Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 95
  1. #1
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886

    Pse lind tradhëtia në çift?

    Pse lind tradhtia ne cift

    Tradhtia ne cift eshte nje dukuri, e cila lind kryesisht nen kornizen se nuk je duke perjetuar nje jete te lumtur ne cift. Sipas sondazheve me te fundit, 60 per qind e femrave e justifikojne tradhtine qe i bejne partnerit me pakenaqesine qe kane me te. Ne njefare menyre, tradhtia perkthehet keshtu si nje menyre per t'i rikthyer vetes te drejten per te qene i lumtur. Pasi, ne fund te fundit, ka kaluar tashme koha kur femrat duhet te duronin fatin e tyre deri ne fund te jetes dhe te sakrifikoheshin per burrin e vetem. Eshte edhe nje thenie e vjeter, qe pas disa vitesh qe rrine se bashku, femra arrin te kuptoje se nuk eshte me e lumtur dhe e kerkon qetesine e saj ne nje lidhje te re. Per kete arsye, ajo nuk e ndalon veten te hidhet ne krahet e dikujt tjeter.

    Por tradhtia mund te linde edhe si nje forme hakmarrjeje ndaj partnerit per te cilin merr vesh se te tradhton me dike tjeter dhe ne te tilla raste zgjedhin vellain, shefin apo mikun me te mire te partnerit apo partneres. Dhe sa me e perverse te jete kjo strategji hakmarrjeje, aq me shume vuajtje shkakton. Nderkaq, nje arsye tjeter e cila vlen me shume per tradhtine e femrave, eshte ajo qe keto te fundit kane gjithmone e me shume deshire te ndihen te deshiruara nga meshkujt. E nga ana tjeter, eshte nje nostalgji e brendshme per kohet e para te dashurise, atehere kur doje cdo gje prej tij apo prej saj, por qe tani nuk jane me. E ne te tilla kriza, kur ve re se nje koleg i zyres te sheh, atehere eshte momenti me i pershtatshem per te rene brenda ne kete katastrofe te re, e cila quhet "tradhti".

    Por ka edhe dashuri me shikim te pare. Ti ke vite qe jeton me nje partner dhe papritur sheh dike me te cilin dashurohesh me shikim te pare dhe kupton se ky i fundit paska qene burri i vertete i jetes tende. Ne kete rast e humbet teresisht kontrollin e situates dhe je gati ta ndjekesh edhe deri ne fund te botes ose deri ne hotelin, ku ai te le takimin. E nese nuk je dakord per kete ndjenje, qe sapo te ka lindur, ky zjarr ka per t'u shuar menjehere, te jeni te sigurt. Ama, nese vertet bindeni se eshte dashuria e jetes suaj, mos u ktheni me mbrapa, edhe pse jeni duke tradhtuar partnerin tuaj real, i cili nuk eshte ai i duhuri per ju. E ne fund, eshte nje arsye te cilen te gjithe e kane provuar dhe e kane pranuar. Pas vitesh te tera ne te njejtin shtrat, nisin te shfaqen shenjat e para te merzitjes. Dhe nis te kuptosh se ke gjithmone e me shume deshira seksuale, te cilat nuk arrin dot te t'i kenaqe partneri yt aktual. E ne kete rast, ti ke nevoje te gjesh nje partner te ri seksual, pa hequr dore ama asnjehere nga ai qe ke pasur ne fillim.

    Arsyet qe cojne drejt tradhtise

    1. Nje jete e pakenaqshme ne cift mes dy paleve

    2. Forme hakmarrjeje ndaj partnerit qe tradhton

    3. Deshire per t'u ndjere i deshiruar seksualisht

    4. Nostalgjia per kohet e para te dashurise

    5. Ka edhe dashuri te forta me shikim te pare

    6. Nevoja per pervoja te reja pas merzise ne shtrat
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  2. #2
    Canna-log Maska e Artson
    Anëtarësuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Ke harruar nje prej arsyet me themelore : qe t'ia kuptojme vleren asaj qe kemi.
    Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga Artson Lexo Postimin
    : qe t'ia kuptojme vleren asaj qe kemi.

    Dhe ate(vleren) e kuptojme vetem kur e humbasim ate qe kemi
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  4. #4
    peccatorum Maska e * Denisa *
    Anëtarësuar
    28-03-2007
    Vendndodhja
    Europen Perendimore
    Postime
    52
    Interesante tema:

    Mendimi im :

    Arsyeja nr 1. Nqs arrihet deri aty qe te dy te jene te pakenaqur me jeten ne cift atehere me mire te dy te marrin drejtime te ndryshme!

    Arsyeja nr 2. Ky eshte nje budallek sepse asnjeri nuk do ta gjej ate qe kerkon nqs bie ne kompromis me hakmarrjen!

    Arsyeja nr 3. Mese e vertete,nganjehere duhet te sjellesh viktima te vogla per te ruajtur dicka me te madhe apo te rendesishme!

    Arsyeja nr 4. Gjithashtu e vertete, tek ne femrat pak me teper se tek meshkujt!

    Arsyeja nr 5. Ketu jam ne Dileme. Ne fillim ne cdo lidhje ndjenjat jane shume te forta,me kalimin e kohes , ose veniten ose kthehen ne routine.Keshtu qe e njejta gje mund te ndodhi me nje person te dyte qe nuk eshte partneri im.

    Arsyeja nr 6. Kjo eshte e perngjashme me nr 2.

    Respekte
    Ti e shkruan dashurine me D, une me shpirt e zemer

  5. #5
    beby Maska e jesu
    Anëtarësuar
    08-10-2006
    Vendndodhja
    Reklamat nuk lejohen pa lejen e admin
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga * Denisa * Lexo Postimin
    Interesante tema:

    Arsyeja nr 5. Ketu jam ne Dileme. Ne fillim ne cdo lidhje ndjenjat jane shume te forta,me kalimin e kohes , ose veniten ose kthehen ne routine.Keshtu qe e njejta gje mund te ndodhi me nje person te dyte qe nuk eshte partneri im.


    Respekte

    Shume cifte mendojne ne fillime se jane te dashuruar me njeri tjetrin.
    Ajo qe ndodh ne arsyejen e 5te eshte entuziasmi i fillimit te nje relacioni dhe i cili nuk mban shume, dhe pastaj ciftet thone: me zhgenjeve, s'ishe ai qe doja e mendoja ose te ashtu quajtur mu shuajten ndjenjat per ty. Seshte e vertete, nese dashurohesh vertete dhe per ate cka tjetri eshte jo per ate cka duam ne te jete, ndjenat nuk shuhen kure, ushqehen e cdo dite behen me te medhaja.
    Ne fillim partnerin time mendoja se e doja marrezisht dhe se ishte dashuria me e forte qe ekzistonte, por jo ishte vetem cmenduria dhe entuzismi i fillimit. po te me pyesesh sote qe kan kaluar shum vite te vertetoj qe ato ndjenjat e fillimit me te socmet une i barazoj me zero.
    Mjafton te duam te tjeret per ate cka jane, jo per ate qe ne duam ti bejme te jen. Dhe kur sarrijme dot t andryshojme tjetrin ta sjellim ne metrat te silat ne duam shprehum zhgenjim dhe se dashuria jon u shuajt ndaj partnerit, kur ajo dashuri nuk ekzistonte kurre.
    Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!

    Fuqia ekziston brenda teje!!!

  6. #6
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Femra tradhton kur: s'ka zgjedhur me deshiren e saj mashkullin.
    nuk ndjen me per mashkullin.
    nuk ka qene ndonjehere dashuri ajo midis tyre.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga bebushja Lexo Postimin
    Ne njefare menyre, tradhtia perkthehet keshtu si nje menyre per t'i rikthyer vetes te drejten per te qene i lumtur. Pasi, ne fund te fundit, ka kaluar tashme koha kur femrat duhet te duronin fatin e tyre deri ne fund te jetes dhe te sakrifikoheshin per burrin e vetem.
    Asgje nuk e justifikon tradhetine e as kjo qe ke shkruar ti.
    Nese dikush eshte i palumtur ateher le te ndahet, mos te tradhtoj.

    Askush nuk kerkon qe dikush te jetoj i palumtur, por mos pritni qe dikush te lejoj tadhetine ne kembim te lumturise.
    Barca

  8. #8
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Teme teper interesante....

    Per mua tradhetia lind nga pakenaqesia e njerit apo te dy partenereve dhe ushqehet me anen e genjeshtres dhe ofendimit.
    Per kete arsye e urrej tradhetine dhe preferoj te verteten sado e hidhur te jete.


    kiss bebushe
    "Carpe Diem"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    linde , sepse gruja thot do iki dal i xhiro, kurse burri thot rri shpi mbaj femine, kshu plas sherri jo pse ta mbaj un fmin jo pse ta mbash ti, mora nje si shembull se ka dhe plot gafa te tjera qe plas garuzhdja kokes
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 01-12-2007 më 11:04
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Tema e diskutuar eshte mjaft e rendesishme dhe po flas dhe une;
    une mendoj qe , tradhtia ne cift eshte nje problem i pashmanshem ne shoqerine ku jetojme sot.
    si femra dhe mashkulli tundohen dite per dite nga faktore te brendshem dhe te jashtem , dhe te detyruar nga perpunimi i deshirave dhe fantazise e cila terheq dhe te kerkon plotesimin e kureshtjes dhe mendimeve seksuale , dhe se fundi shnderohen ne te tradhtuar dhe tradhtues.
    une mendoj gjithashtu qe faktoret te cilat jane permendur ne postet e siperme nuk jane faktoret baze qe tradhtojne njerezit.
    dua te them qe edhe atere kur gjithcka shkon mire ne jeten e perditshme bashkesortore , prape deshira per nje tjeter arome , per nje tjeter puthje , per nje tjeter emocion dhe ndjenje dhe nje ledhatim , nje shikim apo nje perqafim , nje butesi ne krahet e dikujt apo ne gushen e nje tjetre femer , nje tjeter deshire , te ben te tradhtosh ,
    nuk ka dallim dhe nuk ka klasifikim midis femres dhe mashkullit , te dy sekset tradhtojne njelloj ;
    sic thashe me pare , sot njerezit e kane djallin ne bark , por me pare ishte i fshehur ne perua e ne pyje djalli dhe nuk e shihte kush ,
    dua te them qe sot te del femra me mini dhe me cicat jashte dhe tundimi eshte furioz , por edhe meshkujt nuk lene femer pa e vene ne shenjester dhe te perlajne .

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tradhëtia nëpërmjet internetit!
    Nga Erlebnisse në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 23-02-2012, 21:55
  2. Tradhëtia
    Nga ChuChu në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-11-2007, 21:35
  3. Kur tradhetia nuk te çon ne divorc..
    Nga shefqeti11 në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-03-2007, 11:12
  4. TraDheTia..!!
    Nga Dj-GabrieL në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •