Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Nano të sqarojë pse i ka puthur dorën Rada Trajkoviçit

    Dedja: Nano të sqarojë pse i ka puthur dorën Rada Trajkoviçit


    TIRANË - Nano duhet të shpjegojë takimin e tij me Milosheviçin. Kështu është shprehur dje deputeti socialist Taulant Dedja, i cili ishte një nga emrat më të kritikuar të kryetarit të PS-së Fatos Nano në mbledhjen e kryesisë së ditës së martë. Edhe Dedja, në mbledhjen e grupit është shprehur me tone të larta se përse Nano e ka quajtur "rrugaç" apo e ka krahasuar me Rada Trajkoviçin. "Unë jam i pastër", -mësohet të jetë shprehur Dedja. Pas mbledhjes, Dedja është shprehur për gazetarët se "kur kam lexuar shtypin në mëngjes më është kujtuar një batutë nga filmi "Në fillim të verës", nga një oficer italian, që thotë : "gjatë rrugës u shkulëm së qeshuri me shakatë e kripura të Duçes". Sa për krahasimin që më është bërë me deputeten serbe Rada Trajkoviç, është kundërpërgjigjur deputeti socialist Dedja, unë do të deklaroja se në Kosovë kam qenë edhe gjatë luftës edhe pas luftës dhe atje jam pritur nga zoti Rugova dhe politikanë të tjerë të Kosovës. "Unë nuk jam takuar as më Milosheviçin, as me Rada Trajkoviçin, madje zoti Nano bën mirë të thotë se kush i ka puthur dorën Rada Trajkoviçit në Beograd në një aktivitet që ka organizuar partia e socialistëve evropianë", -nënvizoi deputeti Taulant Dedja. Edhe në mbledhjen e grupit parlamentar ai ka qenë tepër i ashpër dhe ka thënë se "Nano duhet të na sqarojë të gjithëve për akuzat që bën ndaj nesh". Pas kësaj ai ka kërkuar që kryeministri të jetë i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të së martës që vjen, për të dhënë shpjegimet përkatëse.
    D.T
    -------------------------
    --------------------------
    Oj sharki e lehte si era, a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Taulant Dedaj ose Dedja nuk e ka hallin pse Nano ka puth Raden por tek KLOSI.

    Megjithe mundesite e pakufizuara qe ka pasur Klosi te mbuloje gjurmet ne lidhje me vrasjen e Azemit perseri disa pika e lidhin ate qarte me kete Vrasje.

    Ai shkon ne Gramsh ku mbahej i arrestuar nji person dhe nderhyn tek kryetaret e Gramshit qe personi te lirohej shpejt. Me vone ky person merr pjese direkt ne vrasjen e Azemit.

    Te tilla pika lidhese te Klosit me vrasjen e Azemit ka tashme rreth 5 cope.

    Taulanti eshte i lidhur direkt me vrasjen e Klosit.

    Ai fill mbasi vrasjes se Azemit dhe kur PD denoncon ne baze te fakteve se nji nga vrasesit eshte Jaho Salihi ai (Taulanti) nxiton te deklaroje ne cilesine e te derguarit te Qeverise ne Tropoje se :

    "Jaho nuk ka qene mbrem ne Tirane por ketu ne Tropoje me mua".

    Kjo Alibi fallco qe i dha Taulanti Jaho Kriminelit u hodh poshte me dhjetra fakte dhe nga vet gjykata e Prokuroria dhe vet Jaho me grupin e tije.
    Asnji ferr ne kembe nuk i hyri Taulantit nga kjo genjeshter.

    Taulanti gjithashtu eshte personi i cili perpiqet te ndihmoje Klosin te arratiset nga Rinasi por fale besnikve te Nanos ne Polici ndalohet.

    Keto dite Taulanti ishte me agresivi ne Parlament ne mbrojtje te Klosit.

    Kjo eshte arsye pse Taulanti kujtohet mbas 5 vjetesh te kritikoje Nanon per Kreten ose Beogradin.


    Nano tashme eshte nji luan mes Cakenjve te PS.

    A do kete fuqi Nano te perballoje UNITETIN e celnikte te MAFIES socialiste qe si kurre ndonjihere eshte bere grusht bashkuar ne mbrotje te Pushtetit mafioz qe e gezojne prej 60 vitesh.

    Nano sot duhet mbrojtur.

    Po deshtoj Nano ne luften kundet Mafies Socialiste do jete nji katastrofe.


    Bashkpunimi Nano-Berisha eshte sot hale ne sy per Mafien.



    Lesi, Mejdani, Lubonja, gjinushi, taulanti, Braho, Klosi, Fino, Koci, Ed Rama e gjithe Mafia e sorrollop jane bere bllok beton-arme kunder dyshes prej kashte Berisha-Nano.



    Te mbrohet kjo dyshe pa asnji hezitim. Ky eshte mendimi im.

    Beqar cdo te mire..
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146
    dihet qe Nano eshte gjentil///
    normale qe i ka puthur doren///
    bani palle sa te jeni GJALLE

  4. #4
    ****** Maska e I-PANJOHURI
    Anëtarësuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Neper male
    Postime
    38
    Ka bere shume mire nese i ka pelqyer , sepse nuk besoj ta kene detyruar, dhe as ta kene udhezuar apo ti kene bee presion.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Zakonisht ata qe puthin duar meshkujsh jane shume xhentile dhe kane shume gjera te perbashketa.
    Une them qe edhe kultura, zakonet, traditat, idealet jane te njetja.
    Neser do ti a puthin Nanos doren dhe kjo eshte normale.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-08-2002
    Vendndodhja
    Sloveni
    Postime
    8
    Jan takuar dy "katundar" Rada dhe Tosi,duhen vetem edhe dhent dhe ja kurs i bontonit ne fshat.

Tema të Ngjashme

  1. U bënë vajzat për tu puthur
    Nga SkenderRusi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 08-02-2006, 16:55
  2. Vret veten, se e pa djali 5 vjeçar duke puthur bashkëshortin
    Nga Beqari002 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 17-07-2003, 03:05
  3. Ajo e puthur...
    Nga Mina në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 30-04-2003, 13:49
  4. Kush E Gjen Ka Ne Te Puthur Nga Une Ne Faqe
    Nga DINA në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 09:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •