http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=9313
Derguar me: 24/09/2007 - 10:16
• Nga Dr. Pėrparim Kabo
Hiresi me fal qe po te trazoj ne paqen e pertejme, por kemi nje pervjetor te shenuar, kete shtator te 2007. U mbushen plot 85 vjet Imzot, qe nga shtatori i bekuar i 1922-it, kur ju dhe shume patriote te tjere organizuat Kongresin e Beratit, per te shpallur Autoqefaline e Kishes Ortodokse Shqiptare. Kisha besuar Imzot se kete vit jubilar do te kishte festime ku tė ndriēohej rėndėsia e ngjarjes dhe vlerat qė ka autoqefalia nė njė shtet dhe pėr njė komb, por nuk qe e thėnė tė ndodhte kėshtu. Heshtje hirėsi nga dijetarėt dhe teologėt, sepse Akademinė e Shkencave tė krijuar nė 1971-shin nga disa nxėnės tė zellshėm tė profesor Joklit dhe gjurmues besnik tė veprės sė Hanit dhe Nopēes e konsideruan bolshevike, tė kuqe dhe tė marrė nga rusėt. Ėndrra e bukur e Sami beut tė ndritur mbaroi. Por harruan se edhe Akademia e Rusisė u krijua nga Pjetri i madh, me qėllim daljen nga mesjeta feudale dhe kjo akademi gjatė gjithė kohės dhe sot sfidon me studime fundamentale, pasi si edhe ju e dini fort mirė Hirėsi Noli, kombi rus e ka ushqyer mendjen dhe ka prodhuar dijetarė me famė.
Kemi edhe njė Komitet Shtetėror tė Kulteve Fetare Imzot, por nuk dihet se ēfarė bėn dhe ‘ku kullosin drejtuesit e tij’.
As pushtetarėt nuk u kujtuan Fan Noli ynė i ndritur pėr Kongresin Historik, jo se nuk iu ra udha andej, por se nuk e dinė apo nuk e quajnė tė rėndėsishme kėtė ngjarje.
Kryeministri qė kemi sot, ishte para disa ditėsh lart nė Tomorr, dhe mori pjesė nė njė rit fetar tė bektashinjve. Pa edhe si u ther dashi pėr kurban, rit i vjetėr ky Imzot qė nga koha e paganėve, por shyqyr qė nuk e pa Brigide Bardo, njė artiste e madhe franceze, qė tani nė moshė tė thyer drejton njė komitet ndėrkombėtar nė mbrojtje tė kafshėve, se do t’i dėrgonte letėr Kėshillit tė Europės dhe Komisionit Europian qė tė na tėrhiqnin veshin.
Dha dhe porosi qė tė bėhet rruga pėr nė majė tė malit, qė mos lodhen pelegrinėt, se Ju e dini Imzot, qė Tomorri, mali i perėndisė thonė dhe i Zeusit, ėshtė goxha i lartė. Ca studiues thonė qė nė pellazqjishten tonė tė bekuar, Tomorr-tumėr do tė thoshte lutje. Njerėzit shkonin atje tė luteshin tek perėndia, duke e pasur mė afėr, si edhe bėri mė vonė Moisiu kur shkonte nė mal dhe njerėzit e tij tė grizhės bashkė me tė vėllanė e tij, mėkatuan duke ndėrtuar me stolitė e tyre viēin e artė.
Fluturoi atyre anėve pranė Beratit tė bukur, edhe Presidenti i vendit dhe festoi luftėn partizane tė Skraparit, sepse luftėtarėt e atyre anėve kishin 65-vjetorin e ēlirimit tė Ēorovodės, por nuk u kujtua pėr 85-vjetorin e Autoqefalisė sė Kishės sonė Ortodokse.
As nė prill tė kėtij viti Imzot, qė ishte 70-vjetori i njohjes nga Patrikana e Stambollit tė Autoqefalisė, askush nuk u kujtua.
Atė ditė prilli ju kam nisur njė letėr Imzot juve dhe lartmadhėrisė Ahmet Zogut, qė e nisėt dhe e bitisėt kėtė punė nė emėr tė atdheut, pavarėsisė dhe sovranitetit tė tij, pa parė dallime dhe pa mbajtur mėrira, sepse ju ishit republikan dhe ai ruajalist.
Po do thuash ti Hirėsi, po Kisha Ortodokse Shqiptare ē’bėn, po sinodi a funksionon, po besimtarėt pse heshtin pėr kėtė ditė tė shėnuar?
Nuk e dinė ata qė “Kongresi Kishtar Ortodoks proklamoi … autoqefalinė e Kishės Ortodokse Kombėtare, duke u bazuar mbi kanonet apostolike dhe tė 7 sinodeve tė lidhura shpirtėrisht, dogmatikisht dhe apostolikisht me kishėn e madhe tė Krishtit, Patriarkanėn?”
Mė fal Imzot, por nuk e dinė - e kush t’ua thotė ?
Sot Arqipeshku i Kishės Ortodokse nuk ėshtė shqiptar nga nacionaliteti. E kemi nga Greqia fqinje Imzot. Na do shumė dhe kujdeset, ka gjetur fonde dhe po ndėrton edhe njė katedrale tė madhe nė mes tė Tiranės, por shqipen nuk e di. Ka mėsuar ca llafe dhe i shqipton me muzikalitetin e dėftongjeve dhe glosave tė gjuhės greke, por mė tė shumtėn flet greqisht. Pas tij, njė jerark shqiptar e lexon ungjillin nė shqip. Si i thonė sot, me superpozim ose me konvertim oral. Kuptohet qė emocioni humbet rrugės, sa vjen pėrkthimi, por ama ritet i bėjmė si nė Krishtlindje edhe nė Pashkė.
Sa bukur ishte nė ato ditė Imzot, kur ju shpallėt autoqefalinė 10 vite pas nėntorit tė 1912-ės sė shpalljes sė mėvetėsisė.
Qeveria e asaj kohe veproi me shpejtėsi, korrektėsi dhe patriotizėm, duke miratuar autoqefalinė dhe duke e shpallur 18 shtatorin 1922 festė kombėtare dhe urdhėroi qė tė gjitha prefekturat dhe nėnprefekturat tė jepnin lajmin e gėzuar tė shpalljes sė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, duke qitur me top. “Nė vendimin nr.807 tė datės 18.09.1922, Kėshilli i Ministrave njohu vendimet e Kongresit tė Beratit dhe i miratoi ato plotėsisht, sepse mbėshteteshin nė parimin e indipendencės sė Shtetit Shqiptar”.
(AQSh, Fondi 251, dosja 1524, viti 1922)
Eh, sot ėshtė ndryshe Hirėsi Fan Noli, topat bien kur zgjidhet presidenti, sidomos kur ai ėshtė me karrierė ushtarake. Festė kombėtare kemi bėrė festėn e Ashures, por vitet e fundit edhe atė tė Ballakumit, meqė na vjen qė nga koha e paganizmit, dhe Ju e dini Imzot qė ne shqiptarėt ‘vdesim’ pėr pak paganizėm, sepse atje ka shumė energji dhe shpirt luftarak dhe qė si thoshte Hirėsia juaj:”Ne shqiptarėt e humbasim sensin e masės” e ndoshta kjo ėshtė jehona e paganizmit tė patretur, qė pavarėsisht nga besimi e kanė si vulė dalluese tė gjithė besimtarėt shqiptarė, muhamedan apo tė krishterė, sunit apo shiit, katolikė romanė apo ortodoksė shqiptarė autoqefalė.
Kur Martin Luteri e pėrktheu Biblėn nė gjuhėn gjermane e pas tij ajo u pėrkthye nė 400 gjuhė, pėrfshi dhe pėrkthimin e Kristoforidhit tonė tė ndritur, filloi njė erė e re, kur gjuha kombėtare ishte e njėjtė si pėr qytetarin laik nė lidhje me shtetin dhe institucionet, ashtu edhe me tė njėjtin person si besimtar nė raport me liturgjinė. Pra, brenda ndėrgjegjes u vendos kohezioni i mendimit. Por u vendos edhe njė komunikim i drejtpėrdrejtė me perėndinė pėr tė gjithė popujt dhe etnitė, racat dhe kombet, qė besonin nė perėndinė Jezu Krisht. Ai vet kishte folur pėr mbretėrinė e qiejve pėr tė gjithė njerėzit, pa dallime racore dhe etnish, dhe Shėn Pali qė meshoi nė kodrat e Durrėsit tonė nė udhėtimet e tij, kur pėrhapte krishtėrimin, bėri thirrje qė hebrejt dhe jo tė tillė por edhe paganėt, tė afroheshin nė emėr tė Jezusit.
E di qė tė hidhėrova me kėtė lajmin, se Sinodi nuk drejtohet nga njė shqiptar qė vamė dhe e lutėm vet, “aman eja”, dhe ai la punėt e mėdha dhe erdhi pėr ne, por pėr ta respektuar, ca ortodoksė nga soji i vllehve tė Shqipėrisė kanė hedhur edhe firmat qė kėtij hirėsie t’i jepet ēmimi Nobel pėr paqe. Po kujt t’ia them kėtė maraz Imzot Noli? Jo qė nuk dėgjojnė, por nuk kanė as vesh.
Po si shkruaje Ti hirėsi tek ‘Dielli’ nė shtator tė 1911-ės, kur kish filluar meshimi nė shqip dhe peshkopi i Korēės pėrpiqej ta pengonte, ndaj kėrkoi qė shqip tė bėhej tė shtunėn dhe greqisht tė dielėn, sepse tė shtunėn shkonin nė kishė shumė pak njerėz, se qenė nė punėra.
“Disa herė kemi folur mbi propagandat e tė huajve nė Shqipėri, dhe kurdoherė kemi shfaqur qė vendi ynė ka qenė dhe ėshtė njė shesh i hapur e i lirė, ku tė huajt lozin palaēon dhe ne tė brendshmit i bėjmė sehir, ose mė mirė, i ndjekim pas qė tė na gėnjejnė”*( Fan Noli, vepra 2, botimi shqip faqe 407)
Ju Hirėsi u pėrpoqėt me mish e me shpirt atėherė kur shqipja ishte ende nė shpėrgėnjė, qė tė meshohej shqip dhe argumentuat qė ajo mbarte glosa e fonema qė tingėllojnė nė tė kėnduarit e liturgjisė, ndaj edhe e shputė pėrkthimin deri nė Sinodin e asaj kohe tė Rusisė, i cili e pranoi pėrkthimin tuaj. Ju argumentuat se nėse njė shqiptar nuk di mirė shqipen gjuhė e nėnės, shkencėrisht ai nuk mund tė dinte mirė gjuhėn greke, e cila ishte pėr ta njė gjuhė e huaj. Por tani jo vetėm qė ‘hirėsia e huazuar’ flet greqisht, por edhe mijėra shqiptarė qė kanė shkuar nė Greqi pėr punė, kanė ndėrruar emrat, janė vaftisur atje, mėsojnė greqisht nė shkolla dhe qė tė duken mė pranė Zotit, edhe nė kishė flasin greqisht dhe i pėrbetohen kreut tė sotėm tė kishės me fjalė e slogane nė gjuhėn greke.
Nga ata qė pėr shkak tė fesė, tė cilėn e identifikojnė jo me perėndinė por me interesin e tregut, ka qė kėrkojnė tė ndėrrojnė edhe kombėsinė.
E sa keni debatuar Ju pėr kėtė ēėshtje qė nė vitin 1910 dhe ua shpjegove ortodoksėve tė Korēės, ose si e quaje ti aso kohe “pellazgun” korēar, se ‘hungarezėt ndahen nė dy fera, katholiqizmin dhe protestanizmin, megjithėkėtė s’e kanė humbur kombėsinė e tyre, por e kanė afirmuar me njė mėnyrė qė do ta ēuditė pellazgun korēar, po tė mundohet pak tė studiojė historinė e tyre”*( Fan Noli vepra, 2 botimi shqip faqe 336).
Mbetet edhe sot lapidare Imzot ajo qė Ju thatė kur parapritė Autoqefalinė:
“Fjalėt e para tė fesė mbahen siē mėsohen”
Por kur ato mėsohen greqisht nė Shqipėri, e mė shumė nga shqiptarėt qė punojnė nė Greqi tash e 17 vjet( shkencėrisht 25 vjet bėjnė njė brez).
Por kur pa iu dridhur qerpiku, qindra nisen qė nga Tirana me ca dokumente qė tė bėhen grekė, se marrin ca palo pensione, si t’ia bėjmė Imzot Noli?!
Duan edhe tė numėrohen institucionalisht qė tė kenė defterė qė tregojnė se ortodoksė ka mė shumė nė Shqipėri dhe shqiptarėt janė pakėsuar nė numėr nė shtėpitė e tyre.
E kemi Autoqefalinė nė hall Hirėsi, ndaj mora mundimin dhe tė shkrova sot, kur askush nuk u kujtua edhe pse u mbushėn 85 vite nga ajo ditė e bekuar! Tė pėrkulem me respekt o njeri i mendjes, dijes dhe veprimit!
Krijoni Kontakt