Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    -_- Maska e jack_sparow
    Anėtarėsuar
    10-02-2007
    Vendndodhja
    Out of Space
    Postime
    784

    Poezi antike greke

    Ku mund te gjej ndonje poezi nga Safoja,Alkeu,Pindari etj ???

  2. #2
    ne greqish e ke fjalen? apo me shqip?

  3. #3

    Homeri

    Shqipėroi: Pashko Gjeci

    ODISEJA

    "Mėndeshė e dashur, - Penelopa foli, -
    pėrmbaju pak, tė lutem. Ti e di mirė
    se kthimi i tij tė gjithė i gėzon,
    po sidomos mua t'shkretėn dhe tim biri,
    qė i falėm jetėn. Porse prapė s"mė bėhet
    tė tė zė besė. Ndoshta ka qenė njė zot
    qė i zhduku princat pėr fajet e tyre.

    ........
    Mėndesha Eurikle s’e la tė flasė;
    "O bijė, ē’po flet kėshtu me atė gojė?
    Yt shoq ėshtė nė shtėpi, e ke nė vatėr,
    e ti po thua se mė nuk do tė kthehet.
    Si nuk besoke pak , o bija ime!
    Por, unė po tė pėrmėnd provėn mė t'fortėn;
    plagėn qė kish nga njė kafshim derrit
    me sy ia pashė, kur po i laja kėmbėt,
    Desha nė ēast tė tė lajmėroj, por ai
    ma vuri dorėn n'gojė, dhe mirė bėri
    qė nuk mė la tė flas....
    Zunė Penelopės qė t'i dridhen gjunjėt
    dhe zemra t'i rrahė fort, kur pa se i dha
    Uliksit t'gjitha shenjat. Shpejt iu qas
    me lot nė faqe, e pushtoi kreshnikun
    dhe, duke e puthur n'ballė, kėshtu i tha:
    "Mos u zemėro me mua, Uliks i dashur,
    ti qė nė ēdo gjė ke qėnė pėrherė m'i maturi,
    Na mbytėn zotat gjer mė sot me t'zeza ,
    dhe nuk na lanė t'gėzonim shoku-shokun
    nė moshė t 'rinisė, pastaj se bashku t'plakeshim;
    Ndaj, mos u zemėro, as mos mė shaj,
    qė nuk tė pėrqafova sa tė pashė,
    Sa herė frika, m' ka zėnė mos njė shtegtar
    po vjen e mė gėnjen me fjalė tė bukura ,
    se ka plot njerėz t' ligj nė kėtė botė.
    Helena argive, e bija e Jupiterit
    s'do t'kishte lojtur mendsh pas njė tė huaji,
    sikur ta dinte se do t'vinte dita
    qė burrat grekė ta kthenin nė shtėpi,
    Njė zot e shtyu tė bėnte atė turp
    dhe ajo nuk pa ē'mėnxyra do tė vinin
    nga faji i vet asaj dhe ne sė bashku.
    Tani, m' i tregove qartė tė gjitha,
    shenjat e shtratit tonė; qė njeri tjetėr
    s'i dinte pėrveē nesh edhe njė gruaje...

    .........
    Ma mbushe mendjen top se kush mė je,
    Uliksit i ishte ēuar mall t'lotonte,
    n'qafė kishte zėnė tė shoqen dhe qante.

  4. #4

    Sofokliu

    (496-406)

    Pėrktheu: Ardian dhe Kopi Kyēyku

    KĖNGĖ DASHURIE

    Dashuri ngadhnjimtare
    Mbi tė mundurit e tu pėrmbysesh
    Dashuri, ti, qė natėn
    Vjen e fle
    Pranė faqes sė brishtė tė vajzave
    Ti – mėrgimtare – mbi shtrirjen e deteve
    Dhe nė strofullat e bishave
    Asnjėri ndėr zota nuk tė shpėton
    Pėr shkakun tėnd gjer edhe tė Drejtėt
    Zvarrisur janė drejt gjakut e rrėnimit
    Nga urrejtja ēelin hasmėri mes atyre
    tė njė fisi e gjaku
    Mes teje ngadhnjen
    Malli shkėndijues i sė fejuarės
    Dhe i shtratit
    E ky mall, me ligjet e mėdhenj tė zotave
    Binjakėsohet
    Se hijeshia qiellore na prin
    Si t’i pėlqejė.

Tema tė Ngjashme

  1. Turqit zhdukin armet antike
    Nga Korcar-L1 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 12-02-2009, 15:11
  2. E.Ēabej: Ilirishtja dhe Shqipja
    Nga BARAT nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 19:00
  3. Skulpturat antike nuk ishin tė bardha
    Nga Zemrushja nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-10-2007, 08:17
  4. Shqipėria etnike dhe Dardania antike
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 19:36
  5. Lezha, kjo antike !
    Nga trinity nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •