Mbreti i "bjondeve", nė oborrin e Fatos Nanos
Hetimet zbulojnė kontaktet mes Kamorrės dhe eksponentėve tė qeverisė shqiptare
Nė 5 prill 2001, nė orėn 08.55 tregon njė raport informativ i shoqėruar me foto, njeriu i Macarelės zbarkon nė Durrės. Pėr ta pritur ka ardhur Hysen Shahu i cili mė pas do tė "kalojė me tė gjithė kohėn e qėndrimit nė Shqipėri, duke u spostuar nė njė prej veturave qė i pėrkasin Kryetarit tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, Fatos Nano, dhe me destinacion ministri tė ndryshme dhe Drejtorinė e Policisė sė Tiranės, ku shėrben i biri i Shahut, Atani", thuhet mes tė tjerash nė 757 faqet e raportit tė GIP, Xhuzepe Ēiampa
NAPOLI "Italia ėshtė njė partner strategjik pėr Shqipėrinė", ka thėnė Fatos Nano, duke prezantuar programin e qeverisė sė tij tė katėrt nė parlament, ku na vendos ne (Italinė) nė vendin e parė, mes atyre vendeve, me tė cilėt synon tė ketė raporte mė tė ngushta. Po cila Itali? Cilės Itali i referohet nė "kontratėn e tij tepėr personale me shqiptarėt", cila do tė jetė Italia me tė cilėn synon "tė punojė" Kryeministri i riemėruar i Shqipėrisė?
Ndėrkohė, nga veprimet dhe hetimet qė kanė ēuar nė arrestimin e njė emri tė madh tė Kamorras, shfaqen sinjale shqetėsuese.
Muajin e kaluar, pas dy vjet hetimesh tė ndėrlikuara, tė zhvilluara nė Itali dhe jashtė saj, nga skuadra e Kuesturės sė Napolit, e koordinuar nga zėvendėsprokurori Luēiano DAnxhelo, i Drejtorisė Rajonale Antimafia, u arrestua nė njė rezidencė tė Torre Molinos, nė Malaga Spanjė, Ēiro Macarela, bosi historik i Kamorras.
Numri njė i kontrabandės nė "vitet e artė" tė bjondeve dhe skafeve blu deri nė arrestimin e tij nė vitin 1993, Ēiro Macarela, tre vjet mė parė kishte shkuar fillimisht nė Zvicėr, e mė pas nė Spanjė pėr tė risistemuar organizatėn e tij, njė nga tė paktat organizata tė Kamorras napoletane, qė njihet edhe nga Cosa Nostra.
Por, pikėrisht nė Shqipėri ai gjen thesarin e tij. Macarela ka marrėdhėnie tė ngushta me eksponentė politikė tė qeverisė shqiptare dhe njė "delegacion" i tiji u prit madje, nė 29 janar 2001, nga Shefi i Policisė sė Tiranės.
Njeriu i tij pėrtej Adriatikut ėshtė Hysen Shahu, ish zėvendės ministėr i Brendshėm ("i Rendit Publik", nė Shqipėri) i qeverisė sė Enver Hoxhės, dhe, ajo qė ka mė shumė rėndėsi, njeri i besuar i Fatos Nanos, aq sa ėshtė i lirė tė pėrdorė makinat e Kryeministrit aktual tė Shqipėrisė pėr takimet me Macarelėn.
Qė nga viti 1991, pra kohė kur ishte nėnshkruar me Italinė marrėveshja e bashkėpunimit bilateral qė parashikonte mbylljen e magazinave tė duhanit, tė vendosura nė Durrės, Shqipėria kishte humbur rolin e saj, si bazė e privilegjuar, pėr futjen nė Itali tė cigareve, e zėvendėsuar nė kėtė pikė nga Mali i Zi. Macarela nuhati se vetėm rikthimi nė tė shkuarėn ėshtė rruga e duhur, pėr tė rihyrė me bujė. Cigaret do tė vinin nga Greqia, pėrmes tokės. Nuk mbetej veēse tė gjente kontakte nė Shqipėri, pėr tė sistemuar "bjondet", nė pritje tė ngarkimit dhe mė pas dėrgimit nė brigjet puljeze, ku mė pas me to do tė merrej organizata qė i pėrkiste Paolo Kuarantas, njė kontrabandist qė vdiq nė det nė prill tė vitit 2001. Shahu ishte njeriu i duhur, ai nė vitet nėntėdhjetė ishte marrė me kontrabandėn e cigareve, pėr llogari tė qeverisė shqiptare. Kontaktet bėhen tė vazhdueshme. Klanin e prezanton Vinēenco Tita, i konsideruar "ambassador" i Ēiro Macarelės, urdhėrat e tė cilit ai i zbaton nė kontakt tė drejtpėrdrejtė dhe qė vepron tamam si alter ego e tij.
Pėrkrah Hysen Shahut, njė rol tė dorės sė parė nė organizatė ka edhe e bija e tij, Teuta, ndėrkohė qė nė kėtė ēėshtje pėrfshihet edhe njė tjetėr djalė i Shahut, Artan Shahu, funksionar i policisė, qė merret me ndjekjen e krimeve financiare nė Shqipėri.
Tita shkon mė shpesh nė Shqipėri, ku takon Shahun dhe tė tjerė eksponentė politikė. Qė nga nisja e tij nga Bari dhe deri nė rikthimin nė Itali, ai ndiqet vazhdimisht nga njerėz tė policisė italiane me qėndrim nė Tiranė, sipas njė marrėveshje italo-shqiptare nėnshkruar nga qeveria Amato. Nė 5 prill 2001, nė orėn 08.55 tregon njė raport informativ i shoqėruar me foto, njeriu i Macarelės zbarkon nė Durrės. Pėr ta pritur ka ardhur Hysen Shahu i cili mė pas do tė "kalojė me tė, gjithė kohėn e qėndrimit nė Shqipėri, duke u spostuar nė njė prej veturave qė i pėrkasin Kryetarit tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, Fatos Nano, dhe me destinacion ministri tė ndryshme dhe Drejtorinė e Policisė sė Tiranės, ku shėrben i biri i Shahut, Artani", thuhet nė 757 faqet e raportit tė GIP, Xhuzepe Ēiampa.
Nė Tiranė, Macarela dhe Shahu nėn shoqėrinė e dy burrave tė tjerė, hipin nė njė Audi 80 (me targė TR 9499 B). Kėtu, pas qėndrimit nė hotel, shkojnė nė barin Lady Diana", nė qendėr tė qytetit. "Ky lokal vazhdon raporti I GIP) kishte qenė shenjuar si qendėr aferash kriminale, tė Gaz Demit, ortakut tė fshehtė pėr ēėshtje tė dyshimta ligjore tė ish Kryeministrit shqiptar, Fatos Nano. Sipas asaj qė ėshtė mėsuar, Gaz Demi, pėr llogari tė Fatos Nanos, ishte eksponenti kryesor i kontrabandės sė cigareve nė Shqipėri dhe njėri prej financuesve kryesorė tė Partisė Socialiste Shqiptare. Gaz Demi kishte bėrė tė tijat nė Sarandė disa magazina shtetėrore, qė shėrbenin si depozita pėr cigaret qė vinin nga Europa Lindore, pėrmes Greqisė".
Edhe Macarela do tė ketė depozitat e tij, me njė kontratė tė rregullt magazinimi tė nėnshkruar nė 3 janar 2001 pėrmes shoqėrisė zvicerane Tradex, si dhe Beltranz, qė tė ēojnė edhe njėherė tek vetė Shahu, i cili ka siguruar liēencėn nga qeveria shqiptare. Kėto janė nė zonėn portuale tė Himarės, nė jug tė Shqipėrisė. Njė pozicion qė, nė fakt, lejonte Macarelėn tė bėnte tregti ligjėrisht nė Shqipėri dhe qė i lejonte atij tė bėnte tė tijat sasitė e cigareve qė vinin nga multinacionalėt e kėsaj industrie, duke mbajtur njėkohėsisht edhe njė sy nga hapja e njė tregu nė Europėn Lindore. Eshtė vetė Teuta Shahu qė flet nė telefon me Vinēenco Titėn. Flet pėr dyzetė, pesėdhjetė kontenierė me cigare nė muaj pėr tu dėrguar nė ish vendet e bllokut sovjetik. Njė fitim prej 200 milionė dollarėsh nė vit, tė faturuar. 200 milionė dollarė tė tjerė "miliona nga ata jeshilėt", i thotė Tita nė telefon Macarelės, mbi tė cilat mund tė viheshin duart ishin paratė qė Banka Botėrore kishte caktuar pėr ndėrtimin e rrugėve dhe pallateve nė Shqipėri. Macarela kontakton me disa sipėrmarrės qė veprojnė nė sektorin e ndėrtimit dhe atė tė sigurimeve dhe, gjithnjė pėrmes Titės dhe Shahut u siguron nė Shqipėri takime me personazhe vendimarrėse. (Nė raportin e GIP thuhet: "Subjektet e nisura nga Italia (Vinēenco Tita dhe sipėrmarrėsit, Ernesto Laudano, Adolfo Verde dhe Vinēenco Kuadro) u takuan, nė Portin e Durrėsit me Hysen Shahun dhe njė njeriun e tij dhe mė pas janė nisur pėr nė Ministrinė e Pushtetit Lokal, nė Tiranė, ku mė pas janė parė tė dalin nga Sekretaria e Ministrit. Duhet thėnė, se Ministria e Pushtetit Lokal nė Shqipėri merret me punėt Publike").
Macarela, si "ndėrmjetės" do tė merrte 6 % tė ēdo marrėveshjeje tė pėrfunduar. Mes punėve qė do tė realizoheshin ishte edhe ndriēimi i portit tė Durrėsit. Njė ēėshtje qė duhej mbyllur me shpejtėsi dhe pėr tė cilėn ishte propozuar emri i njė farė Rafaele Luzon, tashmė pseudonim i Macarelės, nė shoqėrinė "Sirena" ndėrtuar nė Krashovė, pėr tė investuar nė Poloni. Kontaktet ndėrkohė i mban zonja Lina, alias Carmela DElia bashkėshorte e Macarelės, arrestuar bashkė me tė nė Spanjė. Tita i referohet asaj pėr tė pėrfunduar ēėshtjen. Ka urgjencė pėr tė folur me sipėrmarrėsin, i cili duket i "pakapshėm,". Brenda njė ore, janė tre telefonata mes gruas dhe krahut tė djathtė tė bosit, tė angazhuar nė Tiranė. Nė njė prej tyre, Tita i thotė gruas sė Macarelės: "Isha me Kryeministrin (qė duhet tė jetė Pandeli Majko) dhe tė gjithė tė tjerėt! Sepse janė tė interesuar pėr ēėshtjen".
Dhe mė pas, me njė ton tė kėnaqur shton: "Zonja Lina, i kam mundėsuar burrit tuaj (Ēiro Macarelės) tė flasė me vetė njeriun kryesor le tė themi, me Presidentin tonė!" LUNITA
E SHTUNE 03 GUSHT 2002
RD
Me se fundi!
Couni shqiptar e zhdukeni ate mafioz!
Krijoni Kontakt