Dedja: Nano të sqarojë pse i ka puthur dorën Rada Trajkoviçit
TIRANË - Nano duhet të shpjegojë takimin e tij me Milosheviçin. Kështu është shprehur dje deputeti socialist Taulant Dedja, i cili ishte një nga emrat më të kritikuar të kryetarit të PS-së Fatos Nano në mbledhjen e kryesisë së ditës së martë. Edhe Dedja, në mbledhjen e grupit është shprehur me tone të larta se përse Nano e ka quajtur "rrugaç" apo e ka krahasuar me Rada Trajkoviçin. "Unë jam i pastër", -mësohet të jetë shprehur Dedja. Pas mbledhjes, Dedja është shprehur për gazetarët se "kur kam lexuar shtypin në mëngjes më është kujtuar një batutë nga filmi "Në fillim të verës", nga një oficer italian, që thotë : "gjatë rrugës u shkulëm së qeshuri me shakatë e kripura të Duçes". Sa për krahasimin që më është bërë me deputeten serbe Rada Trajkoviç, është kundërpërgjigjur deputeti socialist Dedja, unë do të deklaroja se në Kosovë kam qenë edhe gjatë luftës edhe pas luftës dhe atje jam pritur nga zoti Rugova dhe politikanë të tjerë të Kosovës. "Unë nuk jam takuar as më Milosheviçin, as me Rada Trajkoviçin, madje zoti Nano bën mirë të thotë se kush i ka puthur dorën Rada Trajkoviçit në Beograd në një aktivitet që ka organizuar partia e socialistëve evropianë", -nënvizoi deputeti Taulant Dedja. Edhe në mbledhjen e grupit parlamentar ai ka qenë tepër i ashpër dhe ka thënë se "Nano duhet të na sqarojë të gjithëve për akuzat që bën ndaj nesh". Pas kësaj ai ka kërkuar që kryeministri të jetë i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të së martës që vjen, për të dhënë shpjegimet përkatëse.
D.T
-------------------------
--------------------------
Oj sharki e lehte si era, a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt