Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Indulgjencat në Kishën Greke

    Ne shekujt 16 – 18, Kisha greke, dhe pse e kufizuar deri tek kufijte e perandorise otomane ne kontaktet e saja me boten e jashteme, ra nen nje ndikim te madh te Krishterimit Perendimor – me te madh se ai i Kishes ruse. Ketu, propaganda katolike dha me teper rezultat, sidomos me themelimin e Kongregacionit te shenjte te Propagandes se Besimit ne 1622, pasi si studiuesit edhe teologet greke rriten kontaktet e tyre me Perendimin, ku shumica e tyre studionin. Keto dhe faktore te tjere bene qe nje pjese e madhe e Kishes greke ti nenshtrohej nje metamorfoze, per ta cilesuar sipas nje shprehje te Gjergj Florovskit.

    Nje nga pershfaqet e kesaj metamorfoze ka qene dhe penetrimi i shitjes se indulgjencave kristiane ne praktiken e kishes greke[1]. Keto ishin indulgjenca te verteta: certifikata qe te clironin nga mekatet, te cilat cdokush mund ti merrte, shpesh kundrejt nje shume te caktuar parash. Shpengimi i dhene ne te tilla karta, sipas Kristo Janaras, nuk kishte te bente me ndonje pjesemarrje te besimitareve ne Misterin e Rrefimit, as dhe ne Misterin e Kungimit.[2]

    Eshte e veshtire per te percaktuar se kur ka filluar perdorimi i indulegjencave nder greket qe jetonin nen zgjedhen turke. Ato ishin mjaft te perhapura ne shek.16. Ne fillim te shek.18, Patriku i Jeruzalemit, Dosithe Notaras, shkruan per indulgjencat si per nje tradite te mirenjohur dhe te lashte. “Ne e kemi per zakon dhe tradite te lashte, qe njihet nga te gjithe, qe, patrikarket e tereshenjte do tu japin njerezve ne Kishe nje certifikate per shpengimin nga mekatet e tyre.” [3]

    Praktika e leshimit te indulgjencave, pasi ka ekzistuar fillimisht ne menyre jo zyrtare, mori konfirmimin zyrtar ne Koncilin e Konstantinopolit ne 1727. Ky Koncil u mblodh si pergjigje ndaj propagandes ne rritje latine, qe perhapej kryesisht ne Siri, Mesopotami, Palestine dhe Egjypt dhe ishte po ashtu vazhdimi i Koncilit te Konstantinopolit ne 1722.[4] Ai Koncil publikoi “Rrefimin e Besimit”[5], teksti i te cilit ishte hartuar nga Patriku i Jerusalemit, Krisanthi (+1731) dhe ishte firmosur nga keta patrike: Paisi II i Konstantinopolit, Silvesteri i Antiokut dhe Krisanthi i Jerusalemit, si edhe hierarkeve qe ndodhedhin ne ate kohe ne Jerusalem dhe qe merrnin pjese ne Koncil.

    Keshtu pra, ne piken 13 te dokumentit thuhet: “Pushteti i faljes se mekateve, e cila quhet nga Kisha e Krishtit ne Lindje “Certifikata per Shpengim”, kur jepen me shkrim, por qe quhet nga latinet “Indulgjence”, jepet nga Kisha e Shenjte prej Krishtit. Keto certifikata shpengimi leshohen ne te gjithe Kishen Katolike nga kater Patriket e tereshenjte te Konstantinopolit, Aleskandrise, Antiokut dhe Jerusalemit.” [6]

    Sic shihet ne te dyja rastet, ai i patrikut Dosithe dhe i Koncilit te Konstantinopolit, leshimi i indulgjencave lidhje me pushtetin e patrikeve ortodokse. Caktimi ndaj patrikeve (dhe vetem te tyrin, sic shihet ne tekstin e “Rrefimit”) i pushtetit te faljes se mekateve dhe te leshimit te certifikatave specifike ishin shtremberime te parimeve te institucionit te vjeter te Pentarkise, i formuluar pas Koncilit te katert te Kalkedonit dhe qe pa dyshim iu nenshtrua nje krize ne epoken e qeverise turke dhe perhapjes se ndikimit latin. Ne ndergjegjen e grekeve te asaj kohe, qe tashme ishin mesuar se menduari ne stereotipe perendimore, pushteti i patrikeve ortodoks shikohej shume i lidhur me pushtetin e Papes romak.

    Ne polemikat e tyre me latinet, greket nuk hidhnin dyshime aq shume ne fenomenin e indulgjencave, se sa ne pershkrimin vetem ndaj papes se Romes te se drejtes per te falur mekatet. Keshtu ne piken 13 te Rrefimit te Koncilit, thuhet, “te thuash se pushteti per leshimin (e indulgjencave) posedohet vetem prej papes romak eshte nje genjeshter e paster.[7]”

    Eshte per tu vene re se edhe nje teolog dhe ekspert i tradites kanonike te Kishes si i Perndershmi Nikodem i Malit te Shenjte, jo vetem qe nuk e kundershtoi, por perkundrazi mori pjese ne praktiken e indulgjencave. Keshtu, ne letren e tij drejtuar Paisit, peshkopit te Stagnasit, qe ne ate kohe jetonte ne Konstantinopol, datuar ne Prill 1806, ai i kerkon qe ti siguronte nje Certifikate Shpengimi prej Patrikut per nje murg qe jetonte, te quajtur Nikodem dhe qe tia dergonte atij. Ai i premtonte se do ti dergonte parate e nevojshme per blerjen e certifikates sapo ta dinte se sa kushtonte.[8]



    vazhdon

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdimi...

    Indulgjencat, si mjet pasurimi, kane qene denoncuar ne Koncilin e Konstantinopolit ne vitin 1838. Ky Koncil, si Koncili i vitit 1727, iu dedikua eleminimit te dogmave dhe praktikave latine. Tema e tij kryesore ishte Unia. Nje Enciklike, e botuar prej Koncilit, u firmos nga Patriku i Konstantinopolit, Grigori VI dhe Patrikut te Jeruzalemit, Atanasi si edhe prej hierarkeve te Sinodit Konstantinopolitan. Teksti ishte derguar po ashtu tek Patriket ne mungese, Hierotheu i Aleksandrise dhe Metodi i Antiokut.[9]

    Ne piken 19 te Enciklikes, “perdorimi i lig i padegjuar dhe i peshtire, qe vjen nga arroganca, prej se ciles peshkopet e Romes perdorin pikat e tereshenjta dhe te perndershme te Besores se Besimit te shenjte kristian si mjete per te bere para” denoncohet [10]. E vetmja gje se ciles i adresohet ne kete denoncim eshte marrja e parave per faljen e mekateve, qofte edhe ne vit jubilar. Qenia e indulgjencave per se, dhe nje here, nuk behet me nje vleresim te domosdoshem teologjik prej Koncilit. Po ashtu, ne ate Enciklike, praktika e Kishes Greke, analoge me ate te Koncilit, as qe permendet e as denohet. Per me teper, ka qene e veshtire qofte dhe per vendimet e nje Koncili per te eleminuar nje praktike qe kishte hedhur rrenje kaq popullore. Qe kjo praktike ka qene e rrenjosur ne popull tregohet nga fakti se “Certifikatat e Shpengimit” u dhane ne Greqi deri ne messhekullin 20. [11]



    [1] There is a special study relating to this by Philip Ilios: Sygkhorokhartia: The History, Athens, vol. 1 (1983) pp. 35-84, vol. 3 (1985), pp. 3-44. See likewise Chr. Yannaras, Orthodoxia kai Dysi sti Neoteri Ellada (Orthodoxy and the West in the Greece of most recent times).
    [2] Christos Yannaras. Op. cit. 31996, p. 150
    [3] A. Papadopoulos-Kerameus, Symvolai eis tin istorian tis arkhiepiskopis tou orous Sina (Towards a History of the Archbishopric of Sinan). Saint Petersburg, 1908. p. 133.
    [4] For the text of the Encyclical published by the Council of 1722, see I. Karmiris: Ta Dogmatika kai Symvolika mnimeia tis Orthodoxou Katholikis Ekklisias (The Dogmatic and Symbolic Monuments of the Orthodox Catholic Church) Graz, Austria, 21968, pp. 822-859
    [5] I. Karmiris. Op. cit. 21968, pp. 861-870
    [6] I. Karmiris. Op.cit, 21968, pp.867-868.
    [7] I. Karmiris. Op.cit. 21968, p. 868
    [8] Philip Ilios: Sygchorochartia // Ta istorika, Athens. Vol. 3 (1985), 22-23.
    [9] Its text was published in: I. Karmiris. op. cit., pp. 894-902.
    [10] I. Karmiris. Op. cit. p. 898.
    [11] So, for example, Philip Ilios produces an indulgence dated 1955.

    Sergei Govorun
    Translated by Bishop Tikhon of San Francisco & the West

    25 / 11 / 04

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Me sa duket KO ka qene e influencuar here pas here nga Papistet, sic duket nga ky shkrim.

    Kjo sepse Vatikani ka pasur agjentet e vet brenda Saj, disa pseudo-ortodokse.

    (Jane pikerisht keta qe duan ta bejne KO te duket sa me e ngjashme me KK, ne menyre qe ajo te gllaberohet sa me lehte prej Vatikanit.)

    Pikerisht kunder ketyre flet Shen Marku i Efesit.

    Nje nga detyrat e kohes sone eshte ruajtja e KO nga keto influenca negative heretike papiste, nen shembullin e kaloresve te Ortodoksise si Shen Foti i Madh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 28-06-2006 më 04:08
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Madje, me sakte, nuk ka qene KO e influencuar, por "teologet", "primatet", ata qe kerkojne pushtetin e kesaj bote, ata qe jane te prirur per ta shitur ortodoksine ne emer te "tolerances" dhe "bashkepunimit vellazeror"
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Persa i perket Indulegjencave, le te na pergjigjen vellezerit katolike:

    Sa indulgjenca ka leshuar Pjetri, "papa i pare"?

    Nqs ai nuk e ka bere kete, me cfare autoriteti e bejne keta?

    Kjo eshte nje tradite e huaj per Kishen e cila, lavdi Zotit, tradite e cila nuk zuri dot rrenje ne Lindje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 28-06-2006 më 08:00
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Indulgjencat në Kishën Greke
    Ne fakt titulli duhet te ishte 'Indulgjencat ne Kishen Orthodhokse' sepse Kisha Autoqefale Greke eshte krijuar ne gjysmen e shek. te XIX.

    Por te huajt kur thone 'The Greek Church' ose 'The Greek-Orthodox Church' nenkuptojne kishen Orthodhokse te Lindjes dhe jo Kishen e Greqise. Prandaj ta kishe perkthyer ne Orthodhokse, se keshtu del edhe nga teksti.

    Ne fillim te shek.18, Patriku i Jeruzalemit, Dosithe Notaras, shkruan per indulgjencat si per nje tradite te mirenjohur dhe te lashte. “Ne e kemi per zakon dhe tradite te lashte, qe njihet nga te gjithe, qe, patrikarket e tereshenjte do tu japin njerezve ne Kishe nje certifikate per shpengimin nga mekatet e tyre.” [3]
    [3] A. Papadopoulos-Kerameus, Symvolai eis tin istorian tis arkhiepiskopis tou orous Sina (Towards a History of the Archbishopric of Sinan). Saint Petersburg, 1908. p. 133.
    Une veprat e Dositheut te Jeruzalemit i kam dhe i kam lexuar dhe nuk mbaj mend te shprehet keshtu. Ne qofte se ke referencen nga veprat e Dositheut ose librin e Papadopoulos-Kerameus, te lutem ma sill.

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Tann,

    artikulli ne fjale eshte nje 'dhurate' (botim) i Kishes ne Rusi, qe kush e di se per cfare arsye e ka mprehur tehun kundrejt asaj qe perben boten/trashegimine e Patrikanes se Stambollit, dmth Kishen Greke (askund nuk kam thene kisha e Greqise si shtet).
    Referencat i ke aty sic jane dhene ne artikull.

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pastaj,

    une ndaj mendimin se Indulgjenca eshte nje koncept jo anti-kristian. Kisha ka te drejte te leshoje me shkrim faljen e mekateve te penduesve. Aq me teper, ne nje shoqeri te atille mesjetare, si ne Bizant apo Perendim, ku Kisha luante nje rol shume me te madh se sa sot, dhe disa lloje mekatesh kishin pasoja jo vetem personale karshi ligjit te Zotit, por edhe sociale e me gjere, keshtu qe procesi i faljes mund te perfshinte me teper se sa nje pendese intime individuale.

  9. #9
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Kjo e kthen Kishen ne nje shoqeri biznesi qe do filloje te shesi letra falje andej ketej, qe te mos them do kete Kisha te drejte te implikohet ne ceshte te drejtesise shteterore.

  10. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Gabimi yt i mesiperm konsiston ne ate se Kisha nuk duhet te ndermarre veprime brenda kufijve te lejuar meqe aty ekziston rreziku i abuzimit!

    Po te ish fiks ky princip, Kisha duhej shkaterruar krejt si sistem.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  3. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. Kritika e interpretimit Protestant të Biblës
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  5. Sola scriptura ne Kishen e hershme
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-07-2002, 16:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •