javesh ti je harru e berrit i asht shnosh kama e asht ne mal tu kerku maje te njoma pemesh.
    Ku ta dish edhe me i thelle ish tregimi i shkurtum i zarathus...!
    Per aq thellesi sa munda me kap me sy ndjej se u mbyta ne te . po mendohem...., e kur nje shkrim me jep te menduarit don me thane se me ka pelqu e se me vjen me thane se qe e bukur.
    (pa mohu se qe e bukur dhe historia me malesorin televizorin doktorin etj etj).
    lol
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132
    Me qene e sinqerte ...
    Kam dashte me shkrue ...dicka ma te lehte me u marr vesht..
    po c`ti bash stilit...me ja kput kryet thu...a?
    ............................
    Kaq per gegerishten....e dua fort ...po se kemi fole kurre....
    ______________________
    Duhet shkruar dicka e bukur thone...vertet?
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    oh' sa i mire je...
    e di qe ndonje here jo stili e ka fajin , ose me mire te them jo vetem stili i ka fajin por edhe menyra se si duam te fshehim lakuriqesine e mendimit duke dashte mos ta paraqesim cullak (cullak= cveshur ...zverdhiur, cullakeria ne letersi per mua eshter shemti... perndryshe shkrujme gazeta edhe pse edhe gazetaria do veshje ne mendim ) pra duke mos dashte me dal i rendemte ne ate qe themi ose fjala bie ne ate qe duam te themi ose ne ate qe ne fakt po mendojme po qe ruges se thenies na del duresh.... gjithe ajo cka mbetet vjen edhe duke te deshperuar. Eshte bukur se gjithe ajo cka mbeti nga filtra e fjales tende zara....dua te besosh se vertete qe e bukur.
    Hic mos u trishto... as hic mos praj (praj=pusho, ndal).
    sa oer gegnishten mos kij dert se asnje i moshes tende , perziej edhe disa te moshes time e ma nalt nuk munden me e fole.... perderisa u mesu gjuha e re... qe nuk e di pse nuk du me i thane toskerishte apo ku e di une. Gjithesesi me qene e gjithesesi me u ba e gjithesesi me u fol...perderisa eshte shqip... eshte edhe gjuha ku une mbushem e e derdhem plotesisht. (derdhem e kisha ne sensin jepem...)
    te perqaf me admirim per gjithe sa e si merr pjese ne forumin e letersise, pjesamrrja jote eshte njeranga pjesmarrjet ma dinjitoze, pa cka si vijne e shkojne komentet ose si heshtin ato.
    jotja macia.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. Meditim
    Nga benseven11 nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-05-2005, 12:49
  2. Sami Frashėri dhe gratė, meditim mbi gjysmėn tjetėr
    Nga [xeni] nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-11-2004, 07:00
  3. Sami Frashėri dhe gratė, meditim mbi gjysmėn tjetėr
    Nga [xeni] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2004, 06:47
  4. pse meditim quhet ky...?
    Nga SyntheticZero nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 18-07-2003, 17:07
  5. Vrasje makaber ne Ibe.
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 17-05-2002, 17:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •