Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385

    Shqiperia viti 2007, nje Zululand ne mes te kontinentit Europian!

    - Miremengjes!, i drejtohem kontaktit te pare (dyqanxhiut te lagjes) qe kam jashte baneses time ketu ne Tirane, dhe i zgjat leket per te marr helmin tim te mengjesit (nje winston light pa pulle fiskale) - Nje fytyre e vrazhde te shikon me inat dhe te thote : ke shan mor qun! Ej zot them me vete, - kete duhet ta shash qe te te thote faleminderit! Por kjo nuk eshte asgje para historive dhe komenteve te akumuluara ne barkun e nates pa yje shqiptare, qe degjojme cdo mengjes ne lajmet mediatike. Nje titullar ne administraten tone shteterore, nje mengjes te bukur vete ne zyren e tij, fut celesin per ta hapur por gjen braven e deres te ndryshuar nga vartesit e tij. Pra de jure ai eshte titullar, pasi nuk i eshte dhene asnje paralajmerim per pushim nga puna por de facto ai nuk eshte titullar pasi nuk ka nje zyre te veten pasi vartesit e tij e kane perzene! Ironia ne kete histori vazhdon pasi ky titullar drejton zyren per mbrojtjen e nenpunesave civile te administrates shteterore. Pra ky mbron te drejten e nenpunesve civile te cilet ankohen per shkeljen e kontratave nga pala punedhenese, qe eshte shteti. Si mund te zgjidh hallin e vet, nje nenpunes i ministrise x,y i pushuar nga puna per motive politike, kur zgjidhesi dhe mbrojtesi i ankeses se tij hiqet ne kete menyre?

    Ashtu i pergjumur nga mosfjetja e nates se meparshme, (jo per fajin tim por te nje biznesi poshte pallatit tim - filani nipi i nje "heroi demokracie" me te drejten se jemi ne vend te lire, ve muziken e tij bastarde turbofolk, frymezuar nga krahinat e largeta te vendit tone, deri ne oren 2 te nates), i hipi nje autobuzi te mbaruar dhe te piste. Nje fatorino i palare e me fytyre te eger (a thua ka ardhur nga pylli pas nje perleshje te gjate me ariun) qe merr leket dhe nuk te jep bileten. Disa njerez qe shtypen dhe ngjiten deri aty sa nga ky presion fytyrat e tyre percudnohen duke marre pamjen e personazheve te filmave horror apo humoristik! Po kjo nuk eshte asgje para amoralitetit dhe mashtrimit te nje politikani Kokbardhe, i cili deri dije e cilesonte me racizem qeverine Berisha: "qeverine e qelesheve te bardha" dhe se shpejti ai do te futet ne kete qeveri e do te vere nje qeleshe te bardhe!

    Ndaloj ne stacionin e fundit! Njerzit dalin me vrape nga urbani duke shfryre jo se jane vone per pune, por se shpetuan nga sikleti i deformimit, i shtyrjeve ne autobuz dhe eres se keqe. Mendojne se tani shpetuan, por perballe tyre gjendet tregu ose pazari i Ri qe gjynaf te thuhet se eshte tregu i fruta-perimeve. Nje ere e qelbur te shkon nga hundet deri ne stomak. Ky treg ngjan me nje fabrike te madhe te perpunimit te plehrave organike. Me nxitim per ti shpetuar ketij pislleku gjendem perballe parlamentit shqiptar ne trotuaret e Rruges se Elbasanit. 100 metra perballe ketij institucioni, te shikojne ne kokerr te syrit njerez te veshur keq dhe te pangrene! Presin te vij dikush ti marre per hamallek dhe ti paguaj 1000 leke dita. Por kjo turme eshte e madhe, shume e madhe dhe pune nuk ka! Sa ironike. 100 m larg kesaj turme te pangrene, te fyer te percmuar, parlamentaret tane te zgjedhur prej kesaj turme, propozojne dhe miratojne ligje apo akte sesi mund tu rritet roga, celulari falas, makina te bukra me klimatizator, kredi pa interes per blerjen e shtepise se trete etj...Kur ata nuk preken nga kjo turme njerezish te rreckosur qe u qendron mbi koke si hije e zeze perdite, si mund te preken per votuesit e tyre qe jane me larg pa uje, drita dhe rruge? Si mund te preken nga emigrante qe u kane dale prej hundesh pushimet verore, sepse kur i mbarojne ato duhet te presin ne rradha kilometrike ne doganat kufitare greke?

    Kaloj kryqezimet pa semafore dhe police trafiku me kapelen shtrember dhe kepuce te grisura dhe gjendem perballe Bllokut te famashem. Nje zhurme qe sa vjen e shtohet aq me shume qe i afrohesh lokaleve, dyqaneve dhe zyrave te ndryshme. Eshte ora e prerjes se dritave. Zhurma e gjeneratoreve te naftes rrit nivelin e stresit dhe era e clirimit te karburanteve me rrit nivelin e perzierjes ne stomak. Ne fasaden e nje ndertese aty prane shikoj flamurin e BE-se. Kujtohem se jemi prane kesaj organizate, aq prane sa arritem te nenshkruajme marreveshjen e asocim-stabilizimit! Them me vete - sa po me rruhet se Shqiperia futet ne BE apo jo? Per standartet jetike qe akoma nuk i kemi arritur. Por si more idiot qeveritar synon te jesh perkrah vendeve perendiomore kur qytetarit tend nuk i jep drita dhe uje? Kur ti mor hajvan qeveritar, mund te thyesh ndonje dite koken ne pusetat e hapura dhe trotuaret pa pllaka prane shtepise tende. Cfare qytetaresh europiane kerkon ti mor qeveritar skuth, kur ata akoma hedhin plehrat nga ballkoni! Cfare kerkon ti mor qeveritar gomar, qe pretendon te futesh ne B.E., kur nuk ke realizuar kushtin e pare te institucionit te demokracise, qe eshte PRONA E LIRE! Tani shperndakeni dhe tapi atyre qe kane marre pronen jo ligjerisht duke i ligjeruar, dhe pronareve te vertete u jepni toka si kompesim neper bjeshket dhe pyjet tuaja!

    E heq mendjen nga keto budallalleqe per te patur mendjen ne rruge sepse, makinat kalojne ne trotuar, dhe njerzit ne korsite e shpejtesise. Eci drejt dhe kujdesem mos perplasem me ambulantet e rruges qe shesin paketa dhe biskota dhe gabelet e vegjel qe te ngjiten pas rrobave te trupit! Gjendem perballe ekspozites Shqiperia e re, tashme kthyer ne nje Karburant dhe mendja me vete per keq. Po sikur te ndodh nje zjarr? Mjere banoret e pallateve perreth. Vetem zoti i ruan se zjarrfikset nuk futen dot ne rrugicat e ngushta, dhe shperthimi mund te perpij pallatin e ri ne sekonda. Njerez qe presin perballe gjykates. Duket qe jane hallexhinj dhe te vuajtur. Duhet te jene familjaret e te denuarve qe presin gjykimin e drejte te sistemit tone juridik. Ai sistemi i drejte qe denoi 2 vjet rojen e skafit, nje vit skafistet, dhe me nje gjobe 100000 leke te reja pronarin e skafit. Roja i skafit sipas gjykatesit kish bere krimin me te madh sepse kundrejt nje pagese lemoshe prej 10,000 lekesh te reja ruante mjetin. Ndersa skafistet dhe pronaret e skafit ishin me te lare me drejtesine sepse kane hedhur ne det me 100-ra emigrante te shkrete!

    Kafet buze rruges jane plote. Mendoj a vene keta njerez ne pune? Jo; Po mese ushqehen? Nje zot e di! Mbase aderojne ne Sindikata dhe i zgjidhin hallet aty. Por kujtohem shpejt qe sindikatat ketu jane idhtare te qeverise dhe kane programe te djathta. Kryetari injorant i sindikatave del pa pike turpi dhe thote: Sindikatat e Shqiperise mbeshtesin programin e djathte te Partise Demokratike! Ne kete moment i bie qe punonjesit e pushuar ose qe u jane prish kontratat pa te drejte nga punedhenesi, nuk mund te qajne hallet ke zyrat e sindikates sepse ato jane kthyer ne nje agjensi qeveritare dhe vegel ne duart e Doktorit. Me vjen per te qeshur kur mendoj se ne 1 Maj sindikata dhe punetoret organizohen per te ngrene pula me patate dhe per tu bere qyqe me raki dhe birra te kodrat e Liqenit! Hajde proteste hajde per 1 Maj, me te ngrena te pira dhe valle e kenge!

    Duke menduar perplasem me dy budallenj me kostum dhe kollare qe mbajne valixhe labtopi te hedhura ne krah dhe emrat te varura ne qaf! Qeshin dhe perqeshin! Mire bejne ndihen mire ne nje vend me njerez levantine qe respektojne ca njerez qe na mesojne tani sesi hahet buka dhe si vihet ne banje!

    Nga ana tjeter e trotuarit shikoj njerez te gezuar sepse nje filan eshte zgjedhur deputet. Grate thone se eshte sexy, patriotet e tij te larget thone se eshte burre se ka dore dhe zihet me grushta ne parlament; Burrat thone se ai do na i zgjidh hallet etj gomarlleqe si keto! Po kur tu rriten cmimet 50% moj teta, xhaxhi, bace apo loke, pse nuk u ndihet? Apo te rroj partia pa ne dreq te veme ne! Ah mor enverista me teseren blu qe su bie nje damlla. Qe keni per udheheqes ca enverista dhe kelysha te enverit qe merren tere diten me komunizmin dhe enverin. Ata spiunet e dreqit qe nuk duan te hapen dosjet.

    Ndaloj ne nje kioske dhe shikoj titujt e gazetave. Me ben pershtypje Gazeta 55, perdite me nga nje titull te ri te lidhur me historine e komunizmit dhe gjuetine shtrigave te komunisteve edhe pas 17 vjetesh. Mire o Fahri Balliu gazetari i devotshem i Zerit te Popullit ne vitet 80. Mire o Fahri Balliu spiuni i devotshem i Sigurimit te Shtetit qe te pakten pseudonimin ta dine te gjithe - "Ushtari"

    U lodha them me vete! Nuk dua te merrem me, me keto gjera! Nuk ndyshojme dot gje! Vetem me mos me thoni se jetojme ne Europe. Do ta mbyll gojen kur ta pranojme qe jetojme ne nje vend te Afrikes me emrin ZULULAND!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hero i Popullit : 25-09-2007 mė 05:45
    FLANGO MA NON FLECTO

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Zulute

    Ta them une qe edhe zulute kan pasur me rregull se te ne. Kot nuk beri gjith ate lufte Anglia me ta.

    Te ne eshte bashkuar njeherazi imoraliteti, pafytyresia, injoranca, kusaria, hipokrizia, pabesia, urrejta brenda races, kurveria morale e burrave dhe grave, paaftesia, antikombetarizmi, dumbabizmi qe ka plot 16 vjet qe po na qeveris.
    Keta ne fuqi keto doza i kane mbi limitet maksimale shoqerore po edhe ata qe ishin nuk jane pak.
    Mjere ne

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiperia dhe Bashkimi Europian (BE)
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 15:27
  2. Ēėshtja ēame diskutohet pėr herė tė parė nė Parlamentin Evropian
    Nga Iliriani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 21:50
  3. Marrėveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian
    Nga Michigan2005 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-09-2005, 16:16
  4. Parlamenti europian rrėzon projektin e Korridorit 8
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 16:37
  5. Big Bang-u Europian dhe Shqipėria
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 04-06-2003, 04:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •